V. αjza shqiρtare: I bΙeva b.υrrit br…kë të kυqe, m’ka b. ërë atë që nuk e imαgjiηoni

Dhuratat e festave, jo gjithmonë janë pjesë e shijeve tona, ama në fund të fundit vlerësohet gjesti që dikush është kujtuar për ne. Ama nuk është ky rasti i një çifti nga Puka. Kjo është historia e rrëfyer.

 “Kam burrin më injorant dhe të pashpirtë që mban ky dhe! Ku më qëlloi mua për pjesë o Perëndi. Përshëndetje lexues të Shkodrës, unë jam një 29-vjeçare pukjane.

Thashë edhe unë si këto VIP-at që shohim në rrjete sociale të vishem me burrin me të kuqe për Krishtlindje.

E bleva të brendshme seksi për veten, se burri s’më ka blerë kurrë dhe për copën e mishit që kam në shtëpi.

Erdhi darka edhe para se të hanim kur nis e bën dush burri i çoj ndërresat dhe normal edhe brekë e kuqe.

Nisi duke bërtit që në banjë s’jam pederast unë, ty t’ka lajthit Facebooku, s’la gjë pa më thënë.

Edhe pse u mundova t’i shpjegoj se janë mbarësi nëse i veshim, se ne po duam të bëjmë dhe fëmijë, ai veç më shante.

Jo vetëm që nuk i veshi gjallë në botë, por s’më foli as gjatë ushqimit se në shtrat jo e jo. Ja futi gjumit zotëria tërë turinj.

Aq jam mërzit sa s’ka…s’di si të pajtohem me të se nuk kalohet dita e sotme kështu.

Ai vazhdon më mban turinj e mezi flet. Ciao e gëzuar të gjithëve!”, shkruan ajo.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 12 Korrik 2024

Dashi

Po përballeni me një rrugëtim të vështirë por të mbushur me eksperienca dhe mundësi të pafundme. Jini luftarakë dhe mos u dorëzoni përpara kundërshtarëve! Intuita do ju ndihmojë.

Demi 

Kjo ditë është mjaft e favorshme për të ngadalësuar ritmet frenetike dhe për të shijuar më shumë momentin, sidomos në dashuri dhe në familje, ku së fundmi jeni ndjerë të lënë pas dore. Kjo e premte favorizon takimet dhe dashurinë.

Binjakët

Keni marrë përsipër një rol me shumë përgjegjësi dhe kjo gjë do ju lejojë që të siguroni më shumë autoritet. Megjithatë do të jeni shumë të përqendruar, për shkak se të papriturat janë në qoshe. Kjo e premte parashikon përballje të rëndësishme me familjen ose partnerin/en.

Gaforrja

Duhet të merrni vendime të rëndësishme për karrierën tuaj aktuale. Ka disa ndryshime, të cilat ju kanë futur në krizë, por gjithçka për shkak se ndryshimi ju tremb. Jini më kurajoz dhe hidhuni në lojë, duke mos lënë pas dore ambiciet tuaja.

Luani

Kjo e premte do të jetë mjaft e ngjeshur dhe stresuese, por gjithsesi mos u vini nën presion, sidomos sa i takon çështjeve të biznesit. Në dashuri parashikohet të ketë momente tensioni, të cilat do të zgjidhen pa shumë mundim. Por duhet të jeni ju që të hidhni ju hapin e parë.

Virgjëresha

Merrni një moment pushimi, për të dalë nga rutina frenetike. Ka disa keqkuptime, ankth dhe tensione të cilat rrezikojnë që t’iu vendosin në vështirësi sidomos në vendin e punës. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohet një ditë pasionante.

Peshorja

Do të jeni të frymëzuar nga një situatë e përditshme e cila do ju lejojë që të arrini diçka më shumë lidhur me një projekt të rëndësishëm. Në raportet familjare mos u tregoni të largët, por shfaqini ndjenjat tuaja.

