Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 15 Tetor 2024

Dashi

Ne jetën tuaj ne çift do korrni ato qe keni mbjelle gjate gjithë kësaj kohe. Nëse jeni treguar te sjellshëm dhe here pas here keni toleruar gjerat do shkojnë mire, por nëse keni debatuar ashpër me partnerin situata do jete goxha e vështirë. Beqaret ka mundësi te refuzojnë një takim me te vërtetë shume te vlefshëm. Ne planin financiar duhet te mendoheni dy here para se te bëni shpenzime.

Demi

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim mjaft te mire me partnerin dhe çdo gjë do e zgjidhni me qetësi. Beqaret do kenë takime shume interesante te cilat nëse vazhdohen mund te çojnë ne një lidhje serioze. Financat do jene ne një gjendje me te mire se kohet e fundit. Përfitoni për te shlyer sa me shpejt borxhet.

Binjaket

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe do e mërzitni atë derisa t’ua plotësojë dëshirat. Disa nuk do jene shume te duruar dhe mund te lindin debate te zjarrta. Nëse jeni beqare do takoni shpirtin binjak te cilin e keni pritur gjithë jetën. Financat do i menaxhoni me shume përkujdesje dhe maturi. Nuk do keni probleme ne këtë sektor.

Gaforrja

Ndikimi i yjeve do jete shume pozitiv gjate kësaj dite për jetën sentimentale te çifteve. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë me personin qe keni ne krah dhe do bëni edhe ndonjë çmenduri për te provuar sa me tepër emocione. Beqaret do gjendjen përpara marrjes se një vendimi te rëndësishëm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj bëni kujdes.

Luani

Gjithçka do shkoje për mrekulli sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin dhe se bashku do merrni vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe do e gjejnë personin ideal. Ne planin financiar situata do jete paksa e vështirë kështu qe do ju duhet shume mund dhe kohe për ta stabilizuar situatën.

Virgjeresha

Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te sjelle disa zhgënjime. E mira do ishte te qëndronit me këmbë ne toke dhe t’i merrnit gjerat si t’iu vinin. Beqaret do kërkojnë pa fund, por serish nuk do mund ta gjejnë personi me te cilin te krijojnë një lidhje serioze. Situata financiare do jete e paqëndrueshme dhe shpeshherë problematike.

Peshorja

Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri te vogël me partnerin. Do e shihni qe ambienti do jete edhe me emocionues se me pare. Beqaret me shume gjase do fillojnë një histori te bukur dashurie e cila do zgjasë deri ne përjetësi. Ne planin financiar problemet do jene goxha te mëdha. Do ju duhet shume durim dhe mund për t’ia dale mbanë.

Akrepi

Pritet një dite shume e bukur sot për ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni me shume ato qe ndjeni dhe do bashkëpunoni me tepër me partnerin. Beqaret do jene shume te pavendosur dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Shume shpejt do pendohen për këtë zgjedhje. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri, madje do kryeni edhe disa investime te rëndësishme.

Shigjetari

Do kaloni një dite shume te vështirë sot juve qe jeni ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta dhe asnjeri nuk do e ule hundën. Po vazhduat me këtë sjellje do keni probleme serioze. Beqaret do kërkojnë veçse te argëtohen dhe dëshirat me ne fund do ju realizohen. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni shpenzime te pamenduara edhe sikur situata

Bricjapi

Dite plot me re kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar përkundrazi do konfliktoheni edhe për gjerat me te vogla me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë me tepër mundësi te takojnë persona interesante dhe qe vlejnë me te vërtetë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shume maturi dhe vigjilence qe te mos keni probleme.

Ujori

Do flisni shume me partnerin gjate kësaj dite dhe nuk do bëni asgjë pa marre mendimin e tij. Marrëdhënia juaj do jete me e ngrohte se kurrë. Beqaret nuk duhet te joshin cilindo qe do takojnë sepse mund te bien ne krahët e personit te gabuar. Për financat do përkujdeseni me tepër dhe do ju bëni një riorganizim tërësor. Situata do vije çdo dite e me shume duke u përmirësuar.

Peshqit

Çështjet e zemrës nuk do kenë as problemin me te vogël sot. Shpesh do ndiheni te lumtur pranë personit te zemrës dhe do doni te mos largoheni për asnjë çast prej tij. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa te reja. Merreni çdo gjë ashtu si t’iu vije. Merkuri do influencoje tek te ardhurat dhe do ju beje te tregoheni me te kujdesshëm me shpenzimet.

Graciano zbulon arsyen e krizës me Argjirën

Mbrëmjen e djeshme Graciano Tagani ka bërë një rrëfim mjaft të sinqertë për jetën e tij profesionale dhe personale.

Aulona Musta ka pyetur Gracianon për krizën që u përfol me Argjirën teksa u rifut për herë të dytë në Big Brother Vip.

Graciano ka treguar se kanë pasur një krizë, pasi ai kishte probleme me veten e tij sepse mendonte që nuk ia kishte dalë dhe pati një “crash” me trurin e tij ku nuk e kishte mendjen as tek marrëdhënia as tek vetja, por vetëm tek Big Brother.

Më tej ai ka treguar se Argjira nuk ishte dakord me hyrjen e tij të dytë dhe ai u fut pa e dëgjuar, ndonse ajo ka qenë gjithmonë suportuese.

Fitorja ndaj Gjeorgjisë, paraqitje fantastike e Tucit, por ja kush ishte lojtari i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë mori fitore me rezultatin 0-1 kundër Gjeorgjisë në transfertë. Ishte goli i Kristjan Asllanit, që vendosi sfidën në pjesën e dytë. Tri pikë të arta që u fituan pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve.

“Sofascore” ka vendosur dhe për vlerësimet e ndeshjes. Sigurisht që nuk ka dyshime për “Lojtarin e Ndeshjes”. Më i vlerësuari është Kristjan Asllani me notën 8.4. Në anën tjetër me notën 7 dhe më lart është gjithë reparti i mbrojtjes.

Paraqitja solide në portë e Strakoshës dhe mbrojtja bënë që Kombëtarja të largohet pa gol të pësuar. Sigurisht që spikati dhe Indrit Tuci, asistuesi i golit të fitores. Lojtarët e tjerë vlerësohen poshtë notës 7, por sigurisht që dhe ato kanë merita të mëdha në fitoren e arritur.

Fitorja ndaj Gjeorgjisë, paraqitje fantastike e Tucit, por ja kush ishte

Ditë feste dhe një gol fantastik, por mediat italiane japin lajmin e keq për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani cilësohet si futbollisti i ndjeshjes së sotme ndaj Gjeorgjisë. Përveç paraqitjes fantastike, ai shënoi edhe një super gol që i dha fitoren kombëtares shqiptare.

Një fitore e rëndësishme ndaj kundërshtarit që konsiderohet si më i forti i grupit të Nations League.

Pa dyshim që e sotmja është një natë feste për Asllanin dhe shokët e tij të ekipit, por pikërisht në këtë ditë, në portalet sportive qarkullon edhe një lajm jo kaq pozitiv për të.

Sipas Calciomercato.com, ekipi i Interit ka nisur kërkimet dhe është shumë pranë gjetjes së zëvendësuesit të Asllanit.

Madje ka dhe një emër. 20-vjeçari që flitet se do të zëvendësojë Asllanin në mesfushë është Reda Belhyane.

Megjithatë, mesfushori shqiptar është vetëm 22-vjeç, dhe ku i dihet, ndoshta fati dhe paraqitjet si kjo e sotmja, do e çojnë në një ekip shumë herë edhe më lart se Internazionale Milano.

Androulakis rizgjidhet kryetar i PASOK, premton t’i japë fund dominimit të Demokracisë së Re

Partia greke PASOK vendosi të dielën t’ia lërë edhe një herë në dorë drejtimin politik Nikos Androulakis.

45-vjeçari mori 59,9 për qind të votave të hedhura nga mbi 213 mijë anëtarët e partisë, ndjekur nga rivali i tij, kryebashkiaku i Athinës, Haris Doukas me 40,1 për qind.

“Sot nuk ka fitues apo humbës. Kohët e vështira për PASOK-un i kemi lënë pas dhe kohë më të mira na presin. Do bëj gjithçka do të jetë në fuqinë time për t’i dhënë fund dominancës së Demokracisë së Re, sa më shpejt. Partia jonë e ka për detyrë të rikthejë shpresën dhe t’i japë një qëllim popullit grek, sidomos brezit të ri,” premtoi Androulakis.

Ndër synimet e tij politike janë rivitalizimi i sistemit shëndetësor, mbrojtja e të drejtave të punësimit dhe strehim më i përballueshëm për të gjithë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e uroi kundërshtarin e tij dhe raportohet se e ftoi për një takim së bashku.

Aleanca politike PASOK–Lëvizja për Ndryshim u krijua në vitin 2018 si një grupim i qendrës së majtë. Në zgjedhjet europarlamentare të qershorit 2024, lëvizja siguroi vetëm 10 për qind të vendeve në parlamentin grek dhe 3 nga 21 karriget e eurodeputetëve në Bruksel.

Androulakis shpalli zgjedhjet e reja pas presionit të brendshëm për largimin e tij.

SuImohen tifozët shqiptarë në Gjeorgji, u goditën nga ‘ultrasit’ vendas

Tifozët shqiptarë që ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares, raportohet se janë sulmuar nga tifozeria vendase.

