E trishtë/ Ish konkurentja e Për’pùthen di agnostikohet me ka*n cer

Një lajm i trishtë vjen nga ish-konkurrentja e “Përputhen 40”, Stela Nikolli. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në pesë” ajo ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer gjiri. Në këtë muaj që cilësohet si Tetori i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, ish-konkurrentja ka dashur të tregojë rreth kësaj sëmundjeje dhe të flasë për forcën që çdo grua duhet të ketë për të përballuar sfidat në jetë.

“Them unë këtë sëmundje e kam marr si sfidë dhe duhet ta kaloj, jeta ka shumë sfida dhe unë duhet ta përballoj, mendoj se Zoti më ka zgjedhur mua ta përballoj dhe të tregojë që çdo gjë me dëshirën e mirë dhe anën mjeksore, po që me pozitivitetin dhe energjinë e duhur kalohet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çdo gjë e di që do filloj kimioteparapi dhe ka efektet anësore, por mendoj se do e përballoj“, tha ajo.

Vajza 15-vjecare denencon mesùesin: Me ng acmoi ne autobuzin e shkolles

Një vajzë adoleshente e moshës 15-vjeçare ka bërë një denoncim në komisariatin e Policisë së Cërrikut, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj 48-vjeçar.


Në prani të psikologut dhe e shoqëruar nga prindërit, vajza ka pohuar se ngacmimi ka ndodhur në muajt prill-maj, gjatë kohës që udhëtonte me autobusin e shkollës.


Sipas vajzës që ka ngritur akuzat, mësuesi me inicialet K. J., e ka ngacmuar me fjalë në autobus. Mësuesi jepte mësim në shkollën e fshatit Kajan të Belshit.


Policia ka ndaluar mësuesin 48-vjeçar, teksa hetimet për dokumentimin e plotë të rastit janë duke vijuar.shkruan tva news

“Unë dhe Meta, çdo gjë e kemi arritur vetë”/ Kryemadhi: Do merrem politikisht me procesin ndaj meje

“Mamaja ime paska blerë 310 mijë euro, por mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2013, por në 1953.

Mamaja ime ka qenë mjeke, ka qenë dy mandate. Mamaja ime ka qenë në një zyrë me Valentina Leskajn. Mamaja ime ka qenë kryetare e grues së Tiranës.

Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blinte dot një shtëpi, biznese tjanë të gjitha të doikumentuara, edhe me tatime të paguara. Nuk po merrem me gjërat e tjera politike, sepse ekipi i avokatëve e do merren seriozisht me këtë gjë, unë do merrem politikisht. Karma is a bitch. Monika kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha vetë, nuk kanë shpoirtin, trupin për të qenë në duart e një grupi xhelat kriminal”, theksoi Kryemadhi.

Pas akuzave për tradhti, Kiara e bën këtë veprim ndaj Luizit

Një video që po qarkullon në rrjetë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve ku sipas tyre është Luizi duke biseduar me një vajzë nga Kosova.

Por sa janë të vërteta këtë e din këngëtari.

Ai ka vendosur të mos reagoi mbi këtë, por bashkëshortja e tij Kiara ka bërë një postim në ‘Instagram’.

Ajo ka treguar se emsionin e radhës do tí bashkohet edhe Luizi ku do të luhet në prani të tij në ‘Portokalli’

Meta në qeli, Kryemadhi i shpreh dashurinë: E kam dashur dhe e dua, mund të kisha kryer krim pasioni për të!

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me Ilir Metën, i cili ndodhet në arrest me burg.

Ajo tha se ndodhet në një moment shumë të vështirë emocional, duke theksuar se divorci ishte goditje e madhe për të.

Kryemadhi u shpreh se mund të kishte kryer krim pasioni për Metën, duke menduar edhe vetëvrasjen.

“Janë në momente të vështira të jetës sime emoncionale. Çdo gjë e kisha menduar, por vetëm divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë.

E kam dashur Ilir Metën dhe e dua, nuk ka rëndësi se çfarë bën ai. Ai është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë kjo që jam, të jem vetvetja. Më ka lënë të jem e lirë, e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron, mbaron.

