PD bllokon rezolutën e përbashkët me Parlamentin Europian, voton kundër draftit. Eurodeputetët: Ju lutemi, të paktën abstenoni

Parlamenti shqiptar dhe ai Europian nuk mundën të dalin me një rezolutë të përbashkët në përfundim të takimit të dy delegacioneve.

Shkak u bë vota kundër e deputetëve të opozitës, të cilët thanë se nuk mund të votonin pro draftit përfundimtar pasi të gjitha propozimet e tyre u rrëzuan.

Debati:

Bardhi: Ne nuk jemi kundër, por asnjë amendament i joni nuk u miratua.

Grigorio Gori: A mund të bëni abstenim ju lutem. Nëse bllokoni rezolutën do dërgonte një sinjal negativ në BE.

Tabaku: Kisha shpresuar që thirrja që bëjnë përfaqësuesit europianë, të ishin bërë edhe për mazhorancën. Nuk ishim ne të parët që refuzuam amendamentet, e bëri maxhoranca e para. Dakordësia jepet nga ai që ka pushtetin. Vota jonë vjen si rezultat i hedhjes poshtë të propozimeve të opozitës. Dy javë më parë kam dhënë votën pro hapjes së negociatave. Nuk e kemi penguar ne për 10 vite procesin, por shqetësimet që kemi na lejoni t’i ngremë në çdo platformë.

Eurodeputetët: Ne duhet të arrijmë një kompromis. Ne kemi bërë disa lëshime nga ana jonë që të arrijmë një kompromis. Nëse do të duhet të bëhet edhe nga pala shqiptare, do të bëhej miratimi. Edhe ne në Parlamentin italian kemi dallime, e njëjta gjë ndodh edhe këtu. Ne abstenojmë në raste të tilla. Kemi besimt te ju që mund të abstenoni. Shpresojmë shumë që kjo rezolutë do të miratohet. Duke abstenuar mund të tregoni që ka dallime në mendime.

Gogu: Për shkak se delegacioni shqiptar nuk mundi të bëjë shumicën, nuk arritëm të miratojmë një rezolutë të përbashkët këtë herë. Do të na duhet ne dy bashkëkryetarëve të informojmë publikun.

Bylykbashi: Të paktën në fund, eurodeputetët do të marrin me vete një dokument me shqetësimet tona. Ne mbajmë dy ditë takim dhe flasim për të drejtat politike dhe kushtetuese, drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit po thirrjen në polici.

Gogu: Parlamenti Europian i ka marrë që përpara tre javësh amendamentet e Tabakut

“SuImet ndaj SPAK nuk tolerohen”, ambasadori i BE, Gonzato: E vetmja gjë që ka ndikuar tek integrimi janë rezultatet e SPAK

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i cilëson të patolerueshme sulmet që bëhen në adresë të SPAK-ut.

Gjatë një interviste për Top Channel ai thotë se rezultatet e SPAK janë e vetmja gjë që kanë ndikuar në integrimin e Shqipërisë.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Ambasador, me të drejtë thatë më herët se nuk komentoni për rastet individuale të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por si e shihni rezultatin e fundit të Prokurorisë së Posaçme, njëkohësisht sulmet e vazhdueshme ndaj kreut të këtij institucioni, zotit Altin Dumani?

Ambasadori: Pra, ju e dini që unë nuk komentoj, atëherë pse më kërkoni të komentoj? Por jo, po bëj shaka. Nuk do të komentoj. E vetmja gjë që mund të them është se nëse ka një faktor që ka ndikuar në vlerësimin e situatës në sektorin e sundimit të ligjit nga Bashkimi Evropian, janë pikërisht rezultatet që po arrin SPAK-u. Dhe siç thashë, mendoj se duhet ta lejojmë SPAK-un të punojë.

Absolutisht nuk duhet të tolerojmë sulme personale ndaj disa prej përfaqësuesve të këtyre institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ne duhet t’i mbrojmë ata. Dhe ky është padyshim pozicioni im për këtë.

Gazetari: Më kanë thënë se gjatë një takimi me donatorët dhe kreun e SPAK-ut, zotin Altin Dumani, ju thatë, citoj: “SPAK-u po luan një rol kyç dhe vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Ju lutem, mund ta shtjelloni pak më tej deklaratën tuaj në lidhje me këtë?

