Policia gjen florinjtë e Ilir Metës në vilën e tij në Lalz? Avokati shpërthen në stùdio: Ai nuk është Zoti, as Zeusi…

I ftuar pasditen e sotme në një emision televiziv ka qenë avokati Roemo Kara.

Kara së bashku me moderatoren Dafina Hysa kanë diskutuar për arrestimin e kreut të Partisë së lirisë Ilir Meta.

Teksa avokati ka ngritur tonet në studio, ai shprehet se Meta nuk duhet të merret përsipër nga asnjë avokat për mbrojtjen e tij, teksa e konsideron si turp i vendit.

“Të gjithë në pushtetin e lartë pa dallim ngjyre janë mekur, janë fikur. Do jetë më kuptimplote kur t’ju marrin pasuritë. Nëse këta, kokat e mëdha të shtetit, përfshi Ilir Metën nuk dalin të shesin banane, t’ua çojnë në zero pasurinë, s’do ketë drejtësi Shqipëria.

Këta e morën pushtetin pa meritë, ja ku përfunduan, ajo është medalja e turpit që e ka në kokë Meta dhe ja ku është. Berisha tani ka me qindra prona, nga kati 8 do dal të mbrojë Metën. Ku e gjeti moralin Sali Berisha?!

Meta nuk është Zoti, as Zeusi që të mos arrestohej në atë formë. Nëse Gjykata e ka vendosur ka mbaruar ajo punë.

Nëse do të merret dhe investimi i paligjshëm që i është bërë asaj force politike, që unë kam bindje që është bërë, rritet edhe dënimi I Kryemadhit.

Besoj se Kryemadhi do të reagonte shumë më mirë se Meta nëse do ishte në momentin e arrestimit. Meta e ka humbur me kohë kontrollin e vetes.

Ato dosje janë të pakundërshtueshme, t’i gezojnë, t’i shohin hajrin. Ai s’duhet marrë nga asnjë avokat, se është një nga turpet e këtij vendi.”- u shpreh në studio Romeo Kara.

Pas lajmit me kosovaren, Luizi “kapet mat” në mes të lokalit dùke “tradhtuar” Kiarën! (Video)

Mbrëmjen e djeshme me shpejtësinë e “erës” qarkulluan në rrjetet sociale disa mesazhe ku pretendohet se Luiz Ejlli ka shkëmbyer me një vajzë misterioze nga Kosova.

Përveç mesazheve, vajzës misterioze i është nisur dhe një audio nga Luizi për ta vërtetuar që në të vërtetë ishte ai.

Mirëpo, ende nuk dihet si qëndron e vërteta.

Në botën që po jetojmë montazhi dhe Inteligjenca Artificiale kanë shtrirë “tentakulat” kudo.

A janë të vërteta këto mesazhe apo të modifikuara kjo mbetet për tu parë në vijim dhe pse jo një reagim nga Luizi do t’i vinte “kapakun” kësaj teme.

Ndërkohë, një tjetër video është duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Kasti i “Portokallisë” pas përfundimit të spektaklit ishin zhvendosur në një nga lokalet e kryeqytetit e sigurisht nuk kishte si të mungonte as bashkëshorti i Kiarës, i cili është dhe një ndër mbështetësit e saj kryesor.

Në pamjet e publikuara Luizi shihet me një buqetë të madhe me lule.

Por, ai nuk shkon t’ia japë Kiarës, por Salsanos duke e “tradhtuar” kështu partneren e tij. E kjo skenë ka shkaktuar mjaft të qeshura mes aktorëve të “Portokallisë”.

Video Player

Reagon SPAK: Nuk ishin agjentët e BKH-së që arrestùan Ilir Metën. E arrestoi Policia e Shtetit!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje për arrestimin e Ilir Metës, akuza dhe dosjen për të cilën dyshohet.

SPAK sqaron se ndalimi dhe shoqërimi i Ilir Metës është kryer nga Policia e Shtetit, pa pasur përfshirjen e asnjë anëtari të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve H. V. dhe I. B., Prokuroria e Posaçme ka rregjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024.

Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

5- Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i financuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimeve penale nr. 55 të vitit 2019 (dërguar për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), 122 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), 125 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit H.V.), 165 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), të cilët janë bashkuar në një procedim të vetëm duke u numërtuar procedimi penal nr.55/2019.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim I. M., i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, M. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim P. Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. Ç., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.

Video e re/ “Hiqe telefonin”, momenti nga aksioni i arrestimit të Ilir Metës. Qytetari filmon efektivët me màska, por…

Është vënë në pranga ditën e sotme ish-presidenti i vendit Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Arrestimi ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kthesa e Kamzës”, teksa Meta po kthehet me shoferin e tij nga Kosova.

Momentin e aksionit të arrestimit, kur disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë.

Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundër të rrugës.

Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa ai është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.

Është vënë në pranga ditën e sotme ish-presidenti i vendit Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Arrestimi ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kthesa e Kamzës”, teksa Meta po kthehet me shoferin e tij nga Kosova.

Momentin e aksionit të arrestimit, kur disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë.

Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundër të rrugës. Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa ai është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.

Shoferi Metës: E mbàjtja presidentin për krahu se thash po na νr anë, të na νr isnin të dyve

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte mjetin me të cilin po udhëtonte kryetari i kësaj partie, Ilir Meta në momentin e arrestimit, ka përshkruar dhe njëherë momentin e prangosjes së kreut të PL-së.

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Top Story”, Peca tha se është i tronditur emocionalisht, pasi siç pretendon ai, efektivët e policisë i dolën papritur para duke i prerë rrugën automjetit, me maska dhe automatik duke ushtruar terror.

Ai shprehet se në momentet e para mendoi se po grabitej ish-presidenti Meta, ose po i kryhej atentat. Po ashtu ai ka shtuar se oficerët filluan duke ofenduar dhe duke tërhequr atë dhe Metën.

“Akoma nuk e kam marrë veten duke përjetuar atë skemë krimi. Ne po udhëtonim prej dy orësh. Ishte si ditë normale e zakonshme, kishte njoftuar një konferencë për mediat. Ishte shumë i qetë. Kur na preu makina rrugën dhe kur dolën ata me maska dhe automatik, mendova se ishte grabitje, marrje peng, ose atentat që mund të na eliminonin fare. Na hapën të dyja dyert njëkohësisht. Direkt thanë do vish me neve, ku do vi kush je ti.

Filluan duke ofenduar, tërhiq mua, tërhiq presidentin. Nuk kishin asnjë shkrim, ishin anti njerëzor. Makina ishte Benz C klas ngjyrë gri, targën nuk e identidikova dot.

Makina mbrapa ishte e policisë. Na terrorizuan komplet, bandë e organizuar. Nga para nuk kishte asgjë në uniformë, mendova se ishte grabitje. E mbajtja presidentin për krahu se thash po na vranë, të na vrisnin të dyve”, tha Peca.

U arrestùa me urdhër të SPAK, gazetari Blendi Fevziu zbulon gabimet “fatale”, që çuan pas hekurave Ilir Metën

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka komentuar arrestimin e llir Metës, veprim për të cilin tha se nuk i pëlqeu për mënyrën se si ndodhi, teksa mund të ishte zgjedhur një formë tjetër.

Gjatë një interviste televizive, Fevziu përmendi 2 gabime politike që ka bërë Ilir Meta.

“Unë mendoj që politikisht gabimet e Metës ishin dy; E para, largimi nga koalicioni me Berishën në 2013 duke menduar që Berisha e kishte humbur pjesën më të madhe të mbështetjes dhe duke menduar që duke shkuar këtej do krijonte përshtypjen publike që pushteti shkon nga shkon Meta. E sidomos në 2017, sepse largimi nga koalicioni me Ramën që ishte një lloj basti politik i Metës duke menduar që bërë një lëvizje Rama do të humbte, sepse nuk mendonte askush që Rama do merrte 71 vota i vetëm. Meta mendonte që me votat e veta do të luante ai përcaktuesin e fatit të qeverisë, qoftë me Bashën, qoftë me Ramën. Kjo nuk ndodhi sepse Rama i mori 71 mandate vetë që ishte moment i çuditshëm.

Pas kësaj, ishte gabim në gjykimin tim, mungesa e bashkimit me PD në zgjedhjet e 2021 që të kishin dalë me një listë të vetme do kishte qenë më efikase. Megjithëse atëherë ishte vonë.

Nga ana tjetër, duhet thënë që Meta ishte nga politikanët që e konsideroi gabim largimin nga Parlamenti”.

Por përtej këtyre dy gabimeve, Fevziu thotë se karriera e Ilir Metës mori të tatëpjetën kur pranoi që të bëhej President i Republikës në vitin 2017.

“Unë mendoj që Meta ka bërë një gabim madhor përtej të gjithë këtyre, që pranoi të shkonte President në 2017. Meta ishte një lojtar në lojë. Në momentin që shkon president, je një lojtar që s’ke as fanelë, as mjete, madje as fushë ku të luash. Sepse President njeriu shkon në mbyllje të karrierës së tij. Kështu që Meta bëri një gabim fatal. Në qoftë se Meta do të kishte marrë presidentin, do të kishte mbyllur karrierën e tij si President dhe do ishte larguar, nuk do të kishte pasur një tjetër”.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

“Âkt te rrorist i Bin Lad enit të SPAK-ut”, Tedi Blushi: Shqiptarët nga e gjithë bota janë nisur drejt Shqipërisë për Metën! Kjo është shpallje lu fte

Partia e Lirisë ka dalë në një konferencë për media ditën e sotme, për të denoncuar arrestimin sipas tyre, të paligjshëm dhe “banditesk” të Ilir Metës.

