Nga Iuftimi i kan cerit te sëmundjet e zemrës, ja disa nga arsyet përse duhet të konsumoni çdo ditë shegë

Shega është një ndër frutat më të rrallë për nga vlerat që ka për shëndetin. Ajo është fruti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë vlerësuar si simbol i shëndetit. Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror.

Është treguar që edhe doza ditore e ekstraktit të shegës nga i cili më së shpeshti konsumojmë çaj ose pekmez, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.

Vepron si një antioksidues

Kokrrat e vogla të ëmbla, të cilët gjenden në shegë, jo vetëm që përmbajnë vitaminë C, por janë gjithashtu të pasura me substanca të tjera të rëndësishme. Acidi punik, një antioksidues që gjendet në shegë dhe disa ushqime të tjera, mund të jetë i dobishëm në trajtimin e obezitetit, diabetit dhe sindromës metabolike. Sipas një studimi të vitit 2014, potenciali antioksidues i lëngut të shegës është më i madh se ai i verës së kuqe.

Mund të ndihmojë në luftimin e kancerit

Njerëzit që ndjekin një dietë të pasur me fruta dhe perime kanë një rrezik të reduktuar të zhvillimit të kancerit. Hulumtimet tregojnë se shega dhe lëngu i saj potencialisht mund të parandalojnë rritjen e qelizave të kancerit në prostatë, gji, mushkëri, zorrë dhe lëkurë.

E shëndetshme për zemrën

Antioksiduesit në shegë parandalojnë akumulimin e depozitave yndyrore rreth arterieve. Ky grumbullim mund të çojë në sulm në zemër dhe probleme të tjera të zemrës. Shega gjithashtu punon për të ulur presionin e gjakut, dhe farat e saj përmbajnë një sasi të mirë të fibrave që ulin kolesterolin.

Përmirëson koagulimin e gjakut

Gjysmë filxhani me fara shege siguron pothuajse 20 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës K. Ky mikronutrient i tretshëm në yndyrë mban gjakun në një gjendje të koagulimit të duhur. Me fjalë të tjera, kur lëndoni veten, trupi juaj mund të shërojë plagët më shpejt.

I dënuar në Euro 2024, Daku feston me gol rikthimin në Kombëtare (Video)

Mirlind Daku ka gjetur golin në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares shënoi me kokë në minutën e 91-të, për të dërguar rezultatin 2 me 0 në favor të Rubin Kazan. Këto të fundit po ndeshen në kuadër të javës së 11-të në kampionatin rus kundër Akhmat Groznit.

Daku feston kështu me gol rikthimin në Kombëtaren e Shqipërisë. Kujtojmë se sulmuesi u dënua nga UEFA në Europianin e këtij viti, ndërsa periudha e pezullimit ka përfunduar.

Tashmë është i gatshëm për Silvinjon. Trajneri brazilian nuk e zhgënjeu duke e grumbulluar, teksa ndeshjet e tetorit luhen kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Goli i Mirlind Dakut: (VIDEO)

Nis përzgjedhja e banorëve të ‘BBVA4’? Ja lista me emrat që përfliten të bëhen pjesë, mes tyre dhe dyshja e Fiks Fare

Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e lojës. Në rrjet një interes të madh ka pasur në lidhje me emrat që do të futen në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin e madh.

Një emër surprizë që duket se këtë vit do të bëhet pjesë e lojës është Lei Kraja. Moderatorja simpatike, është ndër emrat e parë që përflitet si pjesë e garës.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për t’u bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.

Dori dhe Devi, ishprezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha.
Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.
Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit./

Video që po t rondit botën. Gjendet në një shpellë 188-vjeçari në Indi

Një video e pabesueshme që pretendon të tregojë “një burrë 188 ” të gjetur në një shpellë në rajonin indian Bengaluru, ka akumuluar miliona shikime dje në rrjetet sociale.

Postimi është një video 24-sekondëshe që tregon dy burra që ndihmojnë të ecë një të moshuar thuajse të zhveshur, të dobët, me mjekër të bardhë dhe një shkop.

