PROVA e SPAK/ Çifti Meta-Kryemadhi ndikuan tek kompànitë telefonike për të favorizuar ‘Unifi Holding’ dhe PËRFITUAN mijëra euro!

Sipas akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, ish-presidenti akuzohet se ka përdorur ndikimin e tij mbi zyrtarë për të ndihmuar kompaninë “Unifi Communications INC” të nënshkruajë një marrëveshje interkonjeksioni me një kompani telefonike.

Sipas SPAK Meta dhe Kryemadhi kanë shfrytëzuar postet e tyre në politikë dhe kanë bashkëpunuar me biznesmenë për të përfituar të ardhura.

Në një nga rastet Meta në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “Unifi Communications INC” dhe një kompanie telefonike.

Kjo marrëveshje përfshin një bashkëpunim mes dy kompanive private, por në fakt nuk ka sjellë ndonjë dëm financiar për buxhetin e shtetit apo qytetarët. Aktiviteti i saj ka konsistuar në blerjen e minutave nga këto kompani dhe shitjen e tyre jashtë vendit, ose blerjen e minutave jashtë dhe shitjen në Shqipëri.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme çifti ka përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim Pirro Xhixho, duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet Meta dhe Kryemadhi, jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike për finalizimin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Sipas akuzës, administratori i kompanisë, Adrian Shatku, i ka ofruar kartë krediti Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, në këmbim të kësaj ndihme.

Megjithatë, një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së Metës është se nuk është ofruar ndonjë provë konkrete që tregon se si ai e ka favorizuar kompaninë në mënyrë të paligjshme, duke e bërë të vështirë klasifikimin e veprës si korrupsion.

Pjesë nga dosja SPAK:

“Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit. Personi nën hetim Pirro Xhixho, duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

“Ilir Meta s’ka paguar asnjëherë në jetë të vet asnjë shishe ujë”, kështu deklaroi sot deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi u pyet nga gazetarët për këtë marrëveshje, por deputetja e mohoi dhe tha se kjo nuk është në dosje./VoxNews

Intervista / Sara Hoxha pranon për herë të parë divorcin nga Ledri Vula: Që prej asaj kòhe të gjithë më thonë…

Nga data 17 tetor, në kinema është rikthyer filmi më i dashur për publikun “Në Kuadër të Dashurisë” nga Top Channel Films.

Një vit pas premierës së tij, ky film vjen këtë herë me 15 minuta më shumë me skena që nuk i kishim parë më herët. E ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “Ndryshe” ka qenë Sara Hoxha, aktorja protagoniste e këtij filmi.

Si ndihet ajo për këtë rikthim?

“Unë nuk e kam parë akoma, por familja ime ishte shumë kurioze që ‘ke bërë ndonjë gjë tjetër”.

Mund të ketë më shumë sesa një puthje mes saj dhe partnerit të saj në film, Roerd Toçe?

“Jo, s’di gjë. Nuk e di. Jo, jo. Duhet të shkoj ta shikoj.”

Gjatë pasdites së sotme regjisori Koloreto Cukali e cilësoi Sarën si ‘surpriza e filmit’. Çfarë mendimi ka ajo për këtë?

“Jo, e kam ndjerë shumë nga i gjithë feedback-u që erdhi pas filmit, sepse kisha pak pritshmëri ndaj vetes si herë e parë që po merresha me këtë gjë dhe e ndjeva që publiku e priti shumë mirë dhe u kisha pëlqyer. Kam qenë shumë e lumtur.’

Të gjithë njerëzit vazhdojnë ende të pyesin rreth puthjes së saj me Roerdin në film dhe Sara ka një përgjigje:

“Aty nuk në film çfarë nuk u bë. Çfarë nuk bëri babai im në film. Ndoshta s’më kanë parë duke u puthur, por do mësohen.”

Salsano më tej shtoi se në momentin kur Sara ishte e ftuar në “Portokalli” dukej shumë bukur dhe sipas tij divorci i ka bërë shumë mirë.

“Po pra po. Kështu po më thonë”-ishte reagimi i Sarës. /TAR

Emocionohet tenori i njohur: Zoti e bekoi kómbin tonë, kur tha që Sali Berisha të lindë në Shqipëri

Ka nisur edhe sot protesta poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit nën arrest shtëpie për korrupsion dhe pastrim parash.

