Rama paraIajmëron kufizime në kufi dhe shton fantazinë për “duar të huaja”: Do të gjeni belanë edhe në Europë! Dje erdhën ca nga Spanja si mercenarë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ndaj personave të dyshuar për përfshirje në akte dhune gjatë protestave, duke përfshirë krijimin e një regjistri elektronik dhe kontrolle të shtuara në kufi.

Sipas idesë së Ramës, regjistri do të përmbajë të dhënat e personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit dhe rendit publik. Rama paralajmëroi se personat që synojnë t’u shmangen dënimeve apo masave ligjore mund të përballen me kufizime në dalje nga Shqipëria.

Ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se autoritetet shqiptare do të informojnë strukturat e vendeve pritëse dhe kompanitë e transportit për personat që i konsiderojnë të rrezikshëm.

Propozimi ngre pikëpyetje për respektimin e prezumimit të pafajësisë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe kriteret ligjore për kufizimin e lëvizjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që janë vetëm nën hetim.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama:

“Regjistri i posaçëm elektronik do të krijohet për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit dhe rendit publik.

Do të administrohet nga policia dhe do të mbajë të dhënat e këtyre personave.

Policia Kufitare dhe e Emigracionit, për çdo dhunues, do të ushtrojë të drejtën që i jep ligji për kontrollin e kufirit shtetëror, për t’u refuzuar daljen nga vendi personave që synojnë t’u shmangen dënimeve apo masave për këto vepra.

Do të njoftohen edhe strukturat e vendeve pritëse për rrezikun e këtyre personave, përfshirë edhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren.

Çdo dhunues të jetë i bindur, qoftë me banim në Tiranë apo ata që erdhën dje nga Spanja si mercenarë për të ushtruar dhunë, se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë apo për të qëndruar i qetë në Europë pa mbaruar punë me ligjin këtu në Tiranë.

Thirrjet për dhunë në rrjetet sociale, kur identifikohen nga policia, do të pasohen nga një njoftim për fshirjen e postimit dhe mospërsëritjen e tij, duke ofruar edhe mbështetje psikologjike nëse ka nevojë.

Nëse postimi nuk fshihet, policia vepron sipas ligjit, përfshirë ndjekjen penale.

Identifikimi i personave të maskuar, fshehja e identitetit të personave në protestë është e ndaluar bazuar në ligjin ekzistues. Do ta përfshijmë në Kodin Penal, duke ndjekur modelin francez.

Kush kapet me sende të rrezikshme dënohet deri në dy vite burg. Mbajtja e maskës për të dhunuar, fshehja e fytyrës ndëshkohet me gjobë ose deri në gjashtë muaj burg.

Nuk ndëshkohet kush e mbulon fytyrën për arsye fetare apo shëndetësore.

Nxitja për dhunë edhe në rrjetet sociale ndëshkohet kur thirrja krijon rrezik real dhe të afërt. Dënimi është më i rëndë kur thirrja u drejtohet fëmijëve ose pas saj ndodh dhuna.

Gazetaria dhe thirrjet politike nuk ndëshkohen kurrsesi.

Kanosja online ose publike dënohet si vepër më e gjerë. Videot e falsifikuara me inteligjencë artificiale, me fytyrën e një personi, bëhen vepër penale. Satira nuk ndëshkohet kur është e shënuar si e tillë.”

Trishtim në muzikën shqiptare/ Ndahet nga jeta këngëtari dhe producenti i njohur

Ka ndërruar jetë këngëtari dhe producenti i njohur kosovar, Eroll Jakupi, i cili la gjurmë në muzikën shqiptare si autor i shumë hiteve.

Lajmi për v dekjen e tij është bërë i ditur nga miqtë e tij, ndërsa lajmin e ka shoqëruar me një mesazh prekës edhe dirigjenti Emrush Thaçi.

“Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet”, ka shkruar Thaçi në një postim kushtuar mikut të tij.

Vdekja e Eroll Jakupit është një humbje për skenën muzikore shqiptare, ku ai kontribuoi përmes këngës dhe produksionit muzikor.

U ρΙagos rëndë në ρrotestë/ Duka zbulon vendìmin e FSHF-së për 28-vjeçarin Erjon Vishkulli

Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u plagos rëndë teksa u godit në sy nga plumbat e gomës së policisë.

