E paz akontë në Korfuz/ Pasagjerët e autobusit në PANlK, shoferi lëshon timonin: Dilni jashtë se ju q* r*** (VIDEO)

Një grup turistësh, prej tyre edhe disa shqiptarë që po udhëtonin për në plazhin Barbati në Korfuz, janë përballur me një përvojë të frikshme gjatë udhëtimit me autobus. Sipas raportimeve pranë redaksisë se Joq, shoferi i autobusit filloi të mallkonte, të shante Zotin dhe të godiste veten, duke vënë në rrezik jetën e pasagjerëve. Pas reagimit të turistëve, shoferi i cili duket në gjendje të rënduar, i ka kërcënuar dhe i ka detyruar këta të fundit që të zbrisnin nga autobusi.

Mesazhi i qytetarit:

“Pershendetje JOQ, dua te raportoj skandalin qe ndodhi dje ne korfuz po shkonim ne plazhin barbat dhe kur po ktheheshim ishim me shume se 50 veta gjysma ishte ne kembe shoferi me shume mundesi eshte drogaxhi ai filloj duke uleritur qe ne fillim duke shar dhe duke mallkuar ne fillim nuk po merrim vesh cfare kishte dhe cpati te gjithe po qeshnim ne fillim por pastaj u be e fikshme sepse filloj duke leshuar timonin dhe duke i qelluar vetes me grushta

Ne jemi turista dhe me autobusa ne korfuz udhetojm por dje na u vonua dhe sme menduam gje por kur erdhi ishte plot dhe njerzit dolen te bardh si bora Nuk menduam gjo hypem dhe ishim me shume se 60 veta dhe fatorino na tha rrini ne kemb se ju vjen autobusi tjt pas nesh per 10 minuta shoferi e pa me inat fatorinon dhe I bertiti dhe doli jashte dhe erdhi duke uleritur brenda dhe ne filluam duke fol shqipe ky na pa mir dhe na tha malaka ne Nuk e kpt dhe qeshem kur ky filloj duke I dhen autobusit shume keq u fut ne kundra vajtje dhe nje fugon I tha je keq Nuk eshte rruga jote dhe ky filloj me kriza keq duke rrafur veten duke shar mallkuar zotin dhe duke i ren xhamit timonit i mori ato kthesat aq keq vec ulerima dhe buri nga mbrapa dhe i uleret nje anglez nga pas dhe ky na ndalon ne qyqet na zbriti aq shpejt dhe na ndaloj ne mes te rruges na uleriti dilin se ju qr dhe dolem te gjithe”

“YIIi i këtij viti”, gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë, e sugjeron si një ndër vendet që duhet vizituar patjetër

Shqipëria ka qenë edhe këtë vit një nga destinacionet e preferuara për t’u eksploruar, apo rivizituar, nga turistë nga e gjithë bota. Por po ashtu vendi jonë, bregdeti por dhe alpet janë zgjedhur edhe nga figura të njohura publike të shteteve të ndryshme të botës.

Një prej tyre është gazetari i njohur britanik Simon Calder, i cili gjatë një interviste për mediat atje, e veçoi Shqipërinë “si yllin e këtij viti”, dhe se duhej vizituar.

Këtë pjesë të intervistës së tij e ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook edhe kryeministri Rama, teksa shkruan ndër të tjera:
E çfarë vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni i verës po mbyllet, se sa nga Simon Calder, gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, i cili zbulimin e vendit tonë e ka nisur dekada më parë, me vizitat e para si reporter kurioz përpara viteve ‘90 në Shqipërinë e një tjetër kohe, ndërsa së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe si “yllin e këtij viti” në turizëm.

Athinë, babai për dh*non të das. hurën e mitur të djalit: Do të ndihmoj të riIidhesh, të kam si vajzën time

Rasti i përdhunimit të një të miture nga një 44-vjeçar në Colonos të Greqisë ka tronditur opinionin publik, shkruajnë mediat vendase.

Bëhet me dije se 16-vjeçarja prej disa muajsh ishte në një lidhje me djalin e 44-vjeçarit dhe i kishte thënë se e shihte si vajzën e tij. Kur vajza u nda me të riun, babai shfrytëzoi rastin për të zbatuar planin e tij.

Ai i tha vajzës se do ta ndihmonte të kthehej së bashku me djalin e tij, kështu që e çoi me makinën e tij në një vend të braktisur në Athinë ku e përdhunoi. Por makthi për vajzën nuk u ndal me kaq.

44-vjeçari filloi ta kërcënonte se do ta vriste atë dhe babain e saj, i cili ishte i vetmi që kishte gjallë pasi nëna i kishte vdekur.

Burri, i cili përveç djalit ka edhe një vajzë 11-vjeçare, mësohet me këto kërcënime e ka përdhunuar vazhdimisht 16 -vjeçaren, derisa ajo ka arritur të flasë me të atin.

16-vjeçarja fillimisht foli me një shoqe për atë që po kalonte dhe ishte ajo që e bindi se duhet t’i tregonte të atit të saj.

Babai i vajzës ka treguar se autori ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj, rreth dhjetë herë, në periudhën nga qershori 2024 deri më 19 gusht.