Fjalën para Berishës e ka marrë tenori Rudi Sata, i cili njihet si një mbështetës i flakët i ish-kryeministrit.

Ai madje në fjalën e tij, nuk ka ngurruar të thotë se Zoti e bekoi Shqipërinë kur vendosi që Sali Berisha të lindë në këtë vend.

“Kombi shqiptar ishte dhe është një komb i bekuar ditën që Zoti tha që Sali Berisha të lindë në këtë atdhe. Ky është bekimi më i madh që Zoti i ka bërë kombit shqiptar, që të lindë në këtë atdhe. Nërsa Edi Rama është djalli i kombit shqiptar”, tha ai.

Ai më tej e vijoi fjalën e tij duke i bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen në protesta

“Kërkoi 300 mijë euro për zgjedhje, Kastrioti ia dha”. Zbàrdhet dëshmia e gruas së Ismailajt në dosjen e SPAK

Në dosjen e SPAK për ish-presidentin Ilir Meta, i cili akuzohet ndër të tjera se ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje, është administruar edhe një sms që duket se Meta i ka dërguar vetë administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailajt.

“Në kuadër të hetimit, është bërë këqyrja dhe marrja e akteve nga fashikulli i procedimit penal Nr. 978 i vitit 2008 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, i administruar në kuadër të procedimit penal Nr.6381 të vitit 2014 të kësaj Prokurorie. Ndër të tjera është administruar kopje e procesverbalit të transkriptimit të bisedave telefonike e datës 28 Qershor 2009, ku ndër të tjera rezulton se në datën 22 Qershor 2009 ora 17:27:21, nga numri i telefonit 0682031701 në përdorim në atë kohë nga personi nën hetim Ilir Metaj, është dërguar një sms drejt numrit 068 20 09 693 në atë kohë në përdorim nga Kastriot Ismailaj me përmbajtje “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, shkruhet në dosje.

Për këtë çështje është dënuar edhe nga Gjykata e Lartë biznesmeni Kastriot Ismailaj, ish-administratorit të DIA, kompanisë që u kontraktua për borxhet e pambledhura të CEZ. Në dosjen e SPAK figuron edhe intervista e gruas së Ismailajt, Vojsava, dhënë për gazetarin Fatos Mahmutaj, e cila pranon se bashkëshorti i saj i ka dhënë ryshfet Metës.

“Gjatë zhvillimit të intervistës, kemi pasur rreth 3 ndërprerje të regjistrimit për shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga vetvetja duke akuzuar Ilir Metën. Për shembull një detaj që nuk është në intervistën bruto të publikuar, ajo më ka thënë: “…Ilir Meta kishte fushatën elektorale. Dhe erdhi te Kastrioti dhe i kërkoi 300,000 (treqind mijë) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpësinë e tij dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prapë para. Kastrioti nuk i dha. I tha që nuk kam më para. Dhe kuotën time te partia e kam paguar. Ai këmbëngulte duke bërë presion. Tani që Kastrioti është në burg, ai vazhdon të kërkojë para me forma presioni. Unë nuk kam para për të paguar këto shantazhe të Ilir Metës ndaj zgjodha që të ikja për sigurinë e djalit tim”, thuhet në dëshminë e regjistruar në dosje.

Dosja e SPAK: Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në dÿqanin e rrobave “Ferreti”

Deputetja Monika Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në një dyqan në San Marino, sipas detajeve në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas dosjes së SPAK të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në datën 24 Shtator 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në Whatsapp se ka shkuar ne San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do t’a vazhdojë Universitetin në Angli dhe jo në Amerikë.

Në datën 25 Shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ne San Marino, ka tentuar të bërë blerje ne “Ferreti boutique” por karta American Express (AMEX) nuk ishte pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit ne WhatsApp.

Nga këqyrja qe iu bë llogarisë bankare nr. 390127 te Monika Kryemadhit, rezulton se në datën 25 Shtator 2014, Monika ka bërë blerje në dyqanin Ferreti Boutique, në vlerën 3.000 Euro (432.096 lek®?), paguar me kartën me nr. 411418**5349 e lidhur me Ilogarinë e saj bankare e cila është debituar.

