Të nderuar lexues, një situatë pothuajse surreale e gati si skenar filmash po ndodh me SHkodraNews këto ditë.
Sipas një informacioni të mbërritur nga disa agjenci ligjzbatuese, si rezultat i një hetimi të iniciuar prej disa muajsh ne paskemi qenë në përgjime ambientale dhe telefonike.
Gjatë kësaj kohe, sipas të njëjtave burime, autoritetet janë duke zbërthyer disa skema kriminale të bashkëpunimit opozitë-pushtet. Mësohet se pjesë të kësaj skeme janë familjarë të Lulzim Bashës, ish-të besuar të Sajmir Tahirit, AKSHI, Aleksander Marleci dhe Altin Salihi./SHkodraNews