Pasaniku i Dubait blen ishullin që gruaja e tij të bëjë plazh me bikini

Një grua që jeton në Dubai thotë se bashkëshortii saj i pasur i ka blerë një ishull privat për 50 milionë dollarë, pasi vetëm kështu mund të dalë me rroba banje në plazh.

26 vjeçarja Soudi Al Nadak, ndan detaje te jetës personale me bashkëshortin Jamal Al Nadak në rrjetin TikTok për mijëra ndjekësit e saj, duke shfaqu stilin e ekzagjeruar të jetesës.

Soudi Al Nadak, e njohur në rrjetin TikTok si ‘soudiofarabia’ është me origjinë nga Britania dhe poston shpesh detaje të jetës me biznesmenin Jamal Al Nadak. 26-vjeçarja ka shpërndarë një seri videosh për 336,000 ndjekësit, të cilëve u tha së fundmi se Jamal i kishte blerë “një ishull në Azi”. Ajo shkruante: “Doja të dilja me bikini kështu që burri milioner më bleu një ishull privat”.

Ajo shtonte më tej për rrjetin indian, Hindustan Times: “Ishte në fakt diçka që po e kërkonim prej kohësh si një investim, nga ana tjetër burri donte që të isha e sigurt kur dilja në plazh prandaj ma bleu. Për arsye privatësie nuk po publikojmë vendndodhjen e saktë, por është në Azi dhe kushtoi 50 milionë.”

Soudi shpërndan gjithashtu postime mbi udhëtimet e saj dhe trajtimet estetike që paguhen të gjitha më milioneri Jamal. Gruaja vanitoze thotë se “nëse duket e bukur” ai i jep gjithçka ajo do.

Në një video të fundit në TikTok, Soudi shkruante “Një ditë e zakonshme në jetën e një shtëpiakeje të pasur  që jeton në Dubai”, teksa ishte duke pirë një kapuçino në hotelin The Raffles Hotel, në zonën luksoze të Palma, me ishujt artificialë.

“Shërbimi është i mirë këtu por kapuçino është mesatare”, thoshte Soudi, sipas rrjetit britanik The Mirror.

Integrimi në BE / Gazetarja shqiptare thotë se Tirana s’duhet ta pranojë ndarjen nga Shkupi, mediat maqedonase i bëjnë jehonë

Mediat maqedonase i kanë bërë jehonë komentit të gazetares shqiptare Marjana Doda e cila sugjeron se Tirana zyrtare nuk duhet ta pranojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut drejt rrugëtimit në Bashkimin Europian.

Sipas Dodës, Maqedonia e Veriut ka bërë mjaftueshëm sakrifica në emër të Europës dhe për Europën. Sipas saj, kjo e dëmton Maqedoninë e Veriut, vend që tashmë është sërish nën presion për ekzistencën e saj, fillimisht nga Greqia e tashmë nga Bullgaria.

Doda, e cila shkruan në portalin “Argumentum”, më herët është shprehur se Shqipëria është bërë një “vend për krimet e bullgarëve ndaj maqedonasve”, duke iu referuar lojës së këtyre shteteve me minoritetet në vendin tonë.

Sipas saj, ndarja, së pari do të ndikojë te marrëdhëniet Tiranë Shkup, dhe mund të çojë në një izolim të Maqedonisë së Veriut, vend me një popullsi të madhe shqiptare.

“Me ndryshimet politike në Maqedoni dhe forcimin e partive të djathta, njëkohësisht me largimin e BDI-së në zgjedhjet e fundit në opozitë, e cila u lobua fuqishëm nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u ndjenë tensioni mes Tiranës dhe Shkupit. u bë më e dukshme. Megjithatë, kryeministri Rama ka një rol të rëndësishëm për të siguruar që shqiptarët në Maqedoni të ndihen të përfshirë dhe të mbështetur në aspiratat e tyre. Pra, nëse jo maqedonasit dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE, atëherë Shqipëria dhe kryeministri Rama nuk duhet ta lënë Maqedoninë për shqiptarët që janë faktor shtetformues i saj.

Shqiptarët përtej kufirit nuk duhet të jenë në mëshirën e fatit, por bashkëudhëtarët e nënës së tyre Shqipërinë në rrugëtimin europian!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një histori të përbashkët dhe shumë pyetje të hapura lidhur me identitetin, kulturën dhe pakicat. Ndërsa të dy vendet janë të angazhuara në një proces të ngjashëm integrimi, ndarja mund të çojë në një thellim të tensioneve historike dhe kulturore, duke minuar potencialisht stabilitetin në rajon”, shkruan ajo ndër të tjera.

Zbulohen bashkëmoderatoret e ”Goca dhe Gra”, dy prej tyre janë nga ”Big Brother Albania Vip”

Nga 5 tetori, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet në Top Channel, “Goca dhe gra”. Ky format do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno.

Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.

Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet.

Pjesë e panelit të “Goca dhe gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.

Korçari kthehet nga Greqia dhe denoncon shtëpinë e vjedhur! Pla goset polici dhe hajduti gjatë arre stimit

Një qytetar nga Korça është kthyer në vendlindje, ku ka gjetur banesën e tij të vjedhur. Pasi ka bërë denoncimin në polici, efektivët kanë mundur të identifikojnë në kohë rekord autorin.

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar me precedentë të mëparshëm kriminalë, i cili në momentin që policia i ka shkuar në banesë për ta shoqëruar, u ka përplasur atyre derën e xhamit, çka ka bërë që të lëndohet vetë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Blutë e Korçës kanë arritur ta arrestojnë, e më pas e kanë dërguar në spital, për të mjekuar lëndimet që mori gjatë tentativës së largimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë,  i cili ka deklaruar se  mesditën e sotme  kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se  i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera.

Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta hetimore  të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga  Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi  E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë,  person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit  E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës dhe ka tentuar të largohej nga dera  tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës.

Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.

Shtetasi E.B,  pas mjekimit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë  dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Papa Françesku: Gruaja më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë

Papa Françesku foli sot për rolin e gruas në Kishë dhe nënvizoi, në fjalimin e tij drejtuar studentëve të Universitetit Katolik të Louvain, se “dhuna dhe padrejtësia peshojnë së bashku me paragjykimet ideologjike”.

Ati i shenjtë tha se Kisha “është femër” por nuk është “një kompani shumëkombëshe” dhe “ajo që është karakteristikë e grave nuk sanksionohet nga konsensusi apo ideologjitë”.

Ekziston “dinjiteti” i cili “është një e mirë e paçmueshme” që “asnjë ligj njerëzor nuk mund ta japë apo heqë”, tha Françesku.

Duke u nisur nga kjo “kultura e krishterë përpunon gjithmonë rishtas, në kontekste të ndryshme, thirrjen dhe misionin e burrit dhe gruas dhe qenien e tyre të ndërsjellë për njëri-tjetrin, në bashkësi. Jo njëri kundër tjetrit, në pretendime të kundërta, por për njëri-tjetrin”.

Papa në fund përfundoi me një shprehje: “Gruaja është më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë”.

Zia pllakos televizionin libanez, momenti kur spikerja me lot në sy njofton υ* ekjen e liderit të Hezbollah (VIDEO)

Ky është momenti kur spikerja e një televizioni të lidhur me Hezbollahun, me zor gjen fjalët për të njoftuar vdekjen e Hassan Nasrallah.

Spikerja e rrjetit mediatik të lidhur me Hezbollahun, Al-Mayadeen, shpërthen në të qara teksa njofton se “sekretari i përgjithshëm” i Hezbollah, Nasrallah, u vra në një sulm izraelit.

Nasrallah u konfirmua sot i vdekur pas sulmeve të djeshme në qendrën e Hezbollahut në Bejrut, Liban. Ekspertët kanë dhënë alarmin se vdekja e tij mund ta zhysë rajonin në një vorbull kaosi dhe luftrash.

VIDEO

The Telegraph: Si emigrantët shqiptarë erdhën me varka dhe pushtuan tregun e kan abisit në Britani

Qindra shqiptarë që kaluan Kanalin me varka të vogla kanë ndihmuar bandat e tyre të drogës të sigurojnë një hyrje në tregun e kanabisit në Britani. Ata janë rekrutuar si punëtorë në “fermat” ilegale të kanabisit të ngritura në shtëpi me qira ose ndërtesa industriale të pashfrytëzuara për të prodhuar drogë me vlerë deri në 2 milionë paund dhe të cilat mund të rriten dhe korren në vetëm 12 javë.

Shkalla industriale e prodhimit të kanabisit është zbuluar nga një hetim i fshehtë në një kanal sekret në shërbimin e koduar të mesazheve Telegram. Ky rrjet komunikimi përdoret nga më shumë se 700 shqiptarë për të shkëmbyer informacione mbi operacionet e tyre të kanabisit. Bisedat midis anëtarëve të grupit përqendrohen në kimikatet më të mira për rritjen e bimëve, mënyrën më efektive për të korrur bimët e kanabisit, ekonominë e sigurimit të pronave për prodhimin e drogës dhe pse jo, armët më të mira për të mbrojtur të korrat e tyre nga bandat rivale.

Anëtarët e grupit rrëfejnë grabitjet ku punëtorëve të “fermës” së kanabisit u janë prerë gishtat dhe pronarët kanë kërkuar pjesë pesëshifrore të fitimeve.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se profesionalizmi i pamëshirshëm që kanë sjellë shqiptarët në kultivimin e kanabisit, u ka mundësuar atyre të zhvendosin vietnamezët si ofruesit kryesorë vendas të drogës në Britani.

Bandat shqiptare të specializuara më parë për kokainën u shpërngulën në kanabis sepse ishte “me rrezik shumë, shumë të ulët”. Kjo rezulton një fitim i mirë për shkak të kërkesës së lartë – britanikët konsumojnë 240 ton drogë, me vlerë 2.4 miliardë paund, në vit – dhe nuk kërkon transport të rrezikshëm ndërkufitar, sepse është prodhim vendas, sipas NCA.

Rritja e numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin në vitin 2022, kur 12,685 vetë arritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, ka siguruar furnizimin e gatshëm të punëtorëve të paligjshëm, të aftë në teknologjinë hidroponike që kërkohet për të rritur bimët në dhomat e errëta të shtëpive.

Kjo ka çuar në rritjen e fokusit të policisë në prodhimin vendas të kanabisit. Rreth 29 shqiptarë u dënuan vetëm në korrik për prodhim të paligjshëm të drogës. Kjo u pasua nga 24 shqiptarë të tjerë që u paraqitën para gjykatave në gusht.. Rreth 101 emigrantë të paligjshëm shqiptarë u dënuan me më shumë se 300 vjet burg në tre muaj në fund të vitit të kaluar. Tre të katërtat e tyre u dënuan për vepra të lidhura me prodhimin e kanabisit në të gjithë Anglinë dhe Uellsin në ferma të brendshme.

Shumë nga emigrantët e paligjshëm u rekrutuan nga bandat pasi një goditje e qeverisë ndaj punës së ekonomisë së zezë e bëri të vështirë për ta gjetjen e punës. Gjobat për bosët që punësojnë emigrantë të paligjshëm janë trefishuar deri në 60,000 £ për punëtor, për ta bërë praktikën aq të dëmshme ekonomikisht, saqë mund t’i “lënë jashtë biznesit”.

