Dëshmia në seancën e Departamentit të Elon Musk: Me paratë e USAID dhe Soros u financua reforma në drejtësi në Shqipëri që goditi Berishën

Departamenti i Eficencës së Qeverisë në SHBA, i drejtuar nga miliarder Elon Musk, ka zhvilluar një seancë dëgjimore për atë që ata e cilësojnë si shpërdorimi i parave të USAID nëpër botë për të ndikuar interesat amerikane.

Gjatë seancës që zgjati më shumë se dy orë u përmend edhe Shqipëria.

“Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë bashkëpunuar gjithashtu në mbështetjen e ‘East West Management Institute’ (Instituti Lindje Perëndim), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID në vitin e fundit të plotë fiskal që përfundon më 30 shtator. Instituti nisi ndryshimet gjyqësore në Shqipëri, që kritikët pretendojnë se rezultuan në persekutimin e liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, duke i mbyllur gojën kundërshtarit të kryeministrit socialist të vendit”, tha gjatë dëshmisë gazetari Tyler O’Neil i ‘The Daily Signal’.

Në Institutin Lindje Perëndim drejtoreshë e programit të Shoqërisë Civile është Delina Fico. Ajo është akuzuar ditë më parë edhe nga Sali Berisha për përvetësim të fondeve të USAID për të ndikuar reformën në sistemin e drejtësisë dhe për të goditur opozitën.

Në vijim të këtij raportimi, një përfaqësues e DOGE në këtë komitet, shtron pyetjen: “Pse USAID është i përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri, që rezultuan në burgosjen e liderit të opozitës në Shqipëri?”

Administrata e re e Donald Trump ka bllokuar fondet e USAID dhe po kryen një verifikim të të gjitha programeve, ku nga raportimet e deritanishme janë konstatuar shpërdorime të shumta të parave të taksapaguesve amerikanë.