Yuri Kim ngarkohet nga Marco Rubio me përpilimin e përjashtimeve për ndihmën ndaj Ukrainës

Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit po hartojnë një listë të re përjashtimesh nga ngrirja e ndihmës së huaj për Ukrainën, e cila mund t’i mundësojë vendit akses në fonde ekonomike dhe të sigurisë të pezulluara aktualisht.

Nëse miratohen, këto përjashtime do të shtrihen përtej ndihmës emergjente të lejuar deri tani nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Ende nuk është e qartë nëse përjashtimet do të përfshijnë financimin ushtarak, megjithëse Kongresi ka ndarë mbi 4 miliardë dollarë për ushtrinë ukrainase.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve është përdorur për armë dhe pajisje, por disa kontrata janë afatgjata, duke e vështirësuar përcaktimin e saktë të shumave të shpenzuara.

Nga ana praktike, ekziston pasiguri nëse ndihma shtesë do të arrijë në Kiev edhe nëse përjashtimet miratohen, për shkak të pengesave në disbursim.

Departamenti i Shtetit nuk ka konfirmuar ende nëse janë dhënë përjashtime të reja, por Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike, është ngarkuar me përpilimin e një liste të programeve të zyrës së departamenteve në lidhje me Ukrainën, si pjesë e përpjekjes për të zgjeruar përjashtimet, raportoi përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, raporton Politico.

Politikisht, këto përpjekje pasqyrojnë ndarjet brenda ekipit të Trump për politikën ndaj Ukrainës. Trump ka pasur përplasje verbale me Zelenskyy dhe ka kundërshtuar përpjekjet e Ukrainës në OKB për të dënuar agresionin rus.

Megjithatë, disa ndihmës të tij, si Keith Kellogg dhe Rubio, kanë qenë më kritikë ndaj Rusisë.

Në terren, ngrirja e ndihmës ka dëmtuar shumë programe humanitare, përfshirë ato për mbështetjen e refugjatëve ukrainas.

Gjatë një vizite në Ukrainë dhe Poloni, senatorja Jeanne Shaheen dëshmoi pasojat e kësaj krize, duke përmendur një organizatë në Poloni që ofronte kujdes për shëndetin mendor për refugjatët, por që është detyruar të ndalojë trajtimin e pacientëve për shkak të mungesës së fondeve.

Zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë konfirmuar se procesi për përjashtimet po anashkalon zyrën e ndihmës së jashtme, e drejtuar nga Pete Marocco, një aleat i Trump dhe skeptik ndaj ndihmës së huaj.

Ndërkohë, organizatat ndërkombëtare dhe grupet e ndihmës nuk kanë mundur të marrin qasje në fondet e tyre ose të kontaktojnë USAID për lehtësime.

Departamenti i Shtetit kërkon që çdo program të justifikojë individualisht përfitimin nga përjashtimet, por edhe kur ato miratohen, sistemet e pagesave mbeten të bllokuara, duke e penguar ndihmën të arrijë tek përfituesit.

Shaheen ka kërkuar që Rubio të përshpejtojë miratimin e përjashtimeve për Ukrainën, duke theksuar se vonesat “minojnë interesin kombëtar të SHBA-së” dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e ukrainasve që përballen me pasojat e luftës.

I shpëtoi atentatit, ish-prokurori Ndoj bëhet pjesë e primareve të PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emra të rinj për të hyrë në garën e primareve që do të zhvillohen më 1 mars.

Në primaret e Durrësit do të garojë edhe ish-prokurori Arjan Ndoj, i cili i ka shpëtuar një atentati në 2019, kur udhëtonte në makinë me Landi Muharremin dhe Andi Malokun, që humbi jetën në atë sulm.

Po ashtu, gjenerali Xhemal Gjunkshi ka vendosur të braktisë partinë e Bashës dhe të kandidojë në primaret e Dibrës, duke deklaruar se ka marrë vendim që të kthehet në partinë e tij.

Primaret pritet të mbahen më 1 mars, dhe lista e kandidaturave është zgjeruar, duke përfshirë rreth 20 emra të rinj përveç rreth 290 të miratuar më parë.

(Balkanweb)

Pas rastit McGonigal, një tjetër skandal me drejtësinë shqiptare denoncohet në SHBA, Shkullaku: Berisha, Meta dhe …

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar denoncimin e bërë ditën e sotme Kongresin Amerikan, gjatë punimeve të Komisionin për hetimin e efikasitetit të qeverisjes dhe përdorjes së parave të taksëpaguesve amerikanë.

Më tej Shkullaku deklaroi se sot u certifikua denoncimi disa vjeçar se si, paratë e SHBA-së ngritën një drejtësi e cila po përdorej politikisht për të goditur kundërshtarët që ti lihej terren Edi Ramës.

