Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 18 Qershor 2024

Dashi

Kjo është një ditë e rëndësishme për tu përkushtuar më shumë në vendin e punës dhe për të pretenduar më shumë. Do t’iu rikthehet intuita dhe kurioziteti, ndaj nuk përjashtohen bashkëpunime të reja interesante. Në dashuri, sugjerohet të mos keni frikë të shfaqni emocionet dhe ndjenjat tuaja.

Demi

Mundohuni të mos përfshiheni në diskutime dhe debate që nuk ju interesojnë, pasi momentalisht nuk do të keni durimin për të menaxhuar çështje të padëshiruara. Duhet të jeni të gatshëm të vini në provë dashurinë, por mundohuni të mos tregoheni shumë të nxituar dhe impulsiv.

Binjakët

Do të jeni të fokusuar mirë në prioritetet tuaja, pasi në këtë moment nuk mund ti lejoni vetes që të shpenzoni energji dhe kohë pas personave dhe projekteve që nuk ju stimulojnë që të tregoni më mirë kapacitetin tuaj. Mundësi të mira paraqiten edhe për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.

Gaforrja

Në momentin që ndiheni konfuz dhe të pavendosur shpesh prireni të mbylleni brenda një guaske ku nuk lejoni askënd të depërtojë. Mundohuni që të mos izoloheni shumë, pasi një ballafaqim me një person që e keni përzemër, do ju lejojë që të ndryshoni këndvështrim lidhur me çështje të së kaluarës tuaj.

Luani

Gjatë kësaj të marte duhet të lini mënjanë të gjitha shqetësimet e javëve të fundit, të cilat ju kanë tensionuar. Këshillohet që të vlerësoni më mirë kohën dedikuar dashurisë, familjes dhe miqve.

Virgjëresha

Ky është momenti më i mirë për të mbyllur të gjitha raportet me persona negativ dhe që ju kanë tensionuar. Jeni në prag të nisjes së një rrugëtimi interesant i cili do ju japë mundësi që të ripërkufizoni projektet tuaja dhe të zbuloni veten nga pikëpamja emocionale.

Peshorja

Ky është një moment i rëndësishëm për të rimarrë në dorë jetën tuaj dhe për tu për tu përfshirë në çështjet e biznesit. Ndërkohë takime stimuluese do të rindezin pasionin.

Akrepi

Ky është momenti ideal për të marrë rezultate të mëdha të cilat do ju lejojnë që të besoni sërish në veten tuaj. Fati do të jetë në anën tuaj dhe mundësitë e shumta nuk do të mungojnë.

Shigjetari

Mos u druani të merrni vendime pa u kushtëzuar në vendin e punës, pasi strategjitë tuaja të reja, ndonëse mund të jenë të pazakonta dhe unike do ju lejojnë që të merrni rezultate të mëdha. Në dashuri ka disa çështje të cilat duhen riparë bashkë me partnerin/en. Nëse nuk jeni të sigurtë në ndjenjat tuaja, qartësohuni me veten para se të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm.

Bricjapi

Mbrëmja do të jetë mjaft intriguese për të bërë njohje të reja dhe për të zgjeruar rrethin tuaj miqësor. I keni lënë shumë pas dore, ndaj ka ardhur momenti për kompensim dhe argëtim. Mundohuni vetëm që të mos lini pas dore projektet tuaja më të rëndësishme.

Ujori

Parashikohet një ditë e cila ju fton që të mendoni më shumë për veten tuaj, sidomos nëse gjatë muajve të fundit keni dhënë shumë pa pretenduar asnjë në këmbim. Do të jeni shumë emotiv dhe kjo e martë do të ushqejë tensione në dashuri, të cilat mund të jenë të rrezikshme për stabilitetin në çift.

Peshqit

Në vendin e punës duhet të jeni shumë të kujdesshëm, pasi së fundmi jeni ndjerë të venë në provë dhe nuk përjashtohet mundësia që dikush të dojë t’iu pengojë. Mos merrni përsipër rreziqe të mëdha dhe tregohuni gjithnjë e më shumë autoritar dhe të sigurtë në veten tuaja për të shmangur tensione të kota. Në dashuri parashikohet të bëni paqe me partnerin/en tuaj.