Autori, pas denoncimit të babait, është pikasur në orët e para të 22-23 gushtit duke kaluar me makinë jashtë shtëpisë së 16-vjeçares. Në ato ditë ai e telefononte vazhdimisht që të takoheshin sërish, megjithatë e mitura u përpoq ta shmangte.

Mësohet se 44-vjeçarit i është konfiskuar edhe celulari dhe makina me të cilën udhëtonte pasi ka lidhje me rastin, ndërsa në banesën e tij iu konfiskua një laptop. Të gjitha sendet e sekuestruara dhe provat e grumbulluara janë dërguar për analiza laboratorike.

SuImi i Izraelit ndaj Libanit, Jazexhi bën paraIajmërimin e fortë: Në rre. zik edhe Shqipëria, ja arsyeja

Olsi Jazexhi, profesor i historisë, i ftuar në një intervistë televizive, ka komentuar për rritjen e tensioneve pas sulmit izraelit ndaj Libanit.

Ai tha se Izraeli javët e fundit ka bërë disa provokime dhe ndodhet në gjendje emergjence pasi Libani ka nisur përgatitjet për kundërpërgjigje ndaj tij.

Sipas Jazenxhi, oponenti më i fuqishëm i Izraelit në këto momente lufte mbetet Hezbollahu, ndërsa theksoi se Irani aktualisht ndodhet në një krizë politike.

“Përshkallëzimi mes tyre është pjesë e luftës që ka nisur që në 7 tetor 2023 ndërmjet izraelit dhe boshtit islamik. Izraeli në këto javë të fundit ka bërë një sërë provokimesh duke goditur udhëheqës të rezistencës islamike dhe që nga vrasja e dy udhëheqësve boshti i rezistencës apo iranianët, libanezët kanë njoftuar se do të përgjigjen.

U bë disa javë që Izraeli është në gjende emergjence dhe sot në një njoftim lëvizja libaneze e Heznollahut ka treguar se ata kanë nisur sulmin e parë për hakmarrje për udhëheqësit e vrarë. Spiunazhi izraelit duket se e ka kuptuar këtë dhe kanë qenë izraelitët që kanë goditur të parët disa qindra baza të Hezbollahut në Liban dhe ky i fundit i është përgjigjur me sulme. Janë goditur një sërë bazash ushtarake izraelite dhe mendohet se nga to mund të jenë shkaktuar një numër i madh viktimash në radhët izraelite.

Oponenti më i fuqishëm i Izraelit është Hezbollahu që disponon dronë, raketa, tunele nëntokësore. Por deri në këto momente Irani se ka mbajtur premtimin e tij i cili pas vrasjes që Izraeli i bëri krehut të Hamasit premtoi një hakmarrje të ashpër, por deri tani kjo nuk ka ndodhur.”

Më tej ai shtoi se Izraeli është jo mes dy zjarresh, por duke bërë luftë në 7 fronte dhe sipas tij nëse do të kemi një përhapje të kësaj lufte do të rrezikonte dhe vendi ynë pasi strehon muhaxhedinët.

“Iranianët kanë dashur të japin një kundërpërgjigje masive ndaj izraelit, të njëjtën gjë ka dashur të bëjë dhe Hezbollahu por në këto momente kemi një krizë politike në Iran. Nëse ka zgjerim të hartës së luftës kemi një rrezik dhe Shqipëria me regjimin e Ramës e futën vendin në një luftë që nuk i takon shqiptarëve. Shqipëria në rrezik me strehimin e muhaxhedinëve, pasi nga Manza janë kryer dhe sulme terroriste ndaj Iranit.

Nuk mendoj se sulmet kibernetike bëjnë ndonjë gjë në këtë fazë ku jemi, mendoj se iranianët sikurse dhe është thënë se e kërcënuan në 2023 kryeministrin Rama se do të godasin kampin terrorist të muhaxhedinëve në Manzë dhe Irani e ka treguar se e ka këtë mundësi.”

Kishte mbërritur në Angli ilegalisht duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni, 33-vjeçari shqiptar bie në pranga

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Marin Hysa, i cili u kap në një “shtëpi bari” u arrestua në Britani.

Mësohet se i riu shqiptar kishte mbërritur në Angli ilegalisht, duke kaluar kufirin në pjesën e pasme të një kamioni.

Ai dhe plantacioni i kanabisit u zbuluar kur policia bastisi një pronë në Haybridge Avenue, në Hadley, operacion që mesa duket është zhvilluar më 18 korrik.

Hysa u arrestua dhe brenda shtëpisë policia zbuloi një rrjet që ishte shtrirë për përshtatjen e ambientit në mënyrë që të përdorej më pas për të mbjellë bimët narkotike, sicc ishte pajisja me drita speciale dhe pajisje hidroponike.

Dy dhoma në katin e sipërm “strehonin” përkatësisht 44 dhe 49 bimë të rritura, ndërsa në një dhomë tjetër u zbulua, 128 fidanë.

Ç mendet moti/ Reshje shiu dhe breshër, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat javën e ardhshme

Javën që vjen vendi ynë, pritet të jetë kryesisht në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditë.

