Aktoret e famshme të Hollivudit, gati sa nuk u përIeshën fizi kisht! Pamjet e përpIasjes mes Salma Hayek dhe Nicole Kidman bëhen virale

Një moment i tensionuar ka ndodhur mes aktoreve Nicole Kidman dhe Salma Hayek në shfaqjen e Javës së Modës në Paris të Balenciaga, kur aktorja australiane duket se refuzoi përpjekjet e Hayek për një foto së bashku.

Në një klip viral që ka ngjallur debat të madh, dy aktoret qëndruan përballë një grupi fotografësh së bashku me këngëtaren Katy Perry përpara se Hayek, të shfaqej duke u përpjekur të tërhiqte Kidman-in, e cila ishte kthyer me kurriz nga kamerat, duke i vendosur dorën në krahun e saj.

Kidman, me një sjellje krejt të pazakontë, e shtyu duke i thënë “Mos më prek”.

Fotografi pas kamerës më pas tha: “Zonja, ju lutemi”, përpara se të kërkonte që Kidman dhe Hayek të pozonin së bashku.

Kidman nuk e detyroi dhe përkundrazi e puthi Katy Perry-n e cila u largua befas nga zhurma e shtypit dhe e të famshmëve. Ndërsa ajo u largua, Kidman dhe Hayek u duk se shkëmbyen disa fjalë të fundit.

Një zë, me sa duket i Kidman-it, dëgjohet duke thënë, “nuk të duhet”, të cilit Hayek i tha: “Po, të lutem, është mirë”.

Fansat nuk kanë ngurruar të kritikojnë ashpër sjelljen e Kidman, duke e quajtur atë si të “vrazhdë”.

Salma Hayek dhe Nicole Kidman

Është ndarë nga bashkëshortja? Reagon Eno Popi

Sot ka qarkulluar lajmi se gazetari Eno Popi është ndarë nga bashkëshortja e tij që prej një viti. Thashethemet për një ndarje, sipas tyre, kishin mbetur të heshtura prej kohësh dhe tani po dilnin në sipërfaqe.

Por përmes një deklarate të shkurtër, Eno Popi i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ngritura.

Lajmi për ndarje kishte shqetësuar të dy palët, duke nxitur kështu edhe reagimin e gazetarit, i cili kontaktoi me gazetarët e Pamfletit. Ai thotë se me bashkëshorten marrëdhënia vazhdon të jetë e shëndetshme dhe vetëm distanca Shqipëri-Kanada ka bërë që të gjenden larg njëri-tjetrit.

Sipas gazetarit, çifti nuk ka menduar kurrë ndonjëherë të ndahet dhe të dy vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien dhe martesën me të njëjtin ritëm.

Rama: Më duhet mandati i katërt, kam punë për të mbaruar

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të mos kandidojë për një mandat të katërt, pasi ka ende punë për të bërë.

“Plani është që të kandidoj. Por ka ende kohë deri atëherë. Besoj se më duhet të kandidojë sepse ka punë për të mbaruar. Dhe në këto tre mandate kemi bërë gjëra të mrekullueshme”, tha Rama në një intervistë për Reuters.

“Shqipëria nuk ishte në hartë. Shqipëria bëhej lajm vetëm për lajme të këqija. Ndërsa tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mirë dhe një ëndërr, por jo realitet”.

“Pastaj, është edhe kjo faza e luftës kundër korrupsionit, që duhet të bëhet e pakthyeshme. Dhe me objektivin potencial për të ngritur flamurin tonë në Bruksel brenda kësaj dekade ia vlen të kandidosh për një mandat tjetër. Pastaj njerëzit do ta vendosin”, tha Rama.

Përçahet Partia e Lirisë / Ilir Meta përjashton Braimllarin, jep dorëheqjen edhe si kreu i këshilltarëve në këshillin bashkiak

Përçahet opozita në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Endri Braimllari është larguar nga Partia e Lirisë pas përplasjes me Ilir Metën.

Kjo situatë në Partinë e Lirisë që e ka zanafillën te ndarja si në jetën personale dhe në politikë e Monika Kryemadhit me bashkëshortin e saj Ilir Meta, ka kulmuar në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, mbajtur më 1 tetor 2024, ku është marrë vendimi për përjashtimin e Endri Braimllarit nga kjo strukturë politike.

Si pasojë, Braimllari ka kërkuar largimin e tij nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në një komunikim zyrtar drejtuar Romina Kuko, kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Braimllari ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur, duke shprehur angazhimin e tij për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Tiranës dhe për të krijuar mundësi të reja për ta.

“Të nderuar,

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë. Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.

Ju uroj punë të mbarë,

ANËTAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË

ENDRI BRAIMLLARI,” shkruan Braimllari.

Videoja që u shpëtoi mediave, çfarë ndodhi mes Arbër Hajdarit dhe Erdogan?

Pritja e gjatë e besimtarëve myslimanë për Xhaminë e Namazgjasë, në Tiranë mori fund.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Regep Tayp Erdogan prenë inaguruan disa ditë më parë xhaminë më të madhe në Ballkan.

Shumë qytetarë kërkuan të bënin foto me presidentin e Turqisë, ndër ta ishte edhe drejtuesi i “Fundjavës Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Në një video e cila qarkullon në rrjet, Erdogan e përkëdhel Arbër Hajdarin, i cili bisedon me presidentin turk.

