I nxorri ‘bojën’ Mevlanit pas lajmit që do bëhet baba, Livias i ndodh e ‘papritura’(Foto)

Mbrëmjen e djeshme, Mevlan Shaba përjetoi një moment tejet të veçantë, pasi partnerja e tij e surprizoi me lajmin se shumë shpejt do të bëhet baba. Pak pas këtij lajmi, ish-e dashura e tij, Livia, bëri një deklaratë ku zbuloi se vetëm një ditë para hyrjes së tij në “Big Brother VIP Kosova,” Mevlani kishte ndarë me të se ende kishte ndjenja për të. Deklarata e saj u komentua shumë në rrjet.

Livia dhe Mevlani janë dy personazhet më të komentuara orët e fundit. Bukuroshja shkodrane tha se shpëtoi nga Mevlani pasi e zbuloi se ai po bëhet baba.

Por pas kësaj deklarate asaj iu shtuan afro 10 mijë ndjekës në Instagram. A është e vetmja Livia që ia sheh hajrin edhe tradhëtis?!

Advertisements

“Mirëmbrëma yje”/ Kush “janë ‘Vipat’ e ftuar dhe data e nisjes, detaje nga emisioni i ri i Arbana Osmanit

Më në fund Arbana Osmani rikthehet me një emision të ri që do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin e saj në YouTube.

Emisioni, i titulluar “Mirëmbrëma yje”, do të shfaqë intervista dhe momente të veçanta me disa nga emrat më të njohur të artit dhe ekranit shqiptar. Ishte vetë Arbana ajo që njoftoi se premiera e episodit të parë do të jetë këtë të enjte në orën 20:00, duke surprizuar ndjekësit e saj, të cilët prisnin një nisje më të vonshme.

Por cilët do të jenë të ftuarit specialë të këtij sezoni? Në videon promo të publikuar, shfaqen disa nga figurat më të dashura për publikun, si Olta Gixhari, Arian Çani, Xhensila Myrtezaj, Alketa Vejsiu, Ledri Vula, Alban Skënderaj, Ylli Limani, Eno Popi, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Adriana Matoshi, Fadil Berisha, Emina Cunmulaj dhe të tjerë. Fansat e Arbanës janë entuziastë për këtë rikthim dhe presin me padurim premierën e “Mirëmbrëma yje”.

Rama i ulet në gjunjë Melonit dhe e përqafon!

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Gjatë vizitës në Baku, Rama është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe Georgia Melonin.

Dihet tashmë marrëdhënia dhe miqësia që Rama ka me kryeministren e Italisë.

Rama në shenjë humori është ulur në gjunjë, kur është afruar Meloni dhe më pas mes të qeshurash janë përqafuar.

Ekspertët optimistë: Nafta mund të bjerë deri në 40 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës mund të kenë një rënie të mprehtë nëse Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) zbut uljen e prodhimit, thanë analistët e tregut që parashikojnë një rënie të naftës së papërpunuar këtë vit.

“Ka më shumë frikë për çmimet e vitit 2025 sesa ka pasur në shumë vite, më shumë se çdo vit që mund të kujtoj që nga Pranvera Arabe”, tha Tom Kloaza, kreu i analizës së energjisë në OPIS.

“Mund të zbresin në 30 ose 40 dollarë për fuçi nëse OPEC+ kufizon shkurtimet dhe nuk ka një lloj marrëveshjeje për të frenuar prodhimin”, shtoi Kloza.

Një rënie në 40 dollarë për fuçi do të nënkuptonte rreth 40% ulje të çmimeve aktuale të naftës së papërpunuar. Standardi global Brent aktualisht po tregtohet me 72 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së West Texas Intermediate në SHBA janë rreth 68 dollarë për fuçi.

Duke qenë se rritja e kërkesës për naftë vitin e ardhshëm ka të ngjarë të mos jetë më shumë se 1 milion fuçi në ditë, një lehtësim i plotë i shkurtimeve të furnizimit të OPEC+ do të bënte që çmimet e naftës së papërpunuar të bien shumë ndjeshëm, ndoshta drejt 40 dollarëve për fuçi”, tha Henning Gloystein, kreu i energjisë, klimës dhe burimeve në Eurasia Group.