Në vijim Monika Kryemadhi ka bërë blerje në dyqanin Maçapani por karta persë ri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartës AMEX Black, Adriani i është përgjigjur se ndoshta kompania e kartës ka kujtuar se karta ka qenë e vjedhur dhe pasi bën një telefonatë, i thotë Monikës se mund ta përdorë. Ne vijim Monika përsëri nuk e ka realizuar blerjen dhe Adriani i shkruan se pengesat shkaktohen “Ngaqë nuk e ke përdorur asnjëherë”.

Monika i shkruan se “E përdora qëparë “. Adriani informon Monikën se kompania bëri “reset” të kartës dhe mund ta përdorë.

Nga bisedat rezulton se pagesa për blerjen në vlerën 12 mije (Euro ose USD), është kryer me sukses. Monika i lutet që ta lënë kartën të hapur për çdo rast dhe Adriani i shkruan se kishin kujtuar se ishte amerikane dhe nuk kishte kuptim që të jetë edhe kartë e zezë edhe e mbyllur.

Ndërkohë që Adriani po priste zgjidhje, për hapjen e aksesit të kartës së kreditit, i shkruan Monikes përsëri lidhur me lejen qe kompania e tij duhet te siguroje nga Edmond Haxhinasto dhe konkretisht: “-Mondi duhet të jape akses siç esht ATU e Bashkimit nuk mund te vazhdoje me në kete mënyre ështe paralizuar tregu dh e pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin …. Per paisjet e sigurise duet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe instalojmë”.

Me kerkesen per ndihme juridike Nr. L 180 Prot. date 07 Mars 2024, i eshte kerkuar Autoriteteve Gjyqesore te San Marinos informacion nese ne dyqanin Maçapani, me adrese “Via 3 Settembre”, Dogana-San Marino, ne datën 25 Shtator 2014, dite ne te cilen jane zhvilluar bisedat ne fjale, jane kryer blerje me kartën American Expres nr. 3727 194193 31009 dhe nr. 3796 213399 9803. Gjithashtu te identifikojne numrin e kartes se kreditit, qe eshte perdorur ne kete dygan ne datën 25 Shtator 2014 në intervalin kohor 16:00 -19:00:

Me shkresën Nr. 1205/2 Prot. date 09 Korrik 2024, Autoritet Gjyqësore te San Marinos, ne pergjigje te leterporosise se ekzekutuar, kane percjelle ekstrakt te llogarive bankare te kompanise Maçapani, me numer regjistri 3513, COE 19622, ne Banca Agricola Commerciale. Ne ekstraktin e llogarise rrjedhese nr. 06/01/62737 ne monedhen Euro te kompanise Maça-Pani S.R.L, me te dhenat per periudhën 24 -30 Shtator 2014, evidentohet se ne datën 26 Shtator 2014, eshte kredituar shuma 12.000 Euro. Pershkrimi i pageses eshte “Arketim me POS, date 25.09.2014. Ne llogari nuk rezulton asnje pagese tjeter e kryer ne datën 25 Shtator 2014. Vliera ne fjale, e kredituar ne favor te llogarise se ketij dyqani/butiku, perputhet me bisedat e zhvilluara ne te njejten kohe ne rrjetin social Whatsapp midis personit nen hetim Monika Kryemadhi dhe shtetasit Adrian Shatku.

Ne datën 2 9 Shtator 2014, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit “I thua dot Mondit te takohem me të, të enjten ne darke ose të premten nga ora 10 e mëngjesit? I çova dhe mesazh”. Monika Kryemadhi i pergjigjet: “Patjeter por ka për ta thirr sot ky i imi. Po ajo rregullorja çfarë problemi kishte? Se më çmendën se më than” qe i prish punë Adrianit”.

VIDEO/ Uzuni i dhuron fitores Granadës, gol vendimtar në Spànjë

Fantastik Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi i dhuroi fitoren Granadës ndaj Castellon. Uzuni mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në fund, për të dërguar kështu shifrat në 2-3.

Lojtari shqiptar po bën mirë në La Liga 2, teksa në 9 ndeshje ka realizuar 5 gola. Me interes priten të shihen paraqitjet e tij në vijim, me pritshmëritë që janë të mëdha.

Revolucion i jashtëzakonshëm/ CEO i Tesla, Elon Musk, zbùlon motorin e ri me ujë që do të shkatërrojë të gjithë industrinë e makinave!

