Policia e Korçës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur një ditë më parë, ku një person mbeti i plagosur.
“Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç.
Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.