Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes: Sëmundja doli më e fortë..

Aktori i njohur shqiptar Agron Llakaj humbi pak ditë më parë shoqen e jetës, bashkëshorten e tij . Sot ai ka postuar një video falenderimi për të gjithë njerëzit që e bënë dhimbjen e tij pak më të lehtë në ditët më të vështira.

Falenderimi i plotë:

Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.

Mali i dhimbjes që Kostandina la pas nuk ka fjalë që mund ta shpreh. Pesha është shumë e madhe. Pikërisht për shkak të kësaj dhimbje ne po pranojmë vuajtjen.

I kam lexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj. Ne nuk do ruaj kujtimin e saj sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën. Jetën nuk e zgjedhim, e tillë është.

Në dy vite Kostandina tregoi se jo thjesht ishte shtylla e shtëpisë, por ishte dhe njeriu me karakterin më të fortë.

Në këto dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, në këtë betej me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thik në zemër është e vështirë. Motiv ishte Kostandina.

Sëmundja doli më e fortë. Shpresoj që atë që Kostandina la pas, fëmijët e mi ta trashëgojnë. Dashurinë e madhe njerëzore, respektin mbi gjithçka.

Dua të them shumë. Por i prekur dhe i emocionuar nga pjesmarrja e të gjithë njerëzve, dua të shpreh falenderimin e madh, mirënjohje dhe t’ju them duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin. Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju jap është shëndeti. Çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara me shëndet dhe zemrat plot! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesat dhe nipërit. Faleminderit me zemër.

“Të bëjmë surprizën e madhe në Europian, të kalojmë grupin”, Asani optimist: Kam një ndjesi që do t’i shënoj Italisë!

Jasir Asani është duke u stërvitur në “Shtëpinë e Futbollit” për të qenë sa më në formë për Kampionatin Europian që do të nisë me 14 qershor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë të shkurtër për “TV Klan”, ku ka deklaruar se kuqezinjtë do të provojnë të kalojnë grupin. Asani duket optimist, teksa shprehet se ndjesitë i thonë se do të tundë rrjetën kundër Italisë.

“Skuadra ka një mentalitet fitues. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën akoma më të madhe në Europian. Duhet t’ja tregojmë të gjithë botës, sepse me të vërtetë kemi lojtarë shumë të mirë, një staf shumë të mirë. Përse të mos e kalojmë grupin?! Sidomos me tifozët, do se t’ja dalim që në ndeshjen e parë. Zakonisht më pyesin shumë nëse do të shënoj kundër Donarumës, Kroacisë apo Spanjës. Unë kam një parandjenjë që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjesi që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, ka thënë Jasir Asani.

Këngëtarja shqiptare nderohet në qytetin e New York-ut

Këngëtarja shqiptare që jeton në Amerikë, Enisa Nikaj është nderuar nga Këshilli Bashiak i New York-ut për arritjet dhe shërbimet që ajo i ka dhënë komunitetit të këtij në këtë qytet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Enisa përmes një postimi në Instagram, ku këngëtarja ka ndarë me ndjekësit momente nga ceremonia. Enisa u shpreh se “meritën” e të gjitha arritjeve e kanë prindërit e saj, të cilët u kujdesën që jo mos ta harrojë kurrë kulturën e vendit të saj .

“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi pa asnjë emër. Edhe pse jam lindur dhe rritur në New York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare që na bënë në Tuzi Mali Zi bota, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm”– ka shkruar ajo krahas postimit të bërë në rrjetin social ‘Instagram’.

https://www.instagram.com/p/C7kCUivv1MO/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fkengetarja-shqiptare-nderohet-ne-qytetin-e-new-york-ut%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1275%2C%22ls%22%3A477%2C%22le%22%3A1258%7D

“DjaΙi nuk u kthγe gjallë!”- 24-vjeçari ndërroi jetë në gυrore, flet nëna: Babai e brαktisi kur ishte i vogël, jetojmë në kυshte të vështira

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Brataj të Vlorës, ku 24-vjeçari Jurgen Veshi ka ndërruar jetë gjatë punës në gurore, të afërmit e të riut të ndjerë kanë folur për mediat lidhur me ngjarjen tragjike.

Nëna e Jurgenit tha për emisionin Me zemër të hapur në News 24, të moderatores Evis Ahmeti, se djali i saj është rritur pa baba, pasi ky i fundit e ka braktisur kur 24-vjeçari ishte fëmijë.

Ajo tha se jetojnë në ambiente spitalore, dhe se ndodheshin në gjendje të vështirë ekonomike.

“Ne duam të dimë të vërtetën për vdekjen e djalit tim”, është shprehur ajo mes lotësh.