Pas suksesit me makinënë elektrike ‘Tesla’, Elon Musk drejt një inovacioni të jashtzakonshëm. Shpikja e motorit me ujë. Ky inovacion duket se do t’i japë fund epokës së motorit me diegie me karburant.

Ja postimi i kompanisë Tesla:

Ne gërmojmë thellë në zbulimin befasues të CEO të Tesla, Elon Musk, i cili përfshin një motor revolucionar uji që ka potencialin të prishë të gjithë biznesin e makinave.

Tesla, tashmë një lider global në automjetet elektrike (EV), po e shtyn zarfin edhe më larg me këtë teknologji të re, e cila ka potencialin t’i bëjë të vjetëruar motorët me djegie tradicionale dhe madje edhe motorët elektrikë ekzistues.

A mund të jetë ky fundi për prodhuesit e njohur të automjeteve si Ford, General Motors, Toyota dhe BMW, të cilët kanë luftuar për të vazhduar me inovacionin e vazhdueshëm të Tesla-s?

Ndërsa konkurrentët si Rivian, Lucid Motors dhe madje edhe prodhuesit e vjetër luftojnë për të qëndruar konkurrues përballë përparimeve të Teslës, ky motor i ri uji mund të jetë ndryshimi i lojës që e çon Teslën milje përpara. Ne do të shikojmë se si funksionon kjo teknologji, ndikimi i saj mjedisor dhe çfarë nënkupton ajo për të ardhmen e transportit.

Me Tesla-n tashmë në krye të qëndrueshmërisë me automjetet e saj elektrike, zgjidhjet e energjisë diellore dhe sistemet e ruajtjes së energjisë, lëshimi i një motori me energji uji mund të jetë gozhda e fundit në arkivol për karburantet fosile dhe prodhuesit tradicionalë të automobilave.

Bashkohuni me ne ndërsa eksplorojmë pasojat e këtij zhvillimi të jashtëzakonshëm. Ne do të shikojmë se si mund të reagojnë konkurrentët si Volkswagen, Mercedes-Benz dhe Honda, dhe nëse ata mund të inovojnë mjaft shpejt për të lulëzuar në një treg që mund të dominohet nga motori i ujit të Tesla-s.

Nga ndërprerja e mundshme e biznesit të naftës deri tek implikimet e tregut mbarëbotëror, ky film mbulon çdo aspekt të asaj që mund të jetë inovacioni më i rëndësishëm në teknologjinë e automobilave që nga lindja e motorit me djegie të brendshme.

Anila Hoxha zbùlon detajet: Si e shitën për 300 mijë euro vilën Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, e blenë 60 mijë dollarë

Me urdhër të SPAK, Ilir Meta është arrestuar një ditë më parë në Tiranë, ndërsa për Monika Kryemadhi është lëshuar masa e detyrimit me paraqitje.

Në dosjen e SPAK, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, zbardhet dhe vlera e një vile nga çifti Meta-Kryemadhi, e blerë për 60 mijë dollarë dhe e shitur për 300 mijë euro.

Sipas SPAK, në funksion të hetimit është bërë verifikimi i deklarimit të interesave private periodike/ vjetore të plotësuara dhe të dorëzuara pranë ILDKPKI-së nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ku rezulton se Monika Kryemadhi në dt. 29.03.2004 ka deklaruar:

-Adresa e banimit është “Rr. Durrësit”, prapa Doganës, Unaza e Re.

-Pasuri e paluajtshme 1200 m2 tokë arë dhe 200 m2 truall + 50 m2 ndërtesë, dhuruar nga i cili e ka përfituar me ligjin 7501.
-Apartament banimi 99.5 m2, pas. 7/135+8-103, pjesa takuese 25%, me privatizim vëllai

-Banesë me sipërfaqe 327 m2 me verande + lulishte, vlera 60 mijë USD, kredi, e porositur me kontratën 5353/945 datë 30 Tetor 2002.

-Gjendja e kredisë 52.420 USD

Në lidhje me pasurinë banesë me sipërfaqe 372 m2 me verande dhe lulishte me vlerë 60 mijë USD, u bë këqyrja e referencës së regjistrimit të saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastres dhe rezulton se në datën 30 Tetor 2002, midis Sipërmarrësit dhe Porositësit Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta është lidhur kontrata e porosisë. Vlera e kontratës së sipërmarrjes është 60.000 USD. Financimi i këtij apartamenti është bërë nëpërmjet një kredie, nëpërmjet të cilës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë kredi në vlerën 60 mije USD me shlyerje me 84 këste mujore prej 820,13 USD. Vila ka një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 327,6 m2.