Komenti shkruan: “Burri indian i sapogjetur në një shpellë. Supozohet se është 188 vjeç. Çmenduri”.

Pretendimi sensacional ka ndezur debate të gjera dhe kuriozitet, por kontrolluesit e përmbajtjeve të rrjetit të njohur si “fact-checkers” thanë se pretendimet nuk janë ato që duken dhe identifikonin burrin si Siyaram Baba, një murg Hindu nga Madhya Pradesh, që nuk ishte 188 vjeçar.

Raportimet thonë se Siyaram Baba është rreth 110, pra më i ri nga sa pretendohet në videon virale.

Informacioni duket se vjen nga një artikulli i vitit 2024 në rrjetin vendas Navbharat Times, që verifikon se Siyaram Baba ishte asokohe 109 vjeç.

Gjithsesi në artikull shtohet se Siyaram Baba është një shenjtor i respektuar hindu në Khargone, dhe adhurohet si ‘shpirt i lartësuar’ nga komuniteti.

Ndërsa për pretendimet e ekzagjeruara në video ‘ekspertët’ këshillojnë të mbrohemi nga tendenca aktuale e sensacionalizmit për mbledhjen e klikimeve me përmbajtje të paverifikuara.

EMRI/ Përplasi për v*ekje 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet autori! Blutë gjejnë në banesë makinën me xhamin e bërë copash (Video)

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin që përplasi për vdekje me makinë 40-vjeçarin Florant Palla mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari Gentian Capo, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Pas kontrolleve me dron dhe dylbi të territorit përreth vendndodhjes se aksidentit, policia arriti të lokalizoj nëpërmjet dronit automjeti tip “VolksWagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti i 38-vjeçarit ka pësuar dëme të mëdha në pjesë e xhamit të përparmë.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore zbardh ngjarjen rrugore të ndodhur ditën e djeshme ku u gjet i pajetë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, një 40 vjeçar, i cili u aksidentua nga një automjet dhe drejtuesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin e tij.

Pas hetimeve dhe kontrolleve intensive duke përdorur dhe dron dhe dylbi u bë e mundur identifikimi i automjetit dhe drejtuesit të tij.

Vihet në pranga 38 vjeçari dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin aksidentoi me pasojë vdekjen 40- vjeçarin.

Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volksëagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec,

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Një gol për fitoren, Marash Kumbulla shkëlqen dhe vlerësohet me notën e lartë (Video)

Espanjol fitoi 2 me 1 kundër Majorkas. Dhe golin e parë të takimit për Espanjol e shënoi pikërisht Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shkëlqeu në fushë dhe për këtë mori vlerësimin 8.4 nga “Sofascore”.

Gjatë ndeshjes që luajti të plotë si titullar, Kumbulla pati 2 bllokime të gjuajtjeve nga kundërshtarët, 2 ndërhyrje.

Në anën tjetër 30 nga 36 pasimet e tij ishin të sakta. Fitoi 4 nga 5 duelet në fushë dhe 5 nga 7 duelet me kokë. Ndërkohë me goditjen e pjesës së parë, dërgoi dhe topin në rrjetë.

Pas një periudhe prej 3 humbjeve në La Liga, Espanjol fitoi dhe renditet aktualisht në vendin e 12-të.

Goli i Marash Kumbullës: (VIDEO)

H*rror në Turqi/ I riu υr*t dy vajza, më pas i jep fund je tës! Autori kishte pasur Ιidhje das hurie me 19-vjeçaret

Dy vajza të reja u vranë pasditen e së premtes në Stamboll, me 30 minuta diferencë, ndërsa autori më pas kreu vetëvrasje, njoftuan autoritetet. Dy vajzat, Eisenur Halil dhe Iqbal Uzuner dhe i dyshuari, i quajtur Semih Celik, ishin të gjitha 19 vjeç. Sabah raporton se i riu ka qenë më parë në lidhje me njërën nga vajzat dhe aktualisht ishte me tjetrën.

Siç raporton agjencia turke e lajmeve DHA, autori i preu kokën Uzuner në një nga bastionet e qytetit, në muret bizantine, nga ku më pas u hodh dhe u vra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të së premtes. Siç u bë e ditur, i riu kishte vrarë Eisenur Halilin, e cila ishte partnerja e tij aktual, rreth gjysmë ore më parë. Ndërkohë, babai i Celik tha se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe ishte në trajtim.

“E gjeta gr. υan në kr eναt me një mas hkuΙΙ tjetër, u mbuluan të dy dhe …” Aktori i famshëm zbulon skenën e tm*rrs hme të xheΙozisë, reagon gruaja

Aktorja Raimonda Shundi dhe bashkëshorti i saj, Naun Shundi ishin të ftuarit e kësaj puntate të emisionit ‘’Glamour’’ në Ora News.

Aktori Naun Shundi rrëfeu në intervistë se si e gjeti gruan në krevat me një mashkull tjetër, për të zbuluar më tej që ishte vetëm një ëndërr

Naun Shundi: Një rast kur Mondën e kam parë të ulur në një krevat me një mashkull tjetër që nuk e njihja.

U shtrinë të dy dhe u mbuluan.

Ndërkohë që unë vajta të heq mbulesën me doli gjumi.

Skandal/ Mishi që vjen nga Brazili në Shqipëri përmban substancën e dëmshme të raktopaminës, shteti nuk merr masa

Mishi që vjen nga Brazili në vendin tonë ka një rrezik të lartë. Rreziku evidentohet veçanërisht në mishin e derrit ku është vërejtur përmbajtje e substancës së dëmshme të raktopaminës, ndërsa nga institucionet duket se kontrollet janë të mangëta.

Në 9 shtator, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë komisionit për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut, tha se është duke u shqyrtuar mundësia për t’u hequr taksa e importit të mishit.

Pra, për ta bërë më të qartë, kompanitë të cilat tregtojnë mish të përpunuar, siç është sallami, kanë kërkuar heqjen e një takse për mishin që vjen nga jashtë vendit. Këto kompani e mbajnë gjallë aktivitetin me mishin e importit, pasi prodhimi vendas nuk I plotëson kërkesat e tregut. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit e importojnë këtë lëndë të parë me taksë zero gjë që sipas përpunuesve dhe grosistëve shqiptarë kjo taksë prej 10% krijon konkurrencë të pabarabartë. Në kërkesën e tyre drejtuar ministrisë prodhuesit shkruajnë që taksa aktuale nuk ka stimuluar prodhimin vendas të kafshëve për mish.

Po nëse zerohet kjo taksë çfarë pasojash mund të ketë për blegtorinë e cila sipas statistikave ndodhet në ditët e saj më të zeza?

Ndërkohë zv. ministri i bujqësisë me pak vështirësi e pranon se ky sektor do të goditet akoma dhe më shumë nga heqja e taksës së mishit të importit.

Pavarësisht se pranohet si fakt, duket se edhe për zv. ministrin prevalon më shumë konkurrenca me vendet e rajonit, se sa prodhimi vendas i freskët dhe i sigurt.

Në marrëveshjen e stabilizim asocimit që është bërë në 2006 Shqipëria ka pranuar që të ketë një taksë 10% për mishin që importohet për të mbrojtur prodhimin vendas. Ata që kërkojnë heqjen e taksës, e kërkojnë, sepse mishi nga vendet e tjera vjen me 10% më pak dhe konkurron biznesin vendas. Kjo taksë 10% kur vjen mishi nga Kosova, vjen me çmimin 10% më pak, kurse kur e importon një importues shqiptar vjen me 10% më shumë.

Në kërkesën e përpunuesve të mishit, ka edhe një paragraf i cili nuk është diskutuar publikisht dhe që lidhet me importin e mishit të derrit nga Brazili, përfshi edhe atë me përmbajtje ractopamine, një substancë që përdoret kryesisht tek derrat për të shtuar masën muskulare dhe për të reduktuar dhjamin dhe që shkakton dëme të shumta për shëndetin e konsumatorëve.