Policia është e shqetësuar se Telegrami është bërë një platformë e përshtatshme për kriminelët. Ka 900 milionë përdorues, por vetëm rreth 100 punonjës. Pavel Durov, themeluesi i Telegram me origjinë ruse, u arrestua në Francë këtë verë për dështimin e pretenduar të saj për të luftuar përdorimin e shërbimit për krim, duke përfshirë përhapjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Kanali i shqiptarëve është me emrin ‘Kusho’, që do të thotë “kushëri” dhe është pseudonimi që shqiptarët përdorin për t’iu drejtuar njëri-tjetrit. Aktualisht ka 703 anëtarë që ndajnë informacione se si të prodhohet sasia maksimale e kanabisit nga fara në bimë të rritura. Postimet në kanal u mblodhën nga një reporter shqiptar i cili u infiltrua në grup. “Të gjithë, ju duhet të dini se si të rritni ‘trëndafila’”, tha një nga organizatorët e kanalit.

Një tjetër anëtar renditi gjashtë kimikatet kryesore që kishin rezultuar më efektive për rritje të shpejtë dhe të shëndetshme. Një video demonstroi mënyrën më të mirë për të prerë gjethet nga një bimë kanabisi, ndërsa një anëtar, duke përdorur pseudonimin Bushi06, ofronte fidanë kanabisi për 5 £ dhe mburrej se kishte shitur 700 deri më tani.

Në diskutimet se si të mbroheshin “fermat”, një shqiptar shpjegoi se ishte më mirë të shpenzoje 337 £ për një hark me fuqi të lartë sesa një armë, sepse kapja në zotërim do të kishte një dënim më të vogël. Disa dukeshin më pak të shqetësuar se policia do të zbulonte fermat e tyre të paligjshme sesa sulmet dhe grabitjet nga bandat rivale.“Shumica e grabitjeve në shtëpitë e kanabisit po ndodhin në Leicester. I kanë prerë gishtat një punëtori shqiptar”, tha një anëtar i grupit.

“Policia nuk është problemi i madh,” tha një shqiptar me bazë në Londër duke përdorur pseudonimin Deni. “Problemi kryesor janë grabitësit që tani po përdorin dron për të identifikuar shtëpitë. Ata zbulojnë nxehtësinë nga bimët përmes çatisë së shtëpive.”

Të tjerë u ankuan se pronarët po i paguanin për përdorimin e pronave të tyre ose kërkonin një ulje të fitimeve. “Pronarët në Londër po paguajnë 4000 £ në muaj për një shtëpi. Nuk ia vlen fare”, tha njëri. Një tjetër tha: “Deri më tani kam investuar 31,000 £ në një shtëpi, duke përfshirë 12 mijë për mbylljen e saj dhe 12 mijë për dritat. Nuk e di nëse do t’i kthej paratë e mia. Agjencia që më ka marrë me qira shtëpinë po kërkon 9,000 paund kur produkti të jetë gati për korrje.”

Verën e kaluar, policia nisi Operacionin Mille për të synuar fermat e kanabisit në MB. Mes të burgosurve ishte Nard Nidri, 34 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 dhe jetoi në Birmingham, më pas u transferua në Suansea, ku punoi në një lavazh makinash, përpara se të rekrutohej për një fermë kanabisi.

Ai ishte një nga katër “kopshtarët” të burgosur për një total prej gjashtë vjetësh në gusht, pasi policia i arrestoi ata në një pronë në Neath, në Uellsin jugor. Dy dhoma dhe papafingo ishin përshtatur dhe izoluar për të rritur bimë me një vlerë rruge prej 85,000 £. Duke i dënuar ata, gjykatësi Geraint Ualters tha se fermat e kanabisit që drejtoheshin nga bandat kriminale shqiptare kishin arritur “nivele epidemike” dhe, sipas gjykimit të tij, “ishin kthyer në një industri”.

Ai sugjeroi që autoritetet duhet të shikojnë sektorin e banesave me qira, duke vënë në dukje se ndërsa të ashtuquajturit “fermerë” të kanabisit shpesh paraqiteshin në gjykatë, pronarët dhe të tjerët që merrnin para nga qiraja e pronave që përdoreshin për operacionet në rritje, rrallë e bënin këtë.

U akuzua, doli i pafajshëm, por nuk pranohet në punë, rrëfimi i trïshtë i ish-policit: Duhet të ushqej familjen, kam investuar për atë vend

Episodi i 12 i podkastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, projekt i qendrës “Fol” nën mbështetjen e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën Amerikane Tiranë, titullohet “Mundësia e dytë”.

Ish-polici Behar Ismaili u arrestua, u gjykua dhe u shpall i pafajshëm. Në të njëjtën kohë që ishte prerë mase ndaj tij, ai përjashtohet nga detyra. Në podkast, ai tregon historinë e tij për vështirësitë për t’u kthyer në punë.

Pjesë nga biseda:

Anila Hoxha: Në studio gjendemi me z. Behar Ismaili, i cili është diplomuar në Akademinë e Policisë dhe ka shërbyer në polici për gati 5 vite. Më tej, ai nga një person i cili arrestonte personat të dyshuar për vepra të ndryshme penale për shkak se ishte i angazhuar si agjent i krimeve në Komisariatin e Rinasit përfundoi në një person të arrestuar nga kolegët e tij. Gjithë pasojat që vazhdon ti kalojë do të na i shpjegojë tani. Përshëndetje z. Ismaili.

Behar Ismaili: Përshëndetje Anila. Të falënderoj për ftesën.

Anila Hoxha: Kur nisi hetimi ndaj jush?

Behar Ismaili: Hetimi ndaj nesh ka nisur normal pa dijeninë tonë. Ka nisur për një ngjarje në 26 dhjetor të 2019, ka qenë në prag të Vitit të Ri. Isha në punë, bashkë me kolegun tim i cili tani është rikthyer në punë, quhet Besian Mustafa. Na është bërë një telefonatë nga eprori jonë “që do vij një person në hyrje dhe dyshohet për dokumente false”. Porosia ishte e rëndësisë së veçantë. Kemi pritur personin në hyrje. Kemi printuar fillimisht fishën e TIMS-it sepse personin nuk e njihnim. Në momentin që kam pritur personin në aeroportin e Rinasit, në pikën e hyrjes është parë vizualisht nga unë dhe oficeri i krimeve dhe është ndaluar.

Anila Hoxha: Ju ishit me dokument identifikues “oficerë policie” apo po kryenit një operacion si “agjentë krimesh” të paidentifikuar ?

Behar Ismaili: Ishim të paidentifikuar. Ishim civilë. Në momentin që e kemi ndaluar jemi prezantuar dhe kemi kaluar në vijën e dytë të doganës e cila ishte pajisur me kamera. Është kontrolluar personi në fjalë, i është kontrolluar bagazhi dhe është kontrolluar fizikisht dhe nuk i kemi konstatuar asgjë të jashtëligjshme.

Anila Hoxha: Ai largohej jashtë Shqipërisë?

Behar Ismaili: Jo, po kthehej në Shqipëri. Ishte në pikën e hyrjes. I kemi hapur portofolin dhe në portofol duke qenë se ishte portofol i ri zakonisht janë disa sende plastike që blihen bashkë me portofolin apo qëllojnë në portofol edhe këto i kemi çuar pranë laboratorit. Dhe ia kemi nisur edhe eprorit tonë me foto. Na është kthyer përgjigje që “nuk përbën interes për ne, këto që na keni nisur ne, me foto”. Pas asaj kemi folur prapë me eprorin tonë dhe na është dhënë urdhri “që të vazhdojë lirshëm sepse përderisa sa nuk ka dokumente false me vete nuk kemi se çfarë operojmë më shumë”.

Anila Hoxha: Në telefon apo në radio të policisë?

Behar Ismaili: Në telefon. Kjo ngjarje ka ndodhur në 26 dhjetor 2019. Ne jemi proceduar në 16 maj 2020.

Anila Hoxha: Kanë kaluar disa muaj nga ngjarja deri në procedim? Pra ju u hetuat për këtë individ?

Behar Ismaili: Për këtë individ.

Anila Hoxha: Dhe me akuzën?

Behar Ismaili: Shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Anila Hoxha: Çfarë kishit bërë? Për çfarë dyshoheshit?

Behar Ismaili: Supozohet që ne i kemi gjetur dokumente false personit në fjalë dhe nuk i kemi raportuar.

Anila Hoxha: Cila është prova kundër jush?

Behar Ismaili: Prova ishte një telefonatë që kishte bërë. Sapo kishte dalë nga zyra jonë dhe merr dikë që nga biseda që del se është femër dhe thotë “zemër më gjetën kartën, dhe më lanë. Por, nuk e di pse më lanë”. Gjatë hetimeve ka dalë se ai kurrë s’ka patur dokumente false me vete, madje del që këto dokumente ia kishin bllokuar në Portugali.

Anila Hoxha: Ky ishte një person i kërkuar? Pse dyshohej se udhëtonte me dokumente false?

Behar Ismaili: Ky ishte pjesë e një procedimi dhe dyshohej se ishte person që ndihmonte njerëz të tjerë që të iknin drejt vendeve si Anglia, në rastin konkret.

Anila Hoxha: Në total sa persona ishin?

Behar Ismaili: Në mos gaboj 24-25.

Anila Hoxha: Momenti i arrestimit. Ju ishit në detyrë ? Ku gjendeshit?

Behar Ismaili: Isha në shtëpi. Më morën në telefon dhe u paraqita vetë. Më thanë që iu është komunikuar një masë për ju “arrest në shtëpi”.

Anila Hoxha: Iu erdhi si diçka e papritur kur kërkuat të mësonit pse?

Behar Ismaili: Normal kërkuam prova, se kërkuam fakte por …

Anila Hoxha: Si ishte ai moment?

Behar Ismaili: Normal që ishte zhgënjyese. Unë e dija që çfarëdo lloj akuze që mund të më bënin e dija që isha shumë i pastër në këtë pjesë. Se detyra jonë…asnjë punonjës policie kur merr një urdhër nga eprori dhe kur është e një rëndësie të veçantë nuk ka mundësi të luajë me urdhrin e eprorit. Sepse dihet se aty është diçka jashtë normales. Është si të thuash një punë e një rëndësie të veçantë.

Anila Hoxha: Sa kohë zgjati procesi gjyqësor?

Behar Ismaili: Procesi gjyqësor ka zgjatur deri vjet në pranverë. Deri në 2023.

Anila Hoxha: U gjykuat nga Gjykata e Posaçme apo çfarë ndodhi? Duke qenë se aktet ishin të regjistruara nga ish-Krimet e Rënda dhe për rrjedhim dhe duhet t’i pasoheshin më pas Gjykatës së Posaçme.

Behar Ismaili: Ne u morëm të pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pastaj gjykata shpalli moskompetencën. Sepse nuk mund të gjykonte shpërdorimin e detyrës dhe kemi kaluar në Gjykatën e Tiranës.

Anila Hoxha: Çfarë ndodhi në gjykim? U tërhoq prokuroria apo…?

Behar Ismaili: Prokuroria kërkoi pafajësi dhe gjykata na dha pafajësi.

Anila Hoxha: Po për personat e tjerë ?

