Të paktën 36 persona janë plagosur, ndërsa 11 të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi avioni i kompanisë “Hawai Airlines”, që po fluturonte për në Honolulu, u godit nga turbulenca të forta.
Një pasagjer tha se lëkundjet u bënë aq të rënda saqë “po lëviznin shumë nga karriget tona”.
Ndërkohë 20 persona u dërguan në spitale me lëndime, plagë dhe humbje të vetëdijes. Në momentin e turbulencës në zonë u raportua për stuhi.
Në bordin e Airbus A330-200 ndodheshin 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit. Incidenti në Fluturimin HA35 ndodhi të dielën në mëngjes, pak para se avioni të zbriste në aeroportin ndërkombëtar Daniel K Inouye të Honolulus.
Në një deklaratë nga Hawaiian Airlines thuhej:
“Kujdes mjekësor iu ofrua disa personave dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes më të specializuar. Nga personat e dërguar në spital, rreth 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Mes tyre ishte një foshnjë 14 muajshe dhe një adoleshente.