28 vjeçari është pjesë e grupimit ‘Tifozët Kuqezi’ në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ndaj asaj që ndodhi dhe mori vendimin për të dhënë ndihmën e saj për trajtimin e tij, një vendim që e konfirmon vetë presidenti Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale

Postimi i presidentit të FSHF, Armand Duka

‘Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit. Po kështu, tifozët kuq e zi dhe mbështetësit e përkushtuar të kombëtares sonë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen. Erjoni ka qenë pranë kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij.Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon! Armand Duka’-shkruante presidentit i FSHF në postimin e tij.

Flet vëllai i 28-vjeçarit që u ρΙagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në protestën e djeshme, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të riut, i cili u dërgua për trajtim mjekësor të specializuar në Itali.

Në një intervistë për Klan News, Emiljan Vishkulli u shpreh se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

Emiljan Vishkulli falënderoi strukturat shtetërore për mbështetjen e ofruar në transportimin e të vëllait drejt Italisë, duke bërë të ditur se për këtë qëllim ishte vënë në dispozicion një avion i posaçëm me ekip mjekësor.

Ai bëri të ditur se Erjoni pritet t’i nënshtrohet operacionit të dytë ditën e nesërme, me shpresën që ndërhyrja të ketë rezultate pozitive.

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin, të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente. Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, tha ai.

Horoskopi javor 25–31 tetor 2026

Dashi

Çfarë duhet të bëni:

Kjo javë ju shtyn të mendoni më seriozisht për atë që ju jep siguri, si në financa ashtu edhe në marrëdhënie. Është koha të shihni se çfarë duhet ndryshuar dhe të mos mbani më gjallë situata që nuk ju plotësojnë.

Në dashuri, nëse jeni vetëm, mund të ketë njohje të reja. Kujdes vetëm të mos ngatërroni nostalgjinë me interesin e vërtetë.

Çfarë duhet të shmangni:

Durimi mund t’ju vihet në provë dhe mund të flisni para se të mendoni.

Mos reagoni me agresivitet dhe mos i lëndoni të tjerët vetëm për të imponuar mendimin tuaj.

Mos u riktheni te një ish vetëm sepse ju ka kapur nostalgjia. Në çift, posesiviteti nuk është provë dashurie.

Demi

Çfarë duhet të bëni:

Rishikoni atë që ju duhet realisht dhe mënyrën si e shihni veten dhe njerëzit përreth.

Disa situata të përditshme mund t’ju lodhin, por mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë duhet menaxhuar ndryshe.

Në çift, problemet duhen trajtuar në rrënjë dhe jo vetëm shtyrë.

Çfarë duhet të shmangni:

Ju pëlqen stabiliteti, por mos e përjetoni si katastrofë çdo ndryshim të papritur.

Kokëfortësia nuk ju ndihmon këtë javë.

Nëse jeni vetëm dhe një ish rikthehet, mos u nxitoni të hapni sërish derën nëse ende nuk e dini çfarë dëshironi.

Binjakët

Çfarë duhet të bëni:

Ngadalësoni ritmin dhe dëgjoni më shumë trupin dhe mendjen.

Ankthi, pasiguritë dhe situatat që zhvillohen në prapaskenë mund t’ju kenë konsumuar më shumë energji nga sa mendoni.

Në dashuri, nëse jeni në çift, shihni se çfarë duhet përmirësuar para se tensionet të grumbullohen.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos u nxitoni në lëvizje, komunikim apo vendime.

Një pakujdesi e vogël mund t’ju prishë gjithë ditën.

Nëse jeni beqarë, mos kërkoni një lidhje të re vetëm për të shkarkuar nervozizmin. Dashuria nuk është mënyrë për të menaxhuar stresin.

Gaforrja

Çfarë duhet të bëni:

Paratë, objektivat dhe miqësitë dalin në plan të parë.

Shihni çfarë ia vlen të mbani dhe nga cilat marrëdhënie duhet të distancoheni.

Nëse një person ju rëndon vazhdimisht, pyeteni veten nëse ka ende vend në jetën tuaj.

Në dashuri, beqarët mund të kenë flirt dhe njohje të reja.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lejoni pasiguritë të marrin kontrollin.

Asgjë nga ajo që keni ndërtuar nuk mbetet e fortë vetvetiu pa kujdes.

Në çift, mos kërkoni përgjigje të qarta nëse edhe ju vetë po jepni sinjale të përziera.

Luani

Çfarë duhet të bëni:

Keni shumë energji, por duhet ta përdorni në mënyrë krijuese dhe jo ta ktheni në nervozizëm.

Në punë, vëzhgoni ndryshimet dhe lëvizni në mënyrë që të forconi pozicionin dhe imazhin tuaj.

Në dashuri jeni tërheqës dhe vini re.

Ekuilibri mes punës dhe marrëdhënies do të jetë vendimtar.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos e ktheni çdo kundërshtim në konflikt personal.

Egoja nuk duhet të ketë gjithmonë fjalën e fundit.

Nëse jeni vetëm dhe një ish ju shkruan, mendohuni mirë para se të hapni sërish një histori të mbyllur.

Në çift, mos u zhytni aq shumë në punë sa të harroni partnerin.

Virgjëresha

Çfarë duhet të bëni:

Zgjeroni horizontet dhe rivlerësoni disa bindje që i kishit marrë si të mirëqena.

Nëse keni çështje me studimet, ligjin ose jashtë vendit, organizoni me kujdes hapat e ardhshëm.

Në dashuri, flisni për atë që ju shqetëson përpara se gjithçka të grumbullohet.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos kërkoni të zgjidhni gjithçka menjëherë.

Mos e lodhni mendjen pa fund me të njëjtën çështje.

Nëse jeni vetëm, mos u bindni vetëm nga fjalët e bukura. Shikoni nëse shoqërohen me vepra.

Peshorja

Çfarë duhet të bëni:

Kërkoni më thellë se çfarë ju jep siguri dhe stabilitet.

Pasiguritë që dalin në sipërfaqe mund të kenë diçka për t’ju treguar, ndaj mos i fshihni.

Në dashuri, miqtë mund të luajnë rol në një njohje të re nëse jeni vetëm.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos e merrni gjithçka personale dhe mos e ktheni çdo çështje të vogël në dramë.

Në çift, shmangni lojërat e kontrollit.

Nëse një ish rikthehet, mos e ringjallni një histori vetëm sepse ju duket e njohur dhe e sigurt.

Akrepi

Çfarë duhet të bëni:

Hëna e plotë sjell intensitet dhe ju shtyn të bëni një pastrim emocional.

Merrni distancë nga ajo që ju rëndon dhe vendosni se çfarë duhet lënë pas.

Në dashuri, përqendrohuni te marrëdhëniet që kanë vërtet kuptim.

Shiheni partnerin si aleat, jo si kundërshtar.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lejoni kokëfortësinë dhe nervozizmin të drejtojnë çdo reagim.

Nuk është e nevojshme t’i përgjigjeni çdo provokimi.

Nëse jeni vetëm, mos jepni mundësi të pafundme vetëm sepse nuk doni të shkëputeni nga e kaluara.

Në çift, lufta për pushtet vetëm e lodh marrëdhënien.

Shigjetari

Çfarë duhet të bëni:

Mund të mos jetë java për të realizuar çdo ide të madhe, por është shumë e mirë për të sistemuar përditshmërinë.

Vendosni rregull te çështjet e mbetura pezull dhe kushtojini vëmendje asaj që po zhvillohet në prapaskenë.

Dëgjoni edhe mendimin e palës tjetër.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lini detyrimet të grumbullohen.

Kujdes në lëvizje dhe komunikim.

Mos insistoni se keni gjithmonë të drejtë.

Në dashuri, beqarët nuk duhet të rikthehen te ish-partnerët vetëm nga nostalgjia, ndërsa çiftet duhet të shmangin kthimin e çështjeve të vogla në tension të vazhdueshëm.

Bricjapi

Çfarë duhet të bëni:

Miqtë, objektivat dhe financat kërkojnë më shumë vëmendje.

Shihni ku ia vlen të investoni energji dhe cilat ndryshime ju afrojnë me qëllimet afatgjata.

Në dashuri mund të ketë flirt, por para së gjithash duhet të kuptoni çfarë kërkoni realisht.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lejoni pasiguritë t’ju çojnë drejt shpërthimeve.

Mos insistoni në një mënyrë veprimi që qartazi nuk po funksionon.

Nëse jeni vetëm dhe të irrituar, ndoshta nuk është momenti më i mirë për një histori të re.

Në çift, shmangni posesivitetin.

Ujori

Çfarë duhet të bëni:

Po hyni në një fazë ku dëshironi të rishikoni shumë gjëra, nga puna deri te marrëdhëniet.

Nëse ndjeni se diçka duhet ndryshuar, mendoni si mund ta bëni pa reaguar impulsivisht.

Në dashuri, nëse jeni vetëm, tregoni interes dhe bëni hapin tuaj, por vetëm nëse e dini çfarë kërkoni.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos reagoni ndaj çdo provokimi dhe mos e lini krenarinë të marrë drejtimin.

