Aktori i humorit, Gazmend Paja, ka qenë sot (27 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme.
I njohur edhe si investitor strategjik për një pronë të përfituar, ai është parë mëngjesin e sotëm (27 shkurt), teksa hynte në godinën e institucionit të drejtësisë.
Pas një qëndrimi të shkurtër ai doli dhe iu përgjigj një prej pyetjeve.
“Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?”, e pyetën gazetarët në dalje nga godina. Ai iu përgjigj shkurtimisht në largim e sipër me nota humori:
“Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijn dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.
Nuk dihet ende shkaku i kësaj prezence, por mësohet se aktori ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në SPAK
Mbrëmjen e djeshme, Gjesti ka thyer rregulloren e “Big Brother”, ku ka kaluar murin rrethues të shtëpisë, duke u hedhur në rrethinën e dytë të shtëpisë, e për këtë do të dënohet.
Pas marrjes së Zarfit të Zi, Gjesti ka reaguar duke shpjeguar arsyet e veprimit të tij, ku ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave.
Në një deklaratë të sinqertë, ai shprehu emocionet e tij: “E pata një moment të vështirë. Jam duke mbajtur një ngarkesë të madhe, dy persona brenda, që s’po ma kupton kërkush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh dhe krejt publikut që ndoshta u shqetësua për gjendjen time, po mirë jam. Pata një moment të vështirë!”.
Reagimi i tij ka ngjallur diskutime në rrjet, ku fansat e “Big Brother VIP” kanë shprehur mbështetje, por edhe kritika për veprimin e tij. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë produksioni pas këtij incidenti.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë të enjte në seancën në Kuvend, se një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe pasojat po ndihen edhe në Shqipëri. Ai tha se tashmë administrata Trump po firmos një zinxhir dekretesh, e në këtë situatë edhe Shqipëria nuk mund të mbajë qëndrime që janë në armiqësi me vendet e lira.
“Siç e shihni një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin. Nuk mund ta fshihni se ky tërmet ka pasur reflektimin më të madh pas SHBA-së në Shqipëri, ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në Shtetet e Bashkuara , por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend.
Ju kërkoni ta kaloni në një kohë, kur në atë vend presidenti firmos zinxhirë dekretesh, ju vazhdoni të bëni sikur do mundi ti mbani ato në këmbë. Të mbani në këmbë akte e qëndrime që janë në armiqësi të plotë jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet e lira, ndaj dhe me urgjencë ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtarë, është më mirë të bëhet tani se sa kur ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve, se pastaj do na thoni se po ju persekutojmë”,-tha Berisha.
Aktori i njohur Kosovar, Lulzim Rexha, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (26 shkurt), në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pas kthimit nga Gjermania ku kishte një vit që trajtohej.
Lajmin e trishtë për humbjen e aktorit e ka bërë të ditur miku i tij i ngushtë, Bekim Guri me anë të një postimi të ndjerë në Facebook, teksa shpjegon se kjo sëmundje e rëndë e mundi shokun e tij pas një lufte shumë të gjatë.
“Mbrëmë në orën 21:20 në moshën 41 vjeçare, ne Spitalin e Prishtinës (QKUK), na la Luli. (Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim për 1 vit), nuk mundi t’i mbijetoj vdekjes edhe pse luftoi aq shumë. Erdhe i kalove edhe 30 orët fundit në ajrin e vendit tënd! Të kam pa në shumë situata edhe nuk munda të të lë vetëm edhe në momentin e fundit që shkove në qetësi e në paqe të përjetshme,” shkruan Guri.
Aktori ka pasur një karrierë të bujshme, i përfshirë në shumë filma teatral edhe aktivitete të ndryshme publike. Rexha ka lënë prapa gruan dhe dy fëmijët e tij.
Postimi i plotë:
Mram ne ora 21:20 ne moshen 41 vjeçare, ne Spitalin e Prishtines (QKUK), na la Luli. (Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim per 1 vit), nuk mundi me mujt vdekjen edhe pse luftoi aq shume.
Erdhe i kalove edhe 30 oret fundit ne ajrin e vendit tend!
Te kam pa ne shume situata edhe nuk munda me te lane vetem edhe ne momentin e fundit qe shkove ne qetesi e ne paqe te perjetshme.
