Muçi nuk ndalet më, shënon edhe në Ligën e Europës. I gjithë stadiumi thërret emrin e tij, por ai nuk feston (Video)

Ernest Muçi është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për Beshiktashin dhe këtë po e tregon duke shënuar ndeshje pas ndeshje.

Sot sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pasi pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Beshiktashi luante përballë Malmo.

Sulmuesi ishte rreshtuar mes titullarëve dhe në pjesën e dytë, ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij.

SHIH VIDEON

Të gjithë tifozët thirrën në kor emrin e sulmuesit shqiptar, por ky i fundit zgjodhi të mos festonte duke tundur gishtin, ndoshta edhe në shenjë proteste ndaj kritikave të pamerituara që ka marrë gjithë këtë kohë, teksa po tregon se është një lojtar i cili është kthyer në forcën kryesore të sulmit të Beshiktash.

Ish-banorja e BBVIP, Erjola Doçi habit me deklaratën: Jam shumë nervoze kur nuk bëj s.. ks

Një deklaratë e bërë së fundmi nga moderatorja Erjola Doçi, ka shkaktuar të qeshura dhe reagime. Ajo është ngacmuar nga moderatori me një pyetje pikante të cilës Erjola nuk nguroi t’i jap një përgjigje të sinqertë.

“Erjola a mendon se një njeri që nuk bën seks është nervoze edhe duhet të martohet,” iu drejtua Salsano Rrapi, në emisionin “Ndryshe”, në ‘Top Albania Radio’.

“Po më ka ndodhur mua, jam shumë nervoze kur nuk bëj,” tha Erjola.

Përgjigjia e saj u prit me të qeshura nga të ftuarit e tjerë.

Emri/ Makina u përplas me kamionin në Korçë, kush është 35-vjeçari që ndë/rroi je të në aks/ident

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë.

Një kamion u përplas me një automjet ‘Chevrolet’ dhe si pasojë ka humbur jetën 35-vjeçari Kosta Nako. Gjithashtu, nga aksidenti u plagos edhe një pasagjer, që udhëtonte në mjetin Chevrolet.

“Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec” në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Kosta Nako, rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

“Drenusha dhe Atilla po bëjnë Iojë”/ Ngrihen dyshime të mëdha në BBVK

Vullneti përgjatë një bisede me Gresën ka hedhur dyshimet e tij në raportin midis Drenushës dhe Atillës.

Ai i tha Gresës se hyrja e Atillës mund të jetë një lojë e dyfishtë midis këtyre të dyve, duke pretenduar se mund të jetë një strategji e tyre.

Vullneti i tha Gresës, që këtë dyshim ia tha edhe Atillës. Për më shumë detaje, kuptojeni nga video në vazhdim:

Zgjedhjet presidenciale/ Çfarë nuk shkoi me paràshikimin e The Simpsons këtë herë

Dihet disi në kulturën pop që fansat e “The Simpsons” besojnë se seriali ka parashikuar një sërë ngjarjesh botërore, si presidenca e Donald Trump në 2016, kthesa në fund të Game of Thrones dhe në përgjithësi gjithçka. që ndodh sot.

Nuk janë të pakta rastet kur duke parë një nga parashikimet e “The Simpsonëve” kemi mbetur me gojë hapur dhe kemi menduar “por a është e mundur?”.

Megjithatë, sot është koha për të folur për kohën kur “The Simpsons” “humbën”.Në episodin nga sezoni i 11-të i serialit, i titulluar “Bart in the Future” që u transmetua për herë të parë në vitin 2000, duket se parashikon rrugën e Trump për në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë episodit, Lisa e veshur me një kostum lejla zgjidhet Presidente në të ardhmen. Kjo vjen pas një qëndrimi të tmerrshëm me Trump në krye.

“Siç e dini, ne trashëguam një situatë mjaft të vështirë fiskale nga Presidenti Trump,” tha Lisa.

Në vitin 2021, klipi ishte bërë viral në mbarë botën kur Harris u bë zëvendëspresidentja e parë femër e SHBA-së kur presidenti Joe Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020.

Nga karriera deri tek “zemra”, ja çfarë rezervojnë yjet për Nëntorin, sipas astrologes Denisa Shyle

Astrologia e njohur Denisa Shyle mbrëmjen e së martës ishte në lidhje Skype në emisionin “D-Night” në “Ora News” për të na treguar më shumë rreth Horoskopit.

