Një 38-vjeçar në Greqi ka përfunduar në spital, pasi duke ngrënë oktapod ka gëlltitur tre grepa. Ai iu nënshtrua një operacioni i cili zgjati më shumë se një orë.
“U bëra blu në fytyrë, nuk merrja dot frymë”, thotë Nikos Stamoulis për mediat greke.
Në momentin që shkoi në spital, mjekët s’po u besonin syve kur panë grafinë dhe konstatuan tre grepa në fyt. Por pas mjekimit, 38-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i ka bërë një urim special partnerit të saj, Gert Laskut, me rastin e ditëlindjes së tij.
Teksa ka postuar një foto të tyre së bashku, këngëtarja shprehet se ishte një përzgjedhje e vështirë, pasi sipas saj, ata kanë shumë foto të bukura krah njëri tjetrit.
“Kam shumë foto me ty, s’di kë të zgjedh aq të bukura e intensive janë momentet me ty,” shkruan Eneda.
Ndër të tjera këngëtarja shprehet se pranë ish-basketbollistit ndihet “goca më e bukur e më me fat në botë” teksa shton: “Gëzuar Gent Lasku, edhe 100! Mos hiq dorë nga asgjë që të bën të lumtur… Të dua!”
Mirëpo një përgjigje po aq e veçantë sa urimi i saj erdhi për këngëtaren teksa Lasku shkroi në koment: “Moj e bukura e shtrenjta ime tiii!! Të dua, dhe një gjë është pak por e sigurt…Nga ty s’do heq dorë kurrë, vetëm për lumturinë time.”
Kujtojmv që disa kohë më parë Eneda Tarifa rrëfeu detaje nga njohja me ish-basketbollistin, Gent Lasku, lidhje që u bë publike pasi çifti u fotografuan të përqafuar së bashku në klub.
“Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër”, u shpreh artistja, teksa tregoi se u takuan në klubin e një miku të përbashkët.
Ende Tarifa se ishte paradite kur ndodhi njohja e tyre, duke shtuar se “nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten”.
Gjithashtu, në intervistë për “Rudina”, këngëtarja komentoi edhe deklaratën e partnerit të tij, i cili u shpreh se “kemi vuajtur shumë”.
Advertisements
“Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne”, tregoi ajo.
Pjesë nga intervista:
Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…
Ku ishit, në një festë?
Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.
Ashensor?
Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klub-in e një shoku tonë të përbashkët.
S’kishte njerëz të tjerë?
Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.
Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…
Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.
Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara
Eneda Tarifa dhe Gent Lasku janë padyshim ndër çiftet që më së shumti kanë vëmendjen e ndjekësve. Historia e tyre e dashurisë u zbulua rreth 1 vit më parë, ku të dy, nga dy martesa të dështuara gjetën më në fund dashurinë.
Që atëherë, çifti i ka pasur të rralla daljet televizive, por gjithnjë kur ishin prezent, nuk linin pa folur me shumë dashuri për njëritjetrin. Këtë herë ka qenë ish-sportisti, që ka ndarë me publikun detaje nga kjo histori dashurie. I ftuar në një emision televiziv për të folur rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen shpirtërore, ishte Gent Lasku, i cili ka shkruar tekstin e këngës “Më fort”, me të cilën partnerja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa, konkurron në “Kënga Magjike”.
Lasku u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe. Ai u shpreh se si çift ndajnë histori të ngjashme dhe zbuloi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.
“Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëri-tjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë. Në vlerësim dhe falënderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar, sepse na ka shërbyer kjo eksperienca, dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëri-tjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda, dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës,” u shpreh Lasku.
Nga ana tjetër, Eneda tha se ajo dhe Genti donin të bënin diçka të fortë, të bukur dhe frymëzuese, pasi është në një periudhë që dëshiron të bëjë këngë pozitive dhe motivuese.
Kur u zbulua lidhja e Gentit me Enedën, menjëherë u bë me dije edhe divorci i vështirë nga i cili sportisti po dilte. Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Kujtojmë se lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Madje ka qenë paparazzi i “Panorama Plus”, i cili herë pas herë ka publikuar foto të çiftit ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit në evente të ndryshme.
“Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze. Të tjerët nuk e kanë besuar. Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa u përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur. Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria. Po kaq, pastaj sa u përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që të mos dëgjojmë shumë, të mos marrim shumë energjinë e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh çifti në deklaratën e parë të tyre së bashku.
Ish-basketbollisti ka zbuluar për ndjekësit Enedën që nuk e njohim.
“Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin. Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua, por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, u shpreh Genti.
Nga ana tjetër, edhe këngëtarja ka zbuluar anën romantike të partnerit të saj.
“Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur. Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur”,rrëfeu Eneda
Një aksident tragjik ka ndodhur në Gessopalena të Italisë qendrore ku një shqiptar punonjës bujqësie, humbi jetën në një aksident të rëndë me traktor.
Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Gentjan Muça, 31 vjeç.
Sipas burimeve, traktori për arsye të paditura ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur duke zënë poshtë drejtuesin e tij shqiptar.
Urgjenca, madje një helikopter u dërgua nga Pescara për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë. Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Gentjani përshkruhej si një anëtar i dashur i komunitetit dhe punëtor i palodhur. Humbja e tij e parakohshme ka shtangur miqtë e familjarët.
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen e kësaj dite të tmerrshme. I shprehim ngushëllime familjes dhe miqve në këtë moment të vështirë. Ai ishte një person, kujtimet e së cilit do të qëndrojnë në zemra tona. Zoti e prehtë në paqe”, tha kryebashkiaku i Gessopalena-s, Mario Zulli kur mësoi lajmin e tmerrshëm.
I riu shqiptar do të varroset në atdhe.
Një helikopter u dërgua nga Pescara për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë
Para se t’i shihte me sy, praninë e Policisë në atë lokacion e kishte ditur më herët.
Kjo jo nga lëvizja e dritave të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion por nga një aplikacion që po përdoret mjaftë shumë nga kosovarët.
Aty kush do që sheh policinë në rrugë kryesore apo qytet i regjistron dhe pastaj dikush tjetër e dinë se ku ndodhën.
Pavarësisht kësaj, sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj kjo nuk duhet të shihet vetëm në aspektin negativ, përkundrazi ka edhe efekt pozitiv.
“Kjo e luan rolin e sigurisë, nuk e luan rolin e kundërsigurisë për shkak se drejtuesit e veturave e kanë parasysh se ku gjenden Policia prandaj e drejtojnë automjetin në bazë të rregullave, brenda kushteve dhe shpejtësisë së kufizuar”, ka deklaruar Nol Dedaj – Ekspert i Komunikacionit.
Ndryshe mendon njohësi i punës së Policisë, Valdet Hoxha.
E këtë e konsideron sfidë për Policinë e Kosovës, duke përmendur edhe numrin e lartë të aksidenteve të trafikut në vend.
“Në hapësirat e pambuluara nga njësitet e Policisë aty pa ndonjë frikë, mund ta tejkalojnë shpejtësinë prandaj edhe mund të vijnë aksidentet fatkeqësisht me fatalitet që janë jo të rralla në vendin tonë. Natyrisht kjo është sfidë për Policinë e Kosovës por Policia nuk duhet që ta lejoj që disa grupe të jenë në avantazh në aspektin teknologjik ndaj vet shtetit”, ka deklaruar Hoxha.
Një formë tjetër e lajmërimit të radarëve të Policisë së Kosovës që ka funksionuar për vite me radhë është edhe një grup në rrjetin social “Viber” ku qytetarët njoftonin për vendndodhjen e tyre.
Ndonëse marrëdhënia e tyre ka përfunduar vite më parë, artistja Parashqevi Simaku ka zgjedhur të kthehet në skenën e muzikës nën kujdesin e ish-bashkëshortit Robert Nolfe, i cili ka qenë edhe menaxheri i saj për shumë vite me radhë.