Durimi mund të vihet në provë.

Në çift, mos e shkarkoni stresin e punës te partneri.

Duhet më shumë ekuilibër mes detyrimeve dhe jetës personale.

Peshqit

Çfarë duhet të bëni:

Ndryshoni mënyrën se si po i shihni disa situata dhe bëjeni përditshmërinë më funksionale.

Nëse keni çështje të hapura me studime, ligjin apo jashtë vendit, organizoni më mirë hapat që duhet të ndiqni.

Pushoni dhe ruani qetësinë, sepse lodhja mund të bëhet e ndjeshme.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lejoni mendimet të përsëriten pa fund dhe t’ju lodhin.

Nëse jeni vetëm, mos u riktheni te një ish thjesht nga zakonisht ose nostalgjia.

Në çift, mos mbani gjëra të fshehta, sepse mungesa e komunikimit të qartë mund të krijojë keqkuptime të panevojshme.

“Hipi në ambulancë dhe u zbrit, kush e dha urdhrin?” / Mjeku “ρΙas bo mbën” për Erjon Vishkullin që rrezikon shikimin

Mjeku Ermal Pasha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me momentet pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u godit në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe rrezikon të humbasë shikimin.

Në një intervistë televizive, Pasha deklaroi se kishte tentuar t’i jepte ndihmën e parë të riut, por ishte penguar të afrohej, pavarësisht se ishte prezantuar si mjek.Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje për mënyrën se si u transportua i plagosuri, duke pretenduar se Vishkulli ishte futur fillimisht në një ambulancë të policisë, por më pas ishte zbritur prej saj.

“Ishte një moment kur pashë një person në anën tjetër të Lanës, që ishte shtrirë dhe rreth tij ishin mbledhur disa persona. Mendova se ishte një moment asfiksie nga gazi.

Kur pashë që situata po zgjaste, tentova të vrapoja drejt tij, por nuk më lejuan. Isha vetëm. Hoqa maskën, syzet dhe u prezantova që të më njihnin. Doja ta ndihmoja, por u pengova”, deklaroi ai.Mjeku ngriti më pas një pyetje për autoritetet, duke kërkuar të sqarohet se përse i plagosuri, sipas tij, u zbrit nga automjeti ku ishte vendosur fillimisht.

“Si ka mundësi që hipi në ambulancën e policisë dhe më pas u zbrit? Kush e dha urdhrin? E mori një ambulancë që rrinte te radhët e policisë, një fuoristradë e transformuar në ambulancë, një nga ato që transportonin edhe gaz lotsjellës”, u shpreh mjeku.

Kush është kardioIogu që rrëzoi Vuçiç pas 14 vitesh në pushtet

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është figura që udhëhoqi drejt fitores “Listën e Studentëve” në Serbi, duke i dhënë fund dominimit politik 14 vjeçar të Aleksandar Vuçiç

Po kush është Ilija Srdanoviç?

Angazhimi i tij politik mori një drejtim të ri pas mbështetjes publike për protestat studentore kundër korrupsionit. Në shtator të vitit 2026, ai u prezantua si drejtues i listës së pavarur studentore, duke përfaqësuar një lëvizje që kërkon ndryshime në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe në drejtimin e vendit.

Platforma e tij politike vë theksin te decentralizimi i sistemit shëndetësor dhe te përparësia e interesave kombëtare, përpara një integrimi të menjëhershëm në Bashkimin Evropian.

Gjatë një takimi të fundit me studentët në Novi Sad, ku u prezantua si kandidat, Srdanoviç u ndal te tragjedia e stacionit hekurudhor të qytetit, ku shembja e një strehe betoni shkaktoi vdekjen e 16 personave. Ai theksoi se, gati dy vjet pas ngjarjes, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi për atë që ndodhi.

Sipas tij, një pjesë e shpresës për ndryshim lidhet me brezin e ri dhe angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë të Serbisë. Ai e sheh rininë si një forcë që mund të ndikojë në transformimin e vendit dhe në përmirësimin e institucioneve.

Srdanoviç ka lindur në vitin 1970 në Novi Sad, ku ka ndërtuar edhe karrierën e tij akademike dhe profesionale. Pas përfundimit të studimeve të mjekësisë dhe specializimeve përkatëse, ai mbrojti doktoraturën në vitin 2012.

Prej vitit 2018, ai është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, ku jep mësim në departamentin e mjekësisë së emergjencave.