Ngushellime nje gruaje heroine( Njomzes) qe nuk e la burrin e saj as nje sekonde vetem deri ne frymen e fundit duke e luftuar nje semundje qe smundet me e mund mjekesia, perveq te madhit ZOT, duke treguar qe me e madhe eshte Dashuria se sa Vdekja.
Ngushellime nanes se Lulit qe u tregua aq e forte duke mos derdhe lot kurre ne prani te Lulit edhe pse ajo e lindi.
Ngushellime 2 djemve te Lulit qe ia sollen buzeqeshjen e fundit babait te tyre disa ore para ikjes ne amshim.
Ngushellime edhe 2 motrave te Lulit edhe pse njera arriti me e ardhe nga Gjermania me pa e tjetra akoma ne rruge e smundi me pa per here te fundit duke ardhur nga Amerika e larget.
Ngushellime gjithe komunitetit artistik, shokeve, familjes se gjere te Lulit, Kaçanikut dhe krejt Kosoves.
Ngushellime edhe krejtve anembane botes qe kontribuan per me mbledhe para per me u sheru Luli ???? dhe Ju falenderojme secilin veç e veç per kontributin e juaj.
Ke me me na mungu shume e perjetesisht. Aq shume e burrerisht e luftove nje smundje te msheft sa na dhe shembull per gjithçka.
Prehu ne Paqe i dashtun, Lul ????
Foto, 2 muaj para marrjes se lajmit per diagnostifikim!
Ngushellime edhe nje mikut tone te perbashket e te veqante qe beri aq shume per Lulin, Adrian Idrizi – it!
Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Demi
Sado që të mundoheni ju dhe planetët sot nuk do arrini dot të mbani ekuilibrin në çdo fushë. Ka rrezik që ju të dashuruarve t’iu kujtohen problemet e së shkuarës dhe atmosfera do nxehet menjëherë. Asnjëri prej jush nuk do i pranojë gabimet dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni sërish vetëm. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar. Sido që të jetë keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin. Për financat do jetë dita e përshtatshme që ju t’i organizoni si duhet të ardhurat. Po nuk u nxituat gjërat do ecin mirë.
Binjakët
Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, mirë është që sot të jeni më të logjikshëm dhe të mendoheni para se të veproni. Keni për ta parë që me shumë pak përpjekje gjithçka do normalizohet. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë, gjatë kësaj ditë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë, më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktojë, pozitive apo negative qofshin ato. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.
Gaforrja
Ditë e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe me fat që e keni në krah. Nuk do mungojnë asnjë çast surprizat, përkëdheljet dhe ledhatimet për të. Nëse jeni beqarë nuk do keni ditën tuaj më me fat dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante. Në planin financiar do keni më shume fat se kurrë ndonjëherë më parë prandaj duhet të përfitoni për të bere disa investime.
Luani
Planetët do ju nxitin të shtoni edhe më shumë pasionin në jetën tuaj, megjithatë ndonjëherë disa gjëra nuk mund të parashikohen. Nëse keni një lidhje do arrini të pajtoheni me partnerin dhe do ndiheni më gati për të filluar një lidhje afatgjatë me të. Do diskutoni më lirisht dhe nuk do druheni për asgjë. Ju beqarët do ndiheni si të bllokuar dhe nga frika zhgënjimeve as nuk do guxoni të tentoni. Në punë përdorni më shumë argumentet e duhura për të justifikuar vendimet që do merrni. Mos u dorëzoni edhe nëse jeni pa mbështetje. Financat do jene më të mira dhe kjo do ju mbushë me optimizëm. Virgjëresha
Mësoni të jeni të duruar gjatë kësaj dite që të dilni më të fituar. Nëse keni një lidhje duhet të bëni të pamundurën që ta afroni edhe më shumë partnerin tuaj pas vetes. Nëse ja dilni do siguroni një të ardhme të shkëlqyer së bashku. Ju beqarët do jeni shumë energjikë dhe të gatshëm për të njohur sa më shumë persona. Në fakt kjo është një mënyrë e mirë për të afruar më të duhurin. Në punë mundet të bëni edhe gabime, por do keni guximin t’i pranoni dhe të merrni masa shpejt. Buxheti më në fund ka për të pasur përmirësimet e menduara.
