Alarmi në Itali / Ndërpriten të gjitha fluturimet në veri-perëndim të vendit, anulime, vonesa dhe devijime! Çfarë ndodhi

Për shkak të dështimit të një radari në qendrën e kontrollit të zonës së Milanos, fluturimet në qiellin e Italisë veri-perëndimore do të pësojnë devijime të paktën deri në orën 20:00 të ditës së sotme, të dielën e 20 tetorit.

Kjo u njoftua nëpërmjet një buletini zyrtar nga “Sea”, kompania operative e aeroportit që administron aeroportin Malpensa. Kjo do të çojë në vonesa serioze, ose në disa raste edhe anulime, të fluturimeve direkte jo vetëm për në aeroportin e provincës së Varese, por edhe në Torino, Bergamo dhe Genoa.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “qiejt e qendrës së kontrollit të zonës së Milanos nuk janë në dispozicion deri në orën 18:00 të koordinuar të kohës universale për shkak të një dështimi të radarit”. Ky është një problem softuerik që ka çuar në bllokimin e sistemeve kryesore të qendrës së kontrollit. Siç raporton Corriere della Sera, Eurocontrol, agjencia evropiane që mbikëqyr lëvizjet në hapësirën ajrore të kontinentit, shpjegoi se dështimi do të ketë pasoja në fluturimet në të gjithë Italinë veri-perëndimore.

Rinisja e lëvizjeve pritet nga 24:00 sot, por vonesat mund të regjistrohen edhe në fluturimet e planifikuara për nesër, të hënën më 21 tetor. Disa nga avionët që tashmë janë nisur do të devijojnë dhe do të zbarkojnë sërish në Rome Fiumicino. Për të tjerë, mund të ndodhin edhe anullime.

VIDEO / Dua Lipa dhe Cher me një duet fantastik në “Rock&Roll Hall of Fame”

Një duet gjeneratash. Kështu mund të konsiderohet ai mes Dua Lipës dhe Cher në ceremoninë e përvitshme që zhvillohet në Klivlend të Ohajos në muzen “Rock&Roll Hall of Fame”.

Ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare performoi në krah të yllit 78-vjeçar të të njëjtit zhanër, këngën e kësaj të fundit “Belive”.

Të dyja këngëtaret janë pjesë e historisë së muzikës Pop, njëra si përfaqësuesja e gjeneratës së re, ndërsa tjetra si pjesë e së vjetrës.

Nëpër media është përfolur shpesh se Cher dhe Dua Lipa nuk kanë asnjë konsideratë për njëra – tjetrën, por kjo paraqitje së bashku vërtetoi krejt të kundërtën dhe pati mjaft sukses.

Pse nuk ishte Roza Lati? Çfarë nuk u pa nga festa e ditëlindjes së Rike Roçit (VIDEO)

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Rike Roçi, festoi pak ditë më parë ditëlindjen. Rrjetet sociale u mbushën me foto dhe video nga festa që modelja e njohur kishte organizuar.

Ndërkohë mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, u transmetuan disa pamje nga kjo festë e bukur. Por jo vetëm kaq, pasi i është marrë edhe një intervistë e shkurtër Rikes.

Roçi tregoi se në festë ka ftuar ish-banorët e BBV3 që ka më xhan, por është vënë re mungesa e moderatores së njohur, Roza Lati. Ende nuk dihet se pse kjo e fundit nuk ishte pjesë e këtij festimi.

Pjesë nga intervista:

Si të gjeti kjo ditëlindje, beqare apo në një lidhje?

Nuk jam vetëm, kjo mjafton

Cilësitë që duhet të ketë partneri ideal?

Të ketë shpirtin e bardhë, të jetë gentleman me mua

Personi i parë që të uroi për ditëlindje?

Mami, zemra ime. Është njeriu më i rëndësishëm për mua. Mami më thotë gjithëmonë ‘mos ndrysho kurrë’ dhe ‘je princesha e mamit’. Personi i parë publik është Erjola Doçi se jemi gjithmonë bashkë.

Po shohim shumë prej banorëve të “Big Brother VIP3” por gjithsesi të tjerë mungojnë

Unë kam ftuar njerëzit që kam qenë më afër, që i kam më xhan

Me kë nga ish-banorët nuk ruan më kontakte?

