Merkatoja televizive, cilat janë emisionet që anulohen dhe moderatoret që rikthehen në ekran: Ndryshimet për sezonin e ardhshëm

Sezoni i verës ka nisur dhe VIP-at tanë janë duke shijuar ditët e tyre të relaksit. Por teksa korriku dhe gushti janë muajt e tyre të pushimeve, janë padyshim edhe muaj vendimtarë për karrierën e tyre. Ndonëse sezoni sapo ka përfunduar, tashmë janë në diskutim edhe ndryshimet për sezonin e ardhshëm.

Ndryshime të mëdha duket se do të ketë në shumë sektorë, ku personazhet do të ndryshojnë logo dhe formatin e programeve që kanë bërë deri më tani.

Kujtojmë se këtë vit “Big Brother VIP Kosova” realizon sezonin e tretë dhe një emër tjetër që lidhet me të është ai i Arbana Osmanit, që mesa duket as këtë vit nuk do të iki në Kosovë. Vetë Arbana pak ditë më parë konfirmoi se së bashku me partnerin e saj, Eduart Grishajn do të ishin pjesë e një programi. Moderatorja preferoi të mos jepte detaje as për emisionin që do të drejtojë dhe as se në cilin kanal do të shfaqet.

Flitet se moderatorja do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, për të bërë sërish formatin e dashur për publikun “Dua të të bëj të lumtur”. Megjithatë, një fakt i tillë ende nuk është konfirmuar.

Nga ana tjetër edhe “Përputhen”, flitet se do të bëhet këtë sesion me dy moderatore, ku veç Megit, një tjetër vajzë do t’i bashkohet. Ajo që bie në sy është fakti se disa emisione të anuluar për këtë sesion.

I pari është “Dancing With the Stars”, që për këtë vit nuk do të zhvillohet. Si një nga format më të dashur të publikut, formati i kërcimit është pezulluar për këtë vit, duke qenë se “Big Brother” nis edhe më herët se vitet e shkuara dhe nuk ka hapësirë mediatike për këtë format.

Një tjetër emision që nuk do ta shohim më në ekran është ai i binjakëve Veshaj. Romeo dhe Donaldi duket se e kanë mbyllur eksperiencën e tyre në televizion. Teksa Romeo është duke përfunduar xhirimet me Elvana Gjatën në serialin e tyre “Tenxherja Kapakun”.

Sakaq, një format që do të mungojë në sesionin e ardhshëm është edhe “Love Island”, që vitin e shkuar u realizua për herë të parë në vendin tonë. Nën drejtimin e Luana Vjollcës, ky format duket se nuk mori pëlqyeshmërinë e pritshme, duke bërë që të zhvendoset për në sezonin tjetër televiziv, ndoshta.

Ndërkaq, Luana do të rikthehet në ekranin e “TV Klan” me formatin e saj “Zemër Luana”. Ndërkaq, në ekran do të shohim edhe Marinën. Moderatorja drejtoi për një muaj me radhë formatin “Kampionët”, dedikuar Kampionatit Europian. Tashmë ajo është më se gati që të rikthehet në ekran, në një hapësirë të re mediatike.

Një emër që pritet të rikthehet si moderator, është edhe ai i Roza Latit. Pas eksperiencës së saj në “Big Brother”, duket se prezantuesja ia ka dalë që të bëjë për vete drejtuesit, sa për të pasur një hapësirë mediatike. Por nuk dihet ende se ku do ta shikojmë Rozën, pasi ende nuk janë mbyllur ndryshimet për nisjen e sezonit të ri.

Natyrisht që deri në nisjen e sesionit të ri në shtator, të shumta do të jenë ndryshimet që do të bëhen. Por ndërkohë që gjithçka bëhet gati, ky është fakti i disa prej emrave më të njohura të ekranit.

V*asja e Faton Hajrizit/ Shpërthen Stresi, tregon se ishte mik me të: Në tho* me shkiet..

Reperi Stresi ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.

Stresi ka ndarë një foto nga biseda me video-thirrje që ka realizuar me Faton Hajrizin kohë më parë.

Reperi u shpreh i mërzitur, teksa fajësoi mediat.

“Nuk kam fjal o jaran, me je dhimb në shpirt, këta gazetarët e Kosovës, nuk lan fjalë pa shpif për ty. Se normal këta gazetarët q….. në thob me shkiet, ti vdiqe si burrë, ,më vjen keq jashtë mase, do të presim e do të nderojmë ashtu si e le amanetin një ditë para. I përjetshëm qoftë kujtimi yt jarani jem”, shkroi Stresi në ”Instagram”, përcjell Insajderi.

E trishtë/ Ndërron jetë në skenë këngëtari i njohur(Foto)

Një këngëtar brazilian vdiq pasi e zuri korenti gjatë një koncerti live të shtunën, më 13 korrik, në Salinópolis, Pará, Brazil, sipas faqes braziliane të lajmeve Istoé Gente, The Sun and the Mirror.

Ayres Sasaki, 35 vjeç, vdiq menjëherë pasi përqafoi një fans të lagur gjatë performancës së tij në skenë në hotelin Solar në Salinopolis, Brazil. Kontakti mes dy burrave më pas shkaktoi tronditjen e një kablloje aty pranë, duke shkaktuar një goditje elektrike fatale, sipas Mirror.

Është e paqartë pse fansi ishte i lagur, por policia e Salinópolis po heton incidentin

Hotel Solar ka lëshuar një deklaratë të dielën, më 14 korrik, ku sqaron se objekti po bashkëpunon me autoritetet në hetim.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të ofruar mbështetje për familjen e tij dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm. Rikonfirmojmë angazhimin tonë për të bashkëpunuar plotësisht me autoritetet përkatëse për zbardhjen e duhur të fakteve”, thuhet në llogarinë zyrtare të hotelit në Instagram.

Tr*gjike/ Shembet ura, raportohet për 11 v*ktima dhe disa të zhdukur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kinë, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 janë zhdukur, pasi një urë autostrade u shemb në Kinën veriore, pasi disa pjesë të vendit u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm.

Ura e cila është mbi një lumë, u shemb për shkak të shiut të papritur dhe përmbytjeve në Sangluo në provincën Shaanxi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua,e cila raportoi për 11 të vdekur.

Më shumë se 30 persona janë të zhdukur, sipas transmetuesit shtetëror CCTV. Sangluo ndodhet rreth 900 kilometra në jugperëndim të Pekinit. Pesë automjete ishin nxjerrë nga ujërat e lumit.

Muzika në zi/ Ndahet papritur nga jeta në moshë të re DJ i njohur

Në internet ka qarkulluar orët e fundit lajmi se Dj Tomcraft ose Thomas Bruckner ka vdekur në moshën 49 vjeçar. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familjarët e tij, duke thënë se producenti muzikor “u nda nga jeta” më 15 korrik.

“Me zemër të rënduar duhet t’ju njoftojmë se babai dhe bashkëshorti ynë i dashur ndërroi jetë dje. Ne do t’ju mbajmë përgjithmonë në zemrat tona dhe do t’ju duam derisa të takohemi përsëri. Familja juaj”, sqaruan familjarët.

Njoftimi për vdekjen e tij përhapi trishtim të pamasë në muzikën elektronike. Tomcraft ishte shumë popullor dhe i dashur nga publiku. Me punën e tij ai arriti të shkruajë historinë e tij në fushën e muzikës, duke arritur disa herë majat.

“Vetmia”, këngë e lëshuar në vitin 2002, e bëri atë të dallohej. Kënga kryesoi listat e Mbretërisë së Bashkuar në 2003, duke forcuar vendin e saj në historinë e muzikës elektronike. Rreth një vit më parë, Dj Tomcraft riktheu këngën, duke krijuar një remix të DJs From Mars.

Për momentin nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së tij.

Vr*sja e Faton Hajrizit nga poIicia serbe/ Luiz Ejlli merr vendimin e papritur

Shqiptari i Kosovës, Faton Hajrizi është ekzekutuar dje nga Policia e Serbisë në vendin e quajtur Banja Kovilaça, pasi tre ditë më parë vrau një polic serb dhe plagosi kolegun e tij.

Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë është shprehur se shqiptari i Kosovës fshihej pranë lumit Drina për të gjetur një mënyrë që të kalonte nga territori serb, në atë të Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë, në komunën (bashkinë) ku ai jetonte ishte planifikuar të zhvillohej një koncert festiv për të ashtuquajturën “Dita e Mërgatës”, në shenjë mikpritje për të gjithë mërgimtarët që gjatë verës kthehen pranë familjeve të tyre.

Dje, në këtë koncert ishte ftuar dhe këngëtari shqiptar Luiz Ejlli, por siç duket ngjarja e trishtë ka bërë që gjithë koncerti të anulohet, shkruan newsbomb.al. Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i Komunës së Skënderaj, Fadil Nura.

“Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanarisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht.

Pa gjykuar as edhe një fragment të jetës së tij, Fatoni ka qenë një qytetar i komunës sonë. Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme”, ka shkruar kryetari i Skënderaj, një vendim që është mirëpritur dhe nga banorët atje

Plazhet e jugut bosh?! Zbulohet e vërteta, çfarë po ndodh me turizmin në Shqipëri! (STATISTIKAT)

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një debat i ndezur mbi ecurine e sezonit turistik të këtij viti.

Një numër gjithmonë e më i madh zërash janë duke artikuluar se sezoni po shkon drejt dështimit, teksa shpesh në rrjetet sociale qarkullojnë edhe pamjet e plazheve bosh.

Por qeveria vazhdon të trumbetojë se Shqipëria po përjeton një bum turistik, që sipas saj dëshmohet nga statistikat e hyrjeve të të huajve në pikat kufitare të vendit.

Por si qëndron e vërteta?

Kapitali konsultoi statistikat e platformës booking për rezervimet e periudhës 1 deri në 15 gusht, që përkojnë me pikun e sezonit turistik në Shqipëri dhe vendet fqinje konkurrentë në fushën e turizmit.

Shqipëria, sipas të dhënave zyrtare nga booking, për periudhën nga 1-15 gusht Shqipëria ka gjithsej rreth 18 mijë prona të listuara në booking.

Nga këto aktualisht janë të lira rreth 4782 prona, të cilat janë të disponueshme për t’u rezervuar.

Për të njëjtën periudhë rezulton se norma e padisponueshmërisë në rang kombëtar është 73 për qind.

Kjo do të thotë se 73 për qind e pronave të listuara në booking nga shqiptarët janë të rezervuara për periudhën 1 me 15 gusht dhe në shifër absolute kjo përkon me rreth 13.3 mijë prona.

Greqia, fqinji jugor i Shqipërisë ka aktualisht të listuara 10457 prona të disponueshme në platformën booking për periudhën 1 me 15 gusht.

Sipas të dhënave të booking, në rang kombëtar Greqia rezulton të ketë një normë padisponueshmërie prej 89 për qind.

Që do të thotë se për periudhën 1 me 15 gusht, Greqia ka të rezervuara 89 për qind të pronave që qytetarët grekë kanë listuar në booking.

Mali i Zi është një tjetër konkurrent direkt i Shqipërisë në tregun turistik. Sipas platformës booking, për periudhën 1-15 gusht Mali i Zi ka aktualisht 2246 prona të lira të listuara në booking. Norma e padisponueshmërisë në rang kombëtar rezulton 83 për qind.

Që do të thotë se në Mal të Zi janë të rezervuara 8,3 nga 10 prona të listuara në booking për periudhën 1-15 gusht.

Italia, fqinji perëndimor i Shqipërisë rezulton se ka një normë rezervimesh prej 86 për qind për periudhën 1 me 15 gusht. Italia ka ende 42 mijë e 985 prona të disponueshme për rezervim në platformën booking gjatë kësaj periudhe.

Italia është një superfuqi turistike, e cila pret mesatarisht rreth 60 milionë turistë në vit.

Maqedonia e Veriut nuk hyn tek destinacionet më të nxehta të turizmit. Vendit i mungon vija bregdetare, por ai konkurron në treg me disa atraksione turistike liqenore.

Sipas të dhënave nga booking, Maqedonia e Veriut rezulton të ketë një normë rezervimi prej 79 për qindësh, ndërkohë që ky vend ka ende 786 prona të disponueshme për rezervim në periudhën 1 me 15 gusht.

Kroacia, kampioni i padiskutueshëm i turizmit në vendet fqinje me të cilat Shqipëria konkurron është Kroacia. Shteti ballkanik ka një normë rezervimi prej 96 për qind të pronave të listuara për periudhën 1-15 gusht, ndërkohë që ka ende të lira rreth 4352 prona.

Kroacia është një vend, i cili kohët e fundit po ndërmerr politika për të dekurajuar flukset turistike për shkak të problemeve me mbishfrytëzimin e burimeve, por edhe efekteve anësore që turizmi shkakton për banorët lokalë.

Megjithatë Kroacia mbetet kampionia e padiskutueshme e turizmit në rajon, të paktën sipas platformës booking duke shënuar normën më të lartë të rezervimeve, ndërkohë që Shqipëria mbetet e fundit në grup duke rrezikuar eliminimin nga Champions League siç thotë kryeministri./Kapital.al

“21 Janari”/ Artan Hoxha: Disa njerëz i thanë familjes së Aleks Nikës se i besuari i Berishës u vr*u djalin, por…

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me hetimet e rihapura për çështjen e “21 Janarit”.

Hoxha foli në lidhje me një material nga protesta e 21 Janarit, duke thënë se atë e ka parë vetëm familja e Aleks Nikës, i cili u vra në tubimin e para 13 viteve.

Sipas tij disa njerëz të tjerë kishin shkuar më parë në familjen e Nikës dhe i kishin thënë se një tjetër person u kishte vrarë djalin.

Ai zbuloi se personi në fjalë kishte qenë një i besuar i ish-kryeministrit Sali Berisha, por nuk ishte përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës.

Hoxha nënvizoi se materiali do t’i vendoset në dispozicion vetëm SPAK nëse do të kërkohet.

“Ata që kryen 21 Janarin ishin kujdesur të fshihnin provat. Pasi kam siguruar materialin e kam identifikuar nëse është origjinal. Për shkak të kontaktit me familjen e Aleks Nika, kisha një detyrim qoftë edhe moral që t’i shpjegoja babait të Aleksit që kishte një material të ri.

Disa njerëz kishin shkuar më para në familjen Nika dhe i kishin treguar një foto të një personi tjetër, me detyrë komandant i rëndësishëm në gardë në 21 janar dhe u thanë djalin ua ka vrarë ky. Kjo ishte e rrezikshme, sepse flasim për një familje me traditë dhe origjinë nga veriu. Kjo mund t’i shtynte drejt hakmarrjes nëse s’do kishte veprim nga drejtësia. U thashë që informacioni nuk ishte i vërtetë.

Personi në fjalë ishte njeri i besuar i Berishës, por nuk kishte lidhje.

Unë dhe familjarët e Aleksit kemi folur në Prokurorinë e Tiranës dhe nuk kam pasur asnjë moment besim te prokuroria. Ndaj nuk e kam dorëzuar materialin. Kemi rënë dakord edhe me familjen që materialin e dorëzojmë vetëm në SPAK. Në momentin që do më thërrasë SPAK do e vë në dispozicion. 21 Janari nuk mund të hetohet për atë që ka ndodhur, por duhet një hetim shterues”, u shpreh ai ne News24.

VIDEO/ U zgjodh eurodeputet i Greqisë, Fredi Beleri: Shqipëria është shtëpia ime, dua të jetoj këtu

Fredi Beleri u kthye këtë të shtunë pasdite në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë muajt e mbetur nga dënimi për korrupsion zgjedhor.

Kthimi i tij ka ndodhur ne orën 15,30 minuta, ndërsa leja e mbetur i përfundonte në orën 16. I shoqëruar nga Petro Gjikuria, Beleri tha se nuk e përdori imunitetin si eurodeputet.

“U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime, këtu dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time. Në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat europiane”, tha Beleri.

Sa i përket zgjedhjeve të Himarës, Beleri u shpreh besimplotë se Gjikuria do ta fitojë garën kundër Vangjel Tavos.

“Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës, zoti Petro Gjikuria, një dalë i mirëfilltë nga Himara, që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. Himara në duart e Petro Gjikurisë do të jetë e sigurt, Himara do të ketë vend në Bruksel, do të ketë vend në Amerikë, do të jetë pjesë e një Shqipërie europiane dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira”, tha ai.

Sa i përket kërkesës për lirimin me kusht të bërë nga avokatët e tij, Beleri tha se “kërkesa ime është brenda kuadrit ligjor. Drejtësia do të vendosë”.

Në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian, Fredi Beleri fitoi mandatin e eurodeputetit ku do të përfaqësojë Greqinë në PE. Ai u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian pasi mori leje për 5 ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve, duke udhëtuar drejt Strasburgut. Ndërsa ditën e sotme është kthyer në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit, pasi akuzohet për blerjen e votave në zonën e Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023

Aksident në Itali, furgoni me turistë shqiptar përpIaset me murin, pIagosen 16 persona

Një autobus me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00.

Mësohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, por se askush prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, dyshohet se mund të ketë qenë një defekt me frenat ajo që shkaktoi ngjarjen e rëndë.