Tiranë/ Taksisti zbret për t’i nxjerrë bagazhet, shtetasi i huaj i merr mjetin dhe largohet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë ku një shtetas i huaj i ka marrë automjetin një taksisti.

Raportohet nga Ora News se taksisti ka ndaluar në autostradë përballë një qendre tregtare dhe ka zbritur për t’i nxjerrë 27-vjeçarit me iniciale A. R., bagazhet nga mjeti taxi tip “Hyundai”.

Por, në atë moment i riu ka marrë mjetin dhe është larguar.Më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Elbasan.Njoftimi i policisë:Ditën e sotme, në autostradë, përballë një qendre tregtare, shtetasi i huaj A. R., 27 vjeç, ka marrë një taxi tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin L. C. Në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, shtetasi A. R., ka marrë mjetin dhe është larguar.Më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Elbasan.27-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, më datë 20.10.2024, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj.

Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ja kur do të ndryshojë ora

Këtë fundjavë akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 26 tetor. Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrrimi bëhet automatikisht.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore. Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

E f.rikshme! Makina kalon me semafor të kuq, përp Ιàset me kamionin dhe mjetet e parkuara

Një aksident i frikshëm është shënuar në Pensilvani të SHBA-ve. Një furgon është futur me semafor të kuq, duke u përplasur me një tjetër automjet.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar përplasjen e ashpër, teksa mjetet shkatërrohen plotësisht.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale edhe në shtatë mjete të tjera të parkuara. Sipas policisë, katër të mitur të veshur me veshje të errëta dhe maska, janë larguar në drejtim të panjohur dhe në kërkim.

“Uljani rrogat deputetëve dhe jepjani pensionistëve” / Rama: Nuk mund të bëhet kjo

Kryeministri Edi Rama, në një takim me pensionistët, shpjegoi se pse nuk funksionon logjika e atyre që thonë “uljani rrogat deputetëve dhe jepjani pensionistëve”.

“Disa thonë që uljani rrogat deputetëve dhe jepjani pensionistëve. Mirë që gjithë dita iu kalon duke u marrë me nipër e mbesa apo me dhëndurrë, por ju duhen dhe ata që ju dalin në darkë në televizor.

Nuk ka lidhje fare sepse ata që marrin rroga më të larta paguajnë më shumë për pensionet çdo muaj. Pra, pensionet mbulohen me ato kontribute, ndërsa taksat janë për investimet dhe jo për pensionet. Me të gjithë ata që i shmangen pagesës së kontributeve shoqërore do të sillemi si me ata që nuk paguanin energjinë elektrike. Kjo qeveri ka bërë dy gjëra për pensionet që po të ishin bërë më përpara, nuk do ishim këtu. E para, ka bërë një reformë pensionesh që ka bërë që njerëzit të dalin me pension më të lartë duke nisur nga viti 2014.

E dyta, në atë reformë ka thënë që nuk mund të lëmë asnjë të moshuar pa pension, edhe pse nuk figuron në asnjë lloj regjistri sigurimesh shoqërore dhe është kategori e gjysheve shtëpiake. Këtë e kanë shumë pak vende në Evropë”, tha Rama.

Muçi shkëlqen me Besiktasin, rifiton vendin e titullarit në skuadër, ja goli që mahniti teknikun Bronckhorst (Video)

Ernest Muçi ka bindur trajnerin Giovanni van Bronckhorst dhe tashmë po kthehet në një titullar te skuadra e Besiktasit.
Sulmuesi shqiptar ka luajtur që nga minuta e parë në sfidën e djeshme në kampionat kundër Konyasporit, madje ka qenë një nga protagonistët në suksesin 2-0, pasi ka dhënë asistin e golit të dytë për shokun e skuadrës Rafa Silva.

Pas një momenti të vështirë, talenti kuqezi duket se ka bindur trajnerin holandez dhe tashmë po luan në vazhdimësi dhe po rifiton vendin e titullarit.

Klodiana Lala plas deklaratëm e fortë, zbulon emrin e biznesmenit që SPAK dyshon se i dhuroi vilë Metës dhe Kryemadhit

Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar se biznesmeni i përmendur me inicialet S.M, në dosjen e SPAK për Metën dhe Kryemadhi, është në fakt biznesmeni më i madh në Shqipëri, Samir Mane.

Ndaj biznesmenit nuk ka asnjë masë dhe akuzë, por Lala tha se ai ka qenë në SPAK për të dhënë deklarime.

Gazetarja shpjegoi se SPAK ka dyshime që biznesmeni i dhuroi një vilë Metës dhe Kryemadhit në këmbim të favorizimit nëprëmjet një ligji, por vetë biznesmeni në dëshminë e tij e ka mohuar, duke deklaruar se çifti Meta-Kryemadhi e kishin porositu vetë këtë vilë dhe më pas e kanë kthyer.

“Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi dyshohet kanë përfituar një vilë si shpërblim nga një biznesmen i njohur për shkak se zonja Kryemadhi ka ndikuar që një ligj të miratohet, ose ka propozuar, që ndryshimet të shkonin në favor të biznesmenit. Shtetasi Samir Mane është pyetur nga SPAK. Ai thotë se Meta dhe Kryemadhi kanë bërë porosi, e kanë marrë vilën por e kanë kthyer më pas.

Por SPAK thotë se e kanë përfituar këtë vilë nga zoti Mane, sepse e kanë favorizuar në ndryshimin e një ligji”, tha Lala.

Arre stimi i Ilir Metës, reagon Sali Berisha: Urdhër për ta eIim*inuar politikisht, por ndoshta edhe fizikisht

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me informacionet për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.

I rrethuar nga agjentët e maskuar, momenti kur Meta nxirret me forcë nga makina

Ky është momenti ku kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta arrestohet nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK.

Në videon e siguruar nga gazetari Eni Ferhati shihet automjeti i ish-presidentit i rrethuar nga agjentët e BKH ndërsa shihet se dy prej tyre të cilët mesa duket nuk kanë mundur ta bindin të dalë nga makina e kanë tërhequr me forcë jashtë saj.

Meta u vu në pranga në nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se GJKKO ka caktuar 3 masa sigurie në total, për Ilir Metën është ekzekutuar masa arrest në burg, për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin detyrim paraqitje dhe e njëjta masë për një ish-zyrtari të LSI, identiteti i të cilit nuk dihet.

Akuzat lidhen me hetimin pasuror të bërë pak kohë më parë nga SPAK ndaj familjes Meta ku masë sigurie ka edhe për Kryemadhin dhe një ish-funksionar të LSI.

Pas arrestimit të ish-kreut të shtetit, vjen rradha e Monika Kryemadhit, çfarë u vendos për ish-bashkëshorten e Metës

Një masë ‘detyrim paraqitje’ është vendosur për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi. Ndërkaq, në pranga është vënë kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta.

Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir kllapi, Arben kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

“Arrestimi iIlir Metës ka ardhur me urdhër të 3 prokurorëve të posaçëm. Kemi të bëjmë me hetimin pikërisht me në krye vetë Altin Dumanin. Bëhet fjalë për CEZ DIA dhe pastrim të parave”

Ilir Meta në pranga/ Kush janë tre prokurorët që firmosën arrestimin

Arrestohet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. ABC News mëson se Meta po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

“Arrestimi iIlir Metës ka ardhur me urdhër të 3 prokurorëve të posaçëm. Kemi të bëjmë me hetimin pikërisht me në krye vetë Altin Dumanin. Bëhet fjalë për CEZ DIA dhe pastrim të parave”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka.