“Marsi dhe prilli sjellin goditje të..”,Karamuça paralajmëron: Arrestime të reja nga SPAK, emra të rëndësishëm në rrezik

Eksperti Ervin Karamuça i ftuar në një studio televizive u shpreh se SPAK do të bëj arrestime të tjera muajt e ardhshëm.

Gjatë intervistës së tij, ai u shpreh se funksionarë të lartë jo politikë do të kenë së shpejti masa nga SPAK. Sipas tij, SPAK po ndikon në zgjedhje dhe politikisht.

“Ne kemi pasur dilema dhe në SHBA ku gjatë fushatës pati akuza, këto dilema na i ka shuar Dumani që ka thënë se ne nuk selektojmë as kohën as subjektet.

Priten shumë shpejt funksionarë të lartë jo politikë që do të kenë masa nga SPAK. Funksionarë të administratës. Edhe aty krijon vakum të madh. Është me emra konkretë edhe për nivele të larta politike sepse janë dosje drejt fundit. Janë fraksione të dosjes që kanë nxjerë këto emra ose emra të rinj.

Do të ketë zhvillime gjatë mars- prillit. Zgjedhjet do të shkojnë në zgrib sepse këta janë pjesë e zgjedhjeve. SPAK me këto veprime po ndikon në zgjedhje dhe politikisht.”

Çfarë ndodhi? Situat e rëndë në BBVA! Banorja shρërthen në të q ara dhe υΙërima, kalon at*k ρ anik, banorët aΙarmohen nga gjendja e saj

Bëhet fjalë për Livian e cila ka pasur disa përplasje të forta me Rozana Radin dhe në mes është futur dhe banori më i ri i asaj shtëpie, Vserlo.

Ish konkurrentja e “Përputhen” është ndjerë në gjendje të keqe shëndetësore, ku ka pësuar një atak paniku të rëndë.

Ai e ka ndjekur nga pas duke i thënë të mos e degjeneroi veten me situata të tilla.

Livia i ka kërkuar të mos e ndiqte nga mbas, pasi nuk po e përballonte dot gjendjen e krijuar dhe ka kërkuar të futet në dhomën e rrëfimit për t’u qetësuar.

Pjesë nga biseda:

Vserlo:O Livia pse po degjenrohesh?!

Livia: Kam një atak paniku, mu hiq sysh.

“Më shkruajnë shumë goca të bukura dhe unë ua kthej…”, Jozi nuk mbahet më, ka shumë ‘kërkesa’ pas daljes nga BBVA

Ditën e sotme, Jozi, ish-banori i “Big Brother Vip Albania 4” ishte i ftuar sot në “Wake Up”.

Ai foli për eksperiencën dhe për marrëdhënien me Lorin, por po ashtu tha se ka marrë shumë mesazhe edhe nga vajzat jashtë.

Pyetje– A i shkruajnë vajzat Jozit dhe si reagon ai?

Jozi– Kam pafund mesazhe. Ka mjaft goca të mira që shkruajnë pafund mesazhe të bukura. Patjetër që iu kthej mesazh. Por nuk është se s’jam mësuar kam shumë vite që e kam këtë.

Aksidenti hekurudhor tragjik me 57 viktima në Tempi! Protesta në qindra zona të Greqisë dhe në mbarë botën

Më 28 shkurt 2025, shënohet dyvjetori i aksidentit tragjik në Temp, ku 57 persona humbën jetën. Ky përvjetor do të shënohet me mitingje dhe protesta në 233 vendbanime në Greqi dhe në mbarë botën.

Shoqata e Familjarëve të Viktimave Tempi ka shpërndarë një hartë interaktive ku shtohen vazhdimisht qytetet që do të organizojnë aktivitete, me qëllim shprehjen e kërkesës për drejtësi dhe transparencë mbi ngjarjen.

Ky mobilizim ka tejkaluar çdo pritshmëri, duke përfshirë pjesëmarrës nga vende si Qipro, Toronto, Kreta dhe Islanda. Pjesëmarrësit do të dalin në rrugë dhe sheshe për të kërkuar sqarim të plotë të rrethanave të aksidentit.

Shoqata e të afërmve falënderon për mbështetjen dhe thotë: “Ejani të bashkojmë forcat në luftën për drejtësi.” Po ashtu, dhjetëra federata dhe konfederata të punëtorëve kanë njoftuar mbështetje për protestën e përgjithshme./Zougla/

“Është shkarkuar dhe është nën hetim”, avokati-shqiptaro amerikan mohon zërat: E pavërtetë! Yuri Kim vijon detyrën në DASH

Avokati shqiptaro-amerikan Peter Lumaj ka hedhur poshtë zërat se ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është pushuar nga puna në Departamentin amerikan të Shtetit dhe se është nën hetim.

Lajmi u përhap në disa media dhe në rrjetet sociale në Shqipëri, por sipas deklaratës që Lumaj bëri në emisionin “Breaking” në Top News, Yuri Kim vijon të jetë në detyrë dhe nuk është nën hetim.

Ai tha se këto pretendime kanë dalë vetëm nga dy burime shqiptare ndërsa në SHBA as që nuk flitet për diçka të tillë. Sipas Lumajt, tashmë në DASH po diskutohet nëse Kim do të qëndrojë apo të do largohet nga posti që ka mbajtur.

“Janë vetëm dy burime që nuk janë zyrtare që tregojnë që Yuri Kim mund të jetë nën hetim në SHBA. Kjo nuk është e vërtetë. Të dy burimet janë shqiptare. Nëse kontakton Departamentin e Shtetit, ta japin informacionin si gazetar menjëherë. Nuk ekziston hetim i fshehtë.

Yuri Kim vazhdon të jetë në pozicionin që ka dhe po diskutohet nëse do të vazhdojë të jetë në këtë pozicion. Është në seksionin për Azinë dhe Europën. Nuk ekziston hetim dhe këto janë deklarata të bëra në rrjetet sociale”, u shpreh avokat Lumaj.

Kallëzohet në SPAK “petalja më e bukur socialiste”: Si votoi Dasho Veizaj në Himarë, kur është nga Lushnja?

Pak javë më parë mori vëmendje të madhe nga Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor të Partisë Socialiste kur e quajti veten dhe të rinjtë e PS-së si petalet më të bukura të trëndafilit socialist.

Por tani, Dasho Veizaj duhet të përballet me prokurorët e SPAK-ut teksa është kallëzur në Prokurorinë e Posaccme me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ai deklaroi publikisht se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, ndërkohë që sikurse provohet nga lista e zgjedhësve, por edhe një foto e publikuar në rrjetet sociale, rezulton se ka votuar në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Himarës vitin e kaluar.

Ish-kandidati i opozitës në këto zgjedhje, Petro Gjikuria, i ka kërkuar SPAK-ut që krahas kallëzimit që ka bërë për lëvizjen e votuesve në favor të rivalit të tij, Vangjel Tavo, të hetohet edhe ky rast.

“Sa kohë që shtetasi Dasho Veizaj, publikisht deklaron se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, ka dyshime të arsyeshme se transferimi prej tij i gjendjes civile në bashkinë Himarë është kryer në shkelje të ligjit nr. 10129/2009 duke përdorur dokumentacion të falsifikuar për të provuar vendbanimin apo qëndrimin e tij në Bashkinë Himarë, me qëllim mbështetjen e një subjekti të caktuar zgjedhor, konkretisht kandidatit të Partisë Socialiste, “petal” i së cilës është edhe ai”, shkruan ndër të tjera Gjikuria.

Akuzat e Berishës, reagon bashkëshortja e Bledi Çuçit: Prej 2010 kam marrë zero fonde nga USAID! Shihemi në gjyq

Pas akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha ndaj bashkëshortes së Bledi Çuçit, Delina Fico, ka reaguar kjo e fundit.

