Berisha: Shqipëria me këto rroga që ka, nuk pranohet kurrë në Bashkimin Europian!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për programin e PD-së, pasi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë.

Berisha tha se rrogat aktuale që ka vendi ynë, i pengojnë Shqipërisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Berisha: Shqipëria me këto rroga nuk pranohet kurrë në BE. Rrogat janë kriter por i pa shpallur dhe ky e frenoi rritjen e rrogave. Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter. Po i panë rrogat kaq të ulëta leje do thonë.

“Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe Hysenaj ballafaqohet me Valbona Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

Një ballafaqim, që më pas u kthye në debat ndodhi në Big Brothjer VIP Fan Club, aty ku Shqipe Hysenaj u përball me ish-konkurrenten Valbona Mhillin.

Gjatë debatit të tyre, opinionistja u shpreh se vëllai i ish-banores së BBVIP e ka kërcënuar, duke treguar dhe mesazhet që i kishin ardhur, kjo pas deklaratës së saj se Valbona ka një lidhje jashtë.

Valbona: Ti duhet të flasësh për deklaratën që ke bërë dhe të japësh emrin.

Shqipe: Unë nuk futem në treshe. Ti mund të jesh dhe e martuar zemër.

Heidi: Ke një emër për të nxjerrë sot?

Shqipe: Unë nuk nxjerr emra të tretë. Ama këtë gjë e kam të faktuar.

Heidi: Po mesazhet kërcënuese që thua se t’i ka dërguar vëllai i Valbonës? I fakton dot?

Shqipe: Po, patjetër.

Valbona: Shqipja duhet ta nxjerrë… mos të ruajë sekrete.

Shqipe: (Tregon telefonin) Turp të të vijë për femrën që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti se ka lënë Valbona jashtë. Unë kërcënime nuk marr, as paralajmërime. Në një moment që unë ndodhem në një program televiziv, siç Big Brother Fan Club…

Valbona: Të paska kërcënuar shumë rëndë.

Brukseli i jep “dritë jeshile” Melonit për qendrat emigrantëve në Shqipëri: Në përputhje me rregullat europiane

Plani i ri kryeministres italiane Giorgia Meloni për qendrat e emigrantëve në Shqipëri i pëlqen Brukselit, kështu që Komisioni i BE-së i ka dhënë dritën jeshile idesë.

Komisioni Europian “është në dijeni të zhvillimeve të fundit” në lidhje me miratimin e një dekreti nga qeveria italiane për ta bërë qendrën e Gjadrit në Shqipëri, një qendër ndalimi dhe riatdhesimi për emigrantët.

Ok nga Brukseli

Masa, sipas Brukselit, “është në parim në përputhje me ligjin evropian, sepse legjislacioni italian do të zbatohej në qendër dhe ne monitorojmë zbatimin e protokollit Itali-Shqipëri, si dhe qëndrimin në kontakt”.

Kjo ka qenë përgjigjja e një zëdhënësi të Komisionit i pyetur për dekretligjin që qeveria italiane miratoi të premten e kaluar, raporton Corriere della Sera.

“Për sa i përket zgjidhjeve inovative, ne kemi thënë se jemi të gatshëm t’i eksplorojmë ato, gjithmonë në përputhje me detyrimet sipas ligjit të BE-së dhe ndërkombëtare dhe të drejtave themelore”.

Markus Lammert, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punët e Brendshme dhe Imigracionin, i është përgjigjur kështu gjatë konferencës ditore të Ekzekutivit të Komunitetit, një gazetari i cili kishte kërkuar konfirmimin e asaj që deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, sipas të cilit Komisioni Evropian nuk do të kishte paraqitur kundërshtime ndaj dekretit italian.

Dispozita lejon që migrantët në pritje të dëbimit, të cilëve tashmë u mungon e drejta për azil, të transferohen në Shqipëri.

Masa parashikon që migrantët mund të qëndrojnë në mjedise deri në 18 muaj, kohë e nevojshme për të përfunduar procedurat e dëbimit drejt vendeve të tyre të origjinës.

Krahas problemit të kostos, dekreti kishte ngritur dyshime pasi praktika e transferimit të emigrantëve drejt vendeve që nuk janë as origjine dhe as tranziti nuk parashikohet me ligjet aktuale.

Por nisma italiane, saktësoi Lammert, është “ndryshe nga koncepti i një qendre riatdhesimi” që Komisioni propozoi në një rregullore të re evropiane më 11 mars, dhe e cila parashikon se në vende të tilla mund të zbatohet legjislacioni i shtetit të tretë që i pret ata në territorin e tij.