Djali i Vuçiç ‘tërhiqet zvarrë’ nga truprojat e tij teksa përpiqet të bashkohet me huliganët

Djali i Presidentit të Serbisë dyshohet se u përpoq të bashkohej në një përleshje të huliganëve serbë me tifozët anglezë përpara ndeshjes së mbrëmshme, përpara se të tërhiqej zvarrë nga rojet, sipas raportimeve.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë një burrë, për të cilin mediat gjermane dhe kroate kanë thënë se është Danilo Vucic, por identiteti i të cilit nuk është konfirmuar, tenton të përfshihet në një konfrontim jashtë një restoranti në qytetin gjerman të Gelsenkirchen.

Raportet e pakonfirmuara nga T-Online dhe media të tjera pretendojnë gjithashtu se djali i Aleksandër Vuçiçit të mbahej nga anëtarët e fshehtë të Cobra – një njësi elitare e forcave speciale përgjegjëse për mbrojtjen e tij. Pamjet dramatikeqë kanë qarkulluar në internet, tregojnë 26-vjeçarin –në një tentativë për t’u çliruar nga tre rojet ndërsa ai përpiqet të marrë pjesë në përleshjen e dhunshme të së dielës pasdite.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Skenat kaotike tregojnë shishe, karrige dhe tavolina të hedhura dhe persona të shkelmuar dhe rrahur, duke lënë tifozët të mbuluar me gjak dhe të plagosur.
Pavarësisht raporteve se Vuçiç ishte njeriu në videon që qarkullonte nëpër mediat evropiane, nuk ka pasur asnjë fjalë nga autoritetet serbe për pretendimet dhe identiteti i Vuçiçit nuk është konfirmuar.

Në vitin 2018, djali i presidentit u fotografua në tribunat e një ndeshje futbolli në Rusi rreth anëtarëve të bandës Janjicari – të kryesuar nga huligani famëkeq i futbollit dhe trafikanti i dyshuar i kokainës i quajtur Veljko Belivuk.

Babai i tij më parë pretendoi se djali i tij ishte vënë në shënjestër të padrejtë nga media për shkak të fotove dhe këmbënguli se ai ishte një ‘djalosh i ndershëm dhe i denjë’.

Pas përplasjes së djeshme, autoritetet zbuluan sot se shtatë serbë dhe një shtetas anglez u ndaluan përkohësisht, sikundër iu ndalua të merrnin pjesë në ndeshjen e Grupit C, e cili përfundoi me fitoren 1-0 për Anglinë.

“Ishte një sherr mes tifozëve anglezë dhe serbë, të cilët u ndanë nga policia”, tha një zëdhënës lidhur me aktet e dhunshme të një dite më parë.
“Masat e mëtejshme janë duke u zhvilluar dhe sfondi aktualisht është duke u sqaruar”, shtuan ata.

Temperaturat deri 43 gradë/ Kardiologu këshillon shqiptarët: Bëni kujdes me pijet…

Mjeku kardiolog Elton Qeli tha se me ardhjen e të nxehtit, njerëzit duhet të bëjnë më shumë kujdes me ushqimet që konsumojnë.

Ai tha se duhet përdorur sa më pak alkooli dhe pijet me sheqer, ndërsa këshilloi konsumimin e vakteve me fruta dhe perime të stinës si dhe konsum të bollshëm të ujit.

“Subjektet që mund të kenë ndikim nga temperaturat e larta jo gjithmonë mund të kenë simptoma të mirëfillta që mund të lidhen me temperaturat e larta. Ndonjëherë mund të kenë djersitje më të shtuar, dhimbje koke, marrje mendsh, ndjesi vilanie e ndonjëherë mund të kenë gjendje të fikëti. Shkalla e simptomave është shumë relative në varësi të vetë personit”,-tha kardiologu.

Ai dha disa këshilla edhe për sa i takon ushqimeve që konsumojmë.