Ambasadori: Po, është mjaft e qartë që një nga kërkesat që vjen nga BE-ja është që të ketë një historik solid për sa i përket rasteve të ndjekjes penale kundër rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë këtu në Shqipëri. Dhe fakti që SPAK-u ka nisur ta bëjë këtë është absolutisht një shenjë pozitive. Është një shenjë se reforma po funksionon dhe po jep frytet e saj.

Po na shesin te kri/mineΙët, na tradhtojnë kolegët”, poIici në Shkodër ngre alarmin (Video)

“Shumë shkurt, atentatet bëhen sepse shiten policët. Atentatorët diku marrin informacion, sepse është e pamundur që ata ti njohin të gjithë policët. Atentatet janë bërë ndaj policëve në sektorë të ndryshëm, OPGJ, patrulla, shqiponja, krime madje dhe ndaj rrugores. Kjo do të thotë se ata marrin infromacione diku, madje shumë të sakta. Dikush i shet policët” u shpreh polici.

Ky person që flet në kushtet e anonimatit, punon prej vitesh në Policinë e Shkodrës.

I gjendur përballë frikës se në një të ardhme të afërt mund të ketë fatin e kolegëve të tij, ka vendosur të flasë dhe të adresojë problematikat që kanë mbërthyer Policinë e Shkodrës. Shpesh, të dorëzuar nga lidhjet e zgjatura të bandave brenda këtij institucioni.

“Policët shiten nga kolegët e tyre. Është e pamundur që një epror që vjen nga rrethet të ketë dijeni për të gjithë policët, për punën, për lidhjet, për banesat, etj. Policet shiten nga kjo strukture e kalbur që janë disa policë, që kanë vite në punë dhe që janë të lidhur me krimin dhe kriminelët. Janë ata policë që nga njëra anë e mbajnë mirë me shkelësit e ligjit dhe nga ana tjetër u lëpihen eprorëve për të mos i transferuar. Kështu tërhiq e mos e këput krijojnë dhe balanca financiare. Atentati më i rëndë ishte ai ndaj kolegut Gjergj Ndershtiqaj”, u shpreh polici.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1296337401731357%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

Fiset armike në Shkodër/ Si nisi saga e υr/asjeυe mes Bajrave dhe Licëve, të paktën 20 vi/ ktimà e dhjetëra at entate

Fisi i Bajrave dhe Licëve janë ndër më të njohurit në Shkodër nisur edhe nga e shkuara e tyre e lidhur me ngjarje kriminale.

Hamza Lici, është personi i fundit i mbetur viktimë, pasi u vra nga një makinë në lëvizje ndërsa udhëtonte me me djalin e ish-kandidatit për deputet, Xhemal Bushati, Arlind Bushatin. Bushati mbeti i plagosur rëndë me plumb në kokë gjatë atentatit në

Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në maj të vitit 2021.
Ibrahim Lici u arrestua vitin e kaluar në Turqi dhe më pas lirua, pasi u refuzua ekstradimi.

Emri i Ibrahim Licit u lakua gjatë vitit 2017, pas informacioneve se u vendoste gjoba bizneseve në Shkodër. Në atë kohë policia zhvilloi operacion duke arrestuar një grup personash, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por që më pas u lirua.

Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamet Lici, në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin.

Më pas në ‘lojë’ futet edhe një fis tjetër i njohur në Shkodër, Bilalët.

Situata u tensionua kur Astmer Bilalit i vranë babanë dhe xhaxhanë në Shkodër. U dyshua për fisin Lici, por provat munguan.

Më e fundit e përplasjeve ishte vrasja e Endri Mustafës në vitin 2021.

Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët.

Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të vitit 2019.

Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Përplasjet mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla.

Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla. Më pas po në këtë qytet, më 18 qershor, u vra në servisin e tij Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje.

Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe fëmija 3 vjeç, i cili u shpëtoi plumbave.

Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lulzim Kullës në 2018-ën dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lulzim Kullën, duke qenë se ishte dhëndri i tyre.

Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i Sokol Licit dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

Më 23 gusht u zhdukën Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, ndërsa sot trupat e tyre ende nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici.

Më pas vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej në zonën e Livadheve më 1 shtator 2018.

Më 14 nëntor 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.

Në shtator të vitit 2019, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin u arrestuan në Shqipëri, Hollandë, Belgjikë e Spanjë.

Tashmë viktima e fundit e kësaj sage mes fiseve armike në Shkodër është Hamza Lici.

Saga e konflikteve mes bandave në këtë qytet e cila nisi në vitin 2017 prodhoi të paktën 20 viktima dhe dhjetëra atentate.

“Me skenar dhe regji, nuk kam frikë nga një vezë”/ Beleri sulmon Ramën dhe flet për takimin në Tiranë: Ishte..

I rikthyer në Shqipëri si eurodeputet, Fredi Beleri flet. Në një intervistë për një emision televiziv ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, sulmon kryeministrin Rama, teksa flet edhe për takimin e munguar në Tiranë.

Sipas tij takimi me kreun e qeverisë shqiptare ishte në agjendë, por thotë se nuk e di dhe nuk ka rëndësi pse nuk u realizua.

“Ishte në agjendë, para dy-tre ditësh. Dje nuk u bë takimi, por nuk e di dhe nuk ka rëndësi se puna që duhet të bënte delegacioni në BE u krye. Unë kam takuar miqtë e mi. Kam bërë takime informale”, tha ai .

Sikurse kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, edhe Fredi Beleri i cilëson sulmet me vezë dhe kos ndaj tij si reagime me skenar dhe regji dhe thotë se nuk i priste.

“Nuk i prisja këto reagime. Nuk ishin rastësore, kishin një skenar e regji. Regjisori i bën dëm Shqipërisë. Unë nuk kam pësuar gjë. Unë kam ndenjur 16 muaj në qeli dhe nuk kam frikë nga një vezë e kos. Dhe ai që u frymëzua nuk bëri mirë”, u shpreh Beleri për A2.

I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë, Beleri thekson se ato nuk janë në nivelin më të mirë teksa shprehu gatishmërinë për rregullimin e tyre nëse i kërkohet.

“Nuk besoj se janë në nivelin e duhur. Janë përmirësuar nga periudha që unë isha në burg, por besoj se ka shumë për të dëshiruar dhe duhet sa më shpejt të rregullohen”, theksoi ai .

Për punimet e komitetit të stabilizim asocimit Shqipëri-BE të cilat u përmbyllën pa rezolutë të përbashkët për shkak të opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësi, eurodeputeti Beleri, votën e tij pro dhe shprehu dëshirën për integrimin e Shqipërisë në BE, teksa justifikoi opozitën për votën kundër.

“Unë votova sot rezolutën, unë isha pjesë e Partisë Popullore dhe vota ime ishte pro rezolutës së PE. Unë jam shtetas shqiptar e grek kam dëshirë që Shqipëria të integrohet në BE. Kam shtëpinë dhe biznesin në Himarë. Vendi i Shqipërisë është në BE. Këto dy ditë të gjithë palët shprehën dëshirën për emigrimin e Shqipërisë në BE. Problemet dihen. Opozita është përjashtuar nga parlamenti dhe gjeti një mënyrë për të reaguar”.

Akuzat ndaj tij për vjedhje votash, Beleri iu përgjigj: “PS nuk ka të drejtë të flasë për vjedhje votash se është provuar që është partia që vjedh zgjedhjet”.

Sipas tij në qeverisjen Rama, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa dhe kjo faktohet, thekson ai, me largimin e mbi 400 mijë shqiptarëve nga vendi në këto vite.

Plas sh/erri fizik në BBVK? Mevlani bën për spitàI banorin

U bë pjesë e shtëpisë së BBVK vetëm pak ditë më parë, por Xuxi ka qenë një prej banorëve protagonistë këto ditë duke e ndarë edhe publikun në dy pjesë.

Shumë e komentuar ka qenë situata e mbrëmshme e krijuar në BBVK, ku të gjithë banorët u përshinë në debate të ashpra.

Madje Xuxi u përfshi në një përplasje fizike Mevlan Shabën, duke e shtyrë atë. Pas kësaj, Xuxi nuk është ndier mirë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve.

Fatmirësisht, gjendja e tij u përmirësua dhe ai u rikthye në shtëpi, ku banorët e pritën me duartrokitje.

Emisioni i Bora Zemanit akuzohet për kopjim nga ky emision i njohur

Ashtu siç edhe ishte bërë e ditur, mbrëmjen e sotme startoi për herë të parë emisioni “Piramida”, nën moderimin e Bora Zemanit.

Në çdo puntatë do të ketë dy familje që do të jenë përballë njëra-tjetrës. Do ketë katër raunde lojë, dhe në secilin raund do të fitohen shumë para. Potenciali në total për të fituar është 30 mijë euro.