Në këngën e saj “Dashuria”, Parashqevi Simaku shfaqet me një imazh të kuruar ndërkohë që në të dhënat e këtij projekti muzikor del në pah edhe emri i Nolfe.
Përveçse producent i kësaj kënge, ish bashkëshorti i artites është kujdesur edhe për muzikën e saj së bashku me vetë Simakun.
Nga ana tjetër Elton Ilirjani, ka paralajmëruar se Parashqevi Simaku do të vijë në Tiranë me një koncert për publikun shqiptar
Një aksident tragjik është regjistruar në Meksikë. Si pasojë kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë.
Automjeti me 16 pasagjerë ka rënë nga një greminë në një lartësi prej më shumë se 120 metrash, shkruajnë mediat e huaja.
Al menos 11 personas murieron y otras cinco resultaron lesionadas, tras la caída de un vehículo a un barranco en el municipio de Santiago, en el estado de Nuevo León, norte de #México, informó Protección Civil de la localidad pic.twitter.com/cRNBTMra0H
Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në Meksikë, për shkak të gjendjes së keqe të rrjetit rrugor dhe numrit të madh të automjeteve, si dhe shoferëve me shpejtësi.
Një video e postuar së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit.
Bëhet fjalë për një komunikim të bërë mes Eglit dhe grimierit që po e rregullonte pak para Prime-t të djeshëm.
Papritmas grimieri dëgjohet teksa i thotë banores: Të kam marrë inat.
Kjo e fundit e habitur e pyeti se pse, ai ia ktheu: Po kur ishe jashtë nuk u kujtove fare për mua.
Pastaj banorja i kundërpërgjigjet: Jo e ke gabim, ne kemi folur në telefon bashkë.
Teksa Egli vazhdon t’i shpjegojë atij se kur ishte jashtë nuk ka dalë nga shtëpia por ka takuar vetëm personat që i kanë vajtur në banesë, këtu dëgjohet produksioni që I tërheq vëmendjen: Egli kujdes mikrofonin.
Mirëpo kujtojmë se Egli pas daljes nga “BBVA4” u fotografua nga paparazzit në jug nën shoqërimin e një mikeshe të saj.
Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për katër gabimet që bëni në nisjen e dietës, të cilët pengojnë suksesin e saj.
Zgjedhja e Ushqimeve të Lehta
Në ditët e sotme, tregjet janë të stërmbushura me produkte të ashtuquajtura të lehta që kanë pak kalori.
Këto produkte janë pakëz gënjeshtare për vetë faktin se mund të kenë më pak kalori por kjo nuk do të thotë se nuk kanë sheqer ose yndyrna.
Për shembull, lëngjet e gazuara që reklamohen si pa sheqer, padyshim që kanë sheqer, thjesht në forma të ndryshme.
Për rënien nga pesha, hiqni dorë nga këto lëngje dhe pini ujë.
Një shembull tjetër është lëngu i portokallt.
Ai është krejt natyral ama në mungesë të fibrës është i gjithi sheqer.
Portokalli është më efikas kur hahet dhe jo kur pihet.
Mosplotësimi i Dëshirave Të Caktuara Nëse i nënshtroheni një regjimi shtrëngues ushqimor, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga llastimi i vetes herë pas here.
Nëse dieta juaj ndalon të ëmblat por juve ju pëlqen çokollata, ju nuk do reshtni së menduari për të.
Kjo është e gabuar.
Nuk duhet të hiqni dorë nga çokollata, por të zgjidhni atë që ka sasinë më të madhe të kakaos në përmbajtjen e saj.
Mjafton pak çokollatë në ditë dhe trupi dhe mendja do të jenë të kënaqur.
Uria e Vazhdueshme Gabimi i tretë që bëjnë njerëzit që janë në dietë është se qëndrojnë gjatë në kthetrat e urisë.
Dieta nuk ka të bëjë me urinë por me shëndetin.
Hani më shumë fruta, perime dhe ushqime natyrale dhe mos lini nivelin e kalorive në një minimum të rrezikshëm.
