PërpIasje e ashpër mes Joz Markut dhe Edi Kuçit — përfshihet edhe G-Bani

Një përballje mes Joz Markut dhe Edi Kuçit po përflitet prej orësh në rrjetet sociale, ndërsa deri tani nga dy protagonistët nuk ka një reagim që të sqarojë se çfarë ka ndodhur.

Sipas “Prive By Liberta Spahiu”, e cila citon burime të saj, Jozi dhe Edi janë përballur mbrëmjen e së enjtes. Megjithatë, versionet që po qarkullojnë për atë që ka ndodhur mes tyre janë kontradiktore dhe nuk dihet nëse situata ka kaluar përtej një debati.

Mes gjithë diskutimeve është rikthyer edhe një video e vjetër e Edi Kuçit, në të cilën ai fliste me tone kritike për Jozin. Videoja është rishpërndarë nga G-Bani, i cili krahas saj ka shkruar: “Ça ke bir pse po t merret goja?”.

Në rrjet, përballja e pretenduar është lidhur edhe me qëndrimet që Edi kishte mbajtur pas incidentit mes Jozit dhe Gjestit gjatë “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, më vonë Edi kishte deklaruar për të njëjtin burim se, sipas tij, Jozi nuk kishte pasur faj në atë situatë.

Vetë Edi Kuçi ka qenë aktiv në Instagram pas përhapjes së lajmit. Ai publikoi një video nga makina gjatë natës, por pa iu referuar drejtpërdrejt pretendimeve për përplasjen me Jozin.

Për momentin mbetet e konfirmuar vetëm se zërat për një përballje mes tyre po qarkullojnë gjerësisht në TikTok dhe Instagram. Se çfarë ka ndodhur konkretisht mes Joz Markut dhe Edi Kuçit mbetet ende e paqartë, në mungesë të një versioni publik nga vetë ata.

I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shqipëria vijon të jetë nën temperatura të larta edhe në ditët e fundit të gushtit.

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat janë 1 deri në 2 gradë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara.

“Vendi ynë vijon të ndikohet nga anticikloni afrikan dhe, në këtë mënyrë, për fundgushtin që jemi, vlerat, kryesisht të temperaturave të mesditës, janë një deri në dy gradë më të larta se në fundgushtet e viteve të kaluara.

Temperaturat në mesditë do të vijojnë të mbeten të larta ditën e nesërme dhe të premten, me vlera deri në 40–41 gradë celsius, kryesisht në qytete si berati, Gjirokastra dhe Elbasani. Edhe ditën e shtunë do të vijojnë të mbeten të larta, me vlera deri në 40–41 gradë”, tha Elvi Jahaj, sinoptikan, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Masat e ajrit të nxehtë, kanë krijuar te qytetarët edhe atë që perceptohet si ajër i rënduar dhe mbytës.

“Përgjatë këtyre ditëve, përveç temperaturave të larta dhe ajrit të nxehtë, kemi patur edhe depërtim të pluhurit dhe rërës nga Afrika e Veriut, për shkak të anticiklonit afrikan, çka bën që temperaturat të ndihen disa gradë më të larta se sa janë realisht. Krijohet përshtypja e ajrit mbytës. Pra, temperaturat e larta dhe ajri i nxehtë, por edhe rëra dhe pluhuri, bëjnë që njerëzit të kenë ndjesinë e temperaturave shumë më të larta dhe të kenë edhe ndjesinë e mosngopjes me oksigjen”, shton Jahaj

Ndryshimi i situatës pritet të nisë të dielën, ndërsa me fillimin e shtatorit, temperaturat pritet të pësojnë një rënie graduale.

“Duke filluar që nga dita e dielë, por edhe në fillim të javës së ardhshme, temperaturat, si në vlerat e mesditës, por edhe në vlerat minimale, pra në mëngjes, do të fillojnë të kenë një rënie graduale.

Pra, nga 40 dhe 41 gradë celsius, mund të zbresin deri në 37 apo 38 gradë celsius në ultësirën perëndimore. Po ashtu, në vlerat e mëngjesit, që do të jenë të larta gjatë ditës së premte dhe të shtunë, në vlerat 26 deri në 28 gradë, do të zbresim në vlerat 22 deri në 24 gradë celsius”, tha ai.

Sipas meteorologëve, episode me temperatura të tilla janë regjistruar edhe më herët, por janë bërë më të shpeshta gjatë viteve të fundit.

