Pas zv.ministrit, flet edhe Amber e Big Brother VIP! Reagimi i fortë për videon in time të përfoIur

Pas reagimit të zëvendësministrit Erlind Sulo, i cili mohoi kategorikisht pretendimet e përhapura në platformat online për një video intime ku përflitej edhe një ish-banore e Big Brother VIP, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit.

Ashtu si Sulo, edhe Amber ka hedhur poshtë aludimet, duke deklaruar se nuk e njeh fare zëvendësministrin. Ajo u ka bërë thirrje mediave të tregohen më të kujdesshme me informacionet që publikojnë, duke theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht te protestat dhe gjendja e të riut që, sipas saj, ka humbur shikimin në njërin sy.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Amber është shprehur:

“Fillojmë edicionin e lajmeve të orës 15:00. Sot, në faqen e JOQ në Instagram ka dalë përsëri lajmi i ministrit. “Amber i Big Brother me ministër i Infrastrukturës, që unë nuk e njoh fare, po fare po them.

Dëgjo tani, po mirë, a keni turp apo nuk keni turp? Shqipëria është në një moment kritik. Atij djalit i iku drita e syrit. Që doli në atë protestë dhe i iku nga dora e një shqiptari të vet. Po lajme janë këto që nxirrni ju? Ky nuk është lajm o zotëri. Merru me lajmet e vendit. Sepse shqiptarët duan të informohen për gjendjen në Shqipëri dhe për gjendjen e atij djalit që i iku drita e syrit”.

Bushati, Spiropali dhe VeIiaj bëhen bashkë! Mesazh të koduar Ramës

Zhvillimet politike në Serbi dhe rrëzimi i Aleksandar Vuçiçit kanë sjellë reagime domethënëse edhe brenda radhëve të socialistëve në Shqipëri. Tre figura, dikur me peshë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, Ditmir Bushati dhe Erion Veliaj, kanë përshëndetur lëvizjen studentore serbe, duke përcjellë mesazhe që mund të lexohen edhe si kritika të tërthorta ndaj mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës.

Në një kohë kur kryeministri përballet me protesta studentore që kërkojnë largimin e tij, qëndrimet e tre socialistëve marrin një peshë të veçantë politike.

Bushati deklaron se era e ndryshimit nuk mund të ndalet dhe paralajmëron se taktikat e Vuçiçit për të ruajtur pushtetin kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri. Spiropali vë në dukje fuqinë e qytetarëve për të ndryshuar edhe pushtetet më të konsoliduara, ndërsa Veliaj përshëndet fitoren e studentëve serbë, duke theksuar se protestat nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote. Qëndrimet e tyre, në favor të ndryshimit dhe të rolit vendimtar të studentëve, vijnë në një moment kur kryeministri Rama refuzon dorëheqjen, pavarësisht protestave që vijojnë në vend.

REAGIMI I BUSHATIT

ERA QË NUK NDALET MË!
Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit të gjerë politik e shoqëror brenda vendit dhe në diasporë. Lëvizja e udhëhequr nga studentët shënon një fitore historike. Koha do ta tregojë nëse ky mobilizim dhe angazhim do të përkthehet në ndryshime të qëndrueshme politike dhe demokratike.

Rrëzimi i Vučić nuk është provë se pushtetet despotike mund të mposhten në kushte normale. Kur studentëve u duhet të braktisin auditorët për të shpëtuar vendin e tyre, kjo nuk do të thotë se demokracia po funksionon siç duhet. Përkundrazi, është dëshmi se si duhet të “rrotullohen yjet” që një pushtet despotik të mundet.

Fakti që Lëvizja Studentore, e organizuar në mënyrë të disiplinuar dhe të decentralizuar, pa burime financiare, pa udhëheqës, pa mbështetje nga jashtë, pa infrastrukturë partiake dhe pa përvojë politike, arriti të mposhtë një makineri të fuqishme shtetërore të bazuar në klientelizëm, do të studiohet gjatë në kurset universitare apo në punimet akademike.