Kujtojmë se xhamia e ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, themelet e të cilës u hodhën në 2015 u hap sot për të gjithë besimtarët myslimanë.

Xhamia do i shërbejë 10 mijë besimtarëve dhe kujdestar do jetë kryemyftiu i TiranësBilal Teqja./VoxNews

U bë e famshme në “TikTok”, nusja nga Mallakastra dy javë pas dasmës shkon në TELEVIZON për të ndarë burrin!

Të gjithë e dinë që pas dasmës vjen muaji i mjaltit, mirëpo ky nuk është rasti i Briseldës nga Mallakastra e cila pas kurorëzimit ka kërkuar live në studio që të ndahet nga bashkëshorti i saj.

Briselda një personazh mjaft i njohur në rrjetin social “TikTok”, dy javë më parë celebroi dashurinë e saj me një djalë më të vogël në moshë se ajo.

E pasi e ekspozoi martesën në rrjetet sociale shumë komentues e kanë kritikuar dhe paragjykuar, madje disa edhe e kanë mallkuar duke mos kursyer as djalin e saj të mitur.

Kjo situatë e ka prekur mjaft Briseldën e cila prej vitesh jeton në Amerikë dhe ka marrë vendimin e vështirë për të ndërprerë martesën me “princin e saj të kaltër”, ashtu si dhe ajo i referohet bashkëshortit të saj.

Unë jam martuar para dy javësh me një djalë që e dua shumë. Jam 36 vjeçe. Kam ardhur sot këtu se dua të ndahem nga burri. E kam marrë me dashuri, të dy duhemi shumë, por opinioni publik komentet negative më kanë sulmuar mua. Unë personalisht nuk e përballoj dot më.

Unë kam jetuar jashtë shtetit, Amerikë, nuk ka paragjykime kurse këtu po has shumë paragjykime.

Mua po më shqetësojnë shumë. Janë sepse ai është më i vogël se unë. Kanë arritur deri aty, të vdektë djali, të vdektë burri. Jam aq e trishtuar sa këtë gëzim të madh ma kanë kthyer në një trishtim të madh. Kam një djalë 9 vjeç, kam qenë e martuar më parë me një doktor, ai ishte më i madh se unë.

Kur do e kuptojnë shqiptarët se njerëzit kanë jetën e tyre dhe le të martohen me kë të duan”, tha ajo teksa më tej bëri me dije se në ditën e saj më të lumtur familjarët, fisi, për shkak të paragjykimeve nuk shkuan në dasmën e saj.

Nuk erdhën në dasëm, njerëzit që unë kam respektuar nuk erdhën. Pse na turpërove që u martove me një më të vogël më thanë”, tha ajo.

Tr agjike! Makina përpIàs për v* ekje 15-vjeçarin shqiptar në Itali teksa po kalonte vijat e bardha(EMRI)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

I mituri, i identifikuar si Roel Abedoni, humbi jetën pas dy orëve agoni në spital, në Tivoli.

Makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë.

Ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.

Premtimi i Berishës, ‘Nëse opozita fiton zgjedhjet, rroga minimale do të bëhet 500 euro

I kam dëgjuar këto dy ditë avoketërit e hajnisë së qeverisë, së hajdutëve qeveritarë të shtrojnë pyetjen, po ku kur ishte vetë pse nuk i bëri.

U them këtyre zotërinjve, e turpëroni veten. E poshtëroni veten, sepse ky kur ishte në pushtet ndërtoi 11 mijë kilometra rrugë, por dyfishoi rrogat, i mbidyfishoi me 120-130 për qind.

Ky kur ishte në pushtet dyfishoi pensionet dhe ndihmën ekonomike, dhe ndërtoi 1300 shkolla, kopshte dhe spitale.

“Pr**titùcioni apo faIsifikimi”/ Dënimi me b urg për Luiz Ejllin, nuk përmbahet Dea Mishel, ja reagimi i saj

Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” ka komentuar vendimin, madje e ka ndarë edhe në rrjetet sociale.

“Thone shokun zgjidhe me te mire se vetja. Jam kurioze kush nga keta zgjodhi ke? Pr*stitucioni apo falsifikimi”

Edhe pse loja mbaroi dhe gjithçka e thënë brenda shtëpisë së madhe duket të mbetej aty, duket se gjërat nuk janë ashtu për Luizin dhe Dean. Kujtojmë se në një koncert nga qyteti i Shkodrës, Luizi përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë. Ai tha se Shkodra nuk ishte provincë, ndërsa në kor kënduan vargjet “kush na ka inatin iu q*** nona”.

Për këtë reagoi në Instagram Dea Michel, e cila shkroi se është e turpshme që ai e ka sharë nga familja. Duket se raporti i tyre është i krisur e nuk ka mundësi rikuperimi!

“Dashuria për MOTORIN i mori jetën SHQIPTARIT nga Kosova”, video e TRISHTË e babait të tij!

Një i ri nga Kosova humbi jetën ditën e djeshme pasi u aksidentua në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Jug-Vermicë.

I riu ishte nga qyteti Pejës dhe quhej, Andi Murati.

Pas vdekjes së tij “Peja News” ka postuar dy video në Facebook, ku i ndjeri shihet duke ngarë motorin.

Në videon tjetër është babai i tij i cili e shikon motorin në ambientet e banesës së tyre dhe largohet i trishtuar.

VIDEO