Mirëpo përpos kësaj, ky emision është përballur me kritika nga ndjekësit, të cilët ngrejnë akuza se e kanë ‘vjedhur’ idenë nga një emision mjaft i njohur; Family Feud, prezantuar nga Steve Harvey.

Zëri i Amerikës: Raporti për Shqipërinë: Rekomandimet e KE-së në shùmicën e rasteve janë zbatuar pjesërisht

Komisioni Europian vlerësoi sot gjatë publikimit të Raportit Vjetor për Shqipërinë se vendi ka ruajtur përgjithësisht një nivel të lartë ambicieje për të ecur përpara në negociatat e anëtarësimit, duke vënë në dukje se procesi i vazhdueshëm i bisedimeve të anëtarësimit duhet të çojë në një përshpejtim të reformave të lidhura me BE-në. Në fushat kryesore rezulton se rekomandimet e lëna nga Komisioni Europian, në pjesën dërrmuese të rasteve janë zbatuar vetëm pjesërisht, e në disa raste kanë mbetur pa u zbatuar. Raporti shprehet po ashtu ngre pikëpyetje mbi politika e ligje të miratuara nga qeveria, të cilat duken se nuk janë në linjë me standartet e BE-së.

Shqipëria mundi të nisë dy javë më parë bisedimet konkrete për anëtarësim me hapjen e grupkapitullit të parë, të njohur si Themeloret, ku përfshihen fusha të rëndësishme që nga Administrata publike, Gjyqësori dhe të Drejtat themelore, te Drejtësia e Siguria, Prokurimet publike, Statistikat dhe Kontrolli financiar. Raporti i këtij viti nis pikërisht me analizën e situatës në këto fusha.

Komisioni i hedh fillimisht një vështrim zhvillimeve demokratike, duke u ndalur tek parlamenti, mbikqyrja e të cilit mbi qeverinë, sipas raportit, “mbetet e kufizuar”. Në të flitet për polarizimin e lartë dhe përplasjet mes shumicës dhe opozitës “për shkak të kufizimeve të pretenduara të të drejtave të saj”, shkruhet në raport.

Sa i takon qeverisë, Komisioni Europian thotë se ajo vazhdoi të tregojë përkushtimin e saj për integrimin në BE, por anga ana tjetër vihet në dukje se “vazhdoi të miratonte politika dhe ligje, duke ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e standardeve të BE-së. Shqetësuese mbetet ndarja e përgjegjësive ndërmjet pushtetit vendor dhe atij qendror”.

Duke u ndalur te kapitujt që janë pjesë e bisedimeve të nisura, e përbashkëta është se vendi vlerësohet të jetë “mesatarisht i përgatitur”, por ndërsa analizohen fushat specifike, në pjesën dërrmuese të rasteve rezulton se rekomandimet e lëna nga Komisioni Europian janë zbatuar vetëm pjesërisht, ndërsa në disa raste kanë mbetur pa u zbatuar.

Lidhur me funksionimin e gjyqësorit “mbeten shqetësimet mbi përpjekjet për ndërhyrje politike dhe presion ndaj sistemit gjyqësor, si dhe mangësitë në emërimet, që duhet të jenë të bazuara në merita, të anëtarëve jomagjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe për integritetin e tyre“.

Ndërsa sa i takon luftës ndaj korrupsionit, Shqipëria vlerësohet të jetë “mes të qenurit disi e përgatitur dhe mesatarisht e përgatitur, dhe se ka treguar disa përparime”.

Raporti vlerëson rezultatet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “në ndjekjen dhe hetimin çështjeve komplekse antikorrupsion, përfshirë ato që lidhen me politikanë dhe zyrtarë të nivelit të lartë, si dhe çështjet që përfshijnë mbrojtjen e interesave financiare të BE-së“.

Megjithatë për Komisionin Evropian “korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe përpjekjet parandaluese kanë pasur një ndikim të kufizuar”. Sipas raportit “nevojiten vlerësime të synuara të rrezikut dhe masa të dedikuara për të trajtuar korrupsionin në sektorët më të cenueshëm, duke përfshirë policinë, doganat, menaxhimin e tokës dhe pronës, kadastrën shtetërore dhe prokurimin publik”.