Pushteti i Vučić bazohej te kontrolli i jetës politike dhe ekonomike; patronazhimi i administratës publike; mediat e nënshtruara; mënjanimi dhe përjashtimi i personaliteteve politike në parti; përçarja dhe joshja e opozitës; keqpërdorimi i institucioneve të sigurisë dhe shtrëngimit të ligjit; korrupsionit si normë qeverisëse dhe aleancës me krimin e organizuar. Për një përiudhë kohe njerëzit u lodhën dhe u dorëzuan përballë këtij modeli.

Gjithçka nisi të ndryshojë më 1 nëntor 2024, kur streha prej betoni e një stacioni hekurudhor të rinovuar rishtazi në Novi Sad u shemb. Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën, mes tyre fëmijë dhe studentë. Ndryshe nga skandalet e mëparshme, përballë të cilave qytetarët kishin reaguar me indiferencë, këtë herë studentët u ngritën në këmbë. Brenda pak muajsh, ata organizuan protesta, asamble të hapura, ku diskutonin se çfarë duhej të bënin më tej. Bojkotuan auditoret, marshuan me qindra kilometra, fjetën në palestrat e shkollave dhe biseduan me të gjitha shtresat dhe brezat e shoqërisë. Nga kjo dinamikë, lindi më vonë një lëvizje politike pa udhëheqës, e larmishme nga pikëpamja e vlerave, nga e majta në të djathtë, dhe e përfaqësimit të brezave të ndryshëm, në një listë zgjedhore, me synim çlirimin e shtetit dhe ndërtimin e një shteti demokratik.

Megjithëse kjo lëvizje është përballur me një pushtet thuasje absolut që kontrollon mekanizmat shtetërorë, me sulme, kërcënime dhe arrestime, ajo ruajti karakterin e saj jo të dhunshëm, duke dëshmuar se demokracia mund të ushtrohet edhe jashtë institucioneve politike tradicionale: në klasa, rrugë, dhe sheshe, duke bërë bashkë njerëz që dikur kishin pak arsye për të bashkëpunuar.
Fitorja e studentëve në Serbi, pas fitores së Peter Magyarit në Hungari, shënon fundin e brezit të parë të politikanëve të pas komunizmit. Në të njëjtën kohë, është sinjal i qartë shprese për Shqipërinë. Pavarësisht rrethanave dhe orientimit të ndryshëm gjeopolitik të vendeve tona, skemat dhe taktikat e Vučić për të mbajtur pushtetin kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri. Në shumë raste inspiruesit janë të njëjtët lobistë, oligarkë, sondazhierë e gjithfarësoj teknologësh të komunikimit.

Nuk është fjala për shpresën se një pushtet mund të zëvendësohet me një tjetër. Por për mundësinë e një ripërtëritje demokratike, si përgjigje ndaj zhgënjimit e zemërimit të një brezi që është rritur mes skandaleve të shumta, vështirësive të panumërta dhe të njëjtëve udhëheqës. Një brez që ka lindur dhe është rritur duke parë të njëjtat probleme, pa marrë përgjigje për to.

Askush nuk e ndalon dot erën e ndryshimit që po fryn në rajonin tonë. Një ndryshim që vjen përmes solidaritetit, guximit dhe veprimit të përbashkët shoqëror. Një ndryshim që nuk do të jetë i lehtë, nuk do të vijë si dhuratë nga jashtë, dhe as produkt i një grupi personash. Përkundrazi,do të vijë si pasojë e përpjekjeve të përbashkëta që kërkojnë strategji, përqendrim forcash, etikë, ide dhe guxim. Ky ndryshim fillon me ndarjen e shtetit nga pushteti, rregulla loje dhe garë politike të barabartë, institucione demokratike, prerjen e lidhjeve të krimit të organizuar e korrupsionit. Garancia më e mirë për këtë është bashkëveprimi qytetar.

