Hero mes katastrofës në Nepal, mësuesi shpëton 1,643 nxënës para se përmbƴtja të shkatërronte shkollën

Një histori heroizmi është shfaqur mes katastrofës që goditi Nepalin, ku një mësues arriti të evakuonte 1,643 nxënës pak para se një përmbytje e fuqishme të përfshinte zonën dhe të shkatërronte shkollën.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Tribhuvan Trishuli”, në luginën e Trishulit. Rreth orës 09:20 të mëngjesit, mësimi po zhvillohej normalisht. Në kompleksin trekatësh ndodheshin rreth 900 nxënës, ndërsa qindra të tjerë po mbërrinin në këmbë ose me autobusë.

Situata ndryshoi brenda pak minutash, pasi drejtori i shkollës mori një telefonatë nga një person që ndodhej në Betrawati, rreth tetë kilometra më lart në luginë.

“Fshati është marrë nga lumi. Duhet të largoheni”, ishte paralajmërimi.

Mësuesi i gjuhës angleze, 47-vjeçari Rajendra Dawadi, fillimisht u përpoq të vlerësonte situatën. Ndërtesa e shkollës ishte një konstruksion i fortë prej betoni, i ndërtuar rreth 60 metra mbi nivelin e lumit.

Pak më vonë, një prind mbërriti në shkollë me një tjetër paralajmërim: niveli i ujit po rritej me shpejtësi.

Dawadi ra menjëherë zilen e shkollës, këtë herë jo për të nisur mësimin, por për të dhënë sinjalin e evakuimit.

Mësuesit nisën të nxirrnin nxënësit nga klasat dhe t’i drejtonin drejt zonave më të larta. Në të njëjtën kohë, Dawadi u përpoq të kontaktonte drejtuesit e autobusëve të shkollës, të cilët transportonin rreth 80 fëmijë secili.

Ai arriti të komunikonte me të gjithë, përveç një shoferi. Urdhri ishte i qartë: autobusët duhej të ktheheshin menjëherë.

Në atë moment, Dawadi pa autobusin që nuk kishte mundur të kontaktonte duke kaluar mbi një urë. Ujërat kishin arritur tashmë në territorin e shkollës. Mësuesi i bëri shenjë shoferit të kthehej dhe autobusi arriti të kalonte në anën tjetër.

Vetëm pak çaste më vonë, ura u shemb.

Ndërsa nxënësit nisën të kuptonin përmasat e rrezikut, paniku u përhap në mesin e tyre. Një nxënëse pësoi krizë paniku dhe u transportua me motor drejt një zone më të lartë.

Nxënësit e tjerë u larguan në këmbë, ndërsa Dawadi qëndroi pas tyre për t’u siguruar që askush të mos mbetej pas.

Në fund, të gjithë u mblodhën në një zonë më të sigurt, pranë një peme bodhi. Pak më poshtë, ujërat e furishme po shkatërronin ndërtesën e shkollës dhe po ndryshonin brenda pak minutash peizazhin përreth.

Të 1,643 nxënësit arritën të shpëtonin.

Megjithatë, tragjedia mori edhe jetë njerëzish. Mësuesi 32-vjeçar i historisë sociale, Santos Pariyar, u mor nga ujërat pasi u kthye në dhomën që kishte marrë me qira pranë lumit. Viktimë raportohet të ketë mbetur edhe punonjësi i mirëmbajtjes së shkollës, Sultan Lama, i cili ishte kthyer për të mbyllur dyert.

Kur banorët e cilësuan Dawadin si hero, ai e minimizoi veprimin e tij.

“Çfarë tjetër mund të bëja?”, u përgjigj ai.

Si ndodhi katastrofa?

Pas historisë së shpëtimit qëndron një fatkeqësi natyrore me përmasa të jashtëzakonshme.

Sipas analizave shkencore të deritanishme, një masë e madhe akulli dhe shkëmbinjsh u shkëput nga zona e Langtang Lirung, në Himalaje, pranë kufirit mes Nepalit dhe Tibetit. Masa u rrëzua rreth 1,200 metra në kanionin e thellë të lumit Lhende Khola.

