Noizy ‘shρërthen’ në Ιot LIVE në ekran, ja për çfarë arsyeje


Gjatë një interviste të dhënë gjatë ditës së sotme, Noizy ka folur si rrallë herë rreth jetës së tij private, ndërsa në intervistë u shfaqën edhe prindërit e reperit.

Noizy nuk i mbajti dot lotët kur prindërit e tij u shfaqën në ekran duke i bërë kështu një surprizë që ai nuk e priste.

Bashkim Rajku, babi i reperit, të cilin ai e quan “best friend (shok të ngushtë), ishte i pari që foli për të, duke treguar se sa krenar është për djalin e tij.

“Jam shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese në koncertin.

Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur.“, tha i ati, duke i lënë më pas vendin mamasë së Noizyt, e cila përveç krenarisë shprehu edhe disa “ankesa” dhe kërkesa për djalin e saj.

“Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam. Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. Tani që u rrite, më thonë mami i Noizy-t je.

Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja. Bëj shaka sepse jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje”- tha mami i Noziyt duke i kërkuar publikisht që të gjejë edhe një nuse.

Noizy prej vitesh është deklaruar si një ndër beqarët më të kërkuar. Pas disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm, ndërsa së fundmi vetë ai ka pohuar se do ta shikojmë edhe për shumë gjatë single.

Noizy deklaroi se aktualisht është i fokusuar te muzika dhe plane si martesa dhe fëmijët janë të largëta. Por gjithsesi, “kurrë nuk i dihet, nuk bën plane.”

“Nuk kam plane për momentin për familje. Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot. Nuk i dihet kurrë, por nuk bej dot plane.

Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin. E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”- tha Noizy.