REAGIMI I VELIAJT

Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!
Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate.
Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!

REAGMI I SPIROPALIT

Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit politik të Aleksandër Vuçiç.
Zgjedhjet në Serbi na kujtojnë atë që gjithmonë e kemi ditur: se popujt e kanë mundësinë dhe fuqinë ta ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë të jenë të përhershme.

Uroj që kjo zgjedhje të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Serbi dhe bashkëpunimin në rajon.
Çka ndodhi në Serbi hap për Ballkanin një mundësi që duhet gjykuar hap pas hapi nga veprimet dhe reagimet që do të pasojnë. Siç theksoi kancelari Merz, ngecja në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi pengon përparimin e rajonit. Drejtuesit e rinj kanë rastin dhe mundësinë të dëshmojnë se ndryshimi përfshin edhe eleminimin e mendësisë shoviniste, gatishmërinë për dialog, zbatim të marrëveshjeve, dhe respekt për sovranitetin e Kosovës.

Një urim i veçantë për përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, me pritshmërinë që zëri i tyre parlamentar të përkthehet në sa më tepër barazi, të drejta dhe mundësi për shqiptarët në Serbi.

Shqipëria është e interesuar për një Serbi demokratike dhe europiane. Prova e këtij orientimi do të jetë mënyra si pushteti i ri u përgjigjet qytetarëve të vet dhe ndërton marrëdhëniet me fqinjët. Me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, kjo mundësi duhet kthyer në hapa konkretë drejt paqes së qëndrueshme që u detyrohemi qytetarëve dhe brezit të ri të Ballkanit.

Jo vetëm indeksim/ Skema e re ndryshon fatin e 755 mijë pensìonistëve, ja kush preket

Pavarësisht deficitit të vazhdueshëm si pasojë e numrit të ulët të kontribuuesve dhe numrit të lartë të përfituesve, skema e pensioneve, po tregon shenja graduale të forcimit.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në periudhën janar-shtator 2026, mbi 150.9 miliardë lekë apo 1.65 miliardë euro janë derdhur në arkën e shtetit nga të punësuarit në sektorin privat dhe publik, si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Të dhënat tregojnë se janë arkëtuar 15.9 miliardë lekë ose 13.5% më shumë se 9-mujori 2025, si dhe me realizim prej 100.5% e planit për 9-mujorin 2026.

Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me 163.35% në raport me vitin 2016, ku të ardhurat nga kontributet ishin në masën 57.3 miliardë lekë.

Kjo ecuri pozitive e të ardhurave nga kontributet lidhet me një kombinim faktorësh që kanë ndikuar në zgjerimin e bazës së kontribuuesve dhe në rritjen e shumave të deklaruara. Konkretisht, mbi 31 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë vitit që lamë pas, duke bërë që shifra totale të arrijë në 836,910 kontribuues në vitin 2025.

Një faktor tjetër është rritja e pagave në sektorin publik dhe atë privat. Rritja e pagës mesatare në vend, e cila tashmë i është afruar nivelit të 1 mijë eurove në muaj, ka sjellë edhe një rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara për çdo të punësuar.

Në të njëjtën kohë, rezultatet janë ndikuar edhe nga masat për formalizimin e tregut të punës. Kontrollet ndaj nëndeklarimit të pagave dhe përpjekjet për të afruar pagat e deklaruara me të ardhurat reale kanë zgjeruar bazën mbi të cilën llogariten kontributet. Si rrjedhojë, një pjesë e rritjes së arkëtimeve lidhet edhe me përmirësimin e deklarimit të pagave dhe të punësimit.

Në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar gjithashtu pagat referencë të vendosura këtë vit për disa sektorë të ekonomisë, ndër të cilët turizmi, ndërtimi dhe shërbimet mjekësore. Aplikimi i këtyre niveleve synon të kufizojë diferencat mes pagave të deklaruara dhe atyre që praktikohen në treg, duke rritur njëkohësisht edhe bazën e kontributeve të pagueshme.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë drejtim është rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë në muaj, e hyrë në fuqi nga janari 2026. Me rritjen e bazës minimale të pagës, është rritur edhe detyrimi minimal për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kontributet janë ndikuar edhe nga zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e numrit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet të deklaruar.

Për individët, pagesa minimale mujore për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore aktualisht llogaritet në rreth 13,950 lekë.

A po vjen kthesa e madhe në protestën e studentëve? Blendi Klosi zbuIon kushtin e Ramës

Blendi Klosi ka komentuar protestat e studentëve gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke deklaruar se qeveria është e gatshme për dialog, por vetëm nëse protestuesit distancohen nga dhuna.

“Jemi shumë të vëmendshëm të dëgjojmë kërkesat që kanë. Jemi të gatshëm, nga kryeministri deri te i fundit në kabinetin qeveritar. Nëse ndahen nga dhuna, do të kemi hapësira për të bërë dialog”, u shpreh Klosi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste pretendoi se pas incidenteve qëndrojnë edhe persona që nuk kanë lidhje me studentët, të cilët i cilësoi si “forca të errëta”.

“Në rastet kur forcat e errëta, që s’kanë lidhje me studentët, ndërhyjnë, shteti padyshim do të përgjigjet për të ruajtur qetësinë publike”, deklaroi ai.

Klosi theksoi gjithashtu se protesta nuk ka pasur jehonë në rrethe, ndërsa mbrojti veprimet e Policisë së Shtetit, duke pretenduar se efektivët nuk kanë qenë asnjëherë të parët që kanë ushtruar dhunë.

“Asnjëherë policia nuk ka vepruar e para. Policia është goditur, është vënë nën presion. Dhuna asnjëherë nuk ka filluar nga forcat e rendit”, përfundoi Klosi.

‘Të dy në një varkë’/ Rama-Balluku takim kokë më kokë te Vila 30, çfarë prìtet

Belinda Balluku mungoi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kishte shkuar edhe vetë Edi Rama. Por ndryshe nga deputetët e tjerë, ajo ka trajtim special. Kryeministri i kishte rezervuar asaj kohë më vete për një takim “tete a tete”.

Sipas Lapsi.al, sot pas dreke Rama e Balluku janë takuar në Vilën 30 në zonën e ish-Bllokut, ku kanë qëndruar rreth një orë e pak. Arsyet e takimit dhe çfarë është biseduar mes tyre natyrisht që nuk dihen.

Por takimi mes të dyve ndodhi pak pasi Erion Veliaj ishte shfaqur i ngazëllyer për humbjen e Vuçiç në Serbi dhe hoqi paralele për Tiranën duke ndjellë gjithashtu edhe kapitullimin e Edi Ramës përballë protestës studentore.

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shkruajti Veliaj në Facebook.

Përballë një Erion Veliaj që po nxjerr dhëmbët kundër Edi Ramës edhe pse është brenda katër mureve, qëndron Belinda Balluku e gatshme për t’i ofruar besnikëri në mënyrë që ajo të vijojë të mbrohet politikisht përballë hetimeve të SPAK. Fundja janë të dy në të njëjtën varkë. Nëse bie Balluku, fundoset edhe Rama. Nëse kapitullon ky i fundit, i ka orët e numëruara edhe Bela.

Takimi te Vila 30 përkonte edhe me një zhvillim tjetër në SPAK, ku ishte paraqitur biznesmeni Behgjet Pacolli, lidhur me hetimet intensive për aeroportin e Vlorës. Pacolli qëndroi aty për rreth 7 orë. Natyrisht që çdo veprim lidhur me aeroportin e Vlorës është bërë me dakordësinë e dyshesh Rama-Balluku.

Kujtojmë që për një takim tjetër të ngjashëm si ky i sotmi ka folur ditë më parë edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Sipas tij, Rama e Balluku kanë qëndruar për kohë të gjatë te vila e kuqe në periferi të Tiranës ndërkohë që kishin shpërthyer protestat e të rinjve.