Përfshirja e tij në lëvizjen studentore erdhi në kuadër të protestave kundër korrupsionit, të cilat ai i mbështeti që në fazat e para. Ai doli për herë të parë për të folur në tubimet e zhvilluara në Beograd në maj të këtij viti, duke e forcuar gradualisht profilin e tij publik.

Me përvojën në fushën e mjekësisë dhe angazhimin në lëvizjen studentore, Srdanoviç është shndërruar në një nga figurat përfaqësuese të përpjekjeve për ndryshim politik në Serbi.

“Nëse kam korrùptuar, kam korruptuar shtetin!” Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Biznesmeni Ermal Beqiri, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për çështjen e tenderëve të AKSHI-t, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë. Gjykata e Apelit në Amiens ka refuzuar kërkesën e tij për lirim, ndërsa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Gjatë seancës së zhvilluar të premten, më 23 tetor, Beqiri ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se hetimi i autoriteteve shqiptare ka motive politike.

Sipas gazetës franceze Le Courrier Picard, biznesmeni ka vënë në pikëpyetje faktin që, ndërsa ai akuzohet për korrupsion, sipas pretendimit të tij, zyrtarët që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari nuk ndodhen pas hekurave.

“Nëse kam korruptuar dikë, ai është shteti. Por nga ajo anë, askush nuk është në burg. Gjithsesi, këtu ka një problem. Kjo çështje është thjesht politike”, është shprehur Beqiri përpara trupit gjykues.

Në qendër të procesit gjyqësor në Francë është kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij, në kuadër të hetimeve të SPAK për dyshime mbi manipulimin e tenderëve publikë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Hetimi përfshin 19 procedura prokurimi, me një vlerë totale të përllogaritur prej rreth 59 milionë eurosh. Prokuroria e Posaçme dyshon se biznesmeni ka pasur rol në një skemë që synonte sigurimin e kontratave publike përmes kufizimit të konkurrencës dhe përdorimit të presionit.

Ndërkohë, mbrojtja ligjore e Beqirit ka kundërshtuar dokumentacionin e paraqitur nga institucionet shqiptare për të mbështetur kërkesën e ekstradimit.

Avokati Nicolas Paganelli ka ngritur pikëpyetje mbi garancitë e ofruara nga Shqipëria, duke i cilësuar dokumentet të paplota dhe të pamjaftueshme.

Në dosjen e dërguar autoriteteve franceze përfshihen shkresa nga Ministria e Drejtësisë, SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të cilat synojnë të ofrojnë garanci për procedurat ligjore dhe trajtimin e biznesmenit në rast ekstradimi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e prokurorisë franceze është shprehur në favor të dorëzimit të Beqirit tek autoritetet shqiptare, duke argumentuar se gjykata në Amiens nuk ka për detyrë të gjykojë funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ermal Beqiri u arrestua në Francë në fund të muajit korrik, pas një incidenti me avionin e tij privat, me të cilin fluturoi mbi centralin bërthamor të Penly-t.

Pavarësisht përpjekjeve të mbrojtjes për të siguruar lirimin e tij, gjykata franceze ka vendosur vijimin e paraburgimit.

Tashmë, biznesmeni mbetet në pritje të vendimit që do të përcaktojë nëse do të ekstradohet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë për çështjen e tenderëve të AKSHI-t.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi

Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni edhe më shumë, të kaloni konkurrentët dhe ata që synojnë të njëjtat objektiva si ju. Ka shumë fenomene astrologjike në qiellin e kësaj vere vërtet të zjarrtë, por zjarri më i bukur jeni ju vetë: të dashur dhe të dëshiruar.

Nesër do të lindë një Hënë e rëndësishme, në fazën e çerekut të fundit, e cila prek familjen dhe pozicionin tuaj në punë. Përgatituni, sepse ju e dini mirë se çfarë duhet ndryshuar.

Demi

Shprehni veten dhe idetë tuaja në çdo mënyrë të mundshme. Merkuri ju ndihmon në diskutime, në biseda të drejtpërdrejta dhe në çështje të shkruara. Kujdes me aspektet ligjore. Ky është një paralajmërim që do ta gjeni shpesh në horoskopin tuaj për aq kohë sa Jupiteri qëndron në Luan.

Megjithatë, duhet të dini t’i dalloni njerëzit. Duhet t’i kuptoni menjëherë ata që nuk kanë qëllime të mira dhe që ju drejtojnë kritika të pasinqerta. Fakti që mund të mbështeteni te Urani, planeti që sjell fitime, është shumë i rëndësishëm për ju. Ndërkohë, të afërmit mund të bëhen një pushtim i vërtetë në jetën tuaj.