Në mënyrë të ngjashme, analisti i lartë i energjisë MST Marquee, Saul Kavonic, argumentoi se nëse OPEC+ do të zbatonte shkurtimet pa marrë parasysh kërkesën, “në thelb do të përbënte një luftë çmimesh për pjesën e tregut që mund të çonte naftën në nivele të ulëta”.

Në fillim të këtij muaji, OPEC+ vendosi sërish të shtyjë rritjen e planifikuar të prodhimit të naftës me një muaj tjetër deri në fund të dhjetorit.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 14 nëntor 2024

DASHI

Hëna ju fton të menaxhoni më mirë financat tuaja dhe të mos bëni shpenzime të çmendura. Shumica prej jush janë gati të bëjnë zgjedhje të mëdha, veçanërisht të vetëpunësuarit. Mërkuri është ende i favorshëm dhe duhet shfrytëzuar gjatë gjithë muajit. Mund të lindin konflikte me Bricjapin dhe Gaforren…

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, i yti është një qiell i rimëkëmbjes së madhe në nivel emocional. Ju keni një kapacitet të madh për veprim në këtë pjesë të nëntorit dhe kjo do t’ju ndihmojë të arrini qëllime të mëdha. Nëse ka një person që ju intereson vërtet, tani do të jeni shumë të prirur për të ecur përpara dhe për të braktisur të gjitha hezitimet.

BINJAKËT

Jupiteri në shenjën tuaj më në fund do t’ju lejojë të kapërceni sfida të ndryshme si në punë ashtu edhe në atë personal. Fitoret duket se janë në kontrast me emocionet e jashtme negative që janë zvarritur prej disa kohësh. Ju ende ndjeni pasojat e një mospërmbajtjeje që Venusi krijoi në fillim të muajit.

GAFORRJA

Në këtë moment je veçanërisht emocional dhe nuk e merr për asgjë. Për ju ka nisur një fazë rritjeje e cila së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme. Është normale që në këtë fazë të jetës suaj mund të shfaqen tensione të cilat do të jenë vetëm të përkohshme.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, një nga karakteristikat tuaja është ajo që nuk dëgjoni kurrë kritikat… Hëna disonante ju fton të tregoheni pak të kujdesshëm. Afërdita nuk është më në një aspekt negativ dhe kjo do t’ju lejojë të verifikoni stabilitetin e një marrëdhënieje.

VIRGJËRESHA

Në këtë moment nuk e keni të lehtë të kuptoni se çfarë duhet të bëni në një lidhje. Hëna në treshe ju jep qetësi më të madhe. Tani do ta keni më të lehtë të kuptoni se çfarë doni të bëni. Ajo që filloni tani do të ketë perspektiva të shkëlqyera suksesi, veçanërisht pas pranverës.

PESHORJA

Në këtë periudhë duhet të bëni një përzgjedhje personash me të cilët do të shoqëroheni, duke lënë mënjanë ata që nuk janë treguar shumë të sinqertë me ju. Ka të ngjarë që ato situata kritike që rëndojnë në jetën tuaj janë shfaqur. Për sa i përket punës ndiheni paksa të izoluar dhe kjo ndjenjë ju bën të ndiheni keq. Dita do fillojë me një tension të vogël, por më pas në mbrëmje gjërat do përmirësohen.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, Hëna në kundërshtim sjell tension ose zili. Nuk do t’i falni lehtë ata që ju kanë bërë keq. Jeni njerëz shumë bujarë, por kur kuptoni se të tjerët përfitojnë nga mirësia juaj, nuk jeni gati të harroni brenda natës.

SHIGJETARI

Në këtë periudhë ju ndodh shpesh të angazhoheni për të punuar, por jo të shihni përpjekjet tuaja të njohura apo të shpërblyera. Do të duhet pak durim. Mundohuni t’i bëni gjërat me qetësi sepse koha do t’ju shpërblejë, thjesht do t’ju duhet të prisni që të vijë momenti juaj. Një fazë rikuperimi do të fillojë nesër.