Behar Ismaili: Për personat e tjerë, nuk e di se ato vazhduan gjykimin tek Gjykata e Krimeve të Rënda.

Anila Hoxha: Morët pafajësi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit?

Behar Ismaili: Për anën penale. Ndërsa në administrative…

Anila Hoxha: Ju ndërkohë u pezulluat? U shkarkuat? Çfarë ndodhi?

Behar Ismaili: Në anën administrative ne jemi proceduar në maj dhe në gusht kemi qenë të përjashtuar të dy nga Policia e Shtetit.

Anila Hoxha: Më tej ju hapët një proces? Mbasi prokuroria kërkoi pafajësi, gjykata e aprovoi në formë të prerë?

Behar Ismaili: Procesin administativ e hapëm që në momentin që ne u përjashtuam nga Policia e Shtetit për një periudhë në mos gaboj 5-6 muaj, Gjykata e Shkallës së Parë Administrativ e hodhi poshtë urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm,pa mbaruar hetimi penal.

Anila Hoxha: Aktualisht cili është vendimi i formës së prerë dhe i administratives dhe i gjykatës penale?

Behar Ismaili: Në Gjykatë Administrative, vendimi i formës së prerë nuk është marrë, se është në Gjykatën Administrative të Apelit, kurse në shkallë të parë e kemi fituar. Tani normal Avokatura e Shtetit e ka apeluar.

Anila Hoxha: A jeni kthyer në polici z. Ismaili?

Behar Ismaili: Jo, nuk jam kthyer në polici ka një hapësirë ligjore për t’u kthyer në polici.Kam bërë një kërkesë pranë Drejtorisë së Kufirit, Tiranë. Kërkesa me sa di unë është përcjellë lart por ka 4 muaj që ska marrë përgjigje.

Anila Hoxha: Cilat janë pasojat e këtij hetimi, gjithashtu të shpalljes të masës, njoftimit të mënyrës së saj , gjykimit tuaj , pritjes , largimit nga policia? Cilat ishin pasojat direkte në jetën tuaj?

Behar Ismaili: Pasojat?!Pasojat janë normale, pasojat janë të pashmangshme sepse ne jemi familjarë, jemi në moshën më të mirë. Supozohet që do krijojmë jetën, do vazhdojmë jetën, do ushqejmë familjen. Kemi investuar për atë vend pune. Kemi mbaruar një shkollim dhe pasojat janë si individ por janë edhe në raport me familjen.

Anila Hoxha: Pse u arrestuat ju sipas jush?

Behar Ismaili: Unë besoj se është një hetim i cunguar dhe hetim i paragjykuar.

Anila Hoxha: Për çfarë arsyesh?

Behar Ismaili: Arsyet janë nisur nga përgjimi dhe janë marrë fakt. Ajo ka qenë thjesht një indicie dhe e kanë bërë fakt.

Anila Hoxha: Vetëm kaq?

Behar Ismaili: Vetëm kaq.

Anila Hoxha: Ndoqëm z. Behar Ismaili, oficer policie i cili ka kaluar telashet e tij me drejtësinë dhe që natyrisht pavarësisht pafajësisë, pavarësisht një dëshmie të pastër tanimë vazhdon të vuajë pasojat e përballjes me drejtësinë shqiptare. Kthehemi pas pak në studio.

Profesori amerikan pIas deklaratën e fortë: Ja çfarë mund të përdorë Putini për të destabilizuar Ballkanin

Mendoj se duhet të pranojmë, nëse asgjë tjetër, ne në Amerikë, që rusëttashmë u kanë shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shumë mënyra që konsiderohen akte lufte. Konflikti nuk është vetëm në Ukrainë, konflikti është edhe këtu në Ballkan, në Lindjen e Mesme, në Kaukaz, në mbarë botën.

Uashingtonit do t’i duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe burime kësaj. Ne duhet të fokusohemi në ndihmën ndaj ukrainasve, por edhe aleatëve tanë në Ballkan.

Kështu i tha Radios Evropa e Lirë (REL) Glenn Corn, profesor në Institutin amerikan për Politika Botërore (IWP) në Uashington, i cili mori pjesë në Konferencën e sigurisë në Sarajevë, e organizuar nga Instituti New Lines për Strategji dhe Politika.

Corn, ish-drejtues i lartë në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), i cili kaloi 34 vjet në komunitetin e inteligjencës dhe atë diplomatik, duke punuar në Rusi, Turqi, Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme, konsideron se rajoni i Ballkanit Perëndimor “është ende një fuçi baruti”.

“Mendoj se Putini mund të përdorë zotin (presidenti i entitetit Republika Sërpska, Millorad) Dodik dhe aleatët e tij, bashkëpunëtorët e tij ose bashkëpunëtorët e mundshëm për të destabilizuar situatën këtu dhe për të larguar vëmendjen nga rajonet e tjera”, vlerëson Corn.

Duke folur për politikën drejtpeshuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mes Lindjes – përfshirë Rusinë – dhe Perëndimit, Corn thotë se në Perëndim shpesh harrojnë se duhet të ofrojnë një alternativë.

“Nuk mund vetëm t’u thuash njerëzve të mos punojnë me rusët, kinezët apo ndonjë vend tjetër”, tha Corn në intervistën për REL-in.

Ai thotë se Moska po bën luftëra hibride, duke përdorur ato që ai i quan “masa aktive” që përfshijnë propagandën, ndikimin politik, likuidimet, sabotimet, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë dhe SHBA.

“Moska i ka bërë të gjitha këto në Ukrainë përpara se të fillonte pushtimin”, thotë Corn, i cili shërbeu si i dërguar i lartë i presidentit të SHBA-së për çështje të inteligjencës dhe sigurisë.

Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, sa efektive është përgjigja e deritashme e Perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës?