Nga dita e hënë deri ditën e mërkurë në mesditë dhe pasdite, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkutra.

Ditën e enjte dhe të premte, reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.

Në lindje dhe juglindje lokalisht reshjet e shiut, fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sa i përket fushës termike, pritet të kemi një rënie graduale të temperaturave deri ditën e enjte, ndërsa ditën e premte pritet të kemi përsëri një rritje të lehtë të temperaturave në vlerat e mesditës.

Era kryesisht do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpjetësi mesatare deri në 6-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Inzaghi ‘ngre në qiell’ pas ndeshjes Kristian Asllanin: Lojtar i rëndësishëm, na jep një “dorë” të mirë kur futet në..

Interi mori mbrëmjen e djeshme fitoren në këtë sezon të ri. Kampionët në fuqi të Serisë A kanë mposhtur Leçen me rezultatin 2-0.

Simone Inzagi ka folur para mediave, pas këtij suksesi, teksa i pyetur nëse do ta kishte aktivizuar Asllanin edhe në momentin kur ndeshja ishte ende 0-0, trajneri i Interit e ka pohuar menjëherë, duke u shprehur se mesfushori shqiptar është mjaft i rëndësishëm.

“Ne ishim të zhgënjyer nga barazimi në atë mënyrë kundër kundër Xhenoas. Donim që të ktheheshim përsëri te fitoret, por kisha parë shenja të shkëlqyera gjatë javës. A do të hynte Asllani në fushë përpara penalltisë? Sigurisht, Asllani është një lojtar i rëndësishëm, i cili do të na jepte një dorë të mirë”, ka deklaruar Simone Inzagi.

PIas ke q mes vajzave, Kozeta Kurti nuk pret disa ditë për replikë, ia kthen menjëhere Sara Gjordenit

Një debat virtual dhe i paparashikiar ai i Sara Gjirdenit dhe Kozeta Kurtit ku “mollë sherri” u bë Grida Duma.Pasi Sara ia ktheu Kozetës ironinë e disa ditëve më pare mbrëmë,menjëherë ka ardhur reagimi i gazetares e cila as këtë herë nuk e kursen ironinë.

Ajo ka postuar lajmin ku tregohet revolta e Sarës dhe shkruan:“Kete radhe, ju befte dita 2000 Sares, se prej saj, mora vemendien që prisja prej vitesh e nuk po e merrja dot!

Faleminderit ge ekziston Sara!

P.S. Tani, une edhe mund te them se fare isha duke berë, kur ti ke bëre Big Brother Vip, por nuk e mbaj dot edhe nj viralitet tjetër.
Jam e pamësuar me famën dhe kam frike se mos nuk e menaxhoj dot”

Rikthim me gol, sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës për herë të 9-të në kampionat (Video)

Xhakomo Vrioni është rikthyer me gol në elitën e futbollit amerikan, pas një dëmtimi që e mbajti jashtë për 5 ndeshje.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 0-5 që skuadra e tij Neë England Revolution arriti në transfertë ndaj Montreal.

Vrioni u hodh në fushë në minutën e 66-të, teksa në minutën e 79-të, arriti të tunde rrjetë duke ngritur shifrat në 0-4.

Shqiptari realizoi edhe një gol në minutën e 90+1, por u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Këtë sezon Vrioni po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Neë England Revolution ku në 21 ndeshje ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë një asist.

V αjza shqiptαre: I bΙeυa b.υrrit b rekë të kυqe, m’ka b. ërë αtë që nuk e im αgjinoni

Dhuratat e festave, jo gjithmonë janë pjesë e shijeve tona, ama në fund të fundit vlerësohet gjesti që dikush është kujtuar për ne. Ama nuk është ky rasti i një çifti nga Puka. Kjo është historia e rrëfyer. 

“Kam burrin më injorant dhe të pashpirtë që mban ky dhe! Ku më qëlloi mua për pjesë o Perëndi.

Përshëndetje lexues të Shkodrës, unë jam një 29-vjeçare pukjane. Thashë edhe unë si këto VIP-at që shohim në rrjete sociale të vishem me burrin me të kuqe për Krishtlindje.

E bleva të brendshme seksi për veten, se burri s’më ka blerë kurrë dhe për copën e mishit që kam në shtëpi.

Erdhi darka edhe para se të hanim kur nis e bën dush burri i çoj ndërresat dhe normal edhe brekë e kuqe.

Nisi duke bërtit që në banjë s’jam pederast unë, ty t’ka lajthit Facebooku, s’la gjë pa më thënë.

Edhe pse u mundova t’i shpjegoj se janë mbarësi nëse i veshim, se ne po duam të bëjmë dhe fëmijë, ai veç më shante.

Jo vetëm që nuk i veshi gjallë në botë, por s’më foli as gjatë ushqimit se në shtrat jo e jo.

Ja futi gjumit zotëria tërë turinj. Aq jam mërzit sa s’ka…s’di si të pajtohem me të se nuk kalohet dita e sotme kështu.

Ai vazhdon më mban turinj e mezi flet. Ciao e gëzuar të gjithëve!”, shkruan ajo.