Iu pIagos e bija, flet e ëma e Manderina Çelës: Kishte një ‘muhabet’ me autorin, është e martuar

Ilir Çami është personi i cili paraditen e kësaj të mërkure goditi me thikë Manderina Çelën në afërsi të vendit të quajtur “Trekëndëshi” në qytetin e Korçës.

E plagosura ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar nga forcat e komisariatit të Korçës.

Burime bëjnë me dije se Çami ka qenë i arrestuar më parë për përndjekjen e kësaj shtetaseje në vitin 2022, pasi kërkonte rikthimin e një marrëdhënieje jashtëmartore që kishte pasur më herët me të.

Në një prononcim për mediat, e ëma e Manderina Çelës tha se autori e kishte ndjekur edhe pse e dinte se ajo ishte e martuar.

“Futeni brenda e mos e nxirrni më. Çupa e sëmurë. Çupa është e martuar, ka burrë, ka fëmijë. Kishin një muhabet më parë. Ishte në burg më parë ai, por e nxorën. Çupa ime shkonte në spital, kishte të sëmurë. Ishte një burrë se do ta vriste çupën ai. Vajza kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse ai e ndiqte. Ajo ka 3 fëmijë, burrin e ka në Greqi, ai e bezdiste. Çupa do vdiste po mos e ndihmonin të tjerët. Ai e ndiqte pas. Dje vajti në spital, ai e kishte ndjekur pas, ajo i kishte thënë ‘ik, se do lajmëroj policinë’, ai nuk iku. Sot e goditi,” tha e ëma.

“E shtriu në tokë dhe e goditi me th* kë”, flet motra e të plagosurës në Korçë: Ish-partneri e përndiqte prej 2 vitesh!

Motra e Manderina Çelës, ka folur për mediat lidhur me plagosjen e kësaj të fundit nga ish-partneri Ilia Çami, në Korçë.

Marjana Plaka, ka deklaruar se e ka parë live skenën, duke thënë se autori e shtiu në tokë dhe e goditi me thikë.

Sipas saj, ish-çifti kanë patur shumë probleme dhe se Çami e përndiqte prej 2 vitesh.

Marjana Plaka: E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë  shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe  më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje),  është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Edhe kjo ndòdh në υendin tonë: Β. υrri e sh et g. rυan për 50 euro

Një ngjarje e çu ditshme është regjistruar ne Kosovë.Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për K ri.me të Rënda,

ka caktuar ar re.stit shtëpiak ndaj të pand ehurit Q.A për shkak të dyshimit të bazuar se e ka dh.u.nuar se.k.su al isht një grua dhe më pas e ka dërguar atë në Prizren tek një person tjetër i cili ka vazhduar ta dh uno jë. 

Në një komunikatë të Gjykatës Themelore bëhet e ditur e tërë ngjarja. “Në Banjë, Komuna Istog,

në bashkëveprim me persona të tjerë ka tr.af ikuar vi k.timën A.S, në atë mënyrë që pasi i pand ehuri

paraprakisht e strehon vik.ti mën në katin e dytë të furrës së tij dhe kryen me vik.ti mën ma rrëdhënie se.ksuale pa vullnetin e saj për tre ditë,

Pastaj e thërret një person tjetër i cili e merr vi.kt imën me automjet dhe për këtë shërbim ia jep pesëdhjetë (50) euro, e i cili pastaj

e dërgon vi kti mën në Prizren dhe kryen ma rrëdhënie se.ks uale pa dëshirën e saj’, theksohet në komunikatë

Mυnd t’ju d υket ç υdi, por m. eshkυjt janë të ‘fi ksυar’ pas këtγre f emrαve, zbυΙòjeni ρërse

Nuk ka të bëjë me bukurinë!Kur vjen puna për në shtrat, meshkujt bëhën pak fare ‘të ver.bër’.

Sipas një studimi britanik, meshkujt preferojnë femrat më të shkurtra dhe nuk bëhet fjalë për shijet este tike.

Ato ndoshta nuk janë më të bukurat, por janë më të dashurat për meshkujt.

Një eks.periment i realizuar me 10 mijë ç ifte anglezë, ka konf.irmuar teorinë.

Nga pikëpamja e meshkujve, shtati i shkurtër i femrave përfaqëson për ta një dashuri pe.rfekte.

Fitorja e Trump/ Paloka bën veprimin e papritur dhe ir onizon Ramën duke i publikuar foton me…

Fitorja e Donald Trump, është pritur me entuziazëm nga të gjithë mbështetësit e tij, jo vetëm në Amerikë. Rrjeti është mbushur me mesazhe. Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka uruar në një mënyrë shumë të veçantë për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet për President të SHBA.

Ai ka zgjedhur të postojë një foto në faqen e tij në “Facebook, ku ironizon kryeministrin Rama, i cili ndodhet në foto me familjen Soros, miqtë e tij.

Ai ka postuar në faqen e tij në facebok një montazh fotosh.

Ndërsa mesazhet dhe urimet vijojnë, opozita duhet të ketë kujdes nga ky entuziazmi për zgjedhjet nëpër botë se kështu ndodhi me Melonin kështu ndodhi dhe me Trumpin e parë, po ndërkohëqë këtij të dytit Rama i ka ofruar jo pak po ishullin e Sazanit.