Akrepi

Kjo e premte ju fton që të jeni më pak provokues dhe ngacmues, sidomos në dashuri. Provokimi i partnerit/es tuaj, mund të jetë një strategji aspak e frytshme. Dita mundëson kurorëzimin e një çështje me shumë rëndësi.

Shigjetari

Dita do të jetë mjaft interesante për të kaluar çdo keqkuptim me të cilin jeni përballur së fundmi dhe që nuk ju ka lejuar të jeni të qetë. Harmonia dhe bashkëpunimi që keni krijuar do të forcojë një lidhje sentimentale, shkruan noa.al. Këshillohet që të jeni më të matur lidhur me shpenzimet.

Bricjapi

Parashikohen zhvillime vendimtare lidhur me raportet ndërpersonale. Do të rivlerësoni totalisht pritshmëritë tuaja, të cilat do të favorizojnë ndryshimet. Do të ketë zhvillime interesante për të gjithë ata që janë në kërkim të pikave të reja të referimit. Mjaft të favorizuara janë historitë e nisura prej kohësh, megjithatë duhet të jeni më të kujdesshëm me mënyrën se si shpreheni.

Ujori

Mos u përfshini nga shqetësimet e të tjerëve, pasi në të kundërt rrezikoni vetëm që të humbni kohë dhe energji. Horoskopi i kësaj dite ju fton që të jeni më të qartë dhe të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet.

Peshqit

Mos u kushtëzoni nga kritikat apo të papriturat me të cilat do të përballeni në rrugën tuaj. Duhet të jeni të vëmendshëm në realizimin e një projekti të ri, pasi ka ardhur momenti të cilin e prisnit prej kohësh. Në dashuri do të jetoni momente stabiliteti.

Gomari shkakton aksident në aksin Lushnje-Fier, përfshihen 4 automjete

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë. Në aksident janë përfshirë 4 automjete që lëviznin me drejtim Lushnje-Fier.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një gomar.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e aksidentit

Nuk raportohet për persona të plagosur.

Nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Me kapuça në kokë, ja kush janë protestuesit që hodhën molotov tek Kryeministria (FOTO)

Protesta e opozitës ka pasur edhe një moment përshkallëzimi kur në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur koktejle të molotovit.

Sulmet në drejtim të godinës së Kryeministrisë filluan me nisjen e fjalimit të mbajtur nga Sali Berisha, nga banesa ku ai ndodhet në arrest shtëpie.

“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar” ishte kjo thirrja që po bëhet nga policia me altoparlantë. 

Ndërkohë, në disa foto të siguruara nga Vox News duken protestuesit që hodhën bomba molotovi drejt Kryeministrisë. Ata janë maskuar me kapuça në kokë për të mos u identifikuar nga policia.

Meta sulmon sërish kreun e SPAK-ut dhe fton kosovarët për të rrëzuar Edi Ramën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij në protestën e opozitës te Kryeministria, sulmoi sërish kreun e SPAK-ut si dhe ftoi qytetarët e Kosovës për të rrëzuar Edi Ramën.

“Turp për të gjithë ata këshilltarë opozitarë që nuk janë në protestë te bashkia se kanë frikë SPAK-un. Më keni dëgjuar kur them regjimi i Dum Dumanit.

Ky (Edi Rama) e ka bazuar pushtetin e tij kriminal te Dum Dumanët, të cilët thonë afërmendsh që gjykatat do të vendosin atë që kërkon prokuroria. Duhet të mblidhemi të gjithë, t’i vëmë vizën një herë e përgjithmonë këtij regjimi që po zhbën identitetin tonë kombëtar dhe kulturor.

Që kur u çlirua Kosova, armiqtë tanë ndoqën një politikë shumë të mençur dhe ne nuk arritëm të kuptonim strategjinë. U përpoqën ta marrin kalanë nga brenda me Kalin e Trojës. Ai është armiku më i madh i Kosovës, nuk ia ka bërë asnjë Kosovës atë dëm të madh që i ka bërë Rama. Të bashkohemi me Kosovën për të shporrur armikun më të egër të Kosovës, që quhet Edi Rama. Të gjithë duhet të dimë që Rama lobohet në Bruksel e Uashington nga armiqtë e Kosovës, për t’i ngulur thika Kosovës.

