NJlHUNl me “Sofrën e Zotit” guri që po ç mend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra e vendosjes,pesha dhe forma mund të quhet më i veçanti edhe më gjerë gadishullit tonë.Asgjëkundi syri,nuk të ndesh një monument natyre kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e tij,formën,mënyrën e vendosjes.Larg çdo përfytyrimi,guri me qiell përbënë dhuratën e natyrës,për një vend të ashpër malor,vendosur në një vend me pjerrësi diku në faqet e një mali jugor.

“Guri me qiell” është monument natyre në faqen veriore të malit të Bogonicës. Guri me qiell është objekt i vizitueshëm.Por distanca është 1.5 orë nga katundi Vranisht i qarkut Vlorë.Mund të përshkruhet rrugëtimi vetëm me kafshë për turistët.Guri me qiell,ka një format të habitshëm.Shfaqet se një dorë skulptori,një mjeshtër hyjnor sigurisht,e ka gdhendur ,skalitur me kujdes deri sa i ka dhënë formën origjinale të një drejtkëndëshi në një faqe.Një skalitje të tillë,por edhe kaq origjinale,që i atribohet dorës së njeriut me kaq siguri,mjeshtri fsheh formula të pazhbirueshme.

Guri me qiell ka përmasa të një dhome të zakonshme.Pesha mund të shkoj 10 ton.Guri me qiell gjëndet i vendosur mbi dy gur,ose dy këmbë guri.Është i ngritur nga sipërfaqia e tokës.Këmba,që e mbanë nga ana veriore është një gurë,cilësohet autokton dhe ka ekzistuar duke u përvijuar poshtë sipërfaqes së tokës.Këmba në anën perëndimore është guri i sjellur.”Guri me qiell” është quajtur:a- objekti është gur,pavarësisht formës dhe peshës e latimit.b-me qiell.Guri nuk gjëndet i vendosur në tokë.Është i ngritur nga lartësia e tokës.Është në hapësirë.

Sipas konceptit të vëndasve është i larguar nga toka,d.m.th është në lartësi,pra siç quhej qiell,pa u thelluar se ç’quhej qiell,pa u thelluar se ç’distancë është lartësia tokë-gurë.Guri me qiell është monument natyre dhe është gjendur në këtë pozicion në kohëra të mbuluara mjegullisht,që studjuesit i quajnë prehistorike ,a diçka më ndryshe.Është vrojtuar pozicionimi i tij përmes mijërave syve.

Befasisht nuk ka ardhur,në këto lartësi,veç malin që e mban si mik të vjetër nga kohët e shkuara.Emërtimi qiellor mos është shkaktuar ardhja nga ajo pjesë ku qëndron absolut mist;erioziteti,bota e pash;ëmbshme e fshehur.Mos ka këpërcyer ato sinore,për tu shfaqur në një lartësi malesh.Në anën e majtë gjënden gjurmët që flasin se vëndasit kanë dashur ta skalisin gurin,ndoshta ta shpërfytyrojnë,duke e goditur mizorisht,për ti hapur disa shkallë të vogëla.

Kurse emërtimi vëndas “Sofra e Zotit” është një urë lidhje me vendodhjen e tij afërsishtë me Vendin e Zotit,malin e Bogonicës dhe afërsia me :’lëmin e lejlerëve” vend i shenjtë pellazg.Por zbuluesit kërkojnë ta shkëpusin nga këto labirinthe fshehtësie të pagoja.I përket kohës prehistorike,thonë dhe bëjnë citime me legjenda,këngë si dhe afëria që ka me shpellën e banuar të Lipes,dalin krejt zbuluar se është monument natyre i shfytëzuar në kohët prehistorike.

Pozicionimi i tij është pjesa më delikate.Nga erdhi dhe si erdhi?U rrokanis nga mali?Por kush e ngriti dhe me ç’mjete?C’forcë titanike shte ajo,që e shkëputi nga toka.Kush e latoi në një faqe dhe përse në këtë vend?C’farë enigme mbart,ky monument i pagojë,dëshmitar i heshtur i kohës tonë!

Guri me qiell është vend i preferuar i mjaftë turistëve , që mbrijnë këtu me ngrohjen e motit.Është një iniciativë private,që ka disa vite që ushtrohet e Muhamet Tartarit,poet i zonës dhe krijuese e gjurmues popullor,ushqyesi kryesor i grupit folk të Vranishtit,që i mbledh turistët të cilët ngrenë çadra në këtë vend dhe pushojnë aty .

Një mënyrë e mirë kjo për turizmin malor dhe për zhvillimin e tij të shpejtë.Është vetëm një miqësi e këtij poeti me turistët, që vijnë dhe ngrenë çadrat tek guri me qiell duke shijuar aromën e malit,ajërin e pastër dhe prodhimet blegtorale të blegëtorëve vëndas.