Substanca në fjalë hyn në kategorinë e beta – agonistëve dhe konsiderohet e rrezikshme, aq sa vendet e Bashkimit Europian, Rusia, madje edhe Kina, e kanë ndaluar importin e mishit me ractopaminë.

Ka që nga viti 1996 që nuk lejohet në përdorim në shtetet e BE, pra në fermat, edhe për importin e mishit jashtë BE.

Debati shkencor për ractopaminën është i hapur, me shkencëtarë që evidentojnë dëmet e kësaj substance dhe me të tjerë, kryesisht amerikanë të cilët relativizojnë faktorët dëmtues të shëndetit. Përpara se Shtetet e Bashkuara të lejonin përdorimin e kësaj lënde, u kalua në disa procese të gjata miratimi përmes Agjencisë për Ushqim dhe Ilaçe për të përcaktuar nivelin e efekteve të padëshiruara. E ndërsa në shtetet e bashkuara të Amerikës apo në Kanada, injektimi i ractopaminës, bëhet i dozuar më baza shkencore, dhe me një kontroll të rreptë të autoriteteve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Brazilin, apo Meksikën ku dozat e Ractopaminës nuk kanë një kontroll rigoroz. Dhe mos harrojmë se Brazili është importuesi kryesor i mishit të derrit drejt Shqipërisë.

Por a bëhet një analizë e sasisë së kësaj substance në importin nga Brazili?

Pra, deri para 2 vitesh në Shqipëri nuk është bërë asnjë lloj analize për përmbajtjen e kësaj lënde të rrezikshme tek mishi, ndërsa jemi mjaftuar vetëm me një kontroll dokumentacioni të importuesve.

Ndërkohë që Institucionet që kanë hartuar planin e mbetjeve veterinare kanë menduar që për vitin 2024 të ekzaminiojnë ractopaminën vetëm tek një mostër mëlçi shpendi, që mesa duket nuk përdoret së tepërmi në vendin tonë, sepse ende nuk ka pasur importe.

Kurse për vitin 2024 është planifikuar për të marrë dhe për t’u analizuar për raktopaminë, vetëm një kampion mëlçi shpendi, që aktualisht nuk është marrë.

Duket qartë që në lidhje me këtë argument delikat, dilemat janë ende të shumta dhe ligji ende jo i plotë…

…..Por pavarësisht këtyre pasigurive, ndërmarrjet industriale të përpunimit të mishit, kanë kërkuar që të mos ndalohet importi I mishit të derrit nga Brazili. Sipas tyre mbyllja e importit nga ky vend do të çonte në një rritje të ndjeshme të kostove të prodhimit dhe si rrjedhojë rritjen e çmimeve të produkteve në masën 10-20%. Për këtë arsye kanë propozuar që rregullorja e cila ndalon përdorimin e ractopaminës, të hyjë në fuqi në fund të procesit të përputhjes së legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Ndërkohë që në rast të ndalimit të mishit nga Brazili, supozohet që përpunuesit e mishit në vend, të rrisin çmimet pasi do të detyrohen të blejnë mish në vendet e BE. Gjë që natyrisht do të rëndojë në xhepat tona./Syri Tv

Dëbora e parë/ Moti i keq prek Italinë, mbulohen disa zona

Reshjet e dëborës kanë filluar në Itali, në Dolomitet Belluno, duke zbardhur edhe Vicenza Prealps dhe temperaturat kanë rënë. Reshje të dendura dëbore kanë rënë edhe në Qafën e Falzaregos, ku janë grumbulluar 30 centimetra në tokë.

Maja me më shumë borë, mbi 40 centimetra, është Monte Rite (2160) në Cibiana, në luginën Boite, në zonën Belluno. Gjatë natës ndërmjet të enjtes dhe të premtes në zonën Sette Comuni ra borë mbi 1500-1600 metra, ndërsa majat u zbardhën të gjitha në mëngjesin e djeshëm.