“Duhet të ushqehen në mënyrë të rregullt, sipas vakteve normale, duhet të konsumojnë ujë, konsumi i frutave dhe perimeve të stinës është shumë i rëndësishëm pasi ato mbajnë në vetvete një sasi të ujit e cila është e rëndësishme ashtu sikurse uji i thjeshtë në rregullimin e balancave hidro-elektrolitike në organizëm, pra të ujit dhe të kripërave minerale. Është shumë i rëndësishëm mos abuzimi në aspektin që të mos jenë vakte shumë të mbingarkuara por të ushqehen në mënyrë të rregullt. Është shumë e rëndësishme konsumi i lëngjeve dhe i ujit. Shumë njerëz prihen të konsumojnë edhe alkoolin dhe pijet me gaz, pijet me sheqer. Këto kanë efekte negative në shëndet”,-tha kardiologu per Euronews Albania.

U ‘kryqëzua’ nga tifozët, Elseid Hysaj hap rrjetet sociale! Mbrojtësi i Kombëtares: Kërkoj ndjesë, ishte gabim loje

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar në kanalet e komunikimit pasi u “kryqëzua” nga tifozët pas humbjes 2-1 që Shqipëria pësoi me Italinë në Grupin B të Euro 2024.

Goli i dytë i Barellas u shënua nga distanca, teksa Hysaj u kritikua për qëndrimin dhe uljen e kokës.

Në rrjet pati shumë kritika për të, aq sa 24 orët e fundit shkodrani mbylli edhe rrjetet sociale, që mesa duket i ka rihapur.

Reagimi i Hysaj:

Vala afrikane prek këtë javë Shqipërinë/ Temperaturat deri në 43 gradë celsius, SHMU paralajmëron qytetarët dhe zbulon cilat janë qytetet më të nxehta (Tabela)

Java e tretë e qershorit duket se do të sjellë verën e vërtetë. E gjithë Shqipëria gjatë kësaj jave do të përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius.

Sipas të dhënave të Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja klimatike e muajit qershor.

Kulmin e tyre temperaturat do ta shënojnë ditën e premte, me me vlerat maksimale që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius në qytetet Fier, Berat dhe Elbasan.

Ndërsa temperaturat më të ulëta pritet të jenë në Gjirokastër, Korçë, Peshkopi dhe Bajram Curri, në vlerat mimimale që do të variojnë nga 12 në 22 gradë celcius.

Kryeministrja Giorgia Meloni ia merr valles popullore në Samitin e G7(Video)

Kryeministrja Italisë, Giorgia Meloni, ka mbyllur me një kërcim mjaft special samitin e G7, i cili u mbaj në Puglia, Itali.

Në pamjet e postuara nga vetë kryeministrja në rrjetet sociale, ajo shihet duke kërceyer “pizzica” një kërcim tipik popullor pulian.

“Ishte një nder për Italinë të organizonte dhe të priste G7. Një sukses për të cilin dua të falënderoj pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj nisme të rëndësishme”, ka shkruar ajo krahas videos e cila u bë menjëherë virale.

VIDEO

S herr i dhϋnshëm në një market në Greqi/ RUSI dhe SHQIPTARI bëhen bashkë, ρΙagosin djemtë e pronarit!

Rreth orës 19:40 të 15 qershorit, Kisoev dhe Hysa, duke udhëtuar me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes 58 vjec dhe kanë sulmuar atë dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marwan Younes 34 dhe 32 vjeç për shkaqe ende të panjohura, duke i goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme.

Viktimat e mësipërme kanë tentuar të pengojnë sulmin e tyre, duke nisur një përleshje mes tyre.

Gjatë përleshjes, rusi Artur Kisiev, person me precedentë penalë, ka qëlluar dy 2 herë në drejtim të sirianëve me armë zjarri tip revolver, ku si pasojë është plagosur Hussein Younes në lartësinë e gjurit.

Pas të shtënave, autorët janë larguar për t’u vënë në pranga mbrëmjen e së dielës në një një zonë bujqësore në Platania.

Sirianët e plagosur mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës së parë.

Futbollisti mbiρeshë i Hungarisë, bυjë e madhe në rrjetet sociale

Hungaria pësoi disfatë 3-1 nga Zvicra, në ndeshjen e Europianit. Përtej rezultatit, ajo që bëri më shumë bujë, është një  futbollist mbipeshë i hungarezëve.

Sulmuesi Martin Adam u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 79-të, në vend të Milos Kerkez. 29-vjeçari, i cili luan për skuadrën koreano-jugore Ulsan HD, u përshkrua si “absoluti” nga tifozët.