Ato që nuk janë prezent këtu

Zbulohet arsyeja e transformimit të Eneda Tarifës, ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda Tarifa ka ndryshuar pamjen

Burime të “IMA” kanë konfirmuar se Eneda do të marrë pjesë në festivalin e mirënjohur “Kënga Magjike 2024” me këngën e saj të re të titulluar “Më Fortë.”

Ndryshimi i saj i flokëve, që për shumë dukej i pazakontë, është pjesë e një performace të veçantë skenike që këngëtarja ka përgatitur për festivalin. Për skenën dhe veshjen e saj është kujdesur stilisti i njohur Joni Peçi, i cili ka sjellë një pamje të guximshme për Enedën, duke e krahasuar me ikonën italiane Anna Oxa për shkak të stilit të saj të spikatur dhe transformimeve të guximshme.

Në një video të publikuar pak minuta më parë, stilisti dhe këngëtarja shfaqen në dhomën e grimit, ku pritet të ndodhë transformimi përfundimtar që do të sjellë pamjen e re të Enedës për performancën në festival. Ky bashkëpunim mes Enedës dhe Jonit ka ngjallur shumë pritshmëri për atë që do të shohim në skenë, ndërsa publiku mezi pret ta shohë këngëtaren me imazhin e saj të ri dhe energjinë e fuqishme që pritet të përcjellë me këngën “Më Fortë”.

Rusia siguron gaz për Serbinë gjatë dimrit, Vuçiç falënderon Putin: Nuk do vendosim sanksione

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të dielën se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe se e ka falënderuar atë që i siguroi se Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër.

Serbinë e zuri pushtimi rus i Ukrainës të varur plotësisht nga gazi rus.

Ndërkohë, duke ndjekur shembullin e shumë vendeve të Bashkimit Evropian (BE), edhe Serbia ka filluar të punojë në gjetjen e burimeve të tjera të furnizimit me gaz.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja, klubi të cilit synon t’i bashkohet, Serbia nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.

Vuçiq njoftoi në profilin e tij në Instagram të dielën se nuk kishte biseduar me Putinin për gati dy vjet e gjysmë dhe se më 20 tetor kanë pasur një “bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”.

“Shpreha shpresën, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiç.

Ai tha në një video në Instagram se me Putinin bisedoi edhe për çështje dypalëshe, ekonomike dhe politike.

Rusia është mbështetja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.

Ndërkohë, biseda mes tyre u zhvillua derisa Rusia po pret përgjigje zyrtare nga Serbia për ftesën Putinit në shtator që Vuçiç të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, i planifikuar të mbahet nga 22 deri më 24 tetor./REL

VIDEO / Festa e golit nga Uzuni nxit të qeshura në Spanjë, por mund të shkaktojë probleme për sulmuesin

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni shënoi dy gola ditën e djeshme me ekipin e tij, Granada, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren e thellë 4-0 ndaj Tenerifes.

E djeshmja ishte padyshim një ditë e gëzuar për Uzunin, i cili e festoi golin duke puthur falellën.

Vetëm se pati një problem, Uzuni mesa duket ka dashur të puthë stemën e Granadës, por është ngatërruar dhe ka puthur fanellën në krahun tjetër, te stema e firmës “Adidas”.

Kjo ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale, ku disa tifozë kanë lënë komente me batuta si “Adidas Forever”.

Dikush ka theksuar faktin se ky gjest mund të sjellë ndonjë problem për Uzunin, i cili në fakt sponsorizohet nga rivali “Nike”.

Por mesa duket ka qenë thjesht një lapsus që s’ka për ta penalizuar atë.

VIDEO / Festa e golit nga Uzuni nxit të qeshura në Spanjë, por

Uzuni sponsor i Nike

“Dua drejtësi”, Klea Prenga PUBLIKON pamjet e RË NDA akuza ndaj gjyqtares që liroi MOTRAT Berisha: E tu rpshme…

Asgjë nuk ka mbaruar për Klea Prengën.

Edhe pse dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë në masa më të lehta sigurie se ajo “arrest me burg”, modelja nga Mirdita kërkon drejtësi.

Kësaj here i është drejtuar me një apel publik gjyqtares së çështjes, Migena Laskës, për të cilën duket se i është futur kërkimeve. 

Në një reagim në Instagram, Klea Prenga akuzon gjyqtaren e çështjes se i ka hedhur poshtë provat e sulmit ndaj saj.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie! Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera. Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime,” shkruan Klea Prenga.

Prenga rendit si një tjetër provë mesazhin kërcënues që kishte marrë nga Mariela Berisha, e cila i shkruante: Dhuratën e ke nga unë!

Edhe njëherë ajo ka risjellë fotot e xhamave që i kanë nxjerrë nga fytyra mjekët dhe plagët që i kanë mbetur nga sulmi, duke theksuar se nuk do të heq dorë derisa drejtësia të vihet në vend. 

“Ky është një skandal i pastër dhe unë nuk do të hesht! Shteti shqiptar duhet të marrë masat e duhura kundër këtij korrupsioni dhe padrejtësie. Drejtësia nuk mund të bëhet viktimë e kërcënimeve dhe manipulimeve,” shkruan ajo ndër të tjera.

Ndërsa thirrjeve të saj për drejtësi i është bashkuar edhe e motra. 

Thirrje Publike për Gjyqtaren, Migena Laska:

I drejtohem gjyqtares Migena Laska me një thirrje urgjente dhe të qartë: Drejtësia duhet të vihet në vend për rastin tim! Kam përjetuar një sulm brutal që më ka shkaktuar dëme të mëdha fizike dhe psikologjike. Nuk do të pranoj që ky rast të neglizhohet apo të zvarritet më tej. Si mund të merret një vendim kaq i lehtë dhe të lihet me detyrim paraqitje një bashkëpunëtore në krim, e cila shihet qartë në video duke marrë gotën dhe tentuar të më godasë, pasi motra e saj më ka sulmuar me gotë.

Fakti që këto veprime të dhunshme janë të dokumentuara qartë dhe nuk ka vend për interpretime, e bën vendimin e gjykatës një tallje me drejtësinë. Kriminelët që kanë fëmijë dhe precedentë penalë, si Mariela dhe Antonela Berishaj, nuk mund të fshihen pas statusit të tyre familjar për të shmangur përgjegjësinë për krimet e tyre. Fakti që ka fëmijë nuk e bën atë më pak të rrezikshme,përkundrazi, ato kanë treguar qartë me veprimet e tyre të dhunshme dhe me precedentët penal në Itali se janë një kërcënim për shoqërinë. A lejohet që dhunuesit të lihen të lirë vetëm sepse kanë fëmijë?

Nëse drejtësia dështon në këtë rast, po më thoni që vetgjyqësia është alternativa e vetme. Ju kërkoj të merrni masat e duhura për të ndëshkuar përgjegjësit e këtij akti të rëndë. Organizatat vendore dhe ndërkombëtare janë të informuara për rastin tim, dhe nëse shteti im dështon të vendosë drejtësi, situata do të eskalojë në nivel ndërkombëtar. Unë kam të drejtë të mbrohem nga kriminelët, dhe mungesa e veprimit nga ana juaj do të jetë një dështim i madh për sistemin e drejtësisë. 

Unë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi me çdo mjet të ligjshëm deri sa përgjegjësit të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. Drejtësia nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një detyrim që shteti duhet të përmbushë për të gjithë qytetarët e tij. Nuk do të ndaloj deri sa të sigurohet që ky rast të marrë trajtimin e duhur.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa.

Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën.

Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë.

Ndërkohë, Policia i kishte shpallur në kërkim motrat Berisha dhe për muaj të tërë nuk dihej vendndodhja e tyre, por kishte raportime se ndodheshin në Dubai.

Por sot, asnjëra nga motrat Berisha që dhunuan Klea Prengën nuk janë pas hekurave!

Dy ditë pas vetëdorëzimit të tyre në Policinë e Shtetit, Gjykata ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Antonela Berisha është lënë në masën “detyrim paraqitjeje”.

E T RlSHTË në Mal të Zi, aks identi T RAGJIK i merr je tën çiftit SHQIPTAR nga Peja!

