Situata e trazuar dhe e paparashikueshme që po ndodh në Tiranë me shumë të rinj e të reja që po përdorin dhunë pranë institucioneve të ndryshme, ka nxitur një urdhër të brendshëm të dalë nga drejtues të shkollave shtetërore, mesazh duket nën kërkesën e drejtorive arsimore dhe ministrisë së Arsimit.
Mësuesit kanë kontaktuar sot me prindërit e nxënësve duke u sugjeruar që për të qenë të qetë të marrin më herët fëmijët e tyre nga shkollat para orarit normal.
Apeli i drejtorive shkollore vjen siç shprehen ata, për shkak të situatës së rënduar në rrugët pranë shkollave të caktuara.