Berisha e akuzoi Ficon se ka marrë 10 milionë dollarë fonde nga USAID, teksa i bëri thirrje FBI-së amerikane ta hetojë atë për shpërdorim të parave të taksapaguesve amerikanë.

Por Fico thotë se ajo nuk ka përfituar asnjë fond prej vitit 2010, dhe se deklarimet e të ardhurave i bën rregullisht në ILDKPKI. Ajo shton se një fond prej 10 milionë dollarësh nga USAID e ka marrë organizata me bazë në Nju Jork “EËMI” ku ajo mban postin e Drejtores për Programet e Shoqërisë Civile.

Reagimin e Ficos e ka shpërndarë edhe bashkëshorti i saj Bledi Çuçi, i cili shkruan: “Për transparencën e akuzave që dalin nga puseta e Saliut.”

Reagimi i plotë:

Ky sqarim është për dashamirësit dhe për ata që duan të mësojnë fakte e ta formojnë mendimin mbi bazën e tyre. Kurse ata që ngrihen në mëngjes me etjen për të urryer këdo që ju del përpara, dhe që punonjë gjithollogë, as mos lodhen ta lexojnë fare këtë sqarim e aq më pak të komentojnë, sepse ata shkojnë për Delete dhe Block.

E para, që nga viti 2010, UNË NUK KAM MARRË ASNJË PAGESË, PRA, 0 (ZERO) DOLLARË/EURO/LEKË, NGA FONDE TË USAID OSE TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TË SHBA-VE PËR SHQIPËRINË. Po ashtu, që prej vitit 1997, të ardhurat e mia burojnë nga punësimi me organizata jofitimprurëse dhe kompani amerikane, si dhe agjensi të OKB-së. Kurse puna ime e paguar që prej vitit 2010 nuk ka asnjë lidhje financiare ose programatike me Shqipërinë.

E dyta, që prej vitit 2014, unë bëj deklarim vjetor të të ardhurave dhe aseteve në ILDKPKI, për shkak të faktit që bashkëjetoj me Bledi Çuçin, i cili ka pasur e ka detyra, të cilat e bëjnë të detyrueshëm deklarimin e aseteve në këtë Inspektoriat. Gjatë kësaj periudhe, kemi kaluar me sukses dy herë kontroll të detajuar të deklarimit të të ardhurave dhe aseteve nga ILDKPKI. Kushdo mund të marrë lirisht informacion nga ILDKPKI për të ardhurat e asetet e mia.

E treta, që prej vitit 2010, unë jam e punësuar nga Instituti i Menaxhimit Lindje-Perendim (EËMI), një organizatë jofitimprurëse amerikane me qendër në Nju Jork, si Drejtore për Programet e Shoqërisë Civile. Në 30 vitet e fundit, EËMI ka zbatuar disa programe të financuara nga qeveria amerikane për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Për shembull, gjatë periudhës 2016 – 2021, EËMI zbatoi në Shqipëri programin “Drejtësi për të Gjithë”, të financuar nga USAID, me vlerën totale 10 milionë dollarë. Ky program nuk pati asnjë angazhim ose aktivitet që lidhej me reformën në drejtësi. Gjatë periudhës prill 2021 – janar 2025, EËMI zbatoi një program të financuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA, me buxhet total rreth 2 milionë dollarë, program që ndihmoi Gjykatën e Lartë të adresojë problemin e dosjeve të prapambetura.

Siç mund të vërtetohet lehtësisht nga dokumentat e ketyre programeve dhe nga të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët amerikanë dhe shqiptarë të të dy programeve, UNË NUK KAM MARRË ASNJË PAGESË, PRA, 0 (ZERO) DOLLARË/EURO/LEK, NGA FONDET E KËTYRE DY PROGRAMEVE, dhe unë nuk kam luajtur dhe nuk luaj asnjë rol drejtues, menaxhues, ose këshillues për këto dy programe. Në momente të caktuara, kam luajtur vetëm rolin e përfaqësueses ligjore të EËMI në Shqipëri. 