Glenn Corn: Sapo jam kthyer nga Ukraina ku kalova dhjetë ditë. Vullneti i popullit ukrainas për të vazhduar t’i rezistojë përpjekjeve të Rusisë për t’i vënë nën vullnetin e Moskës, është shumë mbresëlënës. Mendoj se ukrainasit do të vazhdojnë rezistencën e tyre për të mos iu nënshtruar vullnetit të Moskës. Kjo është shumë mbresëlënëse.

Ukrainasit kanë shumë merita, jo vetëm për mbrojtjen e Ukrainës, por edhe Perëndimin – duke përfshirë këtë rajon dhe këtë vend (Bosnje dhe Hercegovinën), i cili është objektivi i radhës në linjën e sjelljes dashakeq ruse, nëse kanë sukses në Ukrainë. Ne, gjithashtu, duhet të shohim se çfarë do të bëjnë rusët më pas këtu në Evropë, cili është qëllimi i tyre i ardhshëm nëse ata do jenë të suksesshëm në Ukrainë.

Sa i përket ndihmës perëndimore për Ukrainën, mendoj se është efektive në shumë fusha.

Ukrainasit përballen edhe më tej me kufizime se si mund ta përdorin këtë ndihmë. Mendoj se kjo i pengon ata në arritjen e një varg qëllimesh të tjera. E di që ka diskutime të shumta në Uashington dhe Bruksel se si të kapërcehen këto dallime, veçanërisht për faktin se ukrainasit duan të punojnë me ndihmën ushtarake nga Perëndimi.

Shpresoj që këto dallime të kapërcehen së shpejti, deri në fund të këtij muaji. Mendoj se për këtë do të diskutohet në takimin mes presidentit (të SHBA-së Joseph) Biden dhe presidentit (të Ukrainës, Volodymyr) Zelensky, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shpresoj se kufizimet (për përdorimin e armëve me rreze të gjatë) do të hiqen dhe se ukrainasve do t’u jepet më shumë hapësirë për të bërë më shumë nga ato që duhet të bëjnë ushtarakisht, në mënyrë që të ndalojnë agresionin rus.

Përveç ndihmës ushtarake, Perëndimi duhet të fokusohet më shumë në ndihmën në sektorin e energjisë. Infrastruktura energjetike e Ukrainës është rrënuar nga sulmet ruse. Ukraina ka nevojë për marrëveshje për rindërtimin e infrastrukturës. Kjo ndihmë është duke ardhur edhe tash, por ukrainasit kanë nevojë për më shumë dhe ata kanë nevojë për atë ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në Perëndim përballemi me shumë burokraci dhe hezitime. Kur flasim për ndihmën financiare, kompanitë amerikane dhe evropiane duhet qysh sot ta ndihmojnë Ukrainën. Ky është çelësi për të ardhmen afatgjatë të Ukrainës – investimet private, jo që qeveritë të ndihmojnë qeverinë, por bizneset t’i ndihmojnë bizneset.

A do të përpiqet Kremlini ta zgjerojë këtë konflikt përtej kufijve të Ukrainës?

Glenn Corn: Duhet të pranojmë se Rusia tashmë e ka përhapur këtë konflikt përtej kufijve të Ukrainës. Kjo nisi edhe para Ukrainës, në Gjeorgji dhe Moldavi.

Mendoj se pikëpamja ruse është se ata kanë qenë në luftë me Perëndimin për të paktën dhjetë vjet, nëse jo më gjatë, që nga vitet 1990. Në ato vite, mbase ka ekzistuar shansi që njerëzit që udhëhoqën Rusinë në vitet 1990 të mos kenë menduar se ishin në konflikt me Perëndimin. Kjo ndryshoi kur (Vladimir) Putin erdhi në pushtet.

Në thelb, ne jemi në luftë në shumë nivele. A do të përhapet lufta? Shumë njerëz sot janë të shqetësuar nëse do të përdoren armë bërthamore. Ata pyesin se cili është niveli tjetër i luftës.

Mendoj se duhet të pranojmë, nëse askund tjetër, ne në Amerikë, që rusët tashmë i kanë shpallur luftë SHBA-së në shumë mënyra që konsiderohen veprime lufte.

Në gjithë këtë, çfarë roli luan siguria energjetike në Evropë? Vendet e Ballkanit Perëndimor varen nga energjia ruse, Bosnja dhe Hercegovina blen gaz ekskluzivisht nga Gazpromi?

Glenn Corn: Siguria energjetike është absolutisht kritike. Këtë e dinim edhe para shkurtit të vitit 2022. Në Uashington kishte shqetësime se si Rusia do të përdorte varësinë e vendeve të tjera nga nafta, gazi dhe energjia ruse, si do ta manipulonte atë dhe do t’u diktonte vendeve se si të pozicionoheshin.

Turqia u përball me këtë problem dhe ai është ende sfidë për atë vend. Moldavia përballet me të njëjtin problem. Kjo është sfidë edhe për vendet e Ballkanit

Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për varësinë nga energjia ruse.

Nëse Rusia do t’i trajtonte fqinjët e saj si një vend normal, biznesi do të vazhdonte dhe nuk mendoj se do të ishte një kërcënim.

Për sa kohë që Rusia përpiqet të manipulojë dhe të përcaktojë se si duhet të jetojnë vendet e tjera, është e rrezikshme si për Perëndimin ashtu edhe për ato vende.

Çfarë hapash duhet të ndërmarrin SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja, Perëndimi në përgjithësi, për të forcuar lidhjet me Ballkanin Perëndimor në dritën e veprimeve që vijnë nga Moska? Si munden aleatët perëndimorë t’i kundërshtojnë ndikimet indirekte të ashtuquajtura “proxy” [luftërat mes shteteve më të forta që zhvillohen në shtete tjera} në këtë rajon?

Glenn Corn: Unë mendoj se SHBA-ja duhet të pranojë se mbase jemi në luftën e tretë botërore. Ne duhet t’i dedikojmë burimet tona për ta menaxhuar atë konflikt. Kjo do të thotë se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje dhe të investojmë më shumë.

Konflikti nuk është vetëm në Ukrainë, është edhe këtu në Ballkan, është edhe në Lindjen e Mesme, në Kaukaz, në mbarë botën. Madje edhe në Amerikën e Jugut.

SHBA-ja duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje gjithë asaj që po ndodh dhe të investojë më shumë në luftën kundër ndikimit malinj të Rusisë dhe aleatëve të saj.

Nëse flasim veçmas për Ballkanin, duhen më shumë investime dhe më shumë përfshirje në proceset në këtë rajon.

Mendoj se SHBA-ja po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet, ashtu si Bashkimi Evropian, por shumë burime janë shpërndarë, prej vitesh, në shumë drejtime.

Këtu kemi pasur luftëra në vitet 1990. Kemi Lindjen e Mesme, Irakun, Afganistanin, kemi pasur atë që quhej luftë globale kundër terrorizmit dhe tani kemi një pushtim të plotë rus të Ukrainës.

Ne duhet të fokusohemi në ndihmën ndaj ukrainasve, por edhe aleatëve tanë në Ballkan. Për këtë do të nevojitet shumë më tepër vëmendje në Uashington, angazhim më të mirë dhe më shumë resurse.

Presidenti i entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, është takuar me liderin rus, Putin, pesë herë që nga shkurti i vitit 2022, dhjetë herë që nga aneksimi rus i Krimesë më 2014. Çfarë përfaqëson Dodik për Putinin dhe çfarë mund të bëjë Putin përmes Dodikut për të dëmtuar Perëndimin?

Glenn Corn: Unë nuk jam ekspert për Ballkanin, por mendimi im është se ky rajon është ende një “fuçi baruti”.

Falë Zotit, sot jemi ulur në një hotel në një qytet që në vitet 1990 u përball me tmerrin, me të cilin po përballen sot ukrainasit. Ju u granatuat nga kodrat. Të gjithë jemi mjaft të vjetër për të kujtuar imazhet e masakrës së njerëzve në rrugë (të Sarajevës). Falë Zotit, u ndalua!

Megjithatë, të gjithë e dimë se situata këtu është shumë e ndjeshme.

Mendoj se Rusia mund të përdorë z.Dodik dhe aleatët e vet, bashkëpunëtorët e vet ose bashkëpunëtorët potencialë për të destabilizuar situatën këtu dhe për të larguar vëmendjen nga rajonet e tjera.

Kur i kthehemi 7 tetorit të vitit të kaluar, që ishte një ditë e tmerrshme për të gjithë botën, mendoj se Rusia është i vetmi vend që kishte përfitim nga ajo që bëri Hamasi (të cilin SHBA-ja dhe BE-ja, ndër të tjera, e konsiderojnë organizatë terroriste) – sulmi masiv terrorist në Izrael.

Ai largoi vëmendjen nga ajo që po ndodhte në Ukrainë.

Mendoj se ne, si SHBA, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për vende të tjera ku Putini mund të kërkojë një shans për të krijuar kaos, shkatërrim, në mënyrë që të largojë presionin nga Moska dhe lufta konvencionale që po bën në Ukrainë.

Putini mund të përdorë aleatët e tij, bashkëpunëtorët e tij, për të destabilizuar këtë rajon.

Si e shihni Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili drejtpeshon ndërmjet Lindjes – Kinës dhe Rusisë, dhe Perëndimit – BE-së dhe SHBA-së? Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, mbështet sovranitetin e Ukrainës, blen avionë ushtarakë francezë, dakordon shitjen e litiumit në Gjermani, shet miniera dhe fabrika te kinezët, arabët ndërtojnë “Beogradin mbi ujë”, dakordon me dhëndrin e Donald Trumpit, Jared Kushner, ndërtimin e një kompleksi banesor-afarist dhe të ngjashme.

Glenn Corn: Nuk do të doja të gjendesha në një situatë të tillë. Besoj se serbët e dinë mirë se rusët nuk janë partnerë të besueshëm, se Rusia është një vend me të cilin ata mund të ecin në shtigje të gjata. Është një drejtpeshim ndërmjet interesave të shumta në atë vend. Rusia ka ndikimin e saj në Serbi dhe mendoj se ne të gjithë e dimë shumë mirë këtë.

Mendoj se Qeveria e Serbisë po përpiqet me të gjitha forcat të ecë në këtë tel të hollë. Mendoj se pyetja e vërtetë është se si ne, si SHBA dhe BE, do të përfshihemi dhe çfarë alternativë do të ofrojmë.

Ajo që ne shpesh harrojmë në Perëndim është se duhet të ofrojmë një alternativë. Nuk mundeni vetëm t’u thoni njerëzve që të mos punojnë me rusët, kinezët apo ndonjë vend tjetër dhe të mos u ofrosh atyre një alternativë.

Secila qeveri duhet të kujdeset për njerëzit e saj, mirëqenien dhe ekonominë e tyre. Nëse keni vende që vijnë dhe ofrojnë ndihmë, ndërkaq ju nuk mund të ofroni diçka konkrete për ta kundërshtuar këtë, nuk do të arrini asgjë dhe nuk do të jeni në gjendje të drejtoni politikën e jashtme në mënyrë efektive.

Çështja është se sa mund të jemi ne më gjithëpërfshirës dhe më të vëmendshëm, dhe shpresoj se mund ta bëjmë këtë për një periudhë më të gjatë kohore sesa oponentët tanë.

Shpesh flitet për luftën hibride. Çfarë taktikash hibride të luftës përdor Rusia në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor?

Glenn Corn: Rusët i quajnë “masa aktive”. Propaganda, ndikimi politik, likuidimet, sabotimet përdoren jo vetëm këtu në Ballkan, por edhe në Evropë dhe SHBA. Fushatat e dezinformimit ishin shumë të fuqishme, duke nisur në fillim të viteve 2000, si vazhdimësi e asaj që pamë në kohët sovjetike.

Moska e ka bërë dhe e bën këtë kryesisht në vendet që i konsideron brenda të ashtuquajturës sferë e influencës ruse, kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj. Pas vitit 2012 u përhap në të gjithë botën, duke përfshirë SHBA-në dhe Evropën. Ne kemi parë përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Në Mal të Zi pamë përpjekjen për të rrëzuar Qeverinë. Kemi parë likuidime dhe tentativa likuidimi. Ne kemi parë prova të besueshme të tentativave për sulme ndaj depove të armëve në Evropë. Shembulli i fundit ishte gjatë Lojërave Olimpike në Paris. Dikush u përpoq të sabotonte hekurudhën.

Në Ukrainë e bënë këtë përpara se të fillonin pushtimin. Fillimisht nisën me fushata dezinformuese, pastaj kaluan në ndikimin politik brenda shoqërisë ukrainase, brenda Qeverisë dhe duke përdorur kishën, duke shfrytëzuar korrupsionin.

Kemi pasur likuidime dhe tentativa për likuidime të zyrtarëve ukrainas që i konsideronin antirusë. Kemi pasur tentativë për të helmuar kandidatin për president. Ishim dëshmitarë të sulmeve kibernetike.

Ju përmendët zgjedhjet presidenciale. Në nëntor janë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Shumë analistë besojnë se – kushdo që fiton – fokusi i SHBA-së do të zhvendoset edhe më shumë në Paqësor dhe veçanërisht në Kinë. A mund të bashkëpunojnë Kina dhe SHBA-ja apo do të shohim ndonjë konflikt, veçanërisht rreth Tajvanit?

Glenn Corn: Mendoj se kinezët nuk duan një luftë me Tajvanin dhe më me qejf do të dëshironin të shihnin skenarin e Hong Kongut.

Sa i përket fokusit të Amerikës në Azi, SHBA-ja është një shtet që përmes bregut perëndimor del në Oqeanin Paqësor. Ekonomia jonë është e integruar në atë kineze po aq sa ajo kineze është e integruar në atë amerikane.

Ne kemi lidhje të forta tregtare, pavarësisht rivalitetit politik dhe diplomatik. Sa i përket Kinës, nuk jam veçanërisht i shqetësuar, por nëse do të konkurrojmë me Kinën, duhet ta bëjmë në të gjithë botën.

Le të kujtojmë se çfarë ndodhi gjatë Luftës së Ftohtë dhe se si presidenti Ronald Reagan zgjidhte çështjet me Bashkimin Sovjetik.

Politika e tij ishte se ne nuk mund të fokusoheshim vetëm te Bashkimi Sovjetik. Aleanca ishte një sfidë për Perëndimin dhe për vlerat dhe idealet perëndimore. Reagani konsideronte se SHBA-ja duhet t’i përgjigjet sfidave në çdo pjesë të botës, qoftë nëse bëhej fjalë për Afrikën, Amerikën e Jugut apo Azinë.

Këtë duhet ta bëjmë edhe sot. Kinezët janë sfiduesit dhe ne duhet të jemi gati të konkurrojmë me ta me produkte dhe shërbime më të mira. Unë mendoj se kompanitë perëndimore mund ta bëjnë këtë, por ne duhet të punojmë më shumë, sepse kinezët kanë treguar se mund të jenë efektivë.

Rusia është më shumë një kërcënim momental. Moska është e gatshme të përdorë forcën vdekjeprurëse për t’u diktuar vendeve të tjera dëshirat e saj dhe ajo po kërcënon aleatët tanë.

Nuk mund ta injorojmë këtë. Ne duhet të shohim se cilët janë aleatët tanë dhe cilët janë aleatët tanë potencialë, si kë do të mund të tërheqim në anën tonë për të qenë partnerët tanë.

Nuk është më 1991 dhe SHBA-ja duhet ta trajtojë luftën botërore. Dhe, ne kemi nevojë për aleatë të fortë. Kjo ndonjëherë nënkupton aleatë që marrin vendime të pavarura nga Uashingtoni.

Unë gjithmonë jap shembullin e Turqisë, e cila është një vend i rëndësishëm, shumë i fuqishëm në shumë sfera. Por, turqit marrin vendime si komb sovran dhe për të mirën e tyre, dhe ato vendime nuk janë gjithmonë në përputhje me interesat e SHBA-së. Por, ne duhet të jemi të durueshëm dhe të kujtojmë vlerën e përgjithshme të aleancës sonë. Mendoj se Turqia është aleatja jonë.

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS. A është e mundur të jesh në një aleancë me Rusinë dhe në të njëjtën kohë të jesh anëtar i NATO-s?

Glenn Corn: Nuk mendoj se kjo nuk është zgjedhje ekskluzive. Ne duhet t’i ofrojmë Turqisë më shumë dhe t’i tregojmë asaj ku janë përfitimet e të qenët aleati ynë.

Mendoj se ata e dinë këtë, por duhet t’ua përkujtojmë ndonjëherë. Ju përmendët se sa herë është takuar Dodik me Putinin. Mendoj se ndaj çështjeve të tilla duhet të tregojmë më shumë vëmendje, në një nivel më të madh./rel