A tradhtojnë futbollistët? Dedektivja zbulon rastin e veҫantë

Mbrëmjen e djeshme, detektivja Shkënda Lili, ishte e ftuar në “Top Arena”, ku u pyet për rastet e tradhtisë tek futbollistët.

Ajo tha se rastet janë të rralla, por zbuloi një rast të cilin ajo e ka investiguar.

Pa përmendur emra, detektivja zbuloi se ka qenë e dashura e një futbollisti, ajo që ka kërkuar këtë të fundit ta hetojë.

Alesia Bami: Futbollistët janë trajtuar tek ty për ndonjë tradhti të mundshme?

Dedektivja: “Në fakt nuk janë të shpeshta këto rastet tek unë. Mbaj mend një rast, ku ishte e dashura, jo gruaja, ajo që kërkonte të investigonte futbollistin.

Nuk është një futbollist me emër, është shqiptar. Nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar. Këtë herë nuk ka luajtur me kombëtaren, ka qenë në stol”.

Tragjike, 19-vjeçarja humb jetën pasi suImohet nga ariu

Një 19-vjeçare e identifikuar si Maria Diana ne Rumani, humbi jetën tragjikisht, pasi u sulmua nga ariu. E reja kishte shkuar për një shëtitje në mal me partnerin e saj bëjnë me dije mediet e huaja.

Mësohet se 19-vjeçarja, ka telefonuar autoritetet kur ariu i kapi këmbën dhe e tërhoqi zvarrë në një shkëmb 200 metra.

“Ajo ishte e tmerruar. Mund të dallohej nga tensioni në zërin e saj. Ajo po bërtiste ‘ariu po më afrohet gjithnjë e më shumë”, tha shefi i shpëtimit Dan Banu.

“Gjithçka ndodhi drejtpërdrejt. Partneri i saj na tha se ariu e kishte kapur vajzën nga këmba dhe në një moment e humbi nga sytë”, ka përfunduar Banu duke përshkruar momentet tragjike.

Kur shpëtuesit, të cilët më në fund vranë ariun sepse u përpoq t’i sulmonte edhe ata, iu afruan trupit të 19-vjeçares, kafsha e madhe rrethoi trupin e pajetë të vajzës.

Sipas partnerit të 19-vjeçares , të dy ishin nisur drejt Spumoasa Falls kur u shfaq ariu.

“Nuk e prisnim këtë. U përpoqa të trembja arushin, por ndodhi kjo ngjarje tragjike. Do të doja të isha në vendin e saj”, tha ai për një kanal rumun.

Vihet re se Rumania është shtëpia e popullsisë më të madhe të arinjve të murrmë jashtë Rusisë, me numrin e tyre të vlerësuar në 8,000.

Oferta marramëndëse e PSG-së për Yamal merr ‘jo’ e Barcelonës për tri arsye

As që bëhet fjalë. Kështu iu përgjigj Barcelona interesimit të PSG për blerjen e “fëmijës” mrekullibërës Lamine Yamal, i cili po shkëlqen me Spanjën në Kampionatin Europian.

Sipas informacioneve të publikuara nga EFE, klubi francez ka ofruar 250 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin 16-vjeçar, i cili do të mbushë 17 vjeç më 13 korrik.

Një ofertë e dorëzuar në selinë e Barcelonës para fillimit të “Euro 2024”, e cila iu kthye menjëherë dërguesit nga menaxheri i katalanasve, Deco, për tri arsye, mbi të gjitha.

Së pari, forca e drejtuesve Blaugrana qëndron pikërisht në kontratën e lidhur me xhevahirin sulmues deri në vitin 2026 dhe klauzolën aktuale të përfundimit prej rreth 1 miliard euro.

Së dyti, lojtari nga Esplugues de Llobregat shihet nga bordi i drejtorëve të klubit katalanas si një nga simbolet e së ardhmes së Barcelonës.

Së treti ai përfaqëson AND blaugrana. Yamal u rrit me ekipet e të rinjve të Barcelonës, ndërsa u thirr në ekipin e parë falë ish-trajnerit Xavi Hernandez. Kontrata e Yamal do të zgjatet edhe për dy sezone të tjera, kur ai të mbushë 18 vjeç.

Arrestohen tre shqiptarë në Angli!

Dy shtetas shqiptarë në arrati, të kërkuar nga drejtësia italiane dhe një tjetër i kërkuar nga drejtësia shqiptare, janë prangosur në Angli.

Top Channel duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër sjell emrat e tre shqiptarëve dhe për çfarë ata akuzohen.

Edmond Arra 34 vjeç, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar është arrestuar në banesën e tij në rrugën Jasmine Grove, në Londër.

Drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim për akuzat e zjarr vënies, dëmtime kriminale, mbajtje arme pa leje, grabitje, dhe goditje personi.

Besnik Zekthi 42 vjeç, është një emri i shqiptarit tjetër arrestuar në Angli si kërkuar i drejtësisë italiane. Ai akuzohet si pjesë e një grupi të organizuar kriminal i përfshirë në trafikun e drogës.

Dorjan Meshi 36 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga zyra e Interpol Tiranës. Ai akuzohet se më 14/02/2020 në aeroportin Nënë Tereza kishte me vete një dokument ID ceke me numër 20692030 në emrin e Daniel Pelcek, për të cilën kishte dijeni se ishte e falsifikuar. Sikurse bëri tentativë ta përdorte e të krijonte përshtypjes se ishte një dokument i vërtetë e të pranohej më pas.