Ata që më njohin për hir të aktivizmit tim në përkrahje të barazisë gjinore e integrimit social, kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë kontributi im vullnetar.

Këto janë faktet. Me shpifësit do të shihemi në gjyq.

VENDIMI/ Në mars nis shpërndarja e bonusit të pensionistëve (nuk e përfitojnë të gjithë)

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se bonusi për pensionistët do të nisë të shpërndahet që nga data 1 mars.

Komentet Rama i bëri përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku tha se vendimi për bonusin është marrë që në datën 9 janar.

Rama hodhi akuza edhe ndaj opozitës, për të cilën tha se përhapte shpifje dhe lajme të pavërteta, në vend që sipas tij, të kishte vizion dhe program.

Sipas vendimit të qeverisë, bonusin prej 10 mijë lekësh e përfitojnë vetëm ata që kanë pension më pak se 20 mijë lekë.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”

“Ukraina mund të kishte bërë një marrëveshje vite më parë”, Trump i drejtohet Zelenskyt: Shko në zgjedhje nëse do një vend në negociatat me Rusinë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte “i zhgënjyer” kur dëgjoi se Kievi u ankua për përjashtimin nga bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite të martën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Jam shumë i zhgënjyer, dëgjoj se ata janë të mërzitur sepse nuk kanë vend në bisedime, por ata kishin një vend për tre vjet dhe shumë kohë përpara kësaj,” u tha ai gazetarëve në Mar-a-Lago kur u pyet se çfarë do t’u thoshte ukrainasve që ndihen të “tradhtuar”.
Trump foli për herë të parë që kur delegacioni amerikan nisi një dialog pune me Rusinë për Ukrainën gjatë bisedimeve në Riad gjatë ditës së djeshme.

Ai tha gjithashtu se Ukraina mund të kishte bërë një marrëveshje vite më parë dhe përsëriti se mund t’i japë fund kësaj lufte.

“Unë mendoj se kam fuqinë për t’i dhënë fund kësaj lufte,” shtoi ai, pasi tha se ishte “shumë më i sigurt” për një marrëveshje me Rusinë pas bisedimeve të së martës në Arabinë Saudite.
Presidenti amerikan tha se Zelensky nuk duhej ta kishte nisur luftën dhe u bëri thirrje ukrainasve të shkojnë në zgjedhje.

“Ne kemi një situatë ku nuk kemi pasur zgjedhje në Ukrainë, pasi ka gjendje ushtarake ku lideri në Ukrainë, dua të them, e urrej ta them këtë, por ai ka rënë në 4% popullaritet dhe ku një vend është copëtuar…

“Nëse Ukraina dëshiron një vend në tryezë, a nuk duhet të thotë populli se ka kaluar shumë kohë që kur ka pasur zgjedhje

“Kush është ky”, Gjesti ngatërron figurën e Çerçiz Topullit me Jezusin (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, banorët kanë marrë disa dhurata.

Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një bluzë e dhuruar për Gjestin, në të cilin ishin të vizatuara tri figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.

Por një moment i çuditshëm dhe njëkohësisht humoristik ndodhi kur Gjesti, duke parë figurat, kishte vështirësi të njihte Çerçiz Topullin.

Ai e ngatërroi me Jezusin, duke ngjallur reagime dhe të qeshura mes banorëve. Pasi vërejti paqartësinë e tij, ai pyeti banorët e tjerë se kush ishte në të vërtetë figura e tretë në vizatim.

Ky episod u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. 

Gjesti ka deklaruar edhe më parë se “nuk e ka pasur qejf shkollën”. Kjo mbase tregon edhe mungesën e njohurive nga ana e tij.