Se çfarë parashikojnë yjet për muajin nëntor dhe cila është shenja më me fat?

Astrologjia tha se shenjat e Akrepit dhe Shigjetarit do të jenë ato më të ndikuarat deri në fund të muajit.

“Është një periudhë pozitive ndaj duhet shfrytëzuar”, u shpreh Denisa Shyle.

Ja parashikimi për 12 shenjat e Zodiakut nga astrologjia Denisa Shyle

Dashi: Periudhë e mirë dhe pozitive. Kanë fat në dashuri, deri në fund të muajit. Në përgjithësi një periudhë e mirë e pret shenjën e Dashit.

Demi: Fazë e mirë por do dalin në skenë disa probleme me partneritetet. Kjo del në skenë për të qartësuar lidhjen dhe për ti shëruar. Kalimi i diellit në shigjetar bën që të ardhurat dhe bashkëpunimet do i bëjnë shumë mirë.

Binjakët: Një muaj pushimesh. Janë në një fazë pozitive. Në fund të muajit drejtuesit e mërkurit kalojnë në retrograde tek shenja shigjetarit. Kjo mund të shkaktojë probleme në partneritet. Ky muaj duhet shfrytëzuar për komunikim dhe anë romantike.

Gaforrja: Periudhë pozitive kanë të vendosur diellin tek shtëpia e pestë. Prioritet çështjet e zemrës, mund të shërojnë çdo problem që ka ardhur nga e kaluara. Pas datës 21 kujdes me shëndetin.

Luani: Do jenë më të fokusuar te familja. Do kenë një zgjerim për vendin ku jetojnë dhe numrit të familjes. Luani cilësohet shenja më me fat e këtij muaj. Prandaj ky muaj duhet përdorur shumë mirë.

Virgjëresha: Muaj me fat për Virgjëreshën. Deri në datë 21 përsa i përket marrëveshjeve ka dhe një komunikim shumë pozitiv. Është një fazë rregullimi. Pas datës 21 do kalojnë në tema familjare.

Peshorja: Tema kryesore për ta ana materiale dhe vlerat e rritura. Venusi ndodhet tek shenja shigjetarit dhe u jep një frymë aventuriere dhe i zgjeron. Udhëtime dhe ndikime familjare.

Akrepi: Jemi në sezonin e tij, do kenë një disbalancë brenda vetes së tyre. Duke qenë se kanë diellin në shenjën e tyre arrijnë t’i kalojnë këto probleme. Shërim në të gjitha fushat e jetës, dhe në anën e tyre romantike. Rritje nga ana materiale.

Shigjetari: Deri në datën 21 do jetë pak i përzier, sepse dielli ndodhet te shtëpia e tyre e dymbëdhjetë në shenjën e akrepit. Botëkuptim i thellë dhe i gjerë arrijnë të dallojnë ku qëndron problemi në fushat e ndryshme të jetës sidomos karrierës. Do kemi një stabilitet për shigjetarët.

Bricjapi: Rritje e madhe dhe kolosale. Dielli është te shenja e akrepit në shtëpinë e ëndrrave. Ëndrra të kthyera në realitet. Do kenë një kreativitet të lartë. Do jenë me partneritet të lartë.

Ujori: Tashmë kemi kalimin e Plutonit te shenja e tyre. Aktualisht tema më e rëndësishme karriera e tyre, në këtë pikë zhvillime të madha e presin ujori. Do përdorin të gjitha shanset që u dalin përpara. Frymë romantike, dhe do kenë njohje të reja.

Peshqit: Janë në një fazë të mirë. Pas datës 11 mund të përballen me shpirtin binjak sepse Venusi kalon në shtëpinë e tyre të njëmbëdhjetë. Ëndrra të realizuara dhe lidhje të frytshme. Pasi kanë krijuar kufij të shëndetshëm.

“Më pëIqente të dilja “to*pIe ss” në foto”/ Gerta ‘bën për ujë të ftohtë’ Keldën: Ti sdi të Iidhësh bre/kët e tùa

Konkurrenti i “Përputhen”, Genti, ka realizuar takime me dy nga vajzat e spektaklit – Gertën dhe Keldën. Gjatë emisionit, Megi Pojani e sfidoi duke e pyetur drejtpërdrejt për preferencën e tij mes dy vajzave. Por Genti ngurron të japë një përgjigje të prerë, duke ngjallur pakënaqësinë e Megit, e cila, me një ton të tensionuar, i thotë: “Ti qenke drru, do vi të ta nxjerr më zorr.”