“Fitorja e Trump, një konfirmim i së djathtës konservatore”, deputeti i PD: Do të reflektohet edhe “hedhjen në kosh” të disa veprimeve të nxitura nga Tirana

Deputeti i PD-së Tritan Shehu e cilëson një konfirmim të së djathtës konservatore, fitoren e Trump dhe sipas tij, kjo ngjarje do të reflektojë shumë më gjerë se SHBA.

Shehu shprehet i bindur se kjo fitore “do të reflektohet edhe “hedhjen në kosh” të disa veprimeve të nxitura nga Tirana dhe realizuara nga qarqe të tilla majtiste populiste në Washington”.

POSTIMI I PLOTË
Fitorja e Trump, një konfirmim i së djathtës konservatore!
Një ngjarje, që do të reflektojë shumë më gjerë se SHBA.
Kjo fitore edhe në Senat e Kongresin amerikan flet për atë që njerëzit e ndjejnë të domosdoshme kthimin e parimeve të kësaj të djathte në:
1- Ekonomi, mbas problemeve të mëdha të viteve të fundit në ekonominë amerikane, si pasojë e politikave jo produktive të një të majte populiste.
2- Në nivelin e kontrollit të brendshëm aty, të kriminalitetit e pasigurisë.
3- Në disa zhvillime kaotike ndërkombëtare.
4- Në mbrojtje të vlerave themelore mbi të cilat mbështetet vetë shoqëria njerëzore si familja e “shenjtë”, konsiderimi i abortit një vrasje jete, largimi nga konceptet e rrezikshme e keq përdorimi i tyre si ai “gender”, “uterusit me qira”, etj.
Kjo fitore tregon se njerëzit kërkojnë realen, zhvillimin ekonomik, vlerën.
Se shoqëria kërkon “Tradicionalen”!
Se zgjedhjet nuk mund të fitohen me populizëm, me flamujt e familjes LGBT, abortit, genderit a shitjes së uterusit.
Dhe pa dyshim ky ndryshim i madh në vendin lider botëror, do të ketë efekte të rëndësishme në Shqipëri, pikërisht në drejtimet e mësipërme.
Unë jam i bindur, do të reflektohet edhe “hedhjen në kosh” të disa veprimeve të nxitura nga Tirana dhe realizuara nga qarqe të tilla majtiste populiste në Ëashington.
Duke filluar kjo me represionin ndaj Z.Berisha. Unë besoj në atë që e vërteta mund të vonojë, por gjithmonë del. Besoj se tashti dita e së vërtetës po afron.

Shehu Fb

Aksident në Greqi, ndërron JETË i riu shqiptar!

674

Një 34-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një aksidenti automobilistik në Rodos të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.15, në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos.

Motorri që drejtohej nga Valter Vizani, 34 vjec nga Mbrostari i Fierit ka dalë nga rrugë në rrethana të paqarta duke shkaktuar vdekjen e të riut.

Hetimet për ngjarjen po i kryen stacioni policor i Ialisou.

Donald Trump shpalli fitoren, vjen reagimi i parë nga Rusia

Ministrja e Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, është kërkuar të komentojë për rrjedhën e procesit zgjedhor në SHBA.

Por edhe është pyetur drejtpërdrejt, Zakharova e ka shmangur mbajtjen e një qëndrimi për zgjedhjen e Donald Trump si president të Amerikës.

Ne do të vazhdojmë të ecim në përputhje me synimet tona. Në një mënyrë të dobishme për ne, siç e dikton historia jonë,”– ka komentuar ndër të tjera ajo për Sputnik, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë e pret Rusinë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ndërsa Dmitry Medvedev, zëvendëskryesues i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, dhe ish-president rus, ka thënë në platformën Telegram:

“Disa ditë më parë, kam shkruar në Telegram për konsensusin e ashpër dypartiak kundër Rusisë, në Kongres. Këto vëzhgime dalin të sakta, sidomos tani që shumicën në Senat e kanë republikanët. Mirëpo, Trump e ka një cilësi prej të cilës mund të përfitojmë të gjithë. Si biznesmen, ai ka aversion nga shpenzimi i parave për aleatë budallenj dhe organizata ndërkombëtare të këqija”.

Medvedev ka thënë se në këtë mes “hyn edhe Ukraina” dhe që pyetja tani është se sa do të ketë presion Trump për të ndarë fonde për luftën në Ukrainë.

“Ai është kryeneç, por sistemi është më i fuqishëm”, ka thënë ai.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur në shkurt të vitit 2022. Shtetet e Bashkuara janë lidere në ndihmën që i kanë ofruar Kievit për të luftuar pushtimin rus.

Megjithatë, Trump e ka bërë të ditur disa herë gjatë fushatës zgjedhore, se heziton të ndajë fonde për këtë shtet.

Trump: Duhet të mbyllim kufijtë! Nëse doni të hyni në SHBA duhet ta bëni në mënyrë të ligjshme

Donald Trump ka përsëritur sërish në fjalimin para mbështetësve në Florida, se pjesë e politikave të ndjekura prej tij do të jetë edhe mbyllja e kufijve.

Ai u shpreh se kushdo që do të hyjë në territorin amerikan, do të duhet ta bëjë në mënyrë të ligjshme.

Do ta kthejmë vendin tonë në një vend të veçantë. Do ta bëjmë këtë vend të jashtëzakonshëm,. Është vendi më i madh në botë. Do të punojmë për të kthyer këtë potencial, duhet të mbyllim kufijtë. Duam që njerëzit të kthehen në këtë vend, por duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme”, tha ai.