ALFRED CAKO ME PLAN TË RI/ Propozohet përfaqësi me 12 anëtarë për bashkìmin e protestës

Pas 90 ditësh protestë, mes qytetarëve kanë nisur të shfaqen grupime dhe iniciativa të reja për mënyrën se si duhet të vijojë aksioni në shesh. Alfred Cako mblodhi një grup protestuesish në Universitetin e Arteve, ku nuk munguan debatet dhe zënkat, ndërsa në fund u votua ngritja e një përfaqësie me 12 anëtarë për të bashkuar gjithë grupimet në protestë.

Pas më shumë se 90 ditësh protestë, brenda lëvizjes qytetare po shfaqen iniciativa të reja që synojnë një tjetër mënyrë organizimi dhe përfaqësimi.

Me nismën e Alfred Cakos, një grup protestuesish dhe qytetarësh u mblodh në amfiteatrin e Universitetit të Arteve për të diskutuar mbi të ardhmen e protestës dhe mënyrën se si ajo duhet të vijojë.

Në fjalën e tij, Cako shpjegoi arsyet e thirrjes së takimit, ndërsa ngriti edhe akuza ndaj disa prej personave të përfshirë deri më tani në protestë.

Ai paraqiti më pas propozimet e tij për organizimin dhe vijimin e mëtejshëm të protestës.

Gjatë takimit u hodh edhe ideja e krijimit të një force të re politike. Agron Dalipaj propozoi ngritjen e një partie me emrin “Patriotët Shqiptarë”.

Por mbledhja, e cila synonte afrimin e grupeve të ndryshme të protestës, u shoqërua edhe me debate e përplasje të forta mes të pranishmëve.

Në përfundim, pjesëmarrësit votuan për krijimin e një përfaqësie me 12 anëtarë, e cila do të ketë si synim bashkimin dhe koordinimin e grupeve të ndryshme që marrin pjesë në protestë.

Bëri bujë për shtëpinë luksoze, Elton Tozaj “nxjerr zbuIuar” Françeska Muratin: Nuk e ka blerë, e ka marrë me qera

Françeska Murati është një nga emrat më të përfolur në media dhe në rrjetet sociale, veçanërisht për jetesës e saj luksoze, veshjet e markave të kushtueshme dhe pronat që ka prezantuar publikisht.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë në media ka qenë banesa e saj në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës. Në atë kohë, apartamenti u raportua se kishte një vlerë prej rreth 700 mijë eurosh.

Por së fundmi, gazetari Elton Tozaj ka hedhur një tjetër version mbi historinë e kësaj banese. Përmes një InstaStory, ai ka pretenduar se Françeska Murati nuk e ka blerë apartamentin, por e ka marrë atë me qira.

Sipas gazetarit, ai ka siguruar edhe një kontratë qiraje, e cila sipas tij, parashikon një pagesë mujore prej 1300 euro.

“Mashtroi gjithë dynjanë që ka blerë shtëpi në Lake Vieë. Ndërkohë kontrata e qirasë 1300 euro në muaj! Pse mi Franc pse? Po ti the që t’u dogj shtëpi, të hyri hajduti herës tjetër! Të kishte hyrë qiraxhiu! Mu bërë më keq se Luana me shtëpi te Kodra e Diellit,” shkruan ai në postim.

Pamje tròndìtëse nga Himalajet/ Momenti i shembjes së akullnajës që shkaktoi përmbytjet

Pamje dramatike nga Himalajet kanë zbuluar pasojat shkatërruese të shembjes së një akullnajeje, fenomen që dyshohet se ka luajtur rol në përmbytjet masive që goditën zona të Nepalit dhe Tibetit.

Në videot e publikuara shihet një shpat i tërë malor i zhveshur nga akulli dhe i mbuluar me masa dheu, shkëmbinj dhe mbetje. Imazhet e mëparshme satelitore tregojnë se e njëjta zonë ishte e mbuluar nga akulli.

Katastrofa ka shkaktuar një bilanc tragjik. Sipas të dhënave të raportuara, qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa 1,924 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes personave që ende nuk janë lokalizuar raportohet se ndodhen edhe turistë dhe pelegrinë të huaj.

Në zonat e prekura vijojnë operacionet intensive të kërkim-shpëtimit. Mijëra forca sigurie janë angazhuar në terren, ndërsa dronët po përdoren për të kontrolluar zonat ku ndërhyrja e ekipeve tokësore është tepër e rrezikshme.