Peshorja
Sot çdo gjë do ju nevrikosë dhe nuk do jeni aspak në humor. Nëse keni një lidhje Neptuni do ju ndihmojë në çdo moment. Do jeni vërtet shumë xhelozë dhe të pabindur, por pavarësisht fjalëve që do thoni gjatë ditës, në mbrëmje do pendoheni dhe do kërkoni falje. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do merrni ftesa të njëpasnjëshme. Mos u tregoni mendjemëdhenj, por filloni të mendoni seriozisht se çfarë zgjedhjeje do bëni. Në punë do i bëni gjërat me nerv dhe inat prandaj nuk keni për të arritur shumë lart. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni të keni vetëm humbje. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse keni për të rrezikuar.
Akrepi
Sot do jeni më entuziastë dhe më të logjikshëm prandaj gjërat do ju ecin edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund t’i zgjidhni edhe disa probleme të hershme dhe do mendoni pozitivisht. Partneri do kujdeset jashtëzakonisht për t’iu bërë të ndiheni si mbi re. Ju beqarët duhet të dëgjoni intuitën sepse ajo do ju çojë në rrugën e duhur. Mund të merrni mesazhe të ngrohta dashurie. Në punë do jeni ambiciozë dhe shumë të përqendruar në objektivat tuaja. Asnjë sfidë nuk do ju trembë. Në planin financiar mos u sforconi shumë, por nëse ju duhet ndihmë kërkoni mbështetje.
Shigjetari
Ditë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do gjendeni edhe në vështirësi të mëdha. Ju të dashuruarit do e keni vërtet të vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse disa persona simpatikë dhe të qeshur do iu joshin në çdo moment. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Jo gjithmonë personat janë ashtu si duken. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar nuk keni për të pasur probleme. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do arrini të bëni edhe disa investime më tepër se zakonisht.
Bricjapi
Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.
Ujori
Ditë interesante do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do arrini të njihni një tjetër anë të karakterit të partnerit tuaj, e cila do ju pëlqejë tej mase. Zemra do ju ndihet edhe më e plotësuar. Ju beqarët ka mundësi të jeni të turpshëm dhe nuk do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje. Në planin financiar do keni probleme akoma më serioze nëse nuk ndiqni këshillat që do iu japin familjarët dhe miqtë e ngushtë.
Peshqit
Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë. Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuriçka platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Financat do jenë në përmirësim e sipër.
Mbrëmjen e sotme, produksioni i “Big Brother VIP” ka dërguar një Zarf të Zi për banorët, duke njoftuar për incidentin e ndodhur me Gjestin. Sipas njoftimit, ai ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit dhe është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, një zonë e monitoruar 24 orë nga kamerat dhe stafi i sigurisë.
Vëllai i Madh ka reaguar menjëherë, duke e rikthyer Gjestin brenda shtëpisë pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Ndërkohë, banorët dhe publiku do të mësojnë detajet dhe vendimin përfundimtar të produksionit gjatë spektaklit live të së shtunës.
“Banorë! Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, që është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë! Të shtunën në live do të njoftohet për detajet dhe vendimin e marrë!”
Pas marrjes së Zarfit të Zi, Gjesti ka reaguar duke shpjeguar arsyet e veprimit të tij dhe duke kërkuar falje për shkeljen e rregullave. Në një deklaratë të sinqertë, ai shprehu emocionet e tij:
“E pata një moment të vështirë. Jam duke mbajtur një ngarkesë të madhe, dy persona brenda, që s’po ma kupton kërkush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh dhe krejt publikut që ndoshta u shqetësua për gjendjen time, po mirë jam. Pata një moment të vështirë!”
Reagimi i tij ka ngjallur diskutime në rrjet, ku fansat e “Big Brother VIP” kanë shprehur mbështetje, por edhe kritika për veprimin e tij. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Vëllai i Madh pas këtij incidenti.
Kanë dalë pamje të reja nga ngjarja që ka ndodhur sot në Bielefeld të Gjermanisë, ku edhe po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Në këtë video të publikuar në “X” shihet kur një prej personave të plagosur rrëzohet në mes të rrugës, ndërkohë më pas i njejti merret nga ndihma e shpejtë.
Siç ka raportuar WELT, bëhet fjalë për tre persona të plagosur në Bielefeld e që dyshohet se janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 25% ndaj Bashkimit Evropian, duke pretenduar se blloku prej 27 vendesh është “formuar për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.