Nëna e Jurgenit: Djali punonte 7 ditë të javës. Babai e ka braktisur Jurgenin. Te njerëzit e mi janë rritur. Derisa erdha në fshatin Brataj kur jam martuar për herë të dytë këtu në fshatin Brataj. Jetojmë në ambientet e një spitali në kushte tepër të vështira ekonomike dhe dilte në punë që të na ushqente. Jurgeni punonte vetëm dhe na ushqente të gjithëve.

E nisa atë ditë si zakonisht në punë djalin. Atë ditë e pashë që u vonua djali. U bëmë merak. Nisej në 6:30 dhe kthehej në 15:30 minuta. Atë ditë mora lajmin se djali nuk u kthye gjallë. Vdiq në gurore në mal. Gjatë ditës nuk flisnim me djalin, sepse ishte në punë dhe nuk donim ta bezdisnim. Ne duam të dimë të vërtetën për vdekjen e djalit tim.

Të kam lënë Zotin, gazetari tregon profilin e polices që i dha fund jetës: Dy arsye janë që e kanë shtyrë drejt vetëvrasjes

Ngjarja e rëndë e 24 majit ku një efektive u vetëvra me armën e shërbimit në Tiranë, tronditi kryeqytetin. Kujtojmë që efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi, shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5.

Mbrëmjen e djeshme, lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka folur edhe gazetari Ferdinand Devishi, teksa ishte i ftuar në “Top Story”, ku ka treguar profilin e polices Aldorjana Loshi që vrau veten me armën e shërbimit.

Vetëvrasja e efektives 21 vjeçare në Tiranë, shoqërohet në Polici i dashuri i saj, dyshohet se kanë patur debate
Sipas gazetarit, arsyeja e vetëvrasjes së 21-vjeçares, ka qenë vdekja e babait të saj, ndryshimi i jetës nga një provincë në qytetin e Tiranës dhe konfliktet e vazhdueshme me të dashurin më të madh në moshë, ku mesa duket nuk i ka përballuar dot.

Ferdinand Dervishi: “Unë do ta gjeja të gjithë çelësin e konfliktit që e ka çuar atë tek vetëvrasja në dy momente, humbja e babait dhe fakti që është shumë e vogël. Fakti tjetër është që vjen nga një zonë rurale dhe shumë shpejt vjen në Tiranë, ka një punë, ka bërë shkollën e mesme në një provincë, vjen këtu dhe për dy vjet ka një vend pune, është futur në shoqëri, në atë xhunglën e Tiranës, shumë shpejt për një kohë shumë të shkurtër.

Nuk ndihet në ambientin e vet, ka humbur babain, ka një të dashur më të madh se vetja në moshë, i cili mund të ketë qenë edhe dominant, edhe mospërfillës në biseda dhe gjithçka përfundon me frazën “të kam lënë Zotin”.

Është frazë shumë domethënëse, kur shqiptari të thotë “të kam lënë Zotin” për ato çfarë ndodhën, unë po iki por ty do të të gjykojë Zoti. Ata kanë pasur konflikte, ajo i ka përjetuar shumë, mund të jetë shumë e vogël për t’i zgjidhur, mund të jetë ndjerë shumë e pamotivuar, mund të jetë ndjerë shumë e shpartalluar për ta përballuar”.

“Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare” – Dokumente

Sot, gjysma e Malit të Zi, flet përrallat se si paraardhësit e tyre ishin fisnikë serbë, që gjoja kishin ikur nga Beteja e Kosovës më 1389, e që gjoja këta pastaj e zëvendësuan jetën fisnike me atë të barinjve, shkruan Miroslav Çosoviq, për portalanalitika.me.

Sipas këtyre përrallave, u tha se kjo ndodhi për t’u ruajtur ndjenja serbe (srpstvo), edhe pse kjo fjalë “srpstvo” nuk ka ekzistuar po e zbuloi Sima Milutinoviq Sarajlija. Ndërsa, më herët për këtë fjalë nuk kishte nevojë, sepse serbë jashtë Serbisë nuk kishte.

Vojvoda dhe shkrimtari Marko Mlanov Popoviq (1833-1901), flet për pesë vëllezër nga të cilën e kanë prejardhjen Ozriniqët, Vasojeviqët, Piperët, Hotët dhe Kastriniqët (Krasniqët). Por, sipas disa dokumenteve nga Arkiva e Kotorrit, Ozriniqët në shekullin XV kanë thënë se janë vllahë.

Pjesë nga libri “Fisi Kuçi në rrëfimet dhe këngët popullore I”, Titograd, 1967, çka thotë vojvoda Marko.