Nuk është çështja tek rikthimi, por tek ajo se si ti ndihesh. Por prioritetet e një gruaje si puna ime, janë fëmijët. Në një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi.

Unë pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan patriot e serioz”, tha Kryemadhi.

Tentuan t’i merrnin me forcë varësen, ek ze*kutohet  reperi i famshëm

Reperi Michael Robinson, i njohur me emrin e artit si Ralan Styles dhe i famshëm për këngën rap “Baby Shark”, u qëllua për vdekje në moshën 22-vjeçare.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të 19 tetorit, kur Styles u sulmua në lagjen Victorian Village.

Sipas dëshmitarëve, vrasësi i dyshuar qëlloi Styles pasi u përpoq të vidhte një varëse prej tij. Konfrontimi shpërtheu kur Styles u përpoq të rezistonte, duke bërë që grabitësi të hapte zjarr.

Departamenti i Policisë së Kolumbias, raportoi se oficerët mbërritën në vendngjarje, duke gjetur Styles të plagosur me armë zjarri. Pavarësisht tentativave për ta shpëtuar në spital, reperi u shpall i vdekur.

Mahamood Hassan, 24-vjeç, u arrestua pasi u identifikua nga dëshmitarët që dhanë një përshkrim të detajuar të grabitësit.

Hassan është akuzuar për vrasjen e Styles dhe mbetet në paraburgim në burgun e Qarkut Franklin, në pritje të gjykimit.

Historia e pabesueshme/ Zgjohet nga koma pas 39 vitesh, i moshuari që mendon se është akoma 24 vjeç shok ohet nga bota e sotme

Viktima e një aksidenti të tmerrshëm me makinë po shërohet pasi u zgjua nga koma i bindur se ishte ende viti 1980. Kujtimet e fundit të Luciano D’Adamo janë kur la shtëpinë e tij në Romë në mars 1980, duke ndjerë një goditje të papritur të dhunshme dhe më pas duke parë errësirën. Duke u zgjuar në spital disa ditë më vonë, ai u traumatizua kur mësoi se aksidenti kishte ndodhur para 39 vitesh dhe e gjeti veten pa kujtime të katër dekadave të fundit.

Luciano nuk e njohu veten në pasqyrë si një burrë 63-vjeçar. Atij shpesh i vinte për vizitë një vajzë. Me sa dinte ai, ajo ishte ende e fejuara 19-vjeçare me të cilën ai shpresonte të martohej si i ri, e transformuar nga mosha dhe që nuk e mbante më. Luciano është ende duke u përshtatur dhe është i mahnitur nga telefonat inteligjentë dhe navigimi GPS teksa njihet me një botë të re të guximshme.

Pesë vjet më vonë, kujdestari i shkollës po punon ende me mjekët dhe familjen e tij për të mbledhur kohën e humbur, duke ndërtuar marrëdhënie të reja me gruan, djalin dhe nipërit e tij dhe duke u riintegruar ngadalë në 2024. Rikuperimi ka qenë një rrugëtim i gjatë për Luciano, tani 68 vjeç, i cili ka rikthyer vazhdimisht disa kujtime në vitet që nga zgjimi.

Tani ai punon në një shkollë, pasi është njohur vazhdimisht me zakonet dhe teknologjinë moderne. “Më kujtohet ende habia e udhëtimit me një makinë që më tregoi një hartë të Romës në një ekran, ose më mirë Tuttocittà siç e quanim dikur, ndërsa një zë thoshte: “Në 100 metra kthehu djathtas”. Menjëherë pasi u zgjua në 2019, ai kërkoi të telefononte nënën e tij. Ai nuk e dinte pajisjen e çuditshme celulare që iu dha ose që nëna e tij kishte vdekur.

Luciano e gjeti gjithashtu sfidë të përshëndeste me mirësjellje vizitorët e spitalit duke mos i njohur ata. Kur gruaja e tij hyri brenda, ajo ishte ‘e huaj’. “Ajo më quajti Luciano dhe unë pyesja veten se si e dinte emrin tim”-tha ai. Por përvoja më e dhimbshme për Lucianon ishte të shihte veten në pasqyrë.