Atmosfera nxehet edhe më tej kur Kelda hedh një deklaratë të papritur, duke aluduar se sensualiteti i saj e shqetëson Gertën. Gerta, e revoltuar, i përgjigjet Keldës duke thënë: “Ti nuk di të lidhësh brekët e tua, ik moj vajzë, se me vajzë rrugë po merrem.” Në këtë moment ndërhyn Zhaklina, duke e kritikuar Gertën për sjelljen e saj dhe i sugjeron që të mos përqëndrohet te Kelda, por të përballet drejtpërdrejt me Gentin.

Gjatë takimit të saj me Gentin, Gerta e bën të qartë dëshirën e saj për një trajtim “si princeshë”, duke sinjalizuar se kërkon një mashkull që ta vlerësojë dhe të përpiqet më shumë për të. Ndërkohë, Kelda zbulon disa detaje nga e kaluara e saj, duke treguar se kishte një lidhje njëvjeçare që përfundoi për shkak të mungesës së përputhjes në karakter.

“Nuk u kuptuam. Nga ajo lidhje mësova që nuk duhet të lejosh askënd të të pengojë për gjërat që ke dëshirë. Mua më pëlqen të krijoj foto artistike, topless, dhe kam kuptuar se meshkujt shqiptarë shpesh nuk e mirëpresin këtë,” tha Kelda, duke shprehur hapur pasionet dhe kufizimet që ka ndier në marrëdhëniet e saj.

Vjen Iajmi i shumëpritur për Brojën, ja çfarë ndodhi këtë të mërkurë

Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin, që e mbajti atë jashtë që nga muaji Korrik. Sulmuesi shqiptar është rikuperuar plotësisht dhe këtë të mërkurë u shfaq në stërvitjen e Everton.

23-vjeçari u transferua te skuadra angleze në fund të merkatos nga Chelsea, në huazim me të drejtë blerje, por ende nuk e ka bërë debutimin.

Broja vuante nga një problem në tendinë dhe ka qenë jashtë për disa muaj. Megjithatë, duket se makthi i dëmtimit ka kaluar dhe lojtari po përgatit rikthimin në fushë.

Everton zbuloi këtë të mërkurë se Broja është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Lojtarit do i duhen kohë për të kapur formën dhe tek anglezët nuk duan të nxitohen, pasi do të rrezikonin një tjetër dëmtim.

Broja nuk pritet të jetë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës, pasi nuk ka kapur ende ritmin.

Historia që prekù zemrat: Erdhi nga Arabia Saudite, por ajo nuk i doli në takim

Tema e mbrëmjes në emisionin “D-Night” në “Ora News” kishte të bënte se për çfarë jeni bërë pishman në jetë.

Të shumta ishin mesazhet në studio dhe makinat që ndalonin para korpusit për intervistë.

Një djalë tregoi pengun e tij më të madh që dukej se ishte penduar shumë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Djali: Kam pasur dikur një lidhje në distancë të largët pas një keqkuptimi bëri orë të tëra me avion. Erdhi nga Arabia Saudite dhe nuk i dola në takim.

Kledisi: Lind pyetja pse nuk i dole?

Djali: Ndoshta nga egoja, kokëfortësia.

Kledisi: Çfarë të pengon ti shkruash dhe ti shkosh ti asaj?

Djali: Se di, do i thoja hajde se do ta paguaj biletën tani.

Republikanët në festë/ Elon Musk poston foton e pazakontë

Gjatë fushatës elektorale në SHBA, Elon Musk, mbështeti Donald Trumpin në çdo mënyrë dhe sigurisht që ka çdo arsye të ndihet i justifikuar me rezultatin e afërt

Dhe kjo është sigurisht diçka që ai nuk e fsheh, duke bërë postime në X, ndërkohë që i ka befasuar të gjithë me foton, në të cilën ai mban një lavaman në Shtëpinë e Bardhë.

https://twitter.com/elonmusk/status/1854034776815972649?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1854034776815972649%7Ctwgr%5Ee87d259cfeb475b553d7cd8cb052436824b9f58b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Flajme%2Fbota%2Frepublikanet-ne-feste-elon-musk-poston-foton-e-pazakonte%2F743500%2F