Fshatra të tëra janë përmbytur dhe shkatërruar brenda pak minutash. Pas tërheqjes së ujërave, zonat e prekura janë mbuluar nga baltë dhe mbetje, duke lënë shumë banorë pa shtëpi.

Qindra të mbijetuar janë strehuar në qendra të përkohshme, ku po shpërndahen ushqime, pajisje mjekësore dhe ndihma humanitare.

Situata mbetet veçanërisht e rëndë për fëmijët. UNICEF ka deklaruar se rreth 17 mijë fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë, ndërsa disa shkolla janë shkatërruar ose dëmtuar.

Ndërkohë, të plagosurit, përfshirë banorë vendas, turistë dhe punëtorë të huaj, po evakuohen me helikopterë drejt spitaleve.

Operacionet vijojnë mes kushteve ekstreme, ndërsa ekipet e shpëtimit përballen me terren të paqëndrueshëm dhe rrezikun e përmbytjeve të tjera. Trupat e viktimave të gjetura po ruhen deri në përfundimin e identifikimit dhe njoftimin e familjarëve.

Çfarë është pluhuri i Saharasë që ka mbërritur në Shqipëri dhe çfarë pritet gjatë JAVËS së ardhshme?

Pluhuri i Saharasë është një përzìerje rëre dhe grimcash minerale që burojnë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut. E ngritur lart nga rrymat e forta ngjitëse, kjo masë pluhuri mund të transportohet nga rrymat për mijëra kilometra.

Shqipëria dhe rajoni ynë siç tregon harta arrihet kur stuhitë mbi Sahara zhvillohen brenda një qarkullimi atmosferik që favorizon rryma më të forta jugore , të afta ta shtyjnë pluhurin drejt Mesdheut dhe Evropës.

Data 28 gusht tregon praninë dhe përqendrimin e pluhurit të Saharasë afër tokës, veçanërisht të lartë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Vazhdimësia e rrymave jugore do të jetë edhe të shtunën, më 29 gusht, do të shoqërohet me një rritje të përqendrimit të pluhurit të Saharasë.

Megjithatë, duke filluar nga e diela, 30 gusht , hartat tregojnë një rënie graduale të përqendrimeve, të cilat do të tentojnë të ulen progresivisht duke filluar nga rajonet veriore.

Një përmirësim i mëtejshëm pritet të hënën, 31 gusht , me përqendrimet e pluhurit që do të ulen më tej dhe mbetjet që do të mbeten të martën në rajonet jugore, të destinuara të ulen progresivisht gjatë javës.

Arrestohet “Doktori”, furnizonte kIientët me lëndë narkotike, mes tyre dhe këngëtari i famshëm

Një psikolog është vënë në pranga nga policia greke në zonën e Atikës. I njohur si “Doktori” 42-vjeçari banor i Haidarit në Atikën perëndimore, trafikonte në zyrën e tij lëndë narkotike.

“Doktori” ishte shpërndarësi kryesor i drogërave si MDMA, LSD dhe në përgjithësi substanca në formë tabletash.

Në të njëjtën kohë, ai bënte edhe dërgesa nëpërmjet një kompanie transporti, duke dërguar sasi të paketuara droge, të cilat i quante “pako”.

Ndërkohë nga përgjimet e bëra nga policia greke përgjatë hetimeve rezulton se 42-vjeçari kishte klient të tijin edhe një nga këngëtarët më të njohur grekë.

Vetë “Doktori” deklaroi para hetuesve se biznesi i tij po shkonte shumë mirë dhe njerëzit që punonin për të, paguheshin qindra euro në ditë.

ARRSH paraIajmëron qytetarët që hedhin mbeturinat nga automjetet në rrugë: Do të identifikoheni nga kamerat, gjoba deri ne …

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar masa ndëshkuese për drejtuesit dhe udhëtarët që hedhin mbetje nga automjetet, duke theksuar se ndotja e rrugëve përbën shkelje të ligjit. Sipas ARRSH-së, personat që ndotin hapësirat publike përballen me gjoba nga 65 mijë deri në 200 mijë lekë.

“Sipas Ligjit nr. 57/2025, datë 16.10.2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, shkelësit dënohen me GJOBË NGA 65,000 DERI NË 200,000 LEKË”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Në ditët në vijim pritet të intensifikohen kontrollet përgjatë rrjetit rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Për identifikimin e shkeljeve do të përdoren edhe kamerat inteligjente. ARRSH ka bërë të ditur se rastet e hedhjes së mbetjeve nga automjetet do të dokumentohen dhe ndaj shkelësve do të merren masat përkatëse.