Ai u tmerrua kur pa një plak me flokë gri. Ndërsa Luciano ishte plakur, kujtimet e humbura ia kishin fshirë edhe përvojën. Ai e kishte të lehtë të vazhdonte me fëmijët, raporton Corriere della Sera, por kishte nevojë për ndihmë për të rimësuar se si të shoqërohej si gjysh dhe jo si 24-vjeçar.

“Ndonjëherë them se do të doja të fluturoja me avion, nuk e kam bërë kurrë”, tha ai së fundmi për mediat italiane. “Gruaja ime më thotë: “Çfarë po flet? Ishim bashkë në Paris”. “Dhe unë përgjigjem: “Ti ke qenë atje, unë nuk kam qenë.” Ka pasur shumë për të rimësuar. Luciano ishte një tifoz i përjetshëm i Romës por u zgjua pa idenë se kush ishte sulmuesi ikonë i klubit Francesco Totti, apo titujt e fituar në 1982-83 dhe 2000-01.

Ai nuk i kujton sulmet e 11 shtatorit, apo vitet e Berlusconit më afër shtëpisë. Mjekët dhe psikologët kanë punuar me gruan dhe djalin e Lucianos gjatë pesë viteve të fundit për ta ndihmuar atë të kapërcejë boshllëqet në kujtesën e tij, me disa përparime. Të vetmet kujtime që janë kthyer janë një vizatim i një lejleku, emri Matteo, një datë, një orë dhe shkrimi ‘PN 2300’.

Kujtimet e fundit të Lucianos para aksidentit ishin duke punuar si oficer i operacioneve tokësore në aeroportin Fiumicino më 20 mars 1980. Ai ka filluar nga e para, duke punuar në një shkollë. Ai ka gjetur njëfarë pranimi se ai nuk është më një djalë i ri dhe nuk mund të ngjis shkallët si dikur. Luciano ende nuk ka asnjë dëmshpërblim për aksidentin, as ndonjë ide se çfarë ka ndodhur saktësisht. Shoferi i përplasur iku dhe nuk u gjet kurrë.

Dosja/ Zbulohet skema, ja si biznesmeni Gentian Sula i kaloi 846 mijë euro të pa deklaruara nënës së Monika Kryemadhit

Biznesmeni Gentian Sula i dha para cash nënës së Monika Kryemadhit për të paguar kreditë, theksohet në dosjen e SPAK.

Sipas dosjes, “shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme.

Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro.

Ne këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me keto te ardhura i nje pjese te apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohe që vetë Fatimja në kete kohe ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bëre me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve keto shuma parash me origjinë korruptive, eshtë perdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve te paqena sikurse ishte rasti i shtetasit Gentjan Sula me qellim shlyerjen e kredive, është arritur qe te futen në sistemin bankar një shume e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro3.

Ne deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur ne lidhje me tê ardhurat te cilat i ka perdorur per të blerë pasuri te paluajtshme, si dhe ato te perdorura per likujdimin e kredive qe ajo vete ka marrë, por edhe ato tê marra nga vajza Monika Kryemadhi dhe qẽ janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracise kishte dhenè me qira nje pjesè te apartamentit 3+1 qe kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte nje mije marka ne muaj. Kjo shume u pagua per gati dy vjet, por nuk kishte lidhur njê kontratë qiraje para noterit.

Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes nè pension ne vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si furxhi si dhe si DJ ne disko Albania. Ne vitin 1990, sipas deklarueses, ishin pajisur me leje ndertimi nga këshilli i fshatit Mëzes dhe kishin ndërtuar nje shtepi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit te shtepise ne Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin qe kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për nje periudhe 2-3 vjeçare dhe per keté kishte lidhur edhe kontrate qiraje te Noteri. Me pas shtepine ia kishte dhëne me qira nje shoqerie greke per shumën një milione e gjysmë leke, dhe me te ardhurat e siguruara arriti te blente nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milion leke. Pasi i bashkoi te dy Sipas organit të akuzës përt këtë shumë parash, Fatime Kryemadhi eshte perpjekur qe ta justifikoje keto para me ta ardhura tê siguruara nga huaté, pasqyruar kjo në deklarata noteriale te paraqitur nga shtetas të ndryshëm, te cilet paraqiten si huadhënës, duke përfshira dhe personin nên hetim Ema Coku. Keto deklarata noteriale, jo vetem qẽ janë perpiluar pas pyetjes se shtetases Fatime Kryemadhi, por ne sistemin bankar nuk ka asnjë te dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as për shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhe kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve”.