Në shkrimet e Markut është edhe një tekst që ia ka dërguar N. Radovanoviq më 1893. Aty thuhet se Keç Panta (Pontini) kishte edhe djalin e gjashtë, Bonin, nga i cili dalin Bonkeqët.

“Pra, siç shihet”, shkruan Çosoviq, gjysma e popullsisë së sotme të Malit të Zi, nuk ka hezituar në shekullin XIX dhe më herët që të identifikohen me prejardhje shqiptare. E, në këtë rast ata kanë prejardhje nga Keçi dhe gjashtë djemtë e tij: Ozdri, Krasi, Pipi, Vasi, Oti dhe Boni”

Fahri Xharra.

Zbardhet dëshmia e POLICES: Lajmet e rreme mi jepte shefi, gazetari paguhej 600 euro për ti postuar!

Zbardhet dëshmia e 2 personave të arrestuar nga Krimi Kibernetik.

Gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj.

Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe.

Ndërkohë, zyrtarja e AMP, Regina Omeri, ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim. 

Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar. Ajo ka shtuar se Selimi lajmet i publikonte sepse kishte inate me drejtuesit e policisë dhe AMP. 

Ku ka zë s’është pa gjë, fermerja i kërkon ti fërkojë krahun, Dijonisi i kthehet Baby G-s: Thuaj Albanos të ta …(Video)

Teksa një pjesë e fermerëve qëndronin në dhomën e ndenjes, Baby G dhe Dijonisi nuk kanë kursyer “ngacmimet” me njeri-tjetrin.

Baby G i kërkon Dijonisit t’i fërkojë pak krahun, por ky i fundit i kthehet se le t’a bëj Albano, duke lënë të kuptuar kështu xhelozi. Pasi disa këmbnguljeve të Baby G, e cila i kërkon t’i puth krahun, Dijonisi e bën.

A është një shoqëri e mirë, apo do të lind një histori dashurie pas mohimit që fermerja bëri për afermitetin me Albanon.

Pjesë nga biseda:

Baby G: Bëje më mirë

Dijonisi: Thuaj Albanos t’a bëj ai

Çiljeta: Mos ma ngacmoni gocën

Dijonisi: T’a fërkon ai krahun. Unë ça t’i bëj?

Baby G: Puthe

Dijonisi (e puth): Prit t’a puth.

Njëri nga autorët e sulmit të avokatit, ish-futbollist në një klub të njohur

Ditën e djeshme ka ndodhur një sulm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ku për pasojë ai ka mbetur në intumbim për shkak të plagëve të marra.

Njëri nga autorët është Romario Tabaku i cili ka luajtur me moshat e Partizanit dhe Dinamos si është aktivizuar me Tërbunin e Pukës, ku ka luajtur në Kupën e Shqipërisë.

I riu ka dërguar tre autorët me automjetin tip “Audi” me targa “AB 696 JT”, duke i ndihmuar të largohen nga vendngjarja.

Pse Austria e krijoi Mbretërinë e Shqipërisë?

Në 31 gusht të vitit 1913, pak më shumë se 9 muaj pas shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali në Vlorë, gazeta e përditshme amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull të posaçëm mënyrës së qeverisjes të “mbretërisë” së krijuar rishtaz.

Bota.al e sjell këtë artikull, për të kuptuar se cili ishte mendimi që mbizotëronte mes fuqive të mëdha, në kohën kur shpallej pavarësia e Shqipërisë. Dhe për të kuptuar, se çfarë vështirësie e jashtëzakonshme ka qenë për Ismail Qemalin dhe të gjithë udhëheqësit shqiptarë, për të mbajtur në këmbë shtetin e krijuar. Sepse ka qenë padyshim një përpjekje e madhe për të treguar se informacionet që qarkullonin në atë kohë dhe që gjenden edhe në këtë artikull mbartnin jo pak të pavërteta. Aty thuhet se “në Shqipëri, nuk ka gjurmë të një kombi apo elementë të një kombësie. Edhe gjurmët e një race të përbashkët janë të paqarta. Gegët në veri dhe toskët në qendër të ish provincës turke, edhe pse besohet që kanë një origjinë të përbashkët shumë të largë, dallojnë mes tyre në tipare, zakone, dhe në fe”.

Jo vetëm kaq. Mbi të gjitha, kur lexon këto reshta, kupton se sa vendimtare ka qenë mbështetja e Austro-Hungarisë, jo vetëm për të mbështetur shqiptarët në përpjekjet e tyre për ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë, por edhe mbajtjen larg të kthetrave të fqinjëve, nga territoret që i kishin mbetur Shqipërisë. Gjë të cilën e pranon edhe autori kur thotë se “Austria, me ndihmën e Italisë dhe miratimin hezitues të Gjermanisë, iu imponua Evropës me detyrën që të organizonte Shqipërinë si një mbretëri të re”.