Takimet e tyre të shpeshta mund të lidhen edhe me zhvillimet nga SPAK, ku Ballukut i janë komunikuar zyrtarisht akuza të reja ndonëse për çudi s’ka ende në Kuvend një kërkesë të dytë për arrestimin e saj. Nga ana tjetër duket se laku për Ballukun po ngushtohet edhe mediatikisht.

Top Channel që dikur buçiste sukseset e saj brenda tuneleve dhe jo vetëm, sot e ka target ish-zv.kryeministren. Kjo e fundit në një prej reagimeve ka shprehur keqardhje që kjo media është shitur e po keqpërdoret, por pa dhënë emra sa nga kush. Sidoqoftë, duket sikur diçka po lëviz. Ky mund të jetë dimri i fundit ose dimri i vetmisë së madhe për Ramën e Ballukun. Ose për të dy bashkë. /Lapsi.al

60 euro dita, frape e briosh në mëngjes, puIë dhe birrë në drekë: Grekët ankohen për kërkesat e pùnëtorëve të ullirit

Një prodhues ullinjsh në Greqi ka nxitur debat pasi është ankuar se punëtorët sezonalë kërkojnë jo vetëm 60 euro në ditë, por edhe kafe e briosh për mëngjes, si dhe pulë e birrë për drekë.

Kostas Varthakouris, nga Pirgosi, në rajonin e Ilisë, thotë se këto kërkesa shtojnë kostot që fermerët duhet të përballojnë gjatë sezonit të vjeljes së ullinjve.

Sipas tij, përveç pagës ditore, punëtorët presin që prodhuesi t’u sigurojë edhe ushqimin e pijet: briosh dhe kafe të ftohtë “freddo” në mëngjes, ndërsa në pushimin e drekës kërkojnë pulë dhe birrë.

Ankesa ka rikthyer diskutimin për shpenzimet e prodhimit bujqësor në Greqi. Përveç pagesës së punëtorëve, fermerëve u duhet të mbulojnë transportin, karburantin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të përdorura për mbledhjen e prodhimit.

Për prodhuesit e vegjël, këto shpenzime mund të pakësojnë ndjeshëm fitimin, sidomos kur çmimet e shitjes luhaten ose moti ndikon në sasinë dhe cilësinë e ullinjve.

Gjetja e punëtorëve mbetet gjithashtu një sfidë, pasi vjelja duhet të përfundojë brenda një periudhe të kufizuar.

Mungesa e fuqisë punëtore e vështirëson organizimin e punës dhe shton presionin mbi fermerët.

Megjithatë, debati prek edhe kushtet e punëtorëve.

Vjelja e ullinjve është punë e rëndë fizike, shpesh me orë të gjata në natyrë, çka e vendos diskutimin mes kostove që përballon prodhuesi dhe pagesës së drejtë për njerëzit që mbledhin prodhimin./skyweb.al

Po pinte kafen e mëngjesit në lokalin ku performonte, një person i maskuar e qëlloi pas shpine! Detaje nga ρΙagosja e këngëtarit në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Taulant Hoti.

Mësohet se Hoti punonte si këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe në momentin e sulmit po pinte kafen e mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake , një person i paidentifikuar, i cili mbante një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë , është afruar papritur dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga pas shpine, duke e lënë të plagosur.

Autori i dyshuar nuk është identifikuar ende, ndërsa mbeten të paqarta motivet që e kanë shtyrë të qëllojë ndaj këngëtarit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rama kërkoi dorëheqjen e të gjìthë drejtuesve, kush është drejtori që ”sfidon” kërkesën e kryeministrit

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të administratës, kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, duket se ka vendosur ta sfidojë.

Kozeli publikoi sot në Instagram një marrëveshje me kompaninë e huaj IRD Engineering S.r.l., duke e paraqitur si një marrëveshje të lidhur ditën e sotme.

