Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja???

Sot, më 31 tetor 2024, dollari amerikan, blihet me 90 lekë dhe shitet me 91.1 lekë.

Euro, blihet me 97.9 lekë dhe shitet 98.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 116.9 lekë dhe shitet me 118 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 64.6 lekë, ndërsa në shitje me 66 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

I fundit! Neda Balluku shtrohet me ùrgjencë në spitaI, ja çpo ndodh me opinionisten

Opinionistja Neda Balluku siç e kemi parë është tepër aktive nëpër rrjete sociale ku shpeshherë ndan me ndjekësit e saj pjesë nga përditshmëria.

Mirëpo mëngjesin e sotëm ajo ka bërë një postim që ka shqetësuar një pjesë të mirë të ndjekësve të saj.

Ajo gjendet në spital për arsye të cilat ka zgjedhur të mos i tregojë.

Siç e përmendëm lajmi është bërë me dije nga vetë Neda ku përbri fotografisë së ndarë në “Instastory” shkruan: Mos injoroni kurrë sinjalet që ju dërgon trupi!

BE ia thotë në sy Ramës: Dialog me opozitën! SPAK shkëlqyeshëm, mos ndërhyni

Kreu i qeverisë shprehet se ky është një raport kuptimplotë, ku pasqyrohen objektivisht mbi bazën e fakteve dhe standardeve të Bashkimit Europian qoftë arritjet e mëdha të vendit tonë, qoftë të metat e boshllëqet që duhen adresuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE të Shqipërisë2030.

Gonzato ishte i qartë, ‘shuplakë’ qeverisë dhe vlerësim SPAK-ut. “Ka një nevojë urgjente për të ndërtuar një dialog konstruktiv gjithëpërfshirës.

Për gjyqësorin Komisioni Europian vëren diku progres, por shqetësimet mbetjen për trysni politike në sistemin gjyqësor.

Për drejtësinë raporti bën thirrje për më shumë përpjekje. Korrupsioni vazhdon që të shihet si shqetësim serioz. Ka disi progres falë punës së shkëlqyer nga SPAK-u” tha ai.

Ambasadori i BE kërkoi dialog ùrgjent, ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama u përgjigj pas mesazhit të ambasadorit të BE, Gonzato për dialog konstruktiv politik gjithëpërfshirës.
Rama fajësoi opozitën, duke e cilësuar si jo të gatshme për dialog. Ai theksoi se “është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qasjen dhe qëndrimet tona”.

Sipas Ramës, zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime nuk ndalohet dot.
“Kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot është shumë e thjeshtë, kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është për dialog është shumë e thjeshtë.

Nëse nuk ka gatishmëri nga të dyja anët për të folur s’ka dialog. Është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qasjen dhe qëndrimet tona. Është zgjedhja e tyre legjitime, dhe zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime nuk ndalohet dot”, deklaroi Rama.

Β.υrri ne em igraciοn i dergοnte Ieke, ajo i hαrxhoηte me te d. αshυrin

Një vjehërr e nëpërkëmbur sidomos kur i ke tradhtuar edhe djalin nuk duhet marrë asnjëherë lehtshëm.

Rasti më i fundit vjen nga një qytet i Shqipërisë së mesme ku vjehrra ka kapur mesazhet e nuses së djalit me dashnorin duke i bërë gjëmën në Facebook.

Pasi ka konstatuar se nusja harxhonte shumë para nga ato që i sillte djali nga emigracioni, vjehrra e ka ndjekur duke gjetur momentin për të parë celularin e saj.

Aty zbulon se nusja kishtë një lidhje tjetër dhe një pjesë të mirë të parave, përfshirë

edhe ato që bashkëshorti i kishte nisur për karrocën e djalit, ia dërgonte të dashurit të saj.

Mesazhet janë hedhur në Facebook prej vjehrrës dhe tashmë po bëjnë xhiron e internetit, ndërsa çështja ka shkuar edhe në gjykatë për shkurorëzim.

Me këto fakte, zor se nusja do ta ketë të lehtë!

E pa dëgjùar më parë: U m. αrtυαn, k. rijuan fαmiIje por ρas 4 υitesh e kυρtυan se janë υëIIa e mοtër

Një burrë 39-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” historinë e tij të dhimbshme me gruan e tij, e cila në të vërtetë doli të ishte motra e tij.

