Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është gjithmonë e kujdesshme për daljet e saj në publik.
Por duket se ndryshimet në qeveri e kanë shpërqendruar dhe ka shkuar në emision me xhaketë të grisur.
Spiropali ka veshur një xhaketë të kuqe në emisionin “Real Story” dhe gjatë kohës që flet i duken reçipetat.
Mirëpo ministrja nuk e ka vënë re aspak këtë defekt në veshjen e saj, pasi ka vazhduar të flasë e qetë për ndryshimet e ministrave dhe zv.ministrave.
Duket se kësaj radhe ministres së Edi Ramës i ka dalë situata nga kontrolli, duke qenë se gjithmonë shfaqet e kuruar deri në detaje.