Por sipas një vëzhgimi të Vox News, rezulton se kompania e kishte publikuar në profilin e saj në LinkedIn njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjes një javë më parë dhe jo ditën e sotme.

Postimi i kompanisë IRD Engineering S.r në LinkedIn për firmosjen e marrëveshjes një javë më parë

Publikimi i marrëveshjes ditën e sotme, nënkupton se Kozeli nuk i është bindur urdhrit të Ramës për të dhënë dorëheqjen dhe se ai vazhdon të jetë në krye të institucionit.

Sakaq, ARRSH është përmendur ndër vite në çështje dhe hetime që lidhen me dyshime për korrupsion. Disa prej dosjeve që lidhen me këtë institucion janë në hetim nga SPAK, ku mes tyre është vetë Kozeli, siç Vox News ka denoncuar skandale të shumta të këtij institucioni.

“Sozia” e Ramës merr park fotovoItaik mbi tokën bujqësore në Lushnje, ligji special për Agim Xhindolin!

Mbi 57 hektarë tokë bujqësore në Savër të Lushnjes do të mbulohen nga panelet diellore.

Përmes një vendimi, që anashkalon ligjin, Këshilli Kombëtar i Territorit i ka dhënë leje speciale kompanisë 3X Energy, që të ngulë panelet në tokën pjellore.

Trajtimi special për kompaninë, e cila zotërohet nga biznesmeni Agim Xhindoli, një mik i kryeministrit Edi Rama, rikthen edhe një herë debatin e sakrifikimit të tokave produktive bujqësore për fotovoltaikët.

Konflikti me Planin Urbanistik të Bashkisë

Sipas Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Lushnjë, zonat kadastrale ku është projektuar ky investim (nën njësitë strukturore 1/280, 1/34 dhe 1/21) mbajnë kodin e prerë “K. Baze Propozuar Bujqësi”.

Sipas rregullave standarde urbanistike në fuqi në nivel lokal, në këto parcela lejohet ekskluzivisht vetëm aktiviteti bujqësor ose ndërtimet ndihmëse si sera, stane apo magazina për depozitimin e produkteve bujqësore.

Nga ana tjetër, një impiant energjetik i këtyre përmasave klasifikohet plotësisht si infrastrukturë industriale, gjë që e bënte automatikisht të ndaluar dhe të paligjshëm ndërtimin e tij në këtë zonë të Myzeqesë.

“Zgjidhja” përmes Rregullores së Veçantë për mikun e Kryeministrit

Për të kapërcyer këtë nyjë ligjore dhe ngërçin urbanistik të bashkisë që bllokonte projektin e biznesmenit Xhindoli, qeveria ka aplikuar një instrument të posaçëm ligjor, rregulloren e veçantë.

Ky mekanizëm i jep të drejtë autoritetit qendror që, për projekte që vlerësohen me rëndësi kombëtare, të pezullojë përkohësisht rregullat dhe ndalimet e përcaktuara nga vetë bashkia dhe të diktojë kushte të reja zhvillimi të personalizuara për investitorin.

Skenari i zonave të mbrojtura edhe me tokën bujqësore

Gjatë verës së këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në ligjin organik “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. Ky projektligj, i dekretuar menjëherë nga Presidenti Bajram Begaj në gusht 2026, solli një përmbysje të hirearkisë rregullatore:

Pika më e nxehtë e tij ishte kalimi i kompetencave tek qeveria. Përmes ligjit, kuvendi ia delegoi të drejtën e rregullimit dhe autorizimit të depozitimit të energjisë dhe parqeve fotovoltaike/eolike direkt Këshillit të Ministrave.

Opozita përmes deputetit Oerd Bylykbashi e cilësoi këtë si “çelësin që hap portën për shkatërrimin pa kthim të tokës bujqësore”, sepse qeveria tashmë mund të kapërcejë barrierat parlamentare apo planet vendorë të bashkive për investime private.

