Nxehet sitυata/ Tύrqia nis anijet ρërballë Izraelit, aeroρlanmbajtësja amerikane në gatishmëri

Marina turke do të zhvillojë një stërvitje të madhe gjatë 16-20 tetorit në Mesdheun Lindor.

Baza në Antalja publikoi dje një NAVTEX duke njoftuar të gjitha anijet që kalojnë në zonë se gjatë ditëve të mësipërme, marina turke do të stërvitet duke përdorur zjarr të vërtetë artilerie në det.

Zona ku do të zhvillohet stërvitja është përballë Sirisë dhe Izraelit, shumë pranë aeroplanmbajtëses amerikane si edhe grupit të anijeve që e shoqërojnë atë.

Në zonë gjenden edhe anije dhe nëndetëse britanike dhe duket se Mesdheu Lindor është nxehur tashmë për shkak të përplasjes mes qeverisë së ekstremit të djathtë të Netanyahut dhe terroristëve të Hamasit, e cila ka shkaktuar gati 3 mijë të vdekur nga të dyja palët.

Lajmi është shoqëruar me bujë në Turqi, ku në shumë qytete gjatë ditëve të mëparshme pati thirrje për dërgimin e ushtarisë turke në Gaza për të mbrojtur palestinezët. Duhet theksuar se liderët e Hamasit jetojnë mes Turqisë dhe Katarit, ku një pjesë e tyre kanë edhe shtetësi turke.