Tedi Blushi lëshoi akuza të rënda ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani, duke e quajtur atë “Bin Laden”, teksa tha se Meta ishte me imunitet dhe ruhej nga Garda, ndonëse u arrestua në mënyrë të dhunshme.

Blushi tha më tej se arrestimi i Metës është “shpallje lufte ndaj opozitës”. Ai shtoi se shqiptarë “nga të katër anët e botës”, janë nisur drejt Shqipërisë me të marrë vesh lajmin e arrestimit të Metës.

“Akt i pashembullt terrorist, i konsumuar nga Bin Ladeni i SPAK-ut, dhe sot forcat e narko-policisë kryen një nga krimet më të pashembullta, duke e rrëmbyer, njësoj si terroristët e Bin Ladenit, ish-kryeministrin, ish-presidentin Ilir Meta. Me imunitet dhe gjoja në mbrojtje nga Garda e Republikës, u rrëmbye sot. Ata e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm, pasi kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm kriminelë dhe banditë mund ta bëjnë.

Terroristët e Altin Dumanit dhe narko-policisë kanë ushtruar dhunë sot për të kënaqur egon e kryebanditit Edi Rama. Ky është një akt i shpalljes së luftës ndaj opozitës. I falënderoj të gjithë ata shqiptarë të ndershëm nga të katërta anët e botës që janë nisur drejt Shqipërisë”, deklaroi ndër të tjera Blushi.

Koincidencë apo e planifikuar? Meta dhe Berisha u ndaluan me urdhër të SPAK në të njëjtën datë

Ilir Meta është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme/

Ish-Presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, u arrestua nga agjentët e BKH-së te Kthesa e Kamzës, teksa po shkonte për në selinë e PL, ku do të mbante një konferencë për mediat.

Por tejet interesant është fakti që Ilir Meta është arrestuar në të njëjtën datë kur edhe Sali Berisha mori masën e sigurisë nga GJKKO, raporton Vox News.

Më 21 tetor të vitit të kaluar GJKKO caktoi detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv.

Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.

Po atë ditë u arrestua në aeroportin e Rinasit edhe Jamarbër Malltezi.

Berisha mori masën me arrest shtëpie më 30 dhjetor 2023 pasi nuk zbatoi masën me detyrim paraqitje.

Ndërsa ndaj Ilir Metës janë ngritur akuzat korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie. 

Ilir Meta është ish-Presidenti i parë të cilit i vihen prangat.

Mosbindja civile, Berisha: Më datë 29 tetor do të paralizojmë vendin

Sali Berisha e quajti arrestimin e Ilir Metës si një “akt terrorist të kryer nga narkoregjimi i Ramës”. Ai theksoi se Meta u tërhoq zvarrë nga bandat me uniformën e Ramës.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm me çdo çmim.

“Rama na shpalli luftë dhe ne do i përgjigjemi, kjo betejë kërkon udhëheqje nga ana juaj të demokratëve dhe mbështetësve tanë në një mosbindje civile për të shpëtuar këtë vend. Para syve tanë, para kamerave, publikut shqiptar dhe botës, ndodhin akte të cilat edhe në diktaturë nuk ishin kaq publike, qëllimi i tyre është të frikësojnë qytetarët. Ne duhet të dalim vet në krye, të paguajmë çdo çmim, jemi të gatshëm për çdo çmim. Ti japim përgjigjen e merituar këtij regjimi.

Të ngrihemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, prova ishte e shkëlqyer. Fati i Shqipërisë varet nga vazhdimi i saj. Opozita duhet të bëjë atë që se ka bërë gjer sot, të udhëheqë me guxim e vendosmëri qytetarët në këtë përballje me pushtetarët dhe bandat”, tha Berisha.

Më tej, Berisha tha se drejtuesit në qarqe të PD-së “do të organizojnë paralizimin e plotë të këtij regjimi në datë 29 tetor”.

“Më datë 29 tetor, drejtuesit në qarqe do të organizojnë paralizën e plotë të këtij regjimi. Pas datës 29, data tjetër do të jetë shumë e afërt”, tha Berisha.  

Ja cila është dhoma më e mirë në shtëpi për të vendosur ruterin e internetit

Jeta jonë sillet rreth lidhjes së internetit, mundësisht Wi-Fi. Të gjithë do të jemi përballur me luftën kundër “këndit ku nuk ka valë” ose dhomës “ku sinjali është shumë i ngadaltë”: për të shmangur këto probleme, mund të veproni në mënyrë strategjike dhe të identifikoni vendin më të mirë në shtëpi ku të vendosni ruterin, që është ajo pajisje që lidh rrjetin lokal me internetin.

Optimizimi i valëve është një çështje e fizikës dhe valëve elektromagnetike, por përkthehet në masa shumë të thjeshta për t’u ndjekur. Kjo u demonstrua edhe nga Jason Cole, një student i doktoraturës në fizikë në Imperial College London, i cili zgjidhi ekuacionin e Helmholtz-it, përdori për të hartuar fushat elektromagnetike dhe arriti në përfundimin (jo shumë befasues!) se vendi ideal ku të vendosej ruteri është në qendër të shtëpisë. Por nuk mjafton.

Vendosja e routerit Wi-Fi në dhomën më qendrore të banesës suaj duhet të garantojë një shpërndarje të drejtë të sinjalit dhe të kufizojë zonat e vdekura, pra ato zona ku vala është praktikisht zero. Një rregull tjetër i përgjithshëm që duhet mbajtur parasysh është të siguroheni që pajisja që po përdorni të “shohë” ruterin, pa asnjë pengesë të madhe në mes.

Mjetet kryesore të komunikimit pa tel me të cilat jemi mësuar, në fakt, shfrytëzojnë valët elektromagnetike të cilat mund të absorbohen lehtësisht nga materiale të tilla si betoni i armuar ose tulla. Me fjalë të tjera, sinjali fiket, por nuk mund të arrijë në kompjuterin ose tabletin e destinacionit, sepse ishte ndalur më parë. I njëjti problem mund të ndodhë me tubacionet, kabllot elektrike dhe strukturat prej druri ose metali brenda një muri. Prandaj, të gjitha materialet që mund të thithin valë elektromagnetike duhet të hiqen ose të anashkalohen.

Në një nivel praktik, një ruter nuk duhet të fshihet brenda një dollapi ose të maskohet me një ndarës letre, edhe për arsye estetike. Gjithashtu duhet të vendoset në majë të një mobiljeje ose një rafti në mënyrë që të jetë së paku një metër nga dyshemeja, e cila nga ana tjetër mund të veprojë si pengesë për transmetimin e sinjalit.

Për të përballuar kufizimet që janë domosdoshmërish të pranishme brenda një shtëpie, mund të luani me këndin e thyerjes, të krijuar nga vala elektromagnetike kur ajo kërcen nga një sipërfaqe transparente, si ajri ose xhami. Shkurtimisht, mund të provoni të lëvizni ruterin centimetër pas centimetër derisa të gjeni pozicionin optimal për lidhjen.

Problem nuk janë vetëm pengesat fizike: disa pajisje shtëpiake të përdorura zakonisht, si televizori, mikrovala në punë ose telefoni pa tela për ata që e përdorin ende, shfrytëzojnë brezin 2.4 GHz, të njëjtën frekuencë të përbashkët nga shumica e ruterëve Wi-Fi . Prandaj, vendosja e pajisjes në kuzhinë ose në kabinetin e televizorit rrezikon të inkurajojë ndërhyrjen midis sinjaleve, të ashtuquajturën zhurmë elektromagnetike.

Ruterët më të fundit, megjithatë, punojnë me teknologjinë me bandë të dyfishtë, e cila u lejon atyre të shfrytëzojnë edhe brezin 5 GHz, i cili zakonisht është më pak i zënë. Megjithatë, idealja është që të dyja të jenë aktive: e dyta në fakt ndikohet më shumë nga çdo pengesë midis burimit të sinjalit dhe pajisjes që duhet ta marrë atë.

Çështja e fundit për t’u eksploruar është marrëdhënia midis shëndetit dhe valëve elektromagnetike, e cila lind pyetje të tilla si: a mund të dëmtojë trupin duke punuar gjatë gjithë ditës në të njëjtën dhomë ku ndodhet ruteri Wi-Fi? A është më mirë të fikni ruterin gjatë natës, veçanërisht kur ai është në dhomën ku flemë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë siguron se deri më sot nuk ka asnjë provë shkencore për rreziqet e mundshme shëndetësore. Instituti i Lartë i Shëndetësisë saktëson gjithashtu se: “Nivelet e ekspozimit ndaj ruterave të zakonshëm Wi-Fi të instaluar në zyrë apo në shtëpi janë shumë më të ulëta se kufijtë e rekomanduar në nivel ndërkombëtar dhe ato në fuqi në Itali”.

Megjithatë, studimet mbi korrelacionin midis fushave elektromagnetike dhe rrezikut të shtuar të kancerit janë ende duke u zhvilluar dhe për këtë arsye mund të jetë i kujdesshëm, si për shembull mosmbajtja e ruterit të ndezur në dhomën e gjumit.