Edhe për luftën kundër krimit të organizuar është SPAK-u ai, që ka marrë vlerësime pozitive, por vendit i kërkohet që “të vazhdojë të punojë për të siguruar pavarësinë e agjencive të saj të zbatimit të ligjit”.

Në dy fusha, “të drejtat themelore” dhe “liria e shprehjes”, Shqipëria rezulton të mos ketë zbatuar, rekomandimet e lëna nga Komisioni Europian një vit më parë. Sipas raportit “pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhduan të ndikohen nga përqendrimi i lartë i tregut, mbivendosja e interesave të biznesit dhe politikës, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë së medias, kërcënimet dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët“./Voa/

VIDEO/ Zgjidhet triΙΙeri i zhdùkjes të të moshuarës shqiptare në Greqi! Mediat greke: U υ* ra nga prifti i fshatit dhe dy çekë

Dëshmi të reja mësohen për zhdukjen thriller të një të moshuare në Alikianos të Chanias në vitin 2022. Rasti u zbardh nga Aggeliki Nikolouli, ndërsa sot pas gati dy vitesh prifti i fshatit është i dyshuari kryesor për vdekjen 75-vjeçares, e cila rezultonte e zhdukur

Të stuhishme janë zhvillimet në lidhje me zhdukjen triller të 75-vjeçarit Chaoussi Saniko, në shtator të vitit 2022, në Alikianos të Chanias, pasi ndaj priftit të fshatit u ngrit një akuzë për vrasje, ndërsa dy të huajt me kombësi çeke dyshohet se janë akuzuar si bashkëpunëtorë.

Komuniteti lokal është tronditur

Ishte data 23 shtator 2022, kur 75-vjeçarja Saniko, nënë me 7 fëmijë, por edhe gjyshe me 19 nipër e mbesa, u pa për herë të fundit duke ecur në rrugët e ngushta të fshatit Alikianos.

Sipas shkresave të lëndës, dyshohet se gruaja është goditur nga makina e priftit teksa po kalonte rrugën për në shtëpinë e djalit të saj. Më 22 mars 2022, prifti duke folur me Evangelia Marinaki dhe në emisionin “Drita në tunel” me Angeliki Nikolouli, pohoi se nuk e njeh 75-vjeçaren.

Bashkëpunëtorët e priftit ishin dy çekë, baba e bir, të cilët në atë kohë po kryenin punë në varrezat e fshatit dhe tentuan të mbulonin aksidentin, duke zhdukur gjurmët, si dhe trupin e 75-vjeçares.

Zhdukja e gruas

Gruaja u zhduk, pa asnjë shenjë jete nga ajo, askush nuk u gjend që mund ta kishte parë. Për 75-vjeçaren ishte aktivizuar edhe ‘alarmi i argjendtë’.

Familjarët dhe miqtë e gruas fatkeqe nuk mund ta besonin atë që kishte ndodhur, sesi e moshuara u zhduk duke ecur në rrugët kryesore të fshatit. Pavarësisht gjithçkaje, ata po i bënin presion autoriteteve për të nisur hetimet. Prifti dhe dy çekët u vunë në shënjestër që në fillim të hetimit, por nuk kishte prova të forta të fajësimit.

Është vetëm çështje kohe që famullitari i Qarkut, i cili ka marrë edhe titullin kryekomisar i rrethit të 5-të të Mitropolisë, do të jetë përpara organeve hetimore, pasi është hetuar për vrasje me dashje në një gjendje shpirtërore të qetë./Mega Tv/

Policia çon në prokurori Dilaverin, protestuesin e veçantë të kryeqytetit! I hodhi kos Fredi Belerit

Policia e Tiranës ka dërguar në prokurori protestuesin Dilaver Nelaj, i cili në shenjë proteste, i hodhi kos dhe vezë eurodeputetit të Greqisë Fredi Beleri.

Dilaver Nelaj është një personazh i njohur për Tiranën, për shfaqjet e tij të veçanta teksa proteston i vetëm.

Edhe ditën e djeshme, në shenjë revolte ndaj Belerit, një politikan i lidhur me qarqet ekstremiste të Greqisë dhe i dënuar tre herë me vendim të formës së prerë, një herë nga gjykata e Athinës, Nelaj zgjodhi të shprehë revoltën në mënyrën e tij unike.

Ai u ndalua sot nga policia, pas reagimit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, dhe tashmë do të përballet me akuzat duke u hetuar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.