BRICJAPI

Me Venusin në shenjën tuaj, shumë gjëra mund të zhbllokohen në nivel pune dhe sentimental. Ndoshta duhet të rrethoheni vetëm me njerëz të besueshëm edhe nëse jeni mësuar t’i bëni gjërat vetë. Disa dashuri klandestine të përjetuara në verë mund të kthehen në plan të parë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, java aktuale është shumë komplekse nga shumë këndvështrime. Ndiheni pak nën presion dhe dita do jetë e mbushur me probleme, qoftë edhe në planin fizik. Duke filluar nga fundjava, gjërat mund të shkojnë më mirë. Mundohuni të shmangni luhatjet e humorit që shpesh karakterizojnë jetën tuaj.

PESHQIT

Më në fund po rikuperoni terrenin e humbur, veçanërisht nëse keni ardhur nga ditë të ndërlikuara. Vjeshta po sjell ekuilibra të rinj. Jupiteri përballë ju shtyn të bëni më shumë për të arritur qëllimet që synoni. Nëse e keni kuptuar se keni personin e gabuar pranë jush, tani është koha për të bërë një bilanc.

“Iu ankua Presidentit turk se ka zyrën e vogël”- Bardhi akuza Begajt: U ndjeva i turpëruar! Shkarkoi Ambasadorin se nuk i vuri në dispozicion eskortë për të takuar fëmijët e tij!

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Presidentit Bajram Begaj se ka shkarkuar ambasadorin shqiptar në Gjermani, pasi sipas tij, nuk i vendosi në dispozicion eskortë për të takuar fëmijët e tij, të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Presidenti shkarkoi një nga diplomatët më të mirë të karrierës që ka pasur Shqipëria, ambasadorin tonë në Gjermani sepse nuk i vuri në dispozicion eskortë dhe makinë, që të shkonte Presidenti në komoditet për të takuar fëmijët e tij që jetonin në një vend tjetër, e shkarkoi ambasadorin në Gjermani”, tha Bardhi tek Komisioni i Ligjeve ku u diskutua pr.buxheti 2025.

Kreu i Grupit të PD-së deklaroi se Kreu i Shtetit madje “iu acaruan shumë nervat nga ambasadori saqë vrau dorën dhe mori dhe nja 6 mln apo 60 mln se nuk e di a ishin të reja apo të vjetra, që të kurohej. Në vend që paratë të shkonin tek të sëmurët, buxheti i shtetit financoi rregullimin e dorës së Presidentit”, thekosi Bardhi.

Gjithashtu ai komentoi edhe deklaratën e Kreut të Shtetit, Bajram Begaj gjatë takimit në Presidencë me homologun turk, Erdogan, ku iu “ankua” për zyrën e vogël.

“Jam ndjerë i turpëruar, që ne presim një Presidenti të një vendi mik, Presidenti turk dhe çdo shqiptar tallet me presidentit e vendit të vet që në vend ti urojë mirëseardhjen presidentit mik i ankohet që ka zyrën e vogël”, theksoi ai.

Gazment Bardhi: Nuk kam asgjë me stafin teknik të Presidencës, i uroj suksese sekretares së Përgjithshme, në mos gaboj Presidenti ka ndërruar nja 4 sekretarë, nuk e di pse e bën këtë. Uroj që ju të jeni më afatgjatë në detyrë dhe këtë e kam në mënyrë krejt të sinqertë.

Nuk u habita nga kërkesat buxhetore të Presidentit pasi mesa kam kuptuar është në detyrë për rehati, kërkon automjet, një zyrë më komode, një kolltuk më të rehatshëm, nuk di se çfarë ka kërkuar tjetër. Uroj të mos hapë dhe ndonjë sallon bukurie në Presidencë, që ti bëjmë gati nga këtu dhe të mos kemi mundësi ti marrim jashtë në vizita zyrtare.

Sikundër nuk e di se çfarë të dhënash administron Presidenti i Republikës që çdo vit që vjen këtu kërkon fonde për servera. Ka qenë e njëjta kërkesë edhe vitin tjetër, ne ia dhamë. Nuk e di të dhënat e çfarë ruan presidenti.

Secili prej jush ka qenë në Presidencë, kam qenë disa herë në Presidenca të Presidentëve të ndryshëm dhe nuk më rezulton që godina e Presidencës të ketë ndonjë problematike të madhe që të kërkohen fonde për të rikonstruktuar godinën.