Binjakët

Vijnë mundësi të tjera të menjëhershme për rikthime, fitime nga puna juaj dhe një intuitë të veçantë. Mund të ketë edhe një goditje fati. Duhet të kujtojmë se çereku i fundit i Hënës që po lind nuk është një fazë shumë sentimentale.

Megjithatë, sot keni ende Venusin që digjet nga dashuria, së bashku me Jupiterin në Luan, shenjë që lidhet me të afërmit tuaj, por edhe me takime të reja, të shkurtra dhe pasionante. Përballë ndikimeve kaq të fuqishme astrologjike dhe pa asnjë aspekt negativ, jeni ju ata që mbani kontrollin.

Gaforrja

Pas një jave, Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do të bëhet Hëna juaj e re personale. Ajo do të nisë një vit me ndryshime themelore për të tashmen dhe të ardhmen e jetës suaj.

Sot dhe nesër, megjithatë, Hëna nuk mund të ketë të njëjtën forcë pozitive, sepse kalon në çerekun e fundit në një shenjë të vështirë. Por, në të njëjtën kohë, kjo është një fazë e rëndësishme për suksesin tuaj. Kushtojini shumë kohë vetes, familjes dhe shëndetit. Mos e humbni nga sytë dashurinë. Dashuri të pamundura? Lërini aty ku janë.

Luani

Janë diskutimet e zakonshme të fillimit të javës, por besimi te vetja ju shtyn pothuajse me fanatizëm drejt objektivit që dëshironi të arrini. Hëna në çerekun e fundit është një ndihmë e jashtëzakonshme për pasuritë e paluajtshme, sepse lind në bashkim me Saturnin në Dash.

Ky kalim mund të lidhet edhe me punën, marrëveshjet ose bizneset në vende të huaja, madje edhe në ndonjë ishull ekzotik. Burrat mbrohen nga Venusi, ndërsa gratë nga Jupiteri, Marsi, Urani, Saturni dhe Neptuni. A do ta kishit menduar këtë një vit më parë? Ne po.

Virgjëresha

Merkuri është pozitiv në Gaforre dhe do të bëhet edhe më pozitiv gjatë muajve të ardhshëm. Megjithatë, tani mund të jetë i ndryshueshëm dhe paksa «me humor», ndaj nuk është gjithmonë i besueshëm për transaksione të mëdha.

Zgjeroni rrethin e njohjeve dhe të miqësive, kjo është e këshillueshme. Por, mbi të gjitha, hapini krahët dashurisë. Çereku i fundit i Hënës lind në Dash, një shenjë që nxit edhe transformime të thella. Por, në këtë moment, ajo prek më shumë sferën personale, bashkëshortore dhe familjare.

Një udhëtim i shkurtër pranë liqenit do të ishte ideal. Është një klasik i periudhës së Gaforres.

Peshorja

Ruani diskrecionin. Fati nuk ju braktis. Tani keni Jupiterin dhe Venusin në një aspekt shumë të bukur, ndërsa Marsi drejton të gjitha takimet tuaja të biznesit. Kjo Hënë në çerekun e fundit nuk mund ta ndërpresë rrjedhën e gjërave.

Megjithatë, ajo ndërhyn në bashkëpunimet e vjetra, sepse lind pranë Saturnit. Ju detyron të bëni një analizë që nuk e keni bërë prej kohësh: të mendimeve, qëllimeve, projekteve dhe ndjenjave tuaja.

Te burrat e Peshores vihet re një fuqi e madhe pasionale, ndërsa gratë mund të ndihen më të penguara nga ndikimi i Hënës.

Akrepi

Yje të nxehta për jetën profesionale. Po afrohet një mundësi e rëndësishme biznesi. Parashikimi mbështetet te Hëna në rënie në Dash, në fazën e çerekut të fundit. Kjo fazë mund të trembë disa shenja të tjera, por ju jep aftësinë për ta vlerësuar mirë çdo mundësi.

Mbani parasysh se situata profesionale, ekonomike, studimet dhe kërkimi për punë të reja pranë kompanive të mëdha ndikohen vazhdimisht nga faktorë që mund të përmbysin shumë realitete nga një moment në tjetrin.

Shigjetari

Ekonomia tradicionale përfiton nga ky çerek i fundit i Hënës në Dash, sot dhe nesër, sepse gjatë këtij kalimi Saturni ndikon në mënyrë shumë pozitive. Saturni është planeti që lëviz kapitalet.