‘Denoncimi i sotëm në Kongresin Amerikan se, paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për të goditur liderin e opozitës Sali Berisha, certifikon ose i vë vulën të gjitha përpjekjeve disa vjeçare për të treguar se këtu nuk kishim të bënim për reformë në drejtësi, por kishim të bënim me Ramaformë, i cili i përdori si deshi, që nga organet e vetingut, e institucione të tjera, KLGJ e KLP, të cilët kontrolloheshin nga njerëz pranë mazhorancës, eksponentë të PS-së dhe në fund ne e pamë si u katandis reforma në drejtësi.

Sali Berisha në arrest, Ilir Meta në arrest, Ervin Salianji në burg, Fatmir Mediu në proces e kështu me radhë.

Sot jemi përballë faktit se, është vërtetuar se këto para të ardhura nga Amerika janë përdorur për interesa të qarta, për të luftuar kundërshtarët politikë në Shqipëri, njësoj si rasti McGonigal, ku u përdor një zyrtarë i lartë i FBI-së, me para dhe informacione nga zyra e kryeministrit shqiptar për të goditur po prap opozitën shqiptare’, tha gazetari Armand Shkullaku.

Dëshmia në Kongresin Amerikan, O’Niel: Soros dhe USAID nisën ndryshimet në gjyqësor në Shqipëri, që çuan në ndjekjen penale të Sali Berishës

Hetimi ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përmendur në Komisionin për mirëqeverisjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë dëshmisë së tij, gazetari investigativ Tyler O’Neil ka deklaruar se paratë e USAID dhe fondacionit të George Soros, kanë mbështetur ndryshimet në drejtësi, në Shqipëri.

Por, sipas tij, këto ndryshime çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

“Fondacioni Open Society dhe USAID gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbështetjen e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (East West Management Institute), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal që përfundoi më 30 shtator. Ky institut inicioi ndryshime në gjyqësor në Shqipëri, të cilat kritikët pretendojnë se çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, duke heshtur kundërshtarin e kryeministrit socialist të vendit,” – tha ai në Kongres.

Gazetari Tyler O’Neil

Në seancën e titulluar “Amerika e fundit, u raportua se si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën, ku u përmendën abuzime të pretenduara me fondet e taksapaguesve amerikanë.

Gjesti u hodh nga muri i BBV! Reagojnë të tronditur familjarët e tij: U hodh nga Egli, nuk duroi që…(Foto)

Një postim i rishpërndarë në faqen zyrtare të Gjestit në Instagram ka ndezur spekulime mbi largimin e tij të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Fituesi i Big Brother Albania 6, Anaidi, publikoi një mesazh ku kërkoi “një urdhër mbrojtjeje për Gjestin”, duke thënë se ai “u hodh sepse nuk duronte më Eglin” dhe se “nuk e bëri për lojë.”

Ky postim u shpërnda më pas nga familjarët e Gjestit në InstaStory, duke shtuar dyshimet mbi arsyet e tij.

Në kushte normale, një veprim i tillë do të sillte përjashtim, por produksioni ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar.

Gjesti është parë duke u larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania duke kaluar murin, por produksioni ndërhyri menjëherë dhe e riktheu në lojë.

Pas rikthimit, ai i është rrëfyer Eglit për momentin e tij të vështirë.

“M’u ngushtua zemra. Më kapi me bo diçka. Më erdhi me dalë…”, tregon Gjesti, ndërsa produksioni hoqi sërish kamerat.

Situata ka ndezur debat mes ndjekësve, të cilët presin një reagim nga produksioni.

Një situatë e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në rrjete sociale po qarkullon video të cilat tregojnë nga dëshmitë e vetë banorëve brenda BBV se Gjesti ka kapërcyer murin në oborrin e BBV dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.

Në rrjete sociale po qarkullon video të cilat tregojnë nga dëshmitë e vetë banorëve brenda BBV se Gjesti ka kapërcyer murin në oborrin e BBV dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.

Por kjo mesa duket duhet të mbahet e fshehtë. Sjellja e produksionit duke fikur mikrofonat e banorëve e duke iu mbytur zërat me muzikë ka shokuar rrjetin.

Po ashtu, banorëve duket se u është kërkuar që të mos e komentojnë këtë situatë.

“O Tiri, Tiri, ee”, i kërkon Laerti me shenja Tirit të mos flasë.

“Ca nuk duhet me e diskutu? Do e diskutoj gjithë natën e gjithë ditën, pse do me thone kujdes mikrofonin, nuk dua, tallesh ti, është hedhur një banor”,- ja ktheu Tiri.

