Itali- Një incident mers një shqiptari dhe një shoferi autobusi ka ndodhur në linjën e Giulianova – Teramo della Tua, Itali. Shoferi i urbanit është dhunuar nga një shqiptar pasi ky i fundit nuk u lejua të hynte në autobus me biçikletë.
Shoferi, duke zbatuar rregulloren, i ka mohuar aksesin pasagjerit, i cili si kundërpërgjigje e ka sulmuar, duke i shkaktuar frakturë të septumit të hundës me prognozë 20 ditë.
‘Nuk lejohet biçikleta në urban’! ‘Kujt i thua ti nuk lejohet’- ka reaguar shqiptari dhe e ka qëlluar me grusht në fytyrë.
45-vjeçari shqiptar me iniciale A.V., u arrestua më pas nga karabinierët. Për rastin ka nisur procedimi.