“Uff, me çfarë e mban trupin”, s kandaI, mjeku ngacmon dhe i kërkon s**s pacientes

Një vajzë është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” se është ngacmuar seksualisht nga mjeku imazherist Pëllumb Hysko në klinikën e tij private “Moskat”. Ajo thotë se shkoi për një problem shëndetësor, por përfundoi që mjeku po i fuste duart.

Në këtë pikë një paciente që ka probleme me mesin shkon të verifikojë situatën. Ajo ankohet për dhimbje mesi, por mjeku nis ta komplimentojë për fizikun, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri e kontroll mitre. Madje mjeku Hysko i tha se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium ku ai punon që të bënte kontroll pa letra e pa pagesë.

Pacientja: Përshëndetje! Si jeni?

Pacientja: Mirë! Faleminderit! Këtu?

Pëllumb Hysko: Po ça bëhet? Si je? Si shkon?

Pacientja: Mirë! Tashi, unë kam pak dhimbje mesi edhe të shohim.

Pëllumb Hysko: Sa herë shkon në palestër?

Pacientja: Jo, në palestër s’vete.

Pëllumb Hysko: Po me ça e mban trupin?

Pëllumb Hysko: Ah, jo, mos ia fut kot!

Pëllumb Hysko: Pa hë shtrihu, zhvishu! Sa vjeçe je?

Pëllumb Hysko: Ça ha ndonjë gjë…? Uaa…,uaaa! Po kshu probleme gjinekologjike?

Pëllumb Hysko: Ke pasur sekrecione kështu?

Pëllumb Hysko: Mirë! Do të shoh tiroidet?

Pacientja: S’e di…, tashi.

Pëllumb Hysko: Ja këtu! Apo do gjirin?

Pacientja: Si të jetë më mirë. Për kë mendon ti?

Pëllumb Hysko: Më i bukur është gjiri.

Pëllumb Hysko: Do të shoh gjirin vërtet.

Pëllumb Hysko: Po hiqi pra! Si do shoh unë? Mirë oh, mirë, mos bëjmë ndonjë kështu, se… më mirë prishet.

Pacientja: Na merr mësysh hë!

Pëllumb Hysko: Si duket ia ke kursyer një çikë.

Pacientja: S’jam tip, që kursej gjëra kshu.

Pëllumb Hysko: Një kist i vogël është këtu. Ngelet ta shohim një herë tjetër. Hajde ose këtu, ose te puna e shtetit!

Pacientja: A punon dhe në shtet?

Pëllumb Hysko: Atje do vish ti, do të bëj një skaner për shtyllën kurrizore!

Pëllumb Hysko: Se ka mundësi të kesh ndonjë hernie. O të shëroj ty, o s’mund të rri në ketë punë! Ej po si nishane moj, pu, pu, pu…

Pëllumb Hysko: Më mirë, prishet ! Hajde nesër! Po e marrim letrën në dispanceri, kam përshtypjen, që janë, ta kemi si kartëvizitë, se skaneri është 100 e ca mijë lekë, nuk e përballon dot. Më jep emrin, mbiemrin tat! Sa më… 30-të? 30-të?

Ditën tjetër takimi ndodh në sanatorium.

Pacientja: (Flet në telefon) Unë sa erdha këtu, ahh…

Pëllumb Hysko: Këto përgjigjet, vjen i merr nesër?

Pacientja: Në çfarë ore të vij nesër?

Pëllumb Hysko: Nga ora 11-të! Të shohim çikë biografinë. Na ngeli kështu. Se skaneri është 100 e ca mijë lekë. Jepi 20 mijë lekë aty edhe… O Artur!

Pëllumb Hysko: Ndihmoje çikë këtë komshien time! Vjen nga Gjirokastra, do bëjë një kontroll, po letrat i ka në Gjirokastër. Merri 20 mijë lekë edhe…!

Pëllumb Hysko: Eh, do të bëjë ai, pastaj merr diskun edhe hajde lart!