Për më tepër lexoni artikullin e sjellë në shqip nga bota.al:

Ndonëse Fuqitë Evropiane nuk kanë caktuar ende një Princ, që do të vendoset në fronin e Mbretërisë së re të Shqipërisë, thuhet se kryeqytet i vendit do të jetë qyteti i Elbasanit, i cili ndodhet në një distancë të barabartë nga kufiri serb në veri dhe kufiri grek në jug, dhe pothuaj përballë portit të Durrësit. Eshtë e rëndësishme për shkak të kushteve të përgjithshme që presin monarkun e ri që qyteti, edhe pse afro 40 milje nga bregu, të mund të arrihet vetëm duke bërë disa ditë rrugë përgjatë shtigjeve të mushkave, dhe që ai të mos ketë një vendbanim të përshtatshëm për një banor evropian.

Ne jemi mësuar që ta asociojmë zyrën e një monarku modern, me vendini që ai qeveris; por në Shqipëri, nuk ka gjurmë të një kombi apo elementë të një kombësie. Edhe gjurmët e një race të përbashkët janë të paqarta. Gegët në veri dhe ttoskët në qendër të ish provincës turke, edhe pse besohet që kanë një origjinë të përbashkët shumë të largët, dallojnë mes tyre në tipare, zakone, dhe në fe. Në jug dhe në kufijtë e Bullgarisë dhe Serbisë ka shqiptarë, grekë, serbë, bullgarë dhe turq.

Nuk ka gjuhë të përbashkët, dhe i vetmi ligj që mund të thuhet se respektohet është ligji i vjetër i gjakmarrjes, i cili është shumë i ngurtë. Sa për fenë, apo pasionet dhe paragjykimet që i kanë rrënjët në fe, shumëllojshmëria është e madhe. Tre të pestat e popullsisë – që vlerësohet afro 1.200.000, numri i vërtetë është i paqartë – janë muhamedanë, ndërkohë që pjesa tjetër janë të ndarë mes kishave katolike dhe ortodokse greke, dhe asnjë sekt nuk është në marrëdhënie të mira me tjetrin.

Sundimi i turqve sa kohë që ekzistonte, ishte e vetmja lidhje uniteti e njohur në provincë, dhe ajo ishte e çrregullt, e pasigurtë dhe shpesh e dobët, me shpërthime egërsie. E vetmja formë qeverisjeje është praktikisht feudale, ku Bejlerët e fiseve të ndryshme kanë të njëjtin pushtet si Krerët e Maleve të Skocisë dy shekuj më parë.

Shumë prej këtyre me ndjekësit e tyre, vazhdojnë ta shohin Sulltanin si zotin e tyre, besojnë se ishte prej urdhërave të tij që serbët u tërhoqën nga territori që mbanin pushtuar, dhe janë të bindur se ai “nuk do të lejojë” që një princ Evropian të vijë për t’i qeverisur. Mes këtyre myslimanëve dhe të krishterëve të cilësdo degë ka një hendek të gjerë, dhe sundimtari që do të marrë përsipër nën një qeveri të përbashkët do ta ketë pothuaj të pamundur.

Për një popullsi – vështirë se mund ta quash popull – që përmbledh kaq shumë elementë të ndryshëm dhe në konflikt mes tyre është e qartë se fjalët “autonomi” dhe “pavarësi kombëtare” kanë një kuptim shumë të zbehtë, dhe shpesh nuk kanë fare kuptim.

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, analfabetë dhe që flasin dialekte të ndryshme, janë të paditur për ngjarjet e vitit që kaloi dhe nuk dinë asgjë për ndonjë luftë, përveç grindjeve mes tyre.

Kjo situatë e gjërave nuk është aspak e re. Ajo dihej mirë kur Austria, me ndihmën e Italisë dhe miratimin hezitues të Gjermanisë, iu imponua Evropës me detyrën që të organizonte Shqipërinë si një mbretëri të re. Dhe hedh një dritë mbi qëllimet dhe tendencat e “koncertit të Evropës”, se secili prej lëvizësve kryesore të kësaj politike u vu në fakt në lëvizje nga frika se fuqia tjetër do të përfitonte shumë, nëse Shqipëria nuk tërhiqej nga shpërndarja e përgjithshme e plaçkës së luftës.

The New York Times, Gusht 1913 – Në shqip nga Bota.al