Mos harroni se çfarë tha Rama në Kuvendin e Kosovës, tha se shikonte Shqipërinë e Kosovën me President të përbashkët. Ai donte të thonte atëherë që mos ta njihnin Kosovën, pasi në fund shtetet tona do të bashkoheshin. Kosova nuk ka asnjë njohje që kur është bërë Rama kryeministër, ka vetëm çnjohje. Është në shërbim të Serbisë”, tha Meta që sakaq sulmoi edhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin.

“Dum Dumani është 4 vjet me vonesë që nuk ka arrestuar Edi Ramën, që ka firmosur 17 vendime qeveria, ndërkohë që ka pasur ministra që i kanë kundërshtuar këto vendime. Filloi hetimi me 5D, por këtu i gjithë shteti është 5D. Erjon Veliaj është 4 vite me vonesë për në burg. Ka vjedhur kompetencat e Këshillit Bashkiak për të futur në borxh të gjithë Tiranën për një incenerator që nuk ekziston”, tha Meta.

E rrallë në Lezhë! Nëna lind beben e saj në ambulancë… “Një histori e bukur që nis me gëzimin e asaj dite”

Një histori e bukur dhe e veçantë ka ndodhur në Lezhë, aty ku një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj në ambulancë.

Lajmi u nda nga Urdhri i Infermierëve të qarkut, ku shkruajnë se lindja në kushte jo normale u realizua nga mamitë e Maternitetit “Zef Zefaj”.

Siç edhe ata njoftojnë nëna dhe bebi gëzon shëndet të plotë, ndërsa kanë ndarë një foto pak pasi fëmija erdhi në jetë.

“Një histori e bukur që nis me gëzimin e asaj dite. Dhe ndërsa temperaturat e larta pushtojnë vendin, një nënë e re niset drejt Shkodrës për të lindur. Por ja që koha nuk pret për ta realizuar në kushtet normale të një Spitali.

Janë profesionistet mami te Maternitetit “Zef Zefaj” Lezhë, të cilat e realizuan këtë lindje në ambulancën që transportonte këtë nënë.

Gjithçka kaloi normalisht në kushte jo normale, falë kujdesit shëndetësor dhe profesionalizmit. Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë dhe falenderimi shkon përtej përulësisë për këto profesioniste që gëzuan zemrën e Shërbimit shëndetësor dhe mbarë komunitetit!

Duart e arta që na dhurojnë jetë, faleminderit! “, shkruhet në postim.

PD e Himarës nxjerr zbuluar marrëveshjen Berisha-Dule: Nuk na pyeti askush për kandidaturën e Petro Gjikurias

Dega e Partisë Demokratike në Himarë duket se është injoruar tërësisht nga vendimmarrja për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për zgjedhjet që do të zhvillohen më 4 gusht.

Afrovita Dhimojani, kryetarja e degës së PD-së në Himarë, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se si drejtuese e PD në Himarë, u informua si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimmarrje politike. Ndërsa thekson se dega e PD-së nuk është as informuar dhe as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por është vendosur para faktit publik, duke nxjerrë zbuluar në këtë mënyrë se emri i Petro Gjikurias si kandidat i opozitës ka qenë një marrëveshje personale e Sali Berishës me Vangjel Dulen,

“Të dashur Himariot dhe Himariote!

Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit.

Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimmarrje politike.

Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik.

Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se nje viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj.

Konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që u mohua më Datën 14 Maj!

Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht.

Himara meriton vërtetësi!”, shkruan Afrovita Dhimojani, kryetare e Partisë Demokratike Dega Himarë.