Në deklaratën e interesave vjetore të vitit 2006 (dorëzuar në ILDKP në datën 30 Mars 2007), Ilir Meta ka deklaruar se e ka shitur vilën në fjalë për vlerën 300.000 Euro.

“Metën e ndoqën nga kufiri”, zëvendëssekretarja e PL- së zbulon detàjet: Videoja e arrestimit doli para se të…

Zëvendëssekretarja e Partisë së Lirisë, Silva Caka zbuloi detaje të reja në një emision televiziv foli në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Teksa dënoi aksionin e policisë së shtetit, Caka u shpreh se nëse ish presidenti do të kishte në makinën e tij dhe dy gardistët që ia ka caktuar ligji, bilanci i atij momenti do të ishte krejt tjetër dhe madje mund të ishin shkrepur armët apo të kishte dhe viktima.

“Ilir Meta ka dy vite që ka lënë presidencën. Të gjithë e dimë që ai nuk rri vetëm, por ruhet nga Gardistë. Meta nuk paraqiste rrezikshmëri. Policia ka një protokoll edhe të elementëve formalë, veshja, logot etj… Pa një uniformë, a mund ta dinte Ilir Meta që po kundërshtonte policinë e shtetit? Kush tha që nuk po kundërshtonte disa banditë që mund ta eliminonte. Edhe personi që e shoqëronte tha se u qetësuam kur pamë policinë e shtetit. Kur marrim vesh që këto janë veprime të orientuara politikisht nga një ministër anonim… Po sikur Meta të kishte Gardën, ka dy efektivë që nuk preferon t’i mbajë. E di kush do të ishte lajmi sot. Unë ju garantoj që Gardistët do të shkrepnin dhe armën”, tha zyrtarja e PL.

Sipas Cakës, i gjithë momenti i arrestimit është inskenuar, pasi Ilir Meta ka qenë në ndjekje që prej kufirit të Kosovës. Ajo shtoi se edhe videoja ka dalë përpara se ish-presidenti të mbërrinte në Drejtorinë e Policisë me qëllimin e vetëm për të bërë show.

“E kanë ndjekur Metën që nga kufiri i Kosovës, nuk kanë qenë pa dijeni. E kanë zgjedhur vendin. Videoja ka dalë në media përpara se Meta të shkonte në drejtorinë e Policisë. Të gjitha këto gjëra ishin të sinkronizuara”, u shpreh ajo .

Tedi Blushi thirrje Kryeministrit Rama: Nëse Ilir Metës i ndòdh gjë në burg, përgjegjësia është e jotja

Sekekretari i Përgjithshëm i Partise se Lirise, Tedi Blushi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, se nëse Ilir Metës i ndodh gjë në burg përgjegjësia është e tij.

Blushi, në një konferencë për mediat u shpreh se “jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”.

“Kam një paralajmërim për Edi Ramën, nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar përgjegjësia do të jetë e tij personale. Jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”, tha Tedi Blushi.

Nderkohe qe me heret Blushi eshte shprehur s: “Janë kohë të jashtëzakonshëm për vendin. Akt i rëndë dhe terrorist i burgosjes së presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Është fakt që narkoregjimi ka ndërmarrë një kasion jo vetëm për eliminim politik të drejtuesve kryesore të opozitës, siç është Meta dhe Berisha, por kanë patur edhe përpjekje për eliminmn fizik të presidentit të PL, për llogari të armiqve të kombit tonë.

Dihet se çfarë betejash ka bërë Meta për mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës, për çështjen e detit ku është implikuar drejtpërsëdrejti edhe Lulzim Bashën, por edhe për llogari të mafies ndërkombëtare. Në asnjë fije floku nuk e implikon Metën, nuk ekziston asnjë fakt kundër tij për një shkelje.Qëllimi për të cilin është i arrestuar politik. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që e implikon Metën në një shkelje sado minimale të ligjit. Janë dëshira të këtij regjimi që nëpërmjet hanxharëve në sistemin e drejtësisë kanë marrë përsipër të shkatërrojnë pluralizmin dhe t’i imponojnë vendit zgjidhje që nuk janë ligjore, por mbi të gjitha janë kriminale”.