Shembja u shndërrua në një rrjedhë gjigante uji, balte, akulli, shkëmbinjsh dhe mbetjesh, e cila lëvizi me shpejtësi drejt zonave më të ulëta.

Imazhet satelitore të analizuara pas katastrofës sugjerojnë se nuk u shemb vetëm akulli, por edhe një pjesë e bazamentit shkëmbor nën akullnajë.

Përmbytja shkaktoi dëme të mëdha në vendbanime, ura, rrugë dhe infrastrukturën energjetike, ndërsa ndryshoi edhe shtratin e lumenjve në një distancë prej dhjetëra kilometrash.

Fatkeqësia preku zona në të dyja anët e kufirit mes Nepalit dhe Tibetit, duke lënë pas viktima dhe një numër të madh personash të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Ndryshimet klimatike, një tjetër shqetësim

Shkencëtarët janë të kujdesshëm për ta lidhur një ngjarje të vetme gjeologjike drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike. Megjithatë, rritja e temperaturave në Himalaje po krijon kushte gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Shkrirja e akullnajave dhe e tokës së ngrirë përgjithmonë mund të destabilizojë shpatet malore, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut, shembjeve të akullnajave dhe përmbytjeve të papritura.

Në rajonin më të gjerë Hindu Kush–Himalaje, ritmi i humbjes së akullnajave është përshpejtuar ndjeshëm që nga fillimi i këtij shekulli.

Kështu, katastrofa në luginën e Trishulit nuk përfaqëson vetëm një tragjedi lokale. Ajo rikthen në vëmendje rreziqet me të cilat përballen komunitetet që jetojnë pranë akullnajave dhe lumenjve malorë, në një rajon ku ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në stabilitetin e ekosistemeve dhe terrenit.

“Na thanë se ishte normale”/ Mbytja e tragetit me 8 υiktima në Qipro, i mbijetuari tregon momentet e tmerrit: S’na dhanë jeIekët e shpëtimit

Të mbijetuarit e mbytjes së një trageti pasagjerësh në brigjet e Kyrenias, në Qipro, kanë rrëfyer momentet e panikut dhe kaosit në bordin e mjetit lundrues, ndërsa kanë ngritur akuza të rënda ndaj ekuipazhit.

Deri tani raportohet për 8 viktima, ndërsa dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Në total, në bord ndodheshin rreth 267 persona, ndërsa qindra të tjerë janë shpëtuar.

Një prej të mbijetuarve, Ibrahim Kanbolat, ka treguar se gjithçka ndodhi shumë shpejt, pasi uji nisi të futej në mjet.Sipas dëshmisë së tij, kur pasagjerët vunë re problemin dhe njoftuan ekuipazhin, përgjigjja që morën ishte se një situatë e tillë ishte “normale” dhe se ata ishin mësuar me të.

Kanbolat ka përshkruar momentet e tmerrit, duke thënë se uji nisi të depërtonte në mënyrë të pakontrolluar dhe më pas një pjesë e anës së mjetit u dëmtua.

“Anija filloi menjëherë të anohej”, ka rrëfyer ai, duke shtuar se një prej anëtarëve të ekuipazhit shkoi në pjesën e pasme dhe u kërkoi pasagjerëve të lëviznin në atë drejtim. Por, sipas tij, nuk iu shpërndanë jelekë shpëtimi pasagjerëve. “Secili shpëtoi me forcat e veta”, është shprehur i mbijetuari.

Situata ishte edhe më e rëndë për shkak se në bord kishte fëmijë dhe persona që nuk dinin të notonin.

Kanbolat ka treguar gjithashtu se anëtarët e ekuipazhit ishin me origjinë pakistaneze dhe, sipas tij, kishte vështirësi në komunikimin me pasagjerët.

“Xhamat ishin thyer dhe anija po anohej. Edhe tani nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi. Jemi në gjendje shoku”, ka rrëfyer ai.

I mbijetuari tha se në fund u shpëtua nga një mjet privat, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar se çfarë shkaktoi mbytjen dhe nëse kishte mangësi në masat e sigurisë.