Duke folur në takimin e tij të parë të kabinetit të mërkurën, presidenti i SHBA tha se së shpejti do të publikojë detajet e kërcënimit të fundit tarifor. “Ne kemi marrë një vendim dhe do ta shpallim shumë shpejt. Do të jetë 25%,” tha ai.
BE-ja është partneri i tretë më i madh tregtar i SHBA-së krahas Kinës. Trump ka thënë se do të vendosë tarifa 25% ndaj dy partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, javën e ardhshme.
Trump nuk dha detaje të mëtejshme, por përmendi prodhuesit e makinave dhe tha se taksat do të aplikoheshin “në përgjithësi”. “Dhe kjo do të jetë te makinat dhe të gjitha gjërat e tjera,” tha ai.
Trump ka bërë një sërë njoftimesh për vendosjen e tarifave ndaj partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, por e ka shtyrë vazhdimisht vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë dhe Meksikës.
Në fillim të kësaj jave, Trump mbrojti kërcënimet e tij tarifore dhe tha se makinat e huaja, barnat dhe çipat gjysmëpërçues do të tarifoheshin brenda javësh.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u takua me Trump në Uashington këtë javë dhe u duk i sigurt se ai e kishte nxjerrë Trumpin nga një mosmarrëveshje tregtare me BE-në dhe për t’u përqëndruar në vend të kësaj në marrëdhëniet e tij me Kinën.
Sipas Bloomberg, tarifat e Trump mund të arrijnë deri në 29.3 miliardë dollarë (28 miliardë euro) të eksporteve të bllokut. BE-ja është zotuar të hakmerret menjëherë nëse SHBA vendos tarifa ndaj eksporteve të vendeve anëtare. “BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e tarifave mbi eksportet e saj. Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punëtorëve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara,” tha organi ekzekutiv i bllokut më parë këtë muaj.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se BE-ja duhet të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur “luftërat tarifore krejtësisht të panevojshme”.
Shumë ekonomistë dhe madje edhe botime konservatore, duke përfshirë Wall Street Journal, kanë paralajmëruar se planet e Trump rrezikojnë të dëmtojnë ekonominë amerikane. Të mërkurën, Trump shkoi në Truth Social, platforma e tij e mediave sociale, për të sulmuar një editorial të Gazetës që argumentonte se tarifat e tij ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të jepnin rezultat, duke dëmtuar ekonominë amerikane.
Duke e quajtur argumentin “shumë të gabuar”, Trump shkroi: “Tarifat do të çojnë sasi masive të prodhimit të makinave në MICHIGAN, një shtet të cilin unë thjesht e shoh lehtë në zgjedhjet presidenciale,” shkroi ai.
Departamenti i Eficencës së Qeverisë në SHBA, i drejtuar nga miliarder Elon Musk, ka zhvilluar një seancë dëgjimore për atë që ata e cilësojnë si shpërdorimi i parave të USAID nëpër botë për të ndikuar interesat amerikane.
Gjatë seancës që zgjati më shumë se dy orë u përmend edhe Shqipëria.
“Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë bashkëpunuar gjithashtu në mbështetjen e ‘East West Management Institute’ (Instituti Lindje Perëndim), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID në vitin e fundit të plotë fiskal që përfundon më 30 shtator. Instituti nisi ndryshimet gjyqësore në Shqipëri, që kritikët pretendojnë se rezultuan në persekutimin e liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, duke i mbyllur gojën kundërshtarit të kryeministrit socialist të vendit”, tha gjatë dëshmisë gazetari Tyler O’Neil i ‘The Daily Signal’.
Në Institutin Lindje Perëndim drejtoreshë e programit të Shoqërisë Civile është Delina Fico. Ajo është akuzuar ditë më parë edhe nga Sali Berisha për përvetësim të fondeve të USAID për të ndikuar reformën në sistemin e drejtësisë dhe për të goditur opozitën.
Në vijim të këtij raportimi, një përfaqësues e DOGE në këtë komitet, shtron pyetjen: “Pse USAID është i përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri, që rezultuan në burgosjen e liderit të opozitës në Shqipëri?”
Administrata e re e Donald Trump ka bllokuar fondet e USAID dhe po kryen një verifikim të të gjitha programeve, ku nga raportimet e deritanishme janë konstatuar shpërdorime të shumta të parave të taksapaguesve amerikanë.