Brukseli, kujtoi zyrtari, “po punon për përcaktimin e kuadrit ligjor dhe kërkesave minimale për këtë lloj zgjidhjesh inovative”, të cilat duhet të bazohen “në një marrëveshje të detajuar ndërkombëtare dhe duhet të kenë të bëjnë vetëm me vendet e treta që respektojnë të drejtat e njeriut dhe parimin e mos-kthimit”.

Nisma e Romës nuk e zbaton këtë koncept të ri të futur në një rregullore që ende nuk ka hyrë në fuqi, shpjegoi zëdhënësi.

Meloni feston

“Pakti me Shqipërinë është një model që fillimisht u kritikua, por më pas fitoi gjithnjë e më shumë konsensus”, pohoi Meloni në një video-mesazh dërguar Samitit të Sigurisë Kufitare, një takim i organizuar nga qeveria britanike e Keir Starmer me temën e sigurisë kufitare dhe luftës kundër hyrjeve të parregullta.

“Bashkimi Europian propozon sot krijimin e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta. Kjo do të thotë se kishim të drejtë dhe guximi për të nisur këtë rrugë është shpërblyer”, shtoi Meloni.

Aromë e rëndë në kufi – Çfarë fshihte makina që po linte Shqipërinë?

Kapen me 63 kg drogë në kufi me Greqinë – Në pranga çifti nga Fieri

Kakavijë – Operacioni policor i koduar “Modifikimi” ka çuar në pranga dy shtetas nga Fieri, Osman Kamberaj dhe Enkeleda Xhemali, të cilët tentuan të trafikojnë një sasi të madhe droge drejt Greqisë, përmes Pikës Kufitare Kakavijë.

Policia Kufitare, pas kontrolleve të shtuara dhe inteligjencës policore, arriti të parandalojë trafikun e 63.2 kilogramëve Cannabis Sativa, të ndara në 60 pako, të cilat ishin fshehur në mënyrë profesionale në parafangot dhe shasinë e automjetit me të cilin udhëtonin të dy personat.

Në pranga ka rënë drejtuesi i automjetit, O. K., 44 vjeç, dhe pasagjerja E. Xh., 45 vjeçe, të dy banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik, atyre iu gjetën edhe 1890 euro, ndërsa si provë materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe tre celularë.

Operacioni u krye në bashkëpunim mes DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe Prokurorisë së Gjirokastrës. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal, raporton noa.al.

Të arrestuarit do të përballen me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. /noa.al

Vde. kje e dhimbshme e një djali në moshë të re, ishte duke punuar

Një ngjarje e dhimbshme është shënuar këtë pasdite në fshatin Rrenxë të Dibrës, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike, raporton noa.al.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. S., rreth 31 vjeç, ishte duke shtruar një linjë interneti kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që tronditi komunitetin lokal.

Hetimet vazhdojnë për të kuptuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë. /noa.al

Ngjarje si nëpër filma në Lushnjë! Hajdutët grabisin kasafortën e biznesit dhe furgonin, gjatë largimit përfundojnë në kanal

Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës.

Mësohet se në një biznes thertore kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja. Gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.

Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.

Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem i vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

31 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 31 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë.

Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.7 lekë, ndërsa në shitje me 103.7 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.3 lekë, ndërsa në shitje me 65. lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Banorët e Tropojës ngrihen në këmbë: Duam rrugën që e premtojnë për vota e s’e bëjnë kurrë (Video)

Për një orë rruga kombëtare Krumë – Qafë-Prush – Gjakovë u bllokua të dielën nga banorët e dy fshatrave të Golajt dhe Hasit.

Me pankarta në duar, ata kërkuan përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, duke kërkuar një rrugë të kalueshme dhe të sigurt në aksin që lidh 20 fshatra.

Ata paralajmërojnë Bashkinë se nuk do ndalen duke protestuar deri sa të kenë një zgjidhje.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse zgjidhjen e kësaj çështjeje që prej vitesh është lënë në harresë duke ngelur vetëm premtime elektorale.

Kthesa e Trump: Jam shumë i zemëruar me Putin, nëse nuk bën gjënë e duhur…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione të rënda financiare ndaj importeve të naftës ruse, nëse Moska nuk pranon një armëpushim në Ukrainë brenda një muaji.

Në një intervistë për NBC, Trump u shpreh i zemëruar pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin, i cili kërkoi zëvendësimin e Volodymyr Zelensky-t me një qeveri tranzitore të mbështetur nga OKB-ja.

“Jam shumë i zemëruar dhe shumë i irrituar,” tha Trump. “Nëse unë dhe Rusia nuk arrijmë një marrëveshje për të ndalur gjakderdhjen në Ukrainë, dhe nëse unë mendoj se është faji i Rusisë — që mund të mos jetë — por nëse mendoj se është faji i Rusisë, do të vendos tarifa sekondare ndaj gjithë naftës që del nga Rusia.”