Ky ndryshim shkaktoi debate të forta madje edhe brenda vetë mazhorancës socialiste. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist Damian Gjiknuri shprehu rezerva të forta për dëmtimin e bonitetit dhe strukturave të betonit, gjë që çoi në përplasje me ministrin e atëhershëm Ulsi Manja dhe largimin e Gjiknurit nga mbledhja.

Gjithashtu, deputeti socialist Erion Braçe doli hapur kundër ligjit, duke u rreshtuar në krah të shqetësimeve të fermerëve për humbjen e tokës së punueshme./Kapital

“Ajo që më bëri bυ rri më dh ëmbi theΙΙë, q aja, nuk duroυa më…”

Një nënë shpë.rthen në Iot pasi fëmijët e saj kanë pasur një çast kapriçosh ndërsa ajo po përpiqej të blinte qumësht për ta.Nga sytë e saj duket qartë se gruaja ndihet e shka.tërruar.

Dhe fjalët e saj, sot, po bëjnë xhiron në mbarë botën, pas një postimi të botuar në rrjetet sociale që të gjithë duhet absolutisht ta lexojnë.

Shikimet, në shumicën e rasteve, mund të dë.mtojnë më shumë se një mijë fjalë. Nëna ka publikuar në Facebook një selfie ndërsa ajo q.an dhe fjalët që vijnë direkt në ze.mër

“Kjo është amësia”, thotë gruaja, duke treguar veten pa filtra dhe pa make-up, me flokë të çrregullt dhe pak të lagur nga shiu dhe shumë lot.Mëmësia nuk është e lehtë. Të qenit një nënë e vetme është edhe më e vë.shtirë.

Ajo thotë se ajo filloi të q.ante kur kasieri i dha faturën dhe ata vazhduan deri në shtëpi.Dhe kjo nisi kur ajo me dy fëmijët e saj, të cilët duken si engjëjt të vegjël, në orën 8 të mëngjesit shkuan në dyqan sepse kishin mbaruar qumështin.

Më i vogli pothuajse gjithmonë ulë.riste: Ai nuk donte të ulej në makinë, ai nuk donte të lidhej, nuk donte ta mbante çantën e blerjes.Ai u ze.mërua, duke hedhur këpucën, portofolin, tre produkte. Dhe ai bër.titi.

Dhe njerëzit shikonin me zem.ërim.Ndërkohë, djali tjetër filloi të demostronte një zem.ërim edhe më të zja.rrtë, sepse ata donin që nëna e tij t’i blinte tullumbace.

Ata kishin vendosur të merrnin një të dy, por kur arritën në arkë, ata nuk mund të pajtoheshin dhe filluan të bër.titnin, duke qarë, duke luf.tuar.

Mamaja e ktheu tullumbacen dhe ata filluan të qanin me zë të lartë. Njerëzit e shihnin atë.Arkëtari e shikoi atë. Të gjithë sytë ishin në të, duke e aku.zuar atë se nuk dinte se si t’i trajtonte fëmijët e saj.Ndërkohë që një burrë i bëri të fundit…

Ai i tha gruas se: “Ajo është shumë e re për të pasur dy fëmijë”.Në këtë moment gruaja nuk pa më, humbi durimin dhe filloi të qante. Ata nuk e njohin atë si nënë.Ata nuk i njohin fëmijët e saj.

Ata nuk e dinë se ajo ishte e martuar, por gjithçka përfundoi për shkak të abu.zimit të tij dhe ata nuk e dinë se të qenit një nënë e vetme është e vës.htirë.

“Unë e di që këto ditë do të kalojnë, lotët do të ndalen, argu.mentet do të pushojnë, fëmijët e mi do të rriten.Dhe kjo do të jetë gjithashtu e vës.htirë.

Pra, nëse sheh një nënë që është në te.lashe, nëse sheh një fëmijë që bën një zem.ërim të shë.mtuar, nëse e sheh se do të shpë.rthejë në lot, ju lutemi tregoni diçka të bukur. Ju lutemi mos e fiksoni me atë shikim”.