Sipas gazetarit Erion Todhe që ndodhet në Tbilisi, ultrasit vendas të Gjeorgjisë, kanë goditur një tifoz të Shqipërisë, teksa “Tifozat Kuq e Zi”, kanë kërkuar që policia t’i shoqërojë drejt stadiumit.

“Priten rreth 500 ose pak më shumë tifozë të Shqipërisë. Kanë ardhur tifozë nga vende të ndryshme të Europës. Ka pasur edhe një incident dje. Një tifoz i Shqipërisë, kam mësuar se është goditur nga ultrasit vendas. Grupimi TKZ, ka kërkuar mbështetjen e policisë vendase, për tu shoqëruar drejt stadiumit. Kjo është për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Tiranë, ku mesa duket janë goditur edhe tifozë të Gjeorgjisë, pas fitores së tyre. Shpreësojmë që të mos ketë ngjarje të tilla më vonë”, tha ai.

Ndeshja e Ligës së Kombeve, Gjeorgji-Shqipëri, luhet këtë të hënë në orën 18:00.

Padi të reja për Kanye West: I kërkoi Bianca Censorit mamanë për një na të, teksa ajo do i shihte!

Kanye West po përballet me akuza të reja alarmante në një padi të përditësuar të ngritur nga ish-asistentja e tij, influencuesja Lauren Pisciotta, e cila e ka akuzuar reperin për ngacmim seksual dhe përndjekje gjatë punësimit të saj midis 2021 dhe 2022.

Padia prej 88 faqesh, paraqet disa pretendime shqetësuese, duke përfshirë detaje tronditëse rreth sjelljes së West ndaj gruas së tij tani, Bianca Censori.

Sipas Pisciotta-s, West kishte një “ngërç” të veçantë, ku ai shpesh fantazonte të bënte seks me nënat e grave me të cilat ishte përfshirë.

Një nga këto raste dyshohet se ka përfshirë Censori, e cila në atë kohë nuk ishte gruaja e tij, por e përshkruar në padi si një “pjesëmarrëse e një feste seksi” dhe punonjëse.

Më 28 shtator 2022, West thuhet se i dërgoi Pisciotta-s një pamje nga ekrani i një bisede që kishte me Censori, në të cilën ai shprehte dëshirën e tij për të bërë seks me nënën e saj, Alexandra.

Padia pretendon se West shkroi një mesazh: “Dua të bëj seks me mamanë tuaj, para se ajo të largohet”.

West më pas dyshohet se e pyeti Pisciottën nëse ai duhet t’i sqaronte Censorit se donte që ajo të ishte dëshmitare e aktit.

Në atë kohë, Censori ishte në SHBA me një vizë pune, me nënën e saj nga Australia.

Pisciotta pretendon se Censori ndihej nën presion për t’iu përgjigjur mesazheve të West, si pjesë e ruajtjes së statusit të saj të punës dhe të vizave.

Padia detajon raste të mëtejshme të sjelljes së supozuar grabitqare të West.

Në një mesazh tjetër nga 13 shtatori 2022, West thuhet se i dërgoi mesazhe Pisciotta-s për fiksimin e tij me një modele të paidentifikuar të modës në listën A, duke sugjeruar që ajo të modelonte për fushatën e tij të syzeve të diellit. Ai dyshohet se e pyeti Pisciottën se si t’i tregonte modeles se ishte “i vendosur” të bënte seks me nënën e saj.

Padia akuzon gjithashtu West se ka përdorur lidhjet e tij në kompani të mëdha si Adidas dhe Gap për të siguruar viza pune për gratë, duke përfshirë Censori, nën tituj të dyshimtë të punës, vetëm për t’i shfrytëzuar ato seksualisht.

Shumë nga këto gra, pretendon padia, u detyruan të nënshkruanin marrëveshje mos-zbulimi.

Pisciotta pohon se takimet seksuale midis West dhe punonjësve, së bashku me individë të tjerë, ndodhën në zyrën e tij Yeezy në Los Angeles, ku dhomat e gjumit të improvizuara ishin vendosur me dyshekë në dysheme./DailyMail

Drejtoresha përjashton maturantët pa prova, “Jeni kri mineIë, më bëtë ‘meme’ se marr para”

Tre nxënës të gjimnazit “Oso Kuka” në Shkodër janë përjashtuar nga shkolla me arsyetimin se hapën në Instagram një faqe me meme ku denigronin figurën e mësuesve dhe drejtoreshës së shkollës.

Dy prindër treguan për gazetarët e Fiks Fare se fëmijët e tyre u përjashtuan pa asnjë provë , me arsyetimin se ata hapën faqe memesh për stafin pedagogjik të gjimnazit “Oso Kuka “ në Shkodër.

Nora Skollaj tregon se vajza e saj maturante është përjashtuar me arsyetimin se ajo ka thënë për drejtoreshën se merr para, por nuk ka asnjë provë se këto postime i bëri vajza e saj.