Në këtë moment produksioni vendos reklamat e Top Albania Radio dhe shihet fytyra e Danjës që qesh dhe kafshon buzën e poshtme.

Po ashtu më pas, është vendosur muzikë në shtëpi dhe banorët të detyruar kanë nisur të kërcejnë për të mos lënë qetësi në shtëpi dhe të vihet re mungesa e Gjestit.

Themi të detyruar nga reagimet që janë parë në disa video të banorëve, ku thonë se kjo situatë nuk duhet komentuar.

Por komentuesit dhe ndjekësit e vëmendshëm që nuk u ka shpëtuar kjo gjë, kanë vërshuar në komente në faqen e Instagram të Big Brother, duke theksuar se kjo është fshehje e situatës, e turpshme dhe se e gjitha sipas tyre ka ndodhur pas futjes së Jozit dhe G Banit në BBV.

KOMENTET:

ju doli Gjesti nga muri hahahahhahaha

Presim perjashtimin, sic eshte bere ne cdo big brother ne bote kur ka ndodhur e njejta situate kur nje banore ka dashur te dilte duke kapercyer murin. Se nuk dilte dot nga dera ky viktima, donte ta bente drame te madhe, si gjithmone!

GJESTI kaperceu murin donte te ikte o produksioni QE e mbani djalin me zorr e cmendet bashk me ate psikopaten qe iu be ferr cunit

Mos e mbani peng Gjestin o produksion i ndyrë.. lëreni djalin të dal se shumë padrejtësi po i bëni, ja sollët dhunuesit aty, ja plasët shpirtin Gjestin

Cojeni kameren tek gjesti dhe egli se na shpifet me 2 stacionet e bigut tek banoret qe vazhdojn lojrat e juaja

PA GJESTIN KENI DESHTU TU I RIKTHY DHUNUSAT E OFENDUST NE SHTEPI

Ore po ky pse nuk cohet ne mes te prime dhe te thot dua te dal tani.. aty skan nga ja mbajn se jan live…keto tani jan filma 2-lekshe..

hahahaha masi jau dridhi Gjestii atmosfer festive se u tut qe po ju shkon Bigu per lesh

Sikur se dijm pse ndodhi kjo atmosfer per ta mbulu ikjen e Gjestit, nuk ham bar o produksioni lerni djalin te lir boll perfitut ne shpin te tin

Po talleni besoj?!!!! Smund ta keni seriozisht! E paprecedent dhe fake sikur dhe kjo “atmosfera” qe thoni.

G Bani i “qepet” pas Danjës: Je yll, ke shumë klas! Të kam bërë tatuazh, do të mbaj … (Video)

G Bani është rikthyer në shtëpinë e “Vëllait të Madh” me qëllime dhe synime të qarta.

Përpos faktit që do të vijojë të shkaktojë sherre me banorët, ai ka vendosur që t’i shprehë pëlqimin e tij Danjës dhe t’i mbushë mendjen kësaj të fundit se ndjenjat e tij ndaj saj janë të vërteta dhe jo si pëlqimi ndaj Valbonës i cili sipas reperit ishte në “kuadër të lojës”.

Në një moment, G Bani i është drejtuar Danjës me fjalë të bukura duke i thënë se do ta mbajë mend gjithë jetën. Por, kjo e fundit pesimiste ndaj ndjenjave të reperit ia ka përmendur Valbonën me të cilën vepronte po njësoj.

“Jo asnjëherë”, iu përgjigj G Bani i cili më pas vazhdoi duke e ndjekur nga mbrapa banoren dhe po shkonte kudo ku ajo shkonte nëpër shtëpi.

Pjesë nga biseda:

G Bani: Je shumë e bukur, je shumë e mirë, ke shumë klas je shumë yll. Do të të mbaj mend gjithë jetën!

Danja: Mjafton mos të më thuash legene dhe eksperte e virgjërisë.

G Bani: Po as ti mos më thuaj më shtazë. As ti mos më thuaj më bën mua si i virgjër, jo për gjë po nuk jam. Do më japësh pak nga parfumi jot.

Danja: Jo nuk ta jap.

G Bani: Po ma jep, do të ta blej.

Danja: Kështu ke bërë edhe me Valbonën

G Bani: Jo asnjëherë!

SHIKO VIDEON

SHIKO VIDEON

Egli e pyet troç: Vetëm nëse b. ëjmë s..s do e kuptosh se më do? Ja si i përgjigjet Gjesti!

Egli dhe Gjesti kanë vazhduar sërish diskutimet nëse mes tyre mund të lindë diçka dhe nëse jo, pse.

Ka qenë Egli ajo e cila e ka ngacmuar Gjestin duke e pyetur se nëse lidhjen Gjesti e bazon vetëm tek marrëdhënia intime.

Pjesë nga biseda:

Egli i është drejtuar Gjestit duke e pyetur: Vetëm pasi bën seks e kupton ti sa e do një person?

Gjesti: Ka raste që prej seksit ka nisur gjithçka. Është ndjenja më e madhe.

Egli: Ndjesinë a e ke pasur?

Gjesti: S’ka lidhje. Nuk është gjithçka seksi por është shumë kryesore.

Amber: Ti kur do dikë je ndryshe.

Gjesti: Po, jam komplet ndryshe.

Amber: Nuk do shumë filozofira ti.

Gjesti: Jo nuk i dua, nuk më pëlqen teatri.

Egli: Nuk jemi për njëri tjetrin, e kuptova edhe unë dhe më mirë vonë se kurrë.

Rrëzohet avioni i Forcave të Armatosura, hυmbin jetën 20 ρer sona!

Më shumë se 20 persona humbën jetën kur një avion i forcave të armatosura u rrëzua në një zonë banimi pranë bazës Wadi Saidna në Sudan, një nga instalimet më të mëdha të ushtrisë në Omdurman, në rajonin më të madh Khartoum, sipas burimeve ushtarake dhe mjekësore, të cilat sqaruan se viktimat ishin personel ushtarak dhe civilë.

Burime për Reuters thanë se aksidenti ajror ka ndodhur për shkak të problemeve teknike.

Ndër viktimat e rrëzimit ishte gjeneralmajor Bahr Ahmed, një oficer i lartë i ushtrisë, ish-komandant i forcave në të gjithë kryeqytetin.

Adriana Kalaja: Dokumentet hiqen me kamion nga Bashkia, Veliaj është i rrezikshëm për manipulimin e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, teksa kamioni i mirëmbjatjes së objekteve publike, ka marrë qindra dosje nga ky intitucion vendor, me qëllim asgjësimin e tyre.

Kështu u shpreh kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e cila ka ndjekur nga afër ngarkimin e dokumenteve, që sipas saj janë tendera të firmosura nga Bashkia e Tiranës, për të cilat thotë se ka njoftuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e dosjes së Erion Veliajt.

E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, avokatja tha se ata Ata kutiat duhet të ishin të vulosura me numër rendor, kush na siguron ne që gjatë rrugës meqenëse aty kishte tre punonjës brenda nuk janë hequr dokumenta të ndryshme, duke u zëvendësuar me të tjera.

“Çfarë punë ka makina e mirëmbajtjes me bashkinë e Tiranës, në aspektin e transferimit të dosjeve dhe aqmë shumë nëse ata do ishin në punën e tyre do bënin diçka ligjore, pra mund të dilnin e të informonin gazetarët që ishin jashtë lidhur me këtë transferim”,– tha Kalaja.

Adriana Kalaja: “Ka një ligj për administrimit e dokumentave, ka dhe një ligj tjetër për arkivat dhe janë të përcaktuara modalitetet se si dalin jashtë një funksioni për të ju drejtuar arkivës apo një institucioni tjetër dokumentat.

Ata kutiat duhet të ishin të vulosura me numër rendor, kush na siguron ne që gjatë rrugës meqenëse aty kishte tre punonjës brenda nuk janë hequr dokumenta të ndryshme duke u zëvendësuar me të tjera.

Kjo është sot edhe dje, por sot sidomos në dorë të prokurorëve të çështjes duke filluar që nga Olsi Dado dhe Altin Dumani që e kanë çështjen aktuale për të cilën Velaij është pas hekurave dhe konfirmon edhe një herë se sa e nevojshme ka qenë masa e arrestit.

Çdo ditë që kalon Veliaj i kërkon prokurorëve që të kalojë në sistemin 41Biss, sepse ju e shikoni vetë se sa i rrezikshëm është për fshehje dhe manipulimin apo zhdukjen e provave apo intimidimin e provave.

Këto pamje duhet t’i administojë organi i akuzës SPAK dhe këto pamje vërtetojnë qartazi që aty nuk kemi të bëjmë me një transferim nga poshtë, por me fshehje provash dhe kush fshihet pas kësaj?
Punëtorët e ngarkim-shkarkimit? Jo, sepse ata punëtorë janë. Çfarë punë ka makina e mirëmbajtjes me bashkinë e Tiranës, në aspektin e transferimit të dosjeve dhe aqmë shumë nëse ata do ishin në punën e tyre do bënin diçka ligjore, pra mund të dilnin e të informonin gazetarët që ishin jashtë lidhur me këtë transferim”.