Ndërkohë, në portin e Kyrenias janë mbledhur familjarët e viktimave dhe personave që rezultojnë ende të zhdukur. Pamjet nga vendi tregojnë skena të rënda emocionale, me familjarë që qajnë dhe presin informacion për fatin e të afërmve të tyre.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e personave të zhdukur dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

U raportua se u suImua fizikisht nga Jozi, reagon për herë të parë Edi

Pas raportimeve ditën e djeshme se ka pasur një përplasje fizike mes tij dhe Jozefin Markut, Edi ka vendosur të thyejë heshtjen me një lëvizje të vetme në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi kur në rrjet qarkulloi me shpejtësi një video ku ai shihej me fashë në kokë — pamje që u raportuan menjëherë nga Prive By Liberta Spahiu.

Ndjekësit u mbushën me pikëpyetje dhe teoritë për një sherr të mundshëm u përhapën kudo, ndërsa të gjithë po prisnin një reagim nga vetë protagonistët.

Përgjigjja erdhi pa pasur nevojë për deklarata të gjata apo sqarime zyrtare.

Edi u rishfaq në Instastory krah një mikut të tij, ku përmes pozës me gishtin e ngritur lart përcolli një mesazh të qartë e të koduar: gjithçka është në rregull. /Prive By Liberta Spahiu

Stuhia përpIas varkën pas shkëmbinjve, humb jetën biznesmeni i njohur, plagosen vajza dhe partnerja e tij (Video)

Një stuhi e fortë që përfshiu Qipron ka shkaktuar një ngjarje tragjike në zonën e Cape Greco.

Biznesmeni i njohur nga Limasoli dhe ish-piloti i garave të automobilizmit, Dimis Mavropoulos, 76 vjeç, humbi jetën pasi varka me të cilën ndodhej u përplas me shkëmbinjtë.

Ngjarja ndodhi në zonën detare të Agioi Anargyroi, mes Cape Greco dhe Konnos, ku kushtet e motit u përkeqësuan me shpejtësi.

Tre varka u përballën me detin e trazuar dhe erërat e forta, ndërsa dy prej tyre përfunduan të bllokuara në shkëmbinj dhe u shkatërruan.

Autoritetet aktivizuan Planin Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit “NEARCHOS” dhe nisën një operacion me mjete detare dhe ajrore. Mavropoulos u gjet pa ndjenja mbi shkëmbinj, por pavarësisht ndërhyrjes, nuk mundi të mbijetojë.

Në aksident u lënduan edhe vajza dhe partnerja e tij, të cilat u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Famagustës. Në total, gjashtë persona u shpëtuan nga operacioni.

Mavropoulos ishte një figurë e njohur në Qipro, jo vetëm për aktivitetin e tij në biznes, por edhe për të kaluarën si pilot rally. Ai kishte garuar që prej moshës së re dhe më vonë ishte përfshirë në krijimin e Muzeut të Automobilave të Qipros në Limasol, ku kishte mbledhur automjete historike dhe të rralla.

Stuhia shkaktoi ndërkohë probleme të shumta në zona të ndryshme të ishullit, me përmbytje, dëmtime të ndërtesave, rrëzime pemësh dhe probleme në rrjetin elektrik. Autoritetet morën qindra thirrje për ndërhyrje, ndërsa moti i keq preku si zonat urbane, ashtu edhe ato bregdetare./Top Channel

Humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, publikohen FOTOT e viktìmave

Personat që shihni në fotot e mësipërme janë David Deda dhe Sokol Preka, dy personat që humbën jetën ranë në kontakt me rrymën elektrike në Vaun e Dejës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Karmë, në ambientet e jashtme të një biznesi pranë rrugës së Komanit. Sipas të dhënave të Policisë, dy personat dyshohet se po ndërhynin për të rregulluar një instalim elektrik, kur kanë rënë në kontakt me energjinë. Ata pësuan dëmtime të rënda dhe u transportuan me urgjencë për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërruan jetë. Deda ishte me profesion elektricist pranë nënstacionit elektrik të Komanit, ndërsa, Preka ishte roje i lokalit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Makina me tre të rinj përfundoi në greminë, zbardhen emrat e vi ktimës dhe të pIagosurve

Një aksident i rëndë rrugor me një viktimë dhe dy të plagosur është regjistruar ditën e sotme në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës.

Në automjet udhëtonin tre të rinj, të cilët po ktheheshin nga Lura. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit, 20 vjeç, ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në greminë.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri 20-vjeçar, Claudio Ndoj, ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Arli Kacorri, 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, një 15-vjeçar, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Për nxjerrjen e personave nga automjeti, i cili kishte përfunduar në greminë, është dashur ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse. Dy të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Njoftimi i Policisë

Policia konfirmoi paraprakisht se automjeti drejtohej nga një 20-vjeçar dhe se pasagjeri tjetër, gjithashtu rreth 20 vjeç, ka humbur jetën.

“Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Ishte shoqëruar në komisariat, ndërron jetë 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Bëhet fjalë për Enea Shparthin, banues në Vlorë, i cili ishte arrestuar në flagrancë mbrëmjen e 29 gushtit nga efektivët e Komisariatit të Vlorës, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:50, 32-vjeçari është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e shoqërimit, ku mbahej i arrestuar. Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe i riu është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar humbjen e jetës. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.

Enea Shparthi ndodhej në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Vlorës, pasi ishte arrestuar në flagrancë dhe, sipas procedurës, pritej që brenda afatit ligjor prej 72 orësh të dilte përpara Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurimit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Shtetasi E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më datë 29.08.2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi

Çdo gjë do ece me se mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni largpamës dhe do i mendoni gjerat me kujdes para se t’i hidhni hapat. Beqaret do ndihen gati për te filluar ndonjë lidhje me personin qe ka pak kohe qe po i josh. Shume gjera kane për te mare një tjetër drejtim për ta. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse do keni vështirësi.

Demi

Tregohuni me te ngrohte me partnerin tuaj sot dhe shprehini sa te mundni ato qe ndjeni. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ece ashtu si duhet. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe do e takojnë rastësisht ne një mjedis ku do shkojnë. Gjendja e financave do jete tejet delikate. Mos kryeni asnjë lloj shpenzimi te pamenduar sepse situata do ju ndërlikohet.

Binjaket

Jeta juaj ne çift nuk do jete me rutine sot. Do bashkëpunoni ne çdo moment me atë qe keni ne krah dhe do zgjidhni çdo gjë me shume qetësi. Beqaret ka shume gjase te fillojnë aventura kalimtare, por qe do i emocionojnë pa mase. Ne planin financiar do jeni shume me te organizuar se me pare. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë sektor, kështu qe mund te jeni te qete.

Gaforrja

Edhe pse mund te keni ide te ndryshme me partnerin tuaj sot gjerat do ecin mire se bashku. Do i respektoni mendimet e tjetrit dhe do bashkëpunoni për te bere me te mirën për te dy. Beqaret nuk do jene ne periudhën me te favorshme për te joshur dhe për te ndryshuar statusin. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime. Do arrini te kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Luani

Jupiteri do sjelle gëzim dhe gjallëri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret bëjnë mire te mos fillojnë aventura kalimtare sepse ne një moment mund te ndihen keq. Financat do jene shume te ndërlikuara dhe nuk do mund te kryeni dot as shpenzimet me te domosdoshme.

Virgjeresha

Ne jetën tuaj ne çift gjithçka do ece për mrekulli gjate kësaj dite. Do ndiheni te bekuar nga yjet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse personi ideal do jete rreth e rrotull tyre. Fatmirësisht buxheti do jete i mire. Do jeni me te arsyeshëm me shpenzimet dhe do mundoheni te hiqni disa para mënjanë.

Peshorja

Do e adhuroni partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe do kaloni çaste mbresëlënëse ne krahët e tij. Çdo moment do jete i veçante dhe si asnjëherë me pare. Beqaret do fillojnë aventura afatshkurtra te cilat do i bëjnë te ndihen mire për aq kohe sa do ekzistojnë. Me financat duhet te merreni me shume sesa zakonisht sepse po i late pas dore situata mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit.