“Në fillim na thanë se emrati çoi policia, më vonë kuptuam se ishte vetëm presion, policia nuk solli asnjë emër dhe vajza u përjashtua padrejtësisht” thotë znj.Nora.

Ajo tregon se ka vajtur në shkollë, por drejtoresha i quan fëmijët kriminela pa asnjë fakt. Ndërkohë 3 maturantët sot qëndrojnë në shtëpi.

Babi i një tjetër maturanti, Ferit Rranxa, tregon se kurrë djali i tij nuk ka patur probleme në shkollë, por është nxënës i mirë dhe me sjellje shumë të mirë. “Tani drejtoresha na i bëri fëmijët kriminela kot, s’kanë asnjë faj” thotë z.Ferit.

Prindërit të cilëve drejtoresha u tha se hetoi policia dhe nga aty dolën emrat shkuan në polici dhe prokurori për t’u interesuar për çështjen, por këto institucione nuk kishin dijeni për situatën dhe rastin.

Emisioni Fiks Fare solli një audio inçizim , në të cilin drejtoresha akuzon fëmijët se e kanë prek në familje dhe kanë bërë postime sikur ajo merr para. “Ju do përjashtoheni, ju e keni bërë, ju më keni prekur familjen dhe jeni kriminela “ dëgjohet të thotë drejtoresha.

Ndërkohë për vajzën e përjashtuar, thotë se ajo është llafazane, rrenacake dhe pise.

Gazetarët e Fiksit shkuan në shkollë të merrnin një përgjigje nga drejtoresha , nëse ka fakte se faqja në instagram u hap pikërisht nga këta fëmijë dhe kush i dokumentoi ato.
Por drejtoresha nuk u ndalua për gazetarët, ajo i dha biçikletës me shpejtësi dhe u largua.

Ndërkohë që për emsiionin investigative është përgjigjur Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë e cila thotë se ka marrë dijeni për rastin nga prindërit e fëmijëve të përjashtuar, se ky është një vendim i shkollës dhe nuk ka dijeni që çështja të jetë as në polici dhe as në prokurori.

Interi hedh sytë nga Ismajli, derbi me Juventusin në merkato

Ardian Ismajli po kalon momentin më të mirë të karrierës. Përveçse është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek Empoli, mbrojtësi po spikat mes më të mirëve në Serinë A.

Shqiptari shpesh është zgjedhur në formacionin e javës në këtë fillim sezoni, duke bërë që në gjurmët e tij të vihen disa klube.

Prej ditësh përflitet për një interesim konkret të Juventusit, që dëshiron të afrojë në merkaton e janarit, pasi humbi mbrojtësit Bremer për shkak dëmtimi.

Por, duket se torinezët nuk janë të vetëm në garë për Ismajlin. Futbollisti kuqezi ka përfunduar edhe në orbitën e Interit, sipas raportimeve nga mediat pranë klubit milanez.

Zikaltërit do të humbasin në fund të sezonit dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Accerbi dhe De Vrij, prandaj kanë nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues.

Ismajli pëlqehet nga drejtuesit, për shkak të sigurisë që jep në prapavijë, por edhe për faktin se klubit nuk do i duhet të paguajë ndonjë shifër shumë të lartë.

28-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Empolin, me të cilët gjithashtu është në bisedime për rinovimin.

Richard Grenell dhe djali i Donald Trump bashkojnë forcat me Bleona Qerretin, takim me shqiptarët e Amerikës për t’i kërkuar votat

Richard Grenell, Donald J Trump Jr dhe Kimberly Guilfoyle, tre personazhe tepër të njohur mes republikanëve në SHBA, do të zhvillojnë një takim me shqiptarët e amerikës, në kuadër të fushatës për t’i bindur ata të votojnë Donald Trump.

Takimi do të mbahet me komunitetin e shqiptarëve në Detroid, të mërkurën më datë 18, me ndihmën e këngëtares Bleona Qerreti, të cilën e kemi parë pranë Grenell edhe në momente të tjera.

Ylli Limani do të jetë aty për të performuar muzikën e tij për shqiptarët, teksa Grenell dhe djali i ish-presidentit amerikan do të kërkojnë votën e shqiptarëve.

Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell është një personazh kontrovers në sytë e shqiptarëve, shpesh i akuzuar për lidhjet e tij të “nëndheshme” me personazhe të dyshimtë në Beograd dhe më tej.

Donald J Trump Jr, djali i Donald Trump po ashtu do të jetë i pranishëm në këtë takim. Ai është tepër aktiv në fushatën e babait të tij, si në rrjetet sociale dhe në terren.

E pranishme në këtë takim do të jetë edhe Kimberly Guilfoyle, ish- prokurorja e Los Angelesit, dhe ish-bashkëshortja e guvernatorit demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom.