Liderët europianë takohen me mbretin Charles III, monarku shfaqet i qeshur me Ramën dhe Melonin

Në rend të ditës në samitin e EPC, liderët europianë kanë marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Mbreti Charles III në Bibliotekën Long të Pallatit Blenheim.

Nga fotot e publikuara në rrjet mbreti shfaqet shumë i qeshur, ku ndër të tjera vërehet se monarku ka gjetur kohë të takojë dhe kryeministrin e vendit tonë, Edi Ramën, i cili ishte së bashku me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Nga fotoja duket se biseda mes tyre ka qenë e ngrohtë, pasi shihen të tre të qeshur.

Rama takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e ri britanik në Angli, zbardhen detaje nga diskutimi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku duket në një tavolinë duke biseduar me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer.

Rama shkruan se biseda e parë mes tyre u zhvillua në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill.

“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, shkruan Rama.

Historiania Elena Kocaqi plas deklaratën e bujshme: Beleri të shpallet ‘non grata’, ja plani i tij për Himarën

Fredi Beleri duhet që të shpallet person ‘non grata’, pasi ka plan për greqizimin e Himarës

Ka qenë kjo deklarata e fortë e historianes Elena Kocaqi, e cila ishte e ftuar në një program televiziv. Ajo tha se njerëz si Beleri nuk duhet që të lejoheshin që të kandidonin në krye për kryetar bashkie.

“Beleri do që të vazhdojë procesin për të bërë shqiptarët grek fallco. Dhe këtë proces duan ta shtrijnë dhe në Shqipëri. Ai votat që mori i mori me autobusa nga Greqia, pra mori shumë pak vota. Njerëz të tillë nuk duhen lejuar as të kandidojnë, nëse ata nuk sillen mirë duhet të largohen nga vendi, madje të bëhen edhe persona ‘non grata’.

Beleri dhe belerat janë njerëz të paarsimuar, sepse nuk duhen njerëz me nivel por që ti përdorin si duan vet, dhe ata bëhen vegël e këtij shteti që të plotësojnë ëndrrat e tyre. Beleri u zgjodh eurodeputet për inat të Shqipërisë”, tha ajo.

Në sesionin e sotëm parlamentar demokratë dhe socialistë, bashkuan votat për të miratuar me 96 kartonë jeshilë deklaratë PDIU për heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Lidhur me këtë historiania, tha se nëse Greqia refuzon të votojë në parlament rezolutën Shqipëria duhet që ti drejtohet NATO-s.

“Problemin se kemi ne, por e ka Greqia, do shihet nëse do ta pranojë këtë rezolutë që ta votojë në Parlament, nëse nuk pranon duhet që Shqipëria ti drejtohet NATO që të ushtrojnë ndikimin e tyre. Greqia e ka mbajtur si presion ndaj Shqipërisë dhe nuk ka pasur pengesë tjetër se me Italinë e ka hequr vite më parë. Nëse ti heq ligjin e luftës me Italinë dhe ja le Shqipërisë kjo ka të bëjë se vepron me dy standarde. Kjo tregon sa tendencë ka pasur Greqia ndaj vendit tonë dhe për ta përdorur këtë për të bërë presion”, tha ajo.

10 ndeshjet më të bukura të Euro 2024, mes tyre edhe Kroaci-Shqipëri!

UEFA ka përzgjedhur 10 ndeshjet më të bukura të Europianit “Gjermani 2024”, i cili dhuroi emocione dhe spektakël për një muaj.

Ndër këto ndeshje, ishte dhe ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg, e vlefshme për Grupin B, që përfundoi me rezultatin 2-2

Në këtë takim, Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në minutën e 11′ dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74’. 2 minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol.

Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e 5′ të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.

Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë:

Gjermani-Skoci (5-1)

Turqi-Gjeorgji (3-1)

Kroaci-Itali (1-1)

Holandë- Austri (2-3)

Spanjë-Gjeorgji (4:1)

Austri-Turqi (1-2)

Gjermani-Spanjë (1-2)

Spanjë-Francë (2-1)

Holandë-Angli (1:2)

Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

“Çmendet” moti në jug, stuhi e madhe shiu nga Dhërmiu, në Borsh dhe Himarë

Në një kohë kur në disa zona të vendit janë përfshirë nga temperatura të larta, disa zona bregdetare në jug të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Prej më shumë se 30 minutash në jug të vendit kanë nisur reshje të dendura shiu duke bërë që edhe pushuesit të largohen.

E njëjta situatë u paraqit dhe ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një stuhi shiu dhe ere përfshiu disa zona të qytetit.

Ndërkohë që vlen të theksohet se autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes në datat 18-19 korrik pasi temperaturat pritet të kapin vlerën 43 gradë celsius.

Mediat serbe: PoIici në Serbi u vra nga një shqiptar, si ndodhi ngjarja

Mediat serbe raportojnë se personi që ka vrarë policin në Serbi, sipas tyre, është një shqiptar. Novosti shkruan se shqiptari që ka ekzekutuar efektivin serb është Artan Hajziri, 33 vjeç.

Sipas raportimeve të medieve serbe, ngjarja e rëndë ka ndodhur, në momentin që një grup shqiptarësh janë kontrolluar nga Policia e Serbisë.

“Disa të shtëna në drejtim të pjesëtarëve të policisë kufitare janë qëlluar mbrëmë gjatë një kontrolli rutinë të taksive në Loznicë. Në taksi ka pasur shtetas të huaj, me sa duket me kombësi shqiptare, të cilët kanë qëlluar në drejtim të policisë.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë polici Nikola Krsmanoviç (34), ndërsa Vjekoslav Iliç (50) është lënduar lehtë dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile.

Shqiptar2
Shqiptar3

Siç mëson jozyrtarisht “Novosti”, pas ndalimit nga policia kufitare, Artan Hajziri (33) ka thënë se ishte nisur për të vizituar një shok të tij në Loznicë dhe pasi pjesëtarët e MPB-së i kërkuan që t’u tregonte çantën që mbante, shqiptari hapi zjarr.

Për këtë rast ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq”, thuhet në shkrimin e medieve në Beograd. Megjithatë, asgjë ende nuk është zyrtare.

(Balkanweb)

FOTO+EMRAT/ Dy vëllezër shqiptarë dyshohet se vr*në poIicin në Serbi, njëri ishte arratisur nga burgu

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur Lloznicë të Serbisë, mediat serbe shkruajnë se është vrarë një polic dhe është plagosur një tjetër.

Sipas deklarimeve të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin Artan Hajrizi (1990), raporton Klankosova.tv.

Daçiqi tha se rasti ka ndodhur pasi policia ka ndaluar një veturë tip “Mercedes” me targa të Tutinit, Serbi, në të cilën tha se ndodheshin dy persona.

Ndërkaq, sipas informatave të Klan Kosova nga organet e drejtësisë, në veturë dyshohet të ketë qenë edhe Faton Hajrizi, i arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës.

Sipas informatave të televizionit, Artani dhe Fatoni janë vëllezër. “Mbrëmë, rreth orës 00.55 në Lloznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipniçki Shor, policët e stacionit policor kufitar Tërbushnica kanë ndaluar një Mercedes me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona”. “Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Kërsmanoviq (1990) në gjoks dhe policin Vjekoslav Iliq (1974) në shpatull, pas së cilës vepër ka ikur”.

“Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Lloznicës, ku Kërsmanoviq iu nënshtrua plagëve të marra”, tha Daçiqi, sipas mediave serbe.

“Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e përkohshme të të ashtuquajturës Kosovë në emër të Artan Hajziri (1991) dhe një letërnjoftim gjerman”, ka shtuar Daçiqi.

Media serbe N1 raporton se forca të shumta policore kanë nisur një aksion për kapjen e të dyshuarve.

TritoIi në shtëpinë e motrave Nikolli, identifikohet autori i dyshuar

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vendosjes së tritolit në shtëpinë e Alda dhe Xhovana Nikollit, mëngjesin e së dielës në Elbasan.

Në pamjet e sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonën ku banonin dy motrat Nikolli, policia ka vënë re një person duke lëvizur në zone, në orën që ndodhur shpërthimi me tritol.

Autori i dyshuar, emri i të cili ende nuk bëhet i ditur, rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.

Për shpërthimin me tritol ku mbeti i plagosur një 26-vjeçar, motrat Nikolli nga Lezha, akuzojnë Nuredin Dumanin i cili ndodhet në burgun 313 bashkë me Amarildo Xhanej(Nikolli) i fejuari i Xhovanës.

Kjo e fundit ka bërë disa deklarata në rrjetet sociale ku ka akuzuar Dumanin për tritolin në shtëpinë e tyre, ndërsa motra e saj Alda ka pranuar lidhjen me vrasësin.

U ndje keq, ndërron jetë 38-vjeçari në ishullin e Sazanit

Një turist francez ka ndërruar jetë në ishullin e Sazanit. Mësohet se fillimisht turisti 38-vjeçar u ndje keq.

Atij iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit, por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë.

Francezi vuante nga probleme të zemrës. Ai ndodhej në Sazan me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën e vogël 6-vjeç.

38-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi të mbijetonte.

Lumë komentesh negative/ Të huajt nxijnë Sarandën dhe “Maldivet e Europës”: Kudo është pis dhe rrëmujë, çdo gjë në ndërtim

Teksa retorika politike brenda vendit po kërkon “tradhtarët” që po nxijnë turizmin duket se operacioni për të gjetur këta të fundit, duket të shtrihet edhe në Cagliari të Sardenjës apo në Britani e më gjerë anekënd globit.

Së fundmi, Tripadvisor një platformë që ka një popullaritet të gjerë mes udhëtarëve, është “nxirë” me komente negative për Sarandën dhe Ksamilin.

Në çdo vend të botës “review”, pra vlerësimi merret si një informacion që i shërben turistit se ku të shkojë e ku jo dhe biznesit apo destinacionit se ku të përmirësohet, në Shqipëri duket se kjo nuk shihet kështu.

Gjithçka duket se ka qenë mirë deri në fillim të qershorit, ku vlerësimet kanë qenë të mira, por rritja e fluksit të turistëve në qershor dhe korrik ka vënë në epiqendër pikat e dobëta të këtyre dy destinacioneve, ku komentet negative janë të pakursyera.

Ajo që mbizotëron për këto destinacione është fjala “pis” që përshkruan situatën e mbetjeve, dhe rrëmujë që ka të bëjë me ndërtimet në proces brenda qytetit por edhe ndërtime pafund në formë private.

“Turizmi është në fillim dhe i ngjashëm me atë të 30 viteve më parë, infrastruktura është një shkatërrim total, varfëria është kudo kundrejt ndërtimeve/hoteleve të ndërtuara nga njerëzit e pasur me kontroll lokal.

Nuk ka tregje të mëdha apo më të mëdha çka i jep mundësinë mafias lokale të diktojë çmimet. Plazhet falas jashtë qytetit”, thuhet në vlerësimin e ANA.D nga Italia.

“Unë jam i zhgënjyer në tërësi në Sarandë. Ishte e mbushur me njerëz, e pistë dhe shumë e shtrenjtë. Më vjen keq që rezervova këtu, por jam lumtur që ishte vetëm 4 ditë nga 12 gjithsej”, shprehet LordSmithers T nga Stanfford në Britani.

“Unë kam qenë në çdo vend të Ballkanit dhe Shqipëria është më e keqja deri tani. Shkëputje që na kushtoi shtrenjtë.

Hotelet me çmime pothuajse si në Londër, ushqimi me cilësi shumë të dobët dhe pijet janë të shtrenjta. Rrugët janë të pista dhe të rrezikshme, me rreziqe gjatë udhëtimit kudo.

Rezervuam për të qëndruar një javë, por hoqëm dorë pas disa ditësh dhe u kthyem në qytetërim në Greqi”, shprehet një tjetër Britanik nën emrin JohnCooze05.

Komente si këto mund të gjesh pafund online, por qeveria në vend që të reflektojë dhe të përmirësojnë ato pika ku ka emergjencë, siç është menaxhimi më i mirë i mbetjeve, ujërave të ndotura dhe plazheve, duket se kanë vendosur që energjitë t’i shpenzojnë për kundëreagime në rrjete sociale.

Shqipëria po përjeton një nga vitet më të mirë turistikë, ku sipas shifrave janë 4.5 milionë të huaj që kanë vizituar vendin deri në fund të qershorit.

Këta të fundit janë ambasadorët realë që mund të ndikojnë për mirë apo për keq imazhin, në një profil turistik ende të brishtë Shqipërisë.

Ndaj në këto kushte kur sezoni ende ka një pjesë të mirë të tij para, “s’ka kohë për pushim”, dhe këtë slogan “institucionet” e njohin mirë.