Disa ditë më parë gazeta “Daily Mail” i kushtoi një artikull të gjatë shqiptarëve, të cilët janë të kërkuar në Europë apo Shqipëri dhe zgjedhin Britaninë e Madhe si vend-fshehje. Në artikull hidhej paralelizmi me “Costa del Sol” në Spanjë.

“Nëse prej shumë vitesh Costa del Sol është përdorur nga kriminelët britanikë të kërkuar nga drejtësia e vendit të tyre, tashmë Britania e Madhe është duke u përdorur si vend fshehje nga shqiptarët me llogari të hapura me drejtësisë shqiptare apo ato europiane”– thotë Daily Mail.

Sipas të dhënave publikuar në këtë artikull zbulohet se në periudhën Janar-Korrik 2024 janë arrestuar me qëllim ekstradimi 30 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkuar në Angli për tu fshehur.

Sakrificat e çmendura për bukuri të Kim Kardashian:”Kam injektuar s*ermë saImoni në fytyrë”

Gjithçka për bukurinë e përjetshme dhe kush më mirë se motrat Kardashian e dëshmojnë të cilat janë gati të provojnë çdo metodë për të patur një lëkurë të shëndetshme me shkëlqim.

Së fundmi, ylli 43-vjeçar i serialit “The Kardashians” foli për një trend të ri të fytyrës që provoi.

“Kam injektuar spermë salmoni në fytyrën time,”- i tha Kim-mamasë së saj, Kris Jenner në episodin e kësaj jave të “The Kardashians”.Në një intervistë të dhënë në vitin 2022 me “New York Times”, Kim foli për gatishmërinë e saj për të provuar çdo gjë për të përmirësuar pamjen e saj.

“Do të provoja çdo gjë. Nëse do të më thoshit se duhet të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, do e bëja,”-thoshte ajo në atë kohë.

Shita makinën për të paguar 4 ditë shezlonin në Jalë, Robert Berisha ironi për çmimet në jug?

Përmes një postimi në rrjete sociale, moderatori Robert Berisha, ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë.

Mirëpo siç duket, moderatorit nuk i kanë pëlqyer çmimet “e hidhura” të jugut dhe në formë shakaje kërkon ndihmë prej ndjekësve të tij.

Artisti thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug.

“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”, tha ai.

Lezhiαnja: “Shkoj me sh. efin te h. oteΙi afër ρυnës

Une tani jam 24 vjeçe dhe prej tre muajsh kam nisur një lidhje intime dhe të fshehtë me menaxherin tim. 

Unë punoj në një hotel dhe jam recepsioniste ndërsa ai menaxheri dhe është shumë i bukur por i martuar e me fëmijë.

Të punuarit në një ambient na bën që të kalojmë më tepër kohë bashkë, dhe thuajse çdo ditë rr e zikojmë shumë pasi bëjmë s e ks në dhomat e hotelit.

Nëse shefi im e merr vesh këtë gjë, atëherë ai na heq nga puna të dyve dhe kjo nuk duhet të ndodhë pasi të dy ne kemi nevojë për atë vend pune për të fituar para.

Pas kaq muajsh unë kam nisur të kem ndjenja për të por ai është i martuar dhe nuk do të ketë diçka serioze me mua.

A po më shfrytëzon ai vetëm për s e ks?!”

E rëndë në Kukës/ 40-vjeçari vret me mjete prerëse 24-vjeçarin dhe plagos dy të tjerë, mes tyre vëllain e viktimës! Ç’ndodhi në lokal

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme (11 korrik) rreth orës rreth orës 17:00 në fshatin Breg-Lumë në Kukës, ku një 24-vjeçar është vrarë me mjete prerëse.

Mësohet se një 40-vjeçar ka goditur me mjete prerëse 3 persona në një lokal për motive të dobta.

Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital 24-vjeçari me iniciale A. P., ndërsa të plagosur janë i vëllai i viktimës, 32-vjeçari me iniciale V. P., dhe 45-vjeçari me iniciale Sh. K..

Dy të plagosurit me mjete prerëse vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori i krimit, 40-vjeçari me iniciale S. S., është arratisur pas krimit dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.

Ndërkohë në pranga kanë rënë 5 persona, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme:

Të arrestuarit janë:

-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë:

Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.

Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:

-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Ajka sot 6-vjeç, Bes Kallaku: Nuk të premtoj dot gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje!

Sot Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt feston, 6-vjetorin.

Në këtë ditë të veçantë, aktori i humorit, i ka dedikuar fjalët më të ëmbla të bijës.

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat.

Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem.

Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes”, shkruan aktori.

G. rυaja nga Maliqi: E kam tr.αdhtυar ΒURRlN tim dhe jam kreηare

Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga Maliqi. Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time.

Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im. Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij.

Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bashkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë.

Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë,

por unë nuk isha shumë e entuziazmuar prej kësaj fejese, e kisha marrë më tepër si diçka që duhej ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për t’u martuar.

Të paktën kështu e mendonin prindërit dhe fisi im, sepse unë as që e kisha ndërmend të martohesha.

Djali ishte simpatik e tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente, edhe pse në mendjen time nuk ishte e rëndësishme që ai të ishte patjetër i bukur,

por ime më, më thoshte gjithmonë që burri duhet të ketë patjetër autoritet dhe të jetë i pashëm, që të ketë lezet kur të hyjë në derë…