Ai ka thënë se ka jetuar i lumtur me të pa e ditur se ishte vëllai i saj dhe ka një djalë me të, por me të marrë vesh të vërtetën, kanë ndryshuar të gjitha gjërat. Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:


Kisha një grua të mrekullueshme dhe një djalë fantastik, por tani jeta ime është copëtuar, sepse jam martuar me motrën time pa e ditur se ishte motra ime. Unë jam 39-vjeçar dhe u martova vonë në moshën 35 vjeçare.

Unë e dija që kur isha fëmijë se isha i adoptuar. I kam dashur prindërit e mi që më adaptuan, por gjithmonë e ndjeja veten të palotësuar. Jeta ime u mrekullua kur takova një vajzë.

Ajo ishte pesë vjet më e re se unë dhe më tërhoqi menjëherë. Kur biseduam, më tha se edhe ajo ishte e adoptuar. Gjithçka hyri në vend pasi kuptova se kisha gjetur dikë që e dinte se si ndihesha unë. Ajo kishte të njëjtat dyshime dhe të njëjtat ndjenja të mungesës së lidhjes sikurse unë.

Prej asaj dite, ne ishim të pandashëm. Ndjeja sikur kisha gjetur më në fund atë që dëshiroja. Një vit më vonë, u martuam dhe lindëm një djalë të mrekullueshëm që tani është 3 vjeçar. Ashtu si një budalla, ndjeja se kisha një pjesë të humbur, kështu që doja ta gjeja nënën time të vërteë. Edhe kjo do të ishte mirë, por unë i kërkova bashkëshortes time të gjente edhe ajo të veten.

Mund ta bëjmë së bashku, i thashë. Por, duke gjurmuar për nënta tona, ne përfunduam në të njëjtin vend. Ne zbuluam se kishin të njëjtën nënë. Gruaja ime u shkatërrua dhe ajo u zhvendos me djalin tonë të njëjtën ditë. Ajo tha se ndihej e ndotur brenda.

Unë kam provuar ta bind atë që ne jemi ende të njëjtët njerëz që si të çmendur ramë në dashuri, por ajo thjesht nuk do të dëgjojë dhe më fajëson mua për tërë këtë rrëmujë. Ne jemi të divorcuar dhe ajo është larguar nga rrethina, duke marrë djalin tonë me vete.

Unë tani po shkoj nëpër gjykata vetëm për të bërë që ta shoh atë përsëri. E di që po pi shumë, por njerëzit qeshin me mua pas shpine. Jam i dëshpëruar dhe duhet të bëj diçka për të larguar dhimbjen. Përgjigjja e psikologes:

Më vjen shumë keq për të gjithë ju. Ky nuk ishte faji i askujt, por dëmet janë aq të mëdha. Gruaja juaj ndjen nevojën që dikush të fajësohet, por është krejtësisht e gabuar që ajo t’iu fajësojë juve.

Unë jam e sigurt se ajo dëshiron për të mbrojtur djalin tuaj të vogël nga e vërteta, por ajo nuk mund të rishkruaj historinë për të.

Kontaktoni “Familjeve iu nevojiten etërit” që ndihmojnë prindërit të jenë atje për fëmijët e tyre pas një shkatërrimi familjar.

Ata mund t’ju ndihmojnë të përballoni gjithë këtë dhimbje. Unë e kuptoj tundimin për të pirë, por kjo nuk do të ndihmojë që lufta juaj të jetë pjesë e jetës së djalit tënd.

Në vend të kësaj, unë sugjeroj që ju të shihni mjekun tuaj dhe kërkoni një referim për këshillim, dhe ndoshta edhe një recetë për ilaqet kundër depresionit për t’ju ndihmuar të kaloni nëpër këtë kohë të vështirë. Tani për tani, jetoni jetën në këtë mënyrë. Tu lutem, më trego pastaj se si do ju ecë e gjithë kjo.

Dhurata Iuksoze dhe 180 mijë $, ja si e r.eja zhvati deri në pàIcë djalin e biznesmenit shqiptar

Një ngjarje vështirë për t’u perceptuar ka ndodhur në ShqipëriBëhet fjalë për një të re e cila me anë të mashtrimit, mundi t’i zhvaste djalit të një biznesmeni nga Gjirokastra një shumë marramendëse parash.

Elida Lamçe është 32-vjeçarja e cila është dënuar me 12 vite burg për zhvatje. I riu i cili që prej vitit 2009 i jepte vazhdimisht para është Ergis Kërpaci. 

Vajza i ka kërkuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të hetojë siç duhet historinë e saj të dashurisë, duke pretenduar se nuk e ka mashtruar.

Vajza pretendon se shumat që i riu ia ka dërguar përmes një tregtari tjetër, nuk i kanë mbërritur asnjëherë në dorë, me përjashtim të dhuratave.

Ngjarja: Disa vite pasi dëmi ishte bërë dhe kasafortat ishin boshtatisur, ishin prindërit e të riut, tregtarë në lagjen Zinxhira, të cilët zbuluan se në kasafortë ju mungonin 180 mijë dollarë. Në fillimet e njohjes në vitin 2009, Ergis Kërpaci e kishte nisur me dhurata 100 mijë ose 200 mijë lekë.

Por sa më shumë afroheshin të rinjtë aq më tepër rriteshin faturat dhe në një rast zemërgjerësia e Ergisit gjatë fillimit të lidhjes është treguar me një pagesë prej 20 milionë lekë të vjetra. Shuma iu pagua vajzës në bankë, në një kohë që e reja vazhdonte nga ana e saj të derdhte vlera monetare në dy banka, shkruan “Gazeta Si”.

E bëra këtë veprim tregoi më pas djaloshi me mendimin se po jepja një provë të fortë për lidhjen tonë, pasi ishte hera e parë që ajo po më kërkonte ndihmë. Elida më tha se kishte nevojë për të holla sepse donte të blinte një shtëpi.

Shprehja e dashurisë së të riut përmes lekëve ka vazhduar nga muaji mars 2009 dhe deri në vazhdim në total i riu ka depozituar në llogarinë e të zgjedhurës së zemrës 37 milionë lekë të vjetra. Por në përfundim të shkollës së lartë vajza është larguar dhe është ftohur ndaj tij.

Gjatë kohës së krizës mes çiftit, Ergisi ka rënë në kurthin e dy shoqeve te saj, edhe ato të akuzuara si mashtruese. Një ditë të dashuruarit i vjen një mesazh në telefonin e tij, në të cilin Elida i lutej për ndihmë, pasi ishte e sëmurë me leucemi.

Ajo i kërkonte gjithashtu edhe një numër telefoni të ri ngaqë numrin e vjetër do ta flakte. I prekur djali ka paketuar 30 mijë euro dhe sipas udhëzimeve që e dyshuara i shkruante në mesazh, ia ka dorëzuar një vajze të vogël poshtë pallatit të studentes. Vajza nuk zbriti kujton i mashtruari me justifikimin se ishtë shumë sëmurë.

Më tej, me të njëjtën skemë përmes telefonit të ri dhe numrit të ri që i kishte dhuruar, i mashtruari ka nisur në 20 raste shuma nga tre deri në pesë mijë euro, të cilat i dërgonte me autobusin e linjës sa herë që vajza i shkruante dhe i kërkonte ndihmë.

Në total, gjatë këtij komunikimi ai ka dorëzuar 70 mijë euro dhe 15 milionë lekë. Për rastet e fundit Elida Lamce pretendon se nuk i ka shkruar ajo mesazhet dhe si argument sjell faktin që në këtë kohë ajo bashkëjetonte me një person në fshatin Kakoz të Gjirokastrës. Ajo që kanë zbuluar prokurorët është se në fakt për episodet e fundit vajza nuk ka gënjyer.

Prokuroria ka këqyrur numrin që ia kishte dhuruar i riu dhe që ishte i regjistruar me emrin e tij. Për të kuptuar se kush e përdorte numrin e telefonit janë lexuar dhjetëra mesazhe të fshira mes Ermira Avduli dhe të dashurit të saj, J. Zhupa.

Mesazhet e dashurisë mes të dyve gjatë orëve të vona të mbrëmjes apo herët në mëngjes e bindën prokurorinë se në këtë rast mashtrimi është kryer nga Ermira Avduli dhe shoqja tjetër R. Mece.

Tri vite, pasi i riu Ergis Kërpaci, kishte rënë pre edhe e dy shoqeve të së dashurës së tij që ndërkohë i thoshte se ishte jashtë vendit, Elida i ka bërë një videocall. Kaq ka mjafuar që Ergisi të rilidhet sërish me 32-vjeçaren, e cila ndërkohë kishte gjetur një punë në Tiranë si shitëse në një dyqan të njohur bizhuterish.

Dhe duke bërë plane për të ardhmen, pasi Elida kishte shprehur dëshirën të hapte një dyqan rrobash, partneri ka vazhduar sërish me pakot plot me dhurata dhe dollarë. Pakot niseshin çdo dy apo tri ditë nga Gjirokastra ku ai jetonte dhe punonte me prindërit drejt ‘21 Dhjetorit’ ku e dashuruara i priste.

Dërgesat me pako të shtrenjta janë konfirmuar edhe nga marrja e dëshmisë së tregtarit Spiro Ligu që ka treguar llojet e dhuratave që paketonte dhe se disa herë kishte parë që djaloshi fuste edhe para. E pyeta ç’janë këto ka treguar Ligu dhe më tha se po bënte plane për martesë. Martesë që nuk u kurorëzua asnjëherë. 

HABlT e r eja nga Lezha: Këtë gjë i b. ëra B URRlT na sh trat pasi ma DRODHl, do ta mbajë mend për gjithë je tën

Një tjetër histori tradhtie është rrëfyer nga një grua e cila në vend që të qajë për atë që ka ndodhur ka përveshur mëngët për të rifituar të shoqin. Historia e rrëfyer është si vijon.

“Uroj të jeni të gjithë mirë!

Jam e martuar prej 13 vitesh, e t’ju them të drejtën gjatë viteve të martesës kurrë nuk ka menduar se burri mund të ketë një femër tjetër. Pak e paskam nënvlerësuar e pak nga mentaliteti i Lezhës, por faji im në këtë rast.

Por ja që ndodhi dhe unë zbulova se babai i dy fëmijëve të mi ma dredh me një që është disa vite më e re së unë. Në fakt në fillim reagova shumë keq, mora fëmijët dhe ika tek vëllai im.

Por duke me folur njerëzit dhe duke i thirrur unë mendjes se pse duhet t’ja lë burrin tjetrës, pas 10 ditësh që burri me kërkonte falje u ktheva në shtëpi.

Ditët e para të kthimit në shtëpi rrija me turinj, jo se shtiresha por nuk po e kaloja dot situatën e krijuar. Derisa burri u lodh duke m’u lutur e në një moment më tha:

Nuk jam penduar hiq që rrëshqita sepse ti e ke mendjen të më rrish ftohtë, të veshësh fëmjët, të lash e shpërlash e të bësh thashetheme me nënën tënde në telefon.

Tani që u ktheva, tha ai, e kuptoj që faji në këtë tradhti që ndodhi është i joti që më ke bërë të shkoj tek tjetra.

Dy zgjidhje pata në këtë rast: Ose të ikja njëherë e mirë ose të ndryshoja unë.

Sepse fjalët e burrit më prekën, nuk mu duken sulm ndaj meje. Kështu që mbrëmë para se ai të vinte çova fëmijët nga vëllai, gatova ushqimin e tij të preferuar edhe kur erdhi burri nisëm fëmijën tonë të tretë me dëshirën më të madhe.

Nuk kam ndër mend ta lë burrin që e dua dhe t’ma marrë tjetra. Sot ai iku i gëzuar në punë dhe unë po ju shkruaj për të gjitha ato femra që zgjedhin divorcin: Është kollaj të ndahesh, mundohuni të gjeni sërish romancën mes jush, ja vlen! Familja mbi gjithçka!”,- shkruan ajo.#

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 31 Tetor 2024

Dashi

Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë së enjtes. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur dhe nervoz, ka ardhur momenti i rikuperimit të ndjeshëm. Parashikohet një përgjigje pozitive, si dhe një zhvillim i ri i cili do ju pëlqejë.