Nëse ju hani mbi 3 vakte në ditë – në sasitë e duhura dhe me ushqime të shëndetshme- jo vetëm që nuk do ju marrë uria, por edhe do të humbisni më shumë në peshë.
Mos Merrni Dieta Në Internet Interneti është i tejmbushur me receta e dieta të ndryshme që premtojnë rënie të shpejtë nga pesha.
Mos u gënjeni! Jo çdo dietë bën për ju.
Nëse dëshironi të ndryshoni regjimin ushqimor, bëjeni këtë me ndihmën e një eksperti./AgroWeb.org
Luana Vjollca po jeton ditë të lumtura në karrierën dhe jetën e saj private. Pasi mori moderimin e “Ferma VIP”, Luana po shijon ditët e fundit përpara se të rikthehet në ekran
Por duket se dhe jeta private është në ditët e arta. Bëhet me dije se moderatorja ka nisur një histori të re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa. Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend — madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel.
Luana Vjollca
Drilon Xhepa
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike, dyshimet sa vijnë e shtohen. A është ky një udhëtim romantik apo thjesht një rastësi?
Përgjigjet mund t’i zbulojmë vetëm kur (dhe nëse) “çifti” vendos të ndajë diçka konkrete me publikun! Por kush është Driloni?
Në rrethet sociale të Tiranës, Driloni njihet si një i ri pasanik, që vjen nga një familje sipërmarrësish. Në rrjetet sociale ai ka ruajtur një profil të ulët, duke preferuar që të jetojë larg famës.
Nuk dihet ende se ku janë njohur dy të rinjtë, por ajo çfarë dihet deri më tani është fakti se kjo histori është diskrete nga shumë, duke preferuar që mos të dalin publikisht as në vendet diskrete të Tiranës.
Kjo histori e re dashurie për moderatoren, vjen pas ndarjes së vështirë pas 8 vitesh me Krenar Çoçajn.
Një këngë për ndarjen, për fundin, për një histori që është mbyllur në valixhen e harresës është kënga e saj, që duket se këtë herë është e bazuar në një histori të vërtetë pak kohe me pare, ku edhe u konfirmua ndarja e saj me Krenarin.
Duket se artistja i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së saj me biznesmenin Krenar Çoçaj.
Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund.
Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë.
Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.
Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës.
Por siç mësohet nga burime pranë çiftit, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe menaxheri i VIP-ave dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.
Prezantuesja u përfol në fillim të vitit 2016- të për një lidhje me biznesmenin e pasur nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit.
Pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishin ato që vunë në lëvizje mediat për të mësuar se kush e shoqëronte atje, pasi u tha se bëhej fjalë për Krenar Çoçaj.
Me anë të një postimi në Instagram, Luana theksoi datën 10 korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit. Sipas miqve të tij nga Kosova, Krenari, i cili ka lindur në 10 korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28- vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën.
Që atëherë dhe deri tani që u ndanë, ata nuk postuan ndonjëherë foto çift nga pushimet e tyre të shpeshta. Më pas, shihej të udhëtonte shpesh drejt Prishtinës bashkë me motrën Marina Vjollca, ku kalonin fundjavat me partnerët e tyre.
Edhe 3 vite më parë, gjithçka dukej gati që dyshja t’i jepte fund beqarisë në një festë private tek Gjiri i Lalzit. Por teksa dasma organizohej, diçka ka ndodhur dhe dyshja sërish është ndarë. Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe thashethemet për një ndarje të tyre nisën pasi Luana e Krenari hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Megjithatë, duket se moderatorja është bërë pishman dhe i ka drejtuar një mesazh biznesmenit nga Mykonos, ku edhe po shijon pushimet prej gati 1 jave. Ajo postoi foto në Instagram e veshur me të zeza ku vendos në pah linjat trupore dhe shkruan: “Gjithçka kam nevojë sonte është dashuria jote”.
ΚλπTashmë, të gjitha këto i përkasin të shkuarës, pasi Luana po shijon dashurinë me djalin e pasur nga Tirana. Panorama