Korridori 8 ‘nënshkruhet’ si rrugë e NATO-s dhe e BE-së: Shqipëria, Italia, Bullgaria e MV nënshkruajnë dokumentin

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për Sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit VIII pan-Evropian, me homologët e tij të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përmes këtij dokumenti, shtetet angazhohen të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar maksimumin e fleksibilitetit të lëvizshmërinë ushtarake në territoret e tyre në mbështetje të implementimit të agjendës së NATO-s për shkurajimin dhe mbrojtjen në zonën euroatlantike.

Një angazhim i tillë do të shërbejë jo vetëm për misionet NATO, por edhe ato në kuadër të Bashkimit Evropian. Në thelb ky dokument i firmosur u jep mundësi trupave ushtarake NATO-s të zhvendosen shpejt dhe lirshëm nga deti Adriatik në Detin e Zi si dhe të depërtojnë në thellësi të Ballkanit, nëse do të jetë e nevojshme.

Ideja për të patur një dokument të tillë, i cili do të garantojë lëvizshmërinë përgjatë vendeve që preken nga Korridori VIII pan-Evropian është propozuar nga Shqipëria, e cila drejtoi të gjithë procesin e negocimit dhe koordinimit. Italia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, përgjatë të gjithë procesit ndërvepruan dhe u angazhuan për ta finalizuar këtë nismë gjatë punimeve të Samitit të Uashingtonit.

Nënshkrimi i Letrës së Qëllimit vjen në mbështetje të vizionit që Shqipëria ka për Korridorin VIII si edhe të master-projektit për ndërtimin e Bazës Detare NATO në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi.

Korridori VIII është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave dhe pasagjerëve midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Ai nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Elbasanit, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.

Lajm i mirë për Gjasulën, vuloset e ardhmja e mesfushorit shqiptar

Klaus Gjasula rinovoi kontratën me skuadrën e futbollit të kategorisë së dytë SV Darmstadt 98. Mbrojtësi 34-vjeçar shqiptar, i cili shënoi një gol në Euro 2024, luan për “zambakët” që nga viti 2021 dhe është paraqitur në 63 ndeshje. Klubi nuk bëri asnjë koment në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës së re.

“Klaus është një lojtar profesionist me të cilin ne kënaqemi shumë duke punuar dhe që është i rëndësishëm për skuadrën. Ai i ndihmon lojtarët më të rinj në integrim dhe zhvillim. Rëndësia e tij për një ekip ishte evidente edhe në EURO me Shqipërinë,” tha trajneri i Darmstadt, Torsten Lieberknecht.

Prosperiteti i vazhdueshëm i Klaus Gjasulës në futboll e shtyu atë të zgjasë marrëveshjen e tij me klubin gjerman SV Darmstadt 98, në Bundesligën e Dytë. Performanca e tij mbresëlënëse në EURO për Shqipërinë, duke përfshirë edhe shënimin e një goli në Gjermani, shfaqi aftësitë e tij në një skenë globale.

Pavarësisht se është 34 vjeç, Gjasula e ka treguar vlerën e tij në Hesse, pasi ka marrë pjesë në 63 ndeshje për Darmstadt 98 që nga ardhja e tij në vitin 2021.

Vin Diesel shqiptar? Rita Ora habit me deklaratën: Ai më ka treguar për ILIRËT sepse… (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zbuluar një detaj interesant teksa ishte duke folur në një “podcast” në SHBA.

Ajo ka thënë se di pak për historinë e shqiptarëve, veçanërisht të ilirëve, dhe çuditërisht, këto histori ia ka rrëfyer aktori i famshëm amerikan Vin Diesel.

“Di një histori ilire, sepse ashtu nisi në Europën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht. Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje, rrëfenjë të trashëguar”, u shpreh ajo.

Është interesant fakti se përse Vin Diesel është interesuar për historinë e Ilirëve.

Vin Diesel ka deklaruar se ai është “me etni të paqartë”. Nëna e tij ka rrënjë skoceze. Ai kurrë nuk e ka takuar babanë e tij biologjik dhe ka thënë se “gjithçka që di nga nëna ime është se kam lidhje me shumë kultura të ndryshme”.