Demi

Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të gjithë ata që kërkojnë konfirmime në dashuri. Mbani parasysh se për ndjenjat Venusi, do të ketë një ndikim mjaft pozitiv. Do të jeni mjaft të prirur për takime të reja. Parashikohet një rikuperim emocional, por në të njëjtën kohë edhe një lloj nervozizmi në familje.

Binjakët

Kjo e enjte ju fton që të jeni të kujdesshëm, pasi diçka duket se nuk po shkon siç duhet. Gjëja pozitive është se Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo gjë është e rëndësishme për gjithë ata që kanë në planë udhëtime, apo duan të kontaktojnë menjë person që është larg. Dashuria do të jetë e mbushur nga konfuziteti, dhe sigurisht kjo do të jetë pasojë e asaj që keni mbjellë më parë.

Gaforrja

Do të jeni të mbushur me momente pakënaqësie, për shkak të ndikimit negativ të Hënës. Lajmi i mirë është se Mërkuri nuk është më kundër dhe për pasojë mund të zgjidhen disa tensione që keni kaluar, sidomos në vendin e punës.

Luani

Duke nisur nga kjo e enjte, Hëna do ju ndihmojë në lëvizjet dhe çështjet e komunikimit. Do të shfaqni një kapacitet të madh veprimi, duke siguruar qetësinë e zemrës suaj. Megjithatë nuk përjashtohen ballafaqimet sa i takon ndjenjave.

Virgjëresha

Hëna do të ketë ndikim tranzit në të lindurit e kësaj shenje. Gjatë kohëve të fundit dashuria nuk ka shkuar siç duhet, edhe pse keni një person fantastik në krahë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që të rikuperoni një lidhje që e keni përzemër.

Peshorja

Kjo ditë është mjaft e rëndësishme për gjithë ata që kanë në plan të udhëtojnë, por edhe për gjithë ata që duan të rikuperojnë besimin në aftësitë e tyre. Duhet të shfaqni një sjellje pozitive në raport me zhvillimet e reja. Nëse hasni në keqkuptime, brenda së shtunës parashikohet që ti zgjidhni. Megjithatë do të ketë momente tensioni me të lindurit e shenjës së bricjapëve, ndaj duhet të jeni sa më të matur.

Akrepi

Përfitoni nga kjo pjesë e javës, për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës në këtë shenjë. Idetë tuaja do të vlerësohet dhe do të shënoni rikuperim sa i takon parave. Gjëja më e rëndësishme momentalisht është që të rigjeni qetësinë dhe emocionet, ku kjo e enjte do të rikthejë ekuilibrat.

Shigjetari

Do të jetë e vështirë që kjo ditë të menaxhohet. Nëse jeni të pushtuar nga ndjenjat, do të keni dëshirë që të qëndroni gjithë kohës me personin tuaj të zemrës, por nëse lidhja juaj nuk funksionon, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, shkruan noa.al. Mbani parasysh se çdo gjë është reciproke.

Bricjapi

Dikush mund t’iu bëj një ofertë të veçantë lidhur me dashurinë. Gjatë kësaj dite do të jeni të rrethuar nga ziliqarët, ndaj bëni kujdes ndaj sulmeve të mundshme. Tregohuni të matur lidhur me disa shpenzime më shumë, pasi do ju duet të mbani situatën nën kontroll.

Ujori

Për të lindurit e kësaj shenje, dashuria është gjithmonë kontradiktore, pasi kërkoni më shumë miqësinë se sa pasionin. Vështirë të jeni xheloz, të paktën nëse nuk keni një person shumë të lëvizshëm. Kur shihni se një dashuri nuk funksionon, nuk rrini gjatë, por largoheni. Keni nevojë për vëmendjen e të tjerëve dhe doni që t’ua kthejnë në të njëjtën mënyrë. Kalimi tranzit i Mërkurit, do të ndihmojë në rikuperimin e besimit.

Peshqit

Gjatë kësaj të enjteje duhet të rrethoheni vetëm nga persona që ju stimulojnë dhe jo nga njerëz që janë në kërkim të gjërave të cilat momentalisht nuk mund tua japësh. Momentalisht situata parashikohet e tensionuar. Me gjasë do ju duhet të bëni një zgjedhje, ose të menaxhoni me kujdes disa raporte të komplikuara.