Sikundër nuk di se me çfarë automjeti lëviz Presidenti që do një automjet të ri por të jem i vërtetë nuk ka ndodhur kurrë asnjë President as për të kërkuar kolltuk e as për të kërkuar automjet, ky është i pari që e bën dhe nuk habitem fare. Qëndrimi im për Presidenti im është publik, për mënyrën se si ushtron detyrën. Përpara se të kërkojë automjet e kolltuk, automjet, karrige, parukeri brenda Presidencës, të luajë rolin e tij si kryetar i shtetit.

Dua të bëj të qartë se nuk e ka luajtur asnjë dittë rolin që kur është ulur në atë karrige, madje është dhënë disa herë shansi të ngrihet në lartësinë e Kreut të Shtetit pavarësisht se kush e ka emëruar në detyrë dhe nuk ka guxuar ta bëjë asnjëherë. Madje ne i kërkojmë të japë shembullin se si nuk jep mesazhin e ndasisë politike.

Presidenti shkarkoi një nga diplomatët më të mirë të karrierës që ka pasur Shqipëria, ambasadorin tonë në Gjermani sepse nuk i vuri në dispozicion eskortë dhe makinë, që të shkonte Presidenti në komoditet për të takuar fëmijët e tij që jetonin në një vend tjetër, e shkarkoi ambasadorin në Gjermani. Ndërkohë që për aktivitete të ambasadorëve që marrin pjesën ë aktivitete politike të PS nuk flet asnjë fjalë, e vetmja fjalë që thotë është që ‘dua kolltuk të ri’. Madje në atë histori zonja kryetare, Presidentit ngaqë iu acaruan shumë nervat nga ambasadori që më pas e shkarkoi se nuk i vuri në dispozicion makinë komode, vrau dorën dhe mori dhe nja 6 mln apo 60 mln se nuk e di a ishin të reja apo të vjetra, që të kurohej. Në vend që paratë të shkonin tek të sëmurët, buxheti i shtetit financoi rregullimin e dorës së Presidentit.

Jam ndjerë i turpëruar, që ne presim një Presidenti të një vendi mik, Presidenti turk dhe çdo shqiptar tallet me presidentit e vendit të vet që në vend ti urojë mirëseardhjen presidentit mik i ankohet që ka zyrën e vogël.

Nuk di që Presidenti bën batuta, aq më tepër në raporte institucionale.

Big Brother Vip Albania’ publikon pamjet për herë të parë, si do duket shtëpia e BBV4

Dhjetori është shumë afër dhe të gjithë po presin që shtëpia më e famshme në Shqipëri e “Big Brother VIP Albania 4”, të ndezë dritat. Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha ka ndarë për herë të parë një pjesëz të shtëpisë, e cila do të kthehet në “shtëpinë e dytë” të shqiptarëve për shumë muaj.

Sikurse duket në pamje, bëhet fjalë për oborrin e shtëpisë, i cili duket krejtësisht ndryshe nga ai i edicioneve të kaluara. Sesi do të jetë e projektuar shtëpia e BBV4 këtë vit dhe se cilët do të jenë banorët VIP që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të Digitalb, na mbetet të presim.

Vitin e shkuar, risia ishte numri i madh i banorëve dhe shtëpia tërësisht e re, ku Top Channel bëri një investim kolosal në të gjithë elementët, përfshirë teknologjinë. Ajo që dihet, është se ky Big Brother i thyerjeve të rekordeve po vjen më shpejt sesa e prisni, dhe deri atëherë, aludoni se cilët do të jenë banorët…

Kush janë qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet? Ekspertja: Masat urgjente që duhet të merren

Adelina Farrici, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, është shprehur se situatat e përmbytjeve si ajo që ndodhi në Vlorë, duhet të bëhen mësim edhe për bashkitë e tjera. Komentet Farrici i bëri në emisionin ‘Dita Jonë’ me Aulona Minga dhe Krist Martiro në A2 CNN, ku tha se disa nga zonat e rrezikuara në Shqipëri nga përmbytjet janë veç Vlorës edhe Lezha e Shkodra. Ajo tha gjithashtu se pastrimi i kanaleve në qytete është i domosdoshëm, por duhet të kryhet në mënyrë periodike dhe jo të lihet në momentin e emergjencës.