Arkeologët grekë zbulojnë një ndërtesë misterioze 4000-vjeçare,  kërcënon të prishë një projekt të madh aeroporti

Një ndërtesë guri e madhe, e rrumbullakët, 4.000-vjeçare e zbuluar në majë të një kodre të Kretës po i huton arkeologët dhe kërcënon të prishë një projekt të madh aeroporti në ishullin turistik grek .

Ministria e Kulturës e Greqisë tha të martën se struktura është një “gjetje unike dhe jashtëzakonisht interesante” nga qytetërimi Minoan i Kretës, i famshëm për pallatet e tij luksoze, artin madhështor dhe sistemin enigmatik të shkrimit. E ngjashme me një rrotë të madhe makine e parë nga lart, rrënojat e ndërtesës labirintike 1.800 metra katrorë dolën në dritë gjatë një gërmimi të fundit nga arkeologët.

Vendi ishte caktuar për një stacion radar për një aeroport të ri në ndërtim pranë qytetit të Kastelli. I vendosur të hapet në vitin 2027, ai parashikohet të zëvendësojë aeroportin e dytë më të madh të Greqisë në Heraklion dhe i projektuar për të trajtuar deri në 18 milionë udhëtarë në vit.

Arkeologët nuk e dinë ende se për çfarë ishte struktura në majë të kodrës. Është ende nën gërmim dhe nuk ka paralele të njohura minoane. Pra, për momentin, ekspertët spekulojnë se mund të ishte përdorur për një funksion ritual ose fetar.

E rrethuar nga tetë mure guri me shkallë deri në 1.7 metra të larta, struktura e brendshme u nda në hapësira më të vogla, të ndërlidhura dhe mund të ketë pasur një çati të cekët konike.

Deklarata e ministrisë tha se nuk duket të ketë qenë një banesë dhe gjetjet nga brenda përfshinin një sasi të madhe eshtrash kafshësh. “Mund të jetë përdorur periodikisht për ceremonitë e mundshme rituale që përfshijnë konsumimin e ushqimit, verës dhe ndoshta ofertave”, thuhet në deklaratë.

Ministrja e Kulturës Lina Mendoni, një arkeologe, u zotua se gjetja do të ruhet ndërsa do të kërkohet një vend tjetër për stacionin e radarit.

“Ne të gjithë e kuptojmë vlerën dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore si dhe potencialin e rritjes të projektit të aeroportit të ri.  Është e mundur të vazhdohet me aeroportin, ndërkohë që u jepet antikiteteve mbrojtjen që meritojnë”, tha ajo. Ministria tha se ndërtesa u përdor kryesisht midis viteve 2.000 dhe 1.700 pes dhe u themelua rreth kohës kur pallatet e para të Kretës po ndërtoheshin, duke përfshirë Knossos dhe Phaistos.

Trashëgimia e pasur kulturore e Greqisë shpesh rezulton në konflikt interesi gjatë projekteve të ndërtimit.

Në fund të shekullit të kaluar, një vendbanim i tërë i fortifikuar në majë kodre nga mijëvjeçari i tretë pes u gërmua dhe më pas u shkatërrua gjatë punimeve të ndërtimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.

Deri më tani, të paktën 35 vende të tjera arkeologjike janë zbuluar gjatë punës në aeroportin e ri të Kastellit dhe lidhjet e tij rrugore, tha ministria./ CNN

BBC: Rojet bregdetare greke hodhën 40 emigrantë në det duke u shkaktuar vd*kjen

“Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, duke përfshirë nëntë të cilët u hodhën qëllimisht në ujë”, ka denoncuar prestigjiozja britanike BBC, duke cituar dëshmitarë.

Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur, si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke ose që janë nxjerrë sërish në det pasi arritën në ishujt grekë, sipas BBC.

Roja bregdetare greke, ka kundërshtuar të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme.

Media britanike, shkruan se ka publikuar pamjet e 12 personave, duke u futur në një varkë të rojes bregdetare greke dhe më pas janë braktisur në një gomone.

Qeveria greke është akuzuar prej kohësh se i ka kthyer emigrantët me detyrim, duke i shtyrë drejt Turqisë, prej nga kanë kaluar, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Por, BBC ka publikuar shifrat që tregojnë se emigrantët kanë vdekur rezultat i veprimeve të rojes bregdetare greke.