Akrepi

Ata qe janë ne një lidhje do ketë një dite shume te veçante dhe te mbushur me emocione. Gjithçka do jete me ndryshe nga me pare, prandaj shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do përzgjedhin gjate gjithë kohës dhe nuk do mundin dot te ndryshojnë statusin. Buxheti do jete i shkëlqyer, por kjo jo fale jush. Do jene familjaret dhe miqtë qe do ju ndihmojnë për t’ia dale mbanë.

Shigjetari

Gjerat do ecin përgjithësisht mire sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Kënaquni me gjendjen qe do krijohet dhe mos kërkoni asgjë me tepër njëherë për njëherë. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asnjë takim mbresëlënës. Yjet do ndikojnë negativisht tek te ardhurat dhe do ju shtyjnë juve te shpenzoni pa mbarim. Duhet menjëherë te ktheheni me këmbë ne toke dhe te merrni masa.

Bricjapi

Do merrni vendime te rëndësishme sot ju te dashuruarit dhe gjerat do ecin me mire se me pare. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë ne çdo moment. Beqaret do jene gjithë kohës te përhumbur dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas dikujt. Gjendja e financave nuk do jete e qëndrueshme, prandaj duhet te mateni mire para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Ujori

Do filloni t’i mendoni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ecin me mire se me pare. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta joshin personin qe kane pëlqyer gjithmonë dhe do fillojnë me te një histori te bukur dashurie. Për sa iu përket financave, një pjese e madhe nuk do ketë probleme dhe vështirësi, por mund te ketë edhe nga ata qe duhet te tregohen me te matur.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft harmonike sot. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe atmosfera do ngrihet edhe me tepër. Beqaret do kërkojnë një person ideal qe te mos ketë asnjë lloj defekti. Kjo do jete e pamundur. Financat fatmirësisht do përmirësohet fale disa kontratave te rëndësishme qe do përmbyllni ne pune. Do ndiheni edhe me te qete kur te shpenzoni.

Rama kërkon ndihmën e të rinjve për mandatin e katërt?/ “Duam të dimë ç’mund të bëhet më mirë nesër”

Kryeministri Edi Rama ka publikùar thirrjen e hapur të Agjencisë për Media dhe Informim për krijimin e “Rrjetit MIA”, një nismë që synon të afrojë profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.

Në postimin e tij, Rama e prezanton nismën si një nga mundësitë që hapen në kuadër të ndryshimeve për mandatin e katërt, duke u bërë thirrje të interesuarve të aplikojnë.

“RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR”, shkruan Rama, duke theksuar se nisma ofron dy mundësi: “Puno me ne” dhe “Bashkëpuno me ne”.

Në kuadër të mundësisë së parë, kandidatët mund të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore. Ndërsa përmes mundësisë së dytë, të interesuarit mund të propozojnë një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për përmirësimin e mënyrës se si institucionet komunikojnë me qytetarët.

“Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik.

Ky është njëri nga rastet dhe postohet këtu për t’u parë nga sa më shumë të interesuar:

RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR

Për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.

Agjencia për Media dhe Informim hap:

Rrjetin MIA për dy mundësi:

PUNO ME NE

Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

BASHKËPUNO ME NE

Sill një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për të përmirësuar mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët.

Kërkojmë ide dhe aftësi në komunikim, media , rrjete sociale , teknologji , inteligjencë artificiale , video , dizajn, të dhëna dhe formate të reja komunikimi.

Informacion i plotë: https://mia.gov.al/rrjeti-mia-nje-thirrje-e-hapur-per…/

Apliko në: info@mia.gov.al

Dërgo edhe një video deri në 60 sekonda ku prezanton idenë tënde.

AFATI

10 SHTATOR 2026 | ORA 23:00

Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot.”

Zbulohet kontrata e bashkëjetesës/ Laert Haxhiu dhe modeIja Ziza Pajaziti firmosën marrëveshjen në b*rg …

Teksa kanë kaluar 14 muaj nga futja në takim special me Laert Haxhiun, të modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, janë zbuluar dokumente zyrtare lidhur me marrëdhënien që ka i dënuari me burg përjetë me modelen kosovare, Pajaziti.

Hetimet e kryera nga prokuroria e Korçës, kanë zbuluar një kontratë noteriale bashkëjetese, të firmosur në ambientet e burgut të Drenovës nga Laert Haxhiu dhe jashtë burgut, rezulton të ketë firmosur Ziza Pajaziti.

Ndërkohë nga ana tjetër një dokument i administruar në dosje flet për një informacion të përcjellë nga Komisariati i Policisë Lushnjë, i cili konfirmon se Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu, kanë bashkëjetuar së bashku gjatë kohës kur Laert Haxhiu ishte në kërkim.

Këtë informacion komisariati e ka marrë gjatë pyetjes së babait të Laert Haxhiut dhe Ziza Pajazitit, të cilët kanë deklaruar se Laerti gjatë kohës që ishte në kërkim ka bashkëjetuar në Shqipëri dhe Greqi me Ziza Pajazitin.

Kontrata noteriale është arritur të sigurohet nga gazetari Elton Qyno, e cila në dukje është një dokument i lidhur me vullnetin e dy palëve dhe është quajtur “Marrëveshje bashkëjetese”.

Kjo marrëveshje bashkëjetese është lidhur në 6 Tetor 2025 pranë noterit publik, Bledar Zake në Korçë dhe fillimisht është dorëzuar nga avokati në drejtorinë e burgut të Drenovës dhe më pas kjo drejtori ja ka përcjellë zyrtarisht prokurorisë së Korçës.

Rezulton se marrëveshja mes Ziza Pajazitit dhe Laert Haxhiut, është bërë fiks pas 3 muaj e 25 ditë, kur Pajaziti hyri në 12 qershor 2025 në ambjentet e burgut të Drenovës, duke zhvilluar takim special me të dënuarit me burg përjetë Ziza Pajaziti. Ndërkohë që dokumenti noterial mban datën 6 Tetor 2025.

Marrëveshja e bashkëjetesës është bërë në një kohë kur prokuroria e Korçës, kishte nisur hetimet penale për “Shpërdorim detyre” ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho, dhe ish-shefit të policisë së këtij burgu, Sokol Kaçoli.

Në dokument thuhet se të dyja palët Laert Haxhiu dhe Ziza Pajaziti, deklarojnë se:

”…kanë nisur bashkëjetesën dhe bashkëjetojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme si çift, duke ndarë së bashku të mirat dhe vështirësitë e jetës lidhim këtë kontratë në përputhje me Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë si dhe legjislacionin përkatës në fuqi. Palët lidhin këtë marrëveshje për të rregulluar pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa e tyre…”.

Më tej në dokument nënvizohet se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e palëve gjatë bashkëjetesës, duke rregulluar çështjet që lidhen me administrimin e pasurive, detyrimet financiare të përbashkëta dhe kujdesin, përgjegjësinë prindërore ndaj fëmijëve që mund të lindin nga kjo bashkëjetesë, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe procedurat për përfundimin e bashkëjetesës.

“…kjo kontratë hyn në fuqi në datën e nënshkrimit dhe mbetet e vlefshme për aq kohë sa palët vazhdojnë marrëdhënien e bashkëjetesës, përveç rasteve të ndërprerjes me marrëveshje të përbashkët ose sipas vendimit…”-thuhet në dokument.

Kontrata e bashkëjetesës ka dhe një dispozitë të veçantë për administrimin e pasurive, ku thuhet se:

“…pasuritë e fituara nga secila pale, para fillimit të bashkëjetesës mbeten pronë e veçantë e asaj pale. Pasuritë e fituara gjatë bashkëjetesës konsiderohen pasuri personale e secilit bashkëjetues…”.

Të gjitha këto veprime, janë kryer pas skandalit që përfshiu burgun e Korçës, me hyrjen në muajin Maj-Qershor 2025, të disa vajzave në takime speciale me të dënuar për vepra të rënda dhe futjen në masë të aparateve të telefonit.

Tashmë kjo çështje ka shkuar në gjykatën e Korçës, për shqyrtim gjyqësor,ku i pandehur është marrë një zyrtar i burgut të Drenovës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Mësohet se i pandehur ishte marrë dhe një zyrtar tjetër, por vepra penale e tij u pushua për shkak të ligjit të “Amnistisë”./Syri.net