Trump tha se Putini ishte i vetëdijshëm për zemërimin e tij, por vuri në dukje se zemërimi mund t’i “largohet shpejt” nëse Putin “bën gjënë e duhur”.

Trump tha se parashikon të flasë me presidentin rus gjatë javës.

Trump e specifikoi qartë kërcënimin ekonomik: “Nëse blen naftë nga Rusia, nuk do të kesh më qasje në tregun amerikan. Do të ketë një tarifë 25 për qind për gjithë naftën, ndoshta 25 deri në 50 për qind tarifë.”

Kjo do të ishte një formë e “sanksioneve sekondare”, që do të preknin edhe vendet që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia, jo vetëm vetë Moskën.

Një manovër që, praktikisht, kërcënon me përjashtim nga tregu amerikan çdo kompani apo shtet që vijon të furnizohet me naftë ruse.

Kjo ndërhyrje vjen në një moment kur kishte shenja të një “ngrohjeje” të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, me Shtëpinë e Bardhë që po sinjalizonte gatishmëri për të lehtësuar disa sanksione në këmbim të një armëpushimi në Detin e Zi.

Por qëndrimi i Trumpit përmbys këtë klimë.

Tension mes vendeve perëndimore

Bashkimi Europian ka vendosur embargo ndaj naftës ruse të transportuar me anije, por disa vende si Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të furnizohen përmes tubacioneve. Ndërkohë, shtete të NATO-s si Turqia, si dhe Kina dhe India, kanë rritur blerjet e naftës ruse. Dhe më pas, karburantet e rafinuara nga kjo naftë – si benzina, dizeli dhe karburanti i avionëve – eksportohen në mbarë botën, përfshirë SHBA-në dhe Europën.

Kjo “hipokrizi e rafinuar” ka tensionuar raportet mes vendeve perëndimore, pasi disa shtete shohin me shqetësim që një pjesë e tregut global po rihapet tinëzisht për produktet energjetike ruse, ndërsa Ukrainës i kërkohet të shkojë drejt paqes.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uli tonet këtë javë duke thënë: “Ka ende shumë punë teknike për të bërë” dhe se nuk jemi afër një dialogu të nivelit të lartë për përfundimin e luftës.

Cfarë po bën Trump në të vërtetë?

Trump duket se po shkakton tronditje të qëllimshme në terrenin diplomatik, duke i dërguar një sinjal të dyfishtë Putinit. Nga njëra anë, ai tregon muskujt përballë Putinit dhe pozicionohet si negociatori i vetëm që “mund ta ndalë luftën”, duke paralajmëruar pasoja të ashpra për Moskën. Nga ana tjetër, ai hap derën për një marrëveshje, duke lënë të nënkuptohet se nëse arrin konsensus me Putinin, tarifat nuk do të nevojiten — dhe gjithçka do të jetë “biznes si zakonisht”.

Një manovër klasike në stilin e tij: kërcëno me armën e sanksioneve, por lë derën hapur për pazare.

Si e pritën europianët?

Shumë vende të BE-së e kanë pritur me indinjatë idenë e një paqeje me kosto të ulët për Rusinë, sidomos nëse do të thotë kthim në blerjen e naftës ruse pa një zgjidhje të plotë dhe të drejtë për Ukrainën.

Ata shohin me dyshim sinjalet e Uashingtonit, sidomos kur vijnë nga një lider si Trump që ka një histori të ngrohtë me Putinin dhe një qëndrim të ashpër ndaj institucioneve ndërkombëtare.

Nëse tarifa të tilla hyjnë në fuqi, ato mund të shkaktojnë përplasje ekonomike dhe diplomatike me vende si India, Turqia apo edhe aleatë europianë që ende konsumojnë produkte ruse – drejtpërdrejt ose përmes rafinerive të treta.

Everton publikon golin spektakolar të Brojës në stërvitje (VIDEO)

Çdo ditë e më shumë shtohen dilemat për trajnerin David Moyes nëse duhet të përfshijë nga minuta e parë në derbin ndaj Liverpoolit sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Futbollisti i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin dhe luajti në ndeshjet e marsit të Kombëtares shqiptare..

Paraqitjet e tij ndaj Anglisë dhe Andorrës duket se kanë kthyer në formë Brojën, pasi ai ka rifilluar që të argëtojë edhe shokët e skuadrës në stërvitje.

Nuk është aspak rastësi që vetë klubi anglez ka publikuar në rrjetet sociale një gol në stërvitje të Brojës.

Në video shihet Broja që dërgon topin në rrjetë me një prekje klasi.

https://twitter.com/i/status/1905907795389808691