Optimizmi është i madh, sepse tani mbështeteni edhe nga Jupiteri në Luan, i cili nuk mungon të dërgojë sinjale fati. Megjithatë, fizikisht nuk mund të jeni në formën tuaj më të mirë. Marsi në opozitë është shumë agresiv, ndaj herë pas here duhet të relaksoheni. Ka nisje drejt diçkaje të re, edhe në dashuri.

Bricjapi

Dashuria dhe trupi kërkojnë kujdes të veçantë. Nis çereku i fundit i Hënës në Dash, një fazë shumë e rëndësishme dhe e ngarkuar për familjen dhe marrëdhënien prind-fëmijë.

Megjithatë, keni edhe katër ndikime të jashtëzakonshme që ju ndihmojnë të zgjidhni gjithçka, përfshirë edhe çështjet ekonomike. Këto janë Venusi, Jupiteri, Marsi dhe Urani.

Me këto forca kozmike, që janë mbi të gjitha burim guximi dhe vetëdijeje, mund të rifilloni gjithçka që nuk ju ka ecur më parë.

Ujori

Lëvizjet në punë nuk janë aspak të këqija. Merkuri është në vendin e duhur, por mbi të gjitha është Hëna, në çerekun e fundit në Dash, në shtëpinë tuaj të tretë astrologjike, e lidhur me paratë, që sjell mundësi të reja dhe të papritura.

Jupiteri në opozitë mund të shkaktojë ndonjë krizë me bashkëpunëtorët ose ortakët, por nuk e pengon lindjen e marrëveshjeve të reja. Me Marsin dhe Uranin në shenjën e Binjakëve, mund të ndodhë gjithçka, madje edhe një dashuri e çmendur.

Peshqit

Parashikimet janë optimiste për nismat tuaja në fushën praktike. Hëna hyn në çerekun e fundit pranë Saturnit dhe Neptunit, planetit tuaj, të cilët tani kalojnë në sektorin e pasurisë personale dhe familjare.

Prisni diçka nga të afërmit tuaj? Duket sikur jeni gjithmonë në gjykatë. Edhe çështjen më të vogël e ktheni në një debat që zgjat pafund. Bëni një pauzë.

Neptuni duket si një varkë me vela, e shtyrë nga një erë e lehtë pasioni.

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfịtohet banesë e përballueshme nga shteti

Çmimet e larta të apartamenteve dhe qirave në tregun e lirë e kanë kthyer blerjen e një shtëpie në një mision pothuajse të pamundur për mijëra familje të thjeshta në Shqipëri. Përballë kësaj situate, qeveria ka propozuar një projektligj të ri, i cili prezanton konceptin e “Strehimit të Përballueshëm”.

Kjo reformë nuk synon shtresat në varfëri ekstreme, por targeton drejtpërdrejt shtresën e mesme: çiftet e reja deri në 45 vjeç, të rinjtë deri në 29 vjeç në fillimet e karrierës, studentët dhe punonjësit e shërbimeve publike (mjekë, mësues, policë).

Sipas projektligjit të ri, administrimi i skemës do të kalojë në dorën e Agjencisë Kombëtare të Territorit dhe Strehimit Social. Për qytetarët që plotësojnë kriteret ekonomike, ligji hap 4 rrugë zyrtare për të siguruar një shtëpi të lirë ose mbështetje financiare.

Reforma e Strehimit / Ja 4 mënyrat si mund të përfitohet

1. Programi “Qira me të Drejtë Blerjeje” (QDB)

Kjo është një nga risitë e ligjit të ri për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë menjëherë një vlerë të madhe kapitale.

• Si funksionon: Qytetari futet të jetojë në një banesë në pronësi të shtetit (të administruar nga AKTSS) dhe paguan një tarifë periodike mujore (qira).

• Përfitimi: Ndryshe nga qiratë normale ku paratë shkojnë vetëm për qiranë, në këtë program një pjesë e mirë e pagesës mujore llogaritet automatikisht si këst për blerjen e shtëpisë. Pas kalimit të afatit të kontratës, apartamenti kalon përfundimisht në pronësinë tuaj.

2. Blerje me “Financim të Kombinuar” (Formula 30-40-30)
Ky mekanizëm është projektuar për familjet që duan të blejnë një shtëpi menjëherë, por çmimet e tregut janë jashtë mundësive të rrogës së tyre.