“Bashkitë duhet të kujdesen, t’i paraprijnë përmbytjeve, duke marrë masat paraprake. Investimet të orientohen aty ku rrezikshmëria është më e lartë, në mënyrë që t’i paraprijmë me një investim, në mënyrë që të parandalosh dëmet shumë më të mëdha që mund të shkaktohen si rezultat i këtyre fatkeqësive natyrore.

Pastrimi i kanaleve, thuhet se është, por në fakt nuk është aq i thjeshtë. Kjo edhe për shkak të problemeve të mbartura prej vitesh. Pastrimi nuk duhet lënë vetëm në momente emergjencash, por të zgjidhet para situatave alarmante. Nëse idrovoret në Vlorë do të ishin të pastruar, në gjendje të mirë, fatkeqësia nuk do të ishte aq e madhe. Për çdo bashki situate të tilla duhet të bëhen një mësim, për të marrë masa. Ne e dimë, e kemi parë situatën në Shkodër, në Lezhë. Në Lezhë, pjesa e sipërfaqes së tokës që përmbytej gjithmonë, ka një përmirësim me 50-60 %”, tha Farrici.

“Më shpëtoi vajza shqiptare…” / Rrëfimi ‘tr onditës’ i Elsa Lilës: Si donin të më v/risnin në burg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, “Mirë se vini në Rebibbia”. Për të bërë promovimin e librit të saj, Elsa Lila ka dhënë një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku edhe rrëfeu se gjatë kohës që ishte në qelinë e burgut, një grua tjetër kishte tentuar që ta vriste. Por për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje. Dhe rrjedhimisht i kishte shpëtuar jetën!

Elsa Lila: Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd jashtë. Nuk përmend dot emrat as të klanit që ishte aty brenda që mua më mbrojti…

Rudina Xhunga: Por ishte një klan që ty të thirri dhe të tha…?

Elsa Lila: Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më dha akses dhe mbrojtje.

Rudina Xhunga: Sepse nëse nuk ke mbrojtje mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty.

Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda. Më mbushën me forcë, me kurajo dhe le të themi edhe që nuk kam pasur një jetë të thjeshtë. Nuk vij nga një jetë përrallash. Kam pasur një jetë jashtë të zakonshmes.

Elsa Lila u arrestua në vitin 2022 pasi u dyshua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitjen e drogës në Romë. Sipas raportimeve që bënin asokohe mediat italiane, grupi përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa Lila supozohet se kishte rolin e “financieres së grupit”. Në shtëpinë e saj u gjet një bllok i zi, brenda të cilit thuhej se ishin shënuar të gjitha të dhënat e kokainës.

Paralajmëron meteorologia Porja: Ja çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme

Nga nesër deri të premten, vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës dhe ulja e temperaturave. Paralajmërimi u dha nga meteorologia, Tanja Porja, e cila theksoi se dëbora do të zbresë në 700 metra lartësi, por sipas saj nuk ka vend për panik.

“Tri ditë me reshje shiu dhe dëbore. Nuk ka vend për panik. Rrebeshe të shpeshta në jug dhe në zonat qendrore dhe në ditët vijuese në të gjithë territorin dëbora do të zbresë në 700 metra. Do të kemi temperatura nga minus 2 në 19 gradë celsius. Nesër paradite do të ketë rrebeshe dhe reshje dëbore në zonat malore”.

Por çfarë ndodhë në 3 ditët në vijim? Meteorologia e A2 thekson se deri mëngjesin e së premtes do të kemi rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin, ndërsa termometri zbret në minus 3 gradë. “Mbrëmjen e së mërkurës, të enjten dhe deri mëngjesin e së premtes kemi reshje dëbore dhe rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin. Të premten ulje e temperaturave deri në minus 3 gradë”, tha Porja.

Sipas saj e njëjta tablo sinoptike do të jetë edhe në rajon.

“Në Kosovë e RMV dhe Mal të zi kemi të njëjtën tablo sinoptike. Rrebeshe të shpeshta në Maqedoninë e Veriut nga nata e sotme, reshje bore ne 500 metra lartësi. Në Kosovë reshje dëbore në disa zona, veriu mbetet me vranësira, jugu me rrebeshe, ndërsa Mali i zi do të ketë reshje të pakta dhe rritje të vlerave termike”.