Pacientja: Ok! Sipër te dera…!

Pëllumb Hysko: Po! Po! Po! Meto!

Pëllumb Hysko: Ma shih këtë gocën!

Specialisti: Hajde brenda! Ik, disku, punimet i ke të gjitha brenda!

Pacientja: Ok! Tashi po vija sipër.

Pacientja: S’e di, s’më tha gjë.

Sapo vajza hyn në dhomën e ekzaminimit, mjeku nis të përdorë terma seksualë dhe të bëjë veprime ndaj saj.

Pëllumb Hysko: Këtu s’të q** dot.

Pëllumb Hysko: Ta lëmë nesër! Do takohemi nesër!

Pëllumb Hysko: S’të kam parë mitrën.

Pëllumb Hysko: S’duhet ta shohim mitrën, se ke kistin. Ke uri? Se s’të bëj gjë tani. Në shtëpi.

Pacientja: Ça duhet të bëj tashi?

Pëllumb Hysko: Të shohim çikë mitrën!

Pëllumb Hysko: Hë, hë… T’i kishe dhënë atje 20-të mijë lekë te zyra.

Pacientja: Unë dhimbjen e kam te mesi.

Pëllumb Hysko: Shtrihu tani një çikë, se mund të jetë hernie ajo! S’të vjen deri këtu dhimbja, moj.

Pacientja: S’kam dhimbje aty. O doktor, po ça po bëni?

Pëllumb Hysko: Do të vizitoj më. Kështu infeksion s’ke?

Pëllumb Hysko: –Ke për të ma marrë në gojë!

Pëllumb Hysko: Si e mban? E do me kështu prezervativ?

Pacientja: O doktor! Bëjë mirë vizitën! O doktor!

Pëllumb Hysko: Po prit më, të pickoj!

Pëllumb Hysko: Po unë i pashë me….

Pacientja: Të lutem! Po mirë…,është tjetër gjë vizita. Doktor!

Pëllumb Hysko: Mund të kesh hernie.

Pacientja: Nuk kam këtej dhimbje, o doktor, kam te mesi. A mund të fshihem vetë, o doktor?

Pëllumb Hysko i thotë ta përsërisin takimin për të nesërmen duke e shthurur gojën e duke folur me terma të qartë seksualë.

Pëllumb Hysko: Kthehu të …Një çikë! S’ma dhjeve!

Pacientja: Tashi, ça kam? Tashi, përgjigjet i marr nesër.

Pëllumb Hysko: Të jem deri nesër unë këtu nesër, po erdhe do të q**.

Pacientja: Ça ore të vij? Në 11, më the!

Pëllumb Hysko: Do vij për korrektesë, se unë ta jap që sot përgjigjen! Do vij të bëjmë atë muhabetin!

Pacientja: Muhabetin? Ça muhabeti?

Pëllumb Hysko: S’ke qejf me mua?

Pacientja: Në 11-të, të vij të marr përgjigjen?

Pëllumb Hysko: Der sa shikon, më del nga… Po s’e kape njëherë këtu me dorë…

Pacientja: Të vij nesër në 11-të?

Pëllumb Hysko: Po pyete b**hën do vish vetëm për t’u..?

Pëllumb Hysko: B**hën! Të kam premtuar, që do ta d*rdh në gojë. Kështu e kemi lënë. Ose prit, merr rekomandim, pastaj, se s’kam, ça të bëj…, po s’erdhe për t’u q**. Hajd!

Pasi merr diskun, mjeku shkon ta lexojë në një ambient ku janë edhe praktikantet, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Pëllumb Hysko: Ty të dhemb këmba e djathtë?

Pëllumb Hysko: Eh, të ka filluar hernia ty. Të ka filluar hernia, kështu që ki kujdes nga peshat, sepse avancon ai! Zbrit te Arturi, jepi këto lekët e diskut, të vejë mirë të paktën, se mund të shkojë mbi 20 mijë. Apo s’ke?

Pacientja: Në rregull! Të zbres poshtë dhe të vij?

Pacientja: Një porosi të vogël! (I jep 20 mijë lekë)

Arturi: Hajd! Të shkuara! Kishe gjë?

Pacientja: Po! Shumë faleminderit!