Autoriteti u ka bërë apel qytetarëve që të mos hedhin mbetje nga dritarja e automjetit, por t’i mbajnë me vete dhe t’i depozitojnë në vendet e përcaktuara.

“Në ditët në vijim, ARRSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikojë kontrollin përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me qëllim identifikimin e rasteve të hedhjes së mbetjeve nga automjetet”, thuhet më tej në reagimin e ARRSH-së.

Njoftimi i ARRSH:

ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES SË RRUGËVE!

Rrugët e Shqipërisë nuk janë kosh plehrash.

Në një kohë kur mijëra qytetarë dhe turistë udhëtojnë çdo ditë nëpër vend, nuk do të tolerohet më asnjë akt papërgjegjshmërie nga ata që hedhin mbetje nga automjetet apo i braktisin në hapësirat përgjatë rrugëve.

Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH janë çdo ditë në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor. Por puna e tyre nuk mund të kthehet në një cikël të pafund pastrimi për shkak të individëve që zgjedhin të ndotin.

Hedhja e një shisheje, qeseje apo çdo mbetjeje tjetër nga automjeti është SHKELJE E LIGJIT.

Sipas Ligjit nr. 57/2025, datë 16.10.2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, shkelësit dënohen me GJOBË NGA 65,000 DERI NË 200,000 LEKË.

Neni 76/a + Neni 77/2

NGA PARALAJMËRIMI TEK NDËSHKIMI.

Në ditët në vijim, ARRSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikojë kontrollin përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me qëllim identifikimin e rasteve të hedhjes së mbetjeve nga automjetet.

Automjeti dhe shkelësi do të identifikohen. Shkelja do të dokumentohet. Masa ndëshkuese do të zbatohet.

Nuk ka justifikime.

Nuk ka “vetëm një shishe”.

Nuk ka “nuk më pa njeri”.

Nuk ka tolerim.

RRUGËT JANË PASURI PUBLIKE. PASTËRTIA ËSHTË PËRGJEGJËSI E ÇDO QYTETARI.

Mos e hidh mbetjen nga dritarja.

Mbaje në automjet. Hidheni në vendin e përcaktuar.

KUSH NDOT, PAGUAN.

ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES.

Tragjike/ Roja i pIazhit hyn në det për të shpëtuar çiftin, nxjerr në breg gruan, por mbγtet bashkë me burrin

Një tentativë shpëtimi është kthyer në tragjedi këtë paradite në Andora, në provincën e Savonës, ku një roje plazhi 62-vjeçar dhe një turist 66-vjeçar humbën jetën duke u mbytur vetëm pak metra larg bregut.

Ngjarja ndodhi pak para mesditës në plazhin Sacra Famiglia. Sipas rindërtimit paraprak, një çift nga Kuneo u përball me vështirësi për shkak të detit të trazuar, ndërsa po lahej pranë bregut.

Roja i plazhit u fut në det dhe arriti të nxirrte në breg gruan.

Më pas, ai u rikthye në ujë për të shpëtuar bashkëshortin 66-vjeçar, por gjatë ndërhyrjes të dy u zhdukën nën ujë dhe nuk arritën të ktheheshin në breg.

Ende nuk është e qartë nëse dy viktimat pësuan një problem shëndetësor për shkak të sforcimit apo u mbytën si pasojë e forcës së dallgëve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

Shpërthimi i bomboIës në familjen Kola, kryefamiljari në gjendje të rëndë! Nesër kishin dasmë, do të martonin vajzën (DETAJE)

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në Markatomaj të Lezhës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, ku si pasojë 6 anëtarët e familjes kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se bëhet fjalë për anëtarët e familjes Kola, të cilat janë transportuar menjëherë për në spital. Raportohet se kryefamiljari Saimir Kola dhe dy fëmijët e tij ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryefamiljari është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, pasi ka marrë plagë të mëdha në trup dhe kërkon mjekim të specializuar. Ngjarja bëhet më tronditëse, pasi familja Kola kishin dasmë ditën e nesërme, pasi do të martonin vajzën e tyre.

Po ashtu nga shpërthimi i fortë, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, në banesën dy katëshe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi lezhën mbrëmjen e kësaj të shtune.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, në një banesë në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Shtetasi S. K. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.