• Si funksionon: Barra financiare e blerjes së shtëpisë ndahet në tre pjesë:
• 30% e vlerës paguhet nga vetë qytetari (përmes kursimeve).
• 40% e vlerës sigurohet përmes një kredie standarde bankare.
• 30% e vlerës dhurohet falas nga shteti në formën e një granti të menjëhershëm ose subvencioni nga Fondi për Strehim.

Këtë pjesë qytetari nuk ka asnjë detyrim ligjor ta kthejë mbrapsht, pasi ajo jepet si grant.

3. Kredi me Interes 0% dhe Garanci Financiare
Për qytetarët që aplikojnë në programin e Banesave me Kosto të Ulët (BKU), shteti ka hequr barrierat kryesore që vendosin bankat private.

• Interesi 0%: Shteti merr përsipër të paguajë të gjitha interesat bankare përmes Fondit për Strehim. Qytetari do të kthejë në bankë vetëm vlerën neto të kredisë që ka marrë (principalin), pa asnjë lek shtesë.

• Garancia shtetërore: Nëse një qytetar ka rrogë të mjaftueshme për të paguar këstin, por banka e refuzon sepse nuk ka kolateral (pronë tjetër për ta lënë peng), AKTSS futet si garant zyrtar përpara bankës duke mbuluar rrezikun e kredisë.

4. Apartamente “Me Kosto të Ulët” në Komplekse Shtetërore

Reforma sjell shkrirjen e Entit Kombëtar të Banesave dhe zëvendësimin e tij me një shoqëri aksionere shtetërore të quajtur “Shoqëria Shqiptare e Strehimit Social” (SHSHSS, sh.a.).

• Si funksionon: Kjo kompani shtetërore do të ndërtojë blloqe banimi me destinacion të kombinuar. Brenda të njëjtit bllok do të ketë banesa sociale me qira të lirë, banesa që shiten në treg të lirë për të nxjerrë fitim, dhe banesa me kosto të ulët.

• Përfitimi: Qytetarët e shtresës së mesme kanë të drejtë të aplikojnë për të blerë apartamentet e kategorisë “me kosto të ulët” brenda këtyre komplekseve publike, të cilat do të ofrohen me çmime shumë më të lira se sa çmimet e tregut privat.

Shtëpitë nuk mund të shiten apo jepen me qira

Për të bllokuar spekulantët që kërkojnë të përfitojnë nga fondet publike, ligji i ri ka vendosur një kusht të hekurt: shtëpia e përfituar përmes këtyre 4 mënyrave duhet të përdoret ekskluzivisht si vendbanimi kryesor i familjes. Ndalohet rreptësisht shitja e saj apo dhënia me qira tek të tretët për një periudhë të caktuar vitesh.

Nëse një qytetar tenton ta kthejë shtëpinë në biznes, shteti do të aktivizojë ligjin për t’i marrë mbrapsht të gjithë vlerën e financimit ose grantit të dhuruar.

Nga vijnë paratë? Një fond me burime të kombinuara

Për të financuar këto programe, shteti ka krijuar Fondin për Strehim dhe Kohezion Social. Ndryshe nga sa mund të mendohet, ky fond nuk varet vetëm nga një burim, por mbështetet në një arkitekturë të tërë financiare publike dhe private:

• Kontributi 3% i ndërtuesve privatë: Çdo kompani që ndërton pallate banimi me sipërfaqe mbi 2,000 m², detyrohet të paguajë në fond një vlerë monetare të barasvlershme me 3% të sipërfaqes së ndërtimit me çmim tregu. Pa këtë, nuk merr leje ndërtimi apo përdorimi.

• Paratë e alokuara nga Buxheti i Shtetit: Çdo fillim viti, ministria kalon transfertë buxhetore për AKTSS-në, të cilat përdoren posaçërisht për subvencionimin e qirave në treg, interesat e kredive dhe grantet për rikonstruksion banesash.

• Fitimet nga tregu i lirë: Agjencia ka të drejtë të shesë apartamente me çmim të plotë tregu brenda projekteve të saj të kombinuara dhe të gjitha këto të ardhura i kalon direkt te fondi i strehimit social.

• Donacionet dhe Grantet Ndërkombëtare: Financime nga institucione financiare ndërkombëtare (si Banka Botërore apo Banka e Këshillit të Evropës), organizata jofitimprurëse dhe donatorë të tjerë.

• Pasuritë e konfiskuara nga krimi: Ndërtesat ose pronat e sekuestruara nga shteti në kuadër të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, me vendim qeverie, kalojnë në kuadër të këtij Fondi. /kapitali.al

Etiketat: apartament