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Rozhajë të Malit të Zi, ku për pasojë dy shqiptar nga Kosova kanë humbur jetën.

Nga ky aksident tragjik, humbi jetën i riu nga Peja, Benjamin Lajqi, ndërsa me të në veturë ishte edhe bashkëshortja e tij.

Pasi po luftonte me jetën, tashmë është konfirmuar edhe vdekja e saj, Sabina Lajqi, e cila nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Nuk e kam dashur asnjëherë”, aktorja Mirketa Çobani rrëfen ndarjen nga Agim Shuke: Më ngritën kurth shoqet!

Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit, Mirketa Çobani ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën e saj.

Në emisionin “Living Room”, aktorja ka rrëfyer se nuk ka asnjë peng që është divorcuar nga aktori, Agim Shuke.

Madje dhe rrëfeu detaje nga jeta e saj e vështirë martesore.

Në rrëfimin e saj, aktorja Çobani tha se ishin rrethanat ato që e detyruan të martohej pasi shokët dhe shoqet i ngritën kurth.

Por nuk u ndal në ndarjen e më shumë detajeve nga martesa që erdhi në jetë një vajzë, Jonida.

“E vërteta është kjo që çdo njeri ka drama në familjen dhe në jetën e tij. E kam rritur vajzën e vetme. Unë nuk kam pasur paragjykime nga familja ime për divorcin. Problemi është se unë jam natyrë që sfidoj nuk lëshohem, nuk dorëzohem. Kjo ishte jeta, destini është destin. Ndonjë peng? Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe…shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje…llafet që nuk i pranoja unë si natyrë. Më thoshin “k”. Edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë. Jo se nuk e kam vlerësuar si njeri. Por dashuria është tjetër gjë. Dashuria dhe miqësia është tjetër gjë. Nuk e kam dashuruar asnjëherë. S’më linte dëshira që ta puthja. Ndoshta nuk do të isha divorcuar se unë martesën e bëra për opinion. Unë e ndava sepse nëna e tij ishte shumë agresive. Ajo kur nuk ishte ai në shtëpi më thoshte “ik moj fytyrë e shëmtuar, moj shëmtaraqe, i ngele në derë djalit tim, të mori djali im me zor për të të shpëtuar ty’. Më vinte bukën para, por nuk më shkonte poshtë. Nga 68 kile u bëra 46 kile njeri për 1 vit. Ky nuk më mbrojti asnjëherë,” tregoi Mirketa Çobani.

Më herët, ishte e bija, Jonida Çobani ajo që tregoi në media pengun më të madh të jetës, atë që nuk arriti të njihte babanë e saj.

VIDEO/ Ushtria e Izraelit publikon pamjet: Momenti kur lideri i Hamasit largohet pak para s uImit të 7 tetorit!

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari ka dhënë më shumë informacione për vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, si një nga organizatorët e sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar.

“Sinwar kishte punuar për vite me radhë për planin e sulmit terrorist të 7 tetorit kundër Izraelit,” tha ai, duke treguar pamjet që tregonin Sinwar dhe familjen e tij duke ecur nëpër një nga tunelet nëntokësore të Hamasit vetëm disa orë përpara pushtimit të 7 tetorit.

Pasi Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit duke vendosur operacione ushtarake, Sinëar shkoi në Rafah, tha zëdhënësi i IDF.

Aty, siç tha Hagari, u gjet material gjenetik i Sinwar, pak metra larg tunelit ku u gjetën të vdekur gjashtë pengje izraelitë.

Sipas IDF-së, rezulton se Sinwar dhe familja e tij ishin fshehur disa orë para sulmit të 7 tetorit në tunel me pajisje të plota, jastëkë, ujë, ushqim dhe televizor.

Michael Kuby, ish-zyrtari i Shin Bet (Agjenci e sigurisë së Izraelit) që mori në pyetje Yahya Sinëar për 180 orë ndërsa mbahej në burgjet izraelite, tha se lideri i Hamasit në Gaza ishte një njeri i pamëshirshëm dhe racional me “sy vrasës”, i cili ia kishte kushtuar jetën ekskluzivisht shkatërrimit të Izraelit dhe vrasjes së hebrenjve.