Një dhi ukrainase është cilësuar si hero kombëtar pasi ‘ndezi’ një varg granatash ruse rreth një spitali në Zaporizhzhia, duke plagosur të paktën 40 ushtarë rusë.
Forcat ruse po vendosnin një tel dhe kishin ngulitur granata rreth skajit të një spitali lokal në fshatin Kinski Rozdory, duke instaluar kurthin si një “mbrojtje rrethore”, sipas drejtorëve kryesore të inteligjencës së Ukrainës.
Dhia, e cila ishte arratisur nga një fermë, mësohet se ishte nisur drejt e në kurth, derisa municionet ruse shpërthyen në një reaksion zinxhir, duke lënduar dhjetëra ushtarë që prisnin në pritë.
Një dhi mbi një tank rus të shkatërruar në ekspozitë në sheshin Saint Michaels në Kiev, Ukrainë.
Inteligjenca e mbrojtjes e Ukrainës tha:
“Si rezultat i lëvizjeve ‘kaotike’ të dhisë, kafsha ‘shkatërroi’ disa granata. Si rezultat i një reaksioni zinxhir, disa [rusë] pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë”.
Të paktën 40 ushtarë rusë mendohet se janë lënduar. Aktualisht nuk dihet gjendja e kafshës.
Dhia që atëherë është përshëndetur si “Dhia e Kievit”, një referencë për pilotin mitik, “Fantazma e Kievit”, i cili vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë armik gjatë pushtimit rus të kryeqytetit