Dhυnë në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë gòdet me grusht arbitrin e katërt

Situatë kaotike në “Elbasan Arena”.

Një situatë e paprecedentë është regjistruar në fundin e sfidës mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

Sipas zyrtarit Klajdi Kola, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka zbritur në dhomat e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të duelit, teksa ka goditur me grusht arbitrin e katërt Egli Spahiu.

Rëndohet biΙanci i ngjarjes së rëndë, pas rojës, hυmb jetën edhe elektricisti që ra në kontakt me rrymën elektrike

Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.

Fillimisht, Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike. Ndërsa elektricisti David Deda, 46 vjeç, i cili gjithashtu ra në kontakt me rrymën, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dy personat dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të lokalit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tërmet i fortë godet Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Gjirokastrës. Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:35, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Gjirokastrës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë dhe në zona të tjera përreth.

Tërmeti ka ndodhur në një orar kur pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në banesa, çka ka bërë që lëkundjet të shkaktojnë panik te qytetarët.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 30 Gusht 2026

Dashi
Ti jeton në një botë fantazish dhe tani për tani ndihesh i tradhtuar nga fantazitë e tua. Ëndrrat e tua nuk po të çojnë aty ku dëshiron të shkosh. Ki durim. Duhet ta kuptosh më qartë të kaluarën përpara se të ecësh përpara me të ardhmen.

Demi
Ëndrrat që i ke pasur me padurim papritmas kanë kaluar në plan të dytë. Po bombardohesh nga çështje më praktike dhe ëndrrat e tua kanë rënë në harresë. Është në rregull t’u japësh përparësi gjërave të tjera, por mos i harro fare ëndrrat e tua.

Binjakët
Duket sikur ke bërë plane duke u bazuar në një keqkuptim drastik. Po fillon të kuptosh se diçka që e mendoje të ishte fakt, tani është trillim. Është koha të rishikosh idetë dhe planet dhe të fillosh t’i shikosh ato në një mënyrë krejt të re.

Gaforrja
Pavarësisht nëse e kupton apo jo, e ke modeluar sjelljen tënde rreth gjërave që ke parë në filma, në TV ose ke lexuar në revista. Tani po e kupton se ky nuk është domosdoshmërisht modeli më i zgjuar për t’u ndjekur. Rishqyrto qasjen tënde.

Luani
Je jashtë ekuilibrit në një fushë të caktuar të jetës tënde dhe kjo ka një efekt të dëmshëm në karrierën tënde. Duket se teprimi në një lloj mënyre po të shpërqendron nga vendi ku duhet të jesh në lidhje me punën tënde. Hidhi një sy kësaj tani.

Virgjëresha
Dikush po e thyen flluskën në të cilën jetonit. Duket sikur keni udhëtuar në botën tuaj të fantazisë dhe keni shijuar udhëtimin, por tani dikush ekspozon realitetin e vërtetë të situatës. Është koha për të rivlerësuar pozicionin tuaj.

Peshorja
Para se të ecësh përpara, duhet të bësh disa hapa prapa. Vetëm pasi të jesh në gjendje të vlerësosh të kaluarën, do të jesh në gjendje të bësh hapin tjetër drejt së ardhmes me besim. Mund të duket si humbje kohe, por ki besim se është për të mirën tënde.

Akrepi
Dikush tek i cili jeni mbështetur për informacion, papritmas po ndryshon mendje. Faktet kanë ndryshuar, dhe ju duhet t’i merrni pjesët dhe t’i bashkoni përsëri në një mënyrë të re. Merrni kohën tuaj dhe jini të durueshëm me rrethanat që ndryshojnë.

Shigjetari
Mund të jesh ende duke vepruar sipas një objektivi ose pakti më të vjetër që ke bërë me veten pak kohë më parë. Duhet ta kuptosh se ajo që ishte e vërtetë atëherë mund të mos jetë më e vërtetë. Kjo është koha për të vlerësuar situatën tënde dhe për të bërë një pakt të ri me veten.

Bricjapi
Ëndrrat e tua janë të rëndësishme për ty dhe tani për tani je i frustruar sepse këto ëndrra duket se kanë mbetur në vend. Madje mund të jenë duke ecur prapa. Mos e fajëso veten për këtë. Kupto se kjo lëvizje prapa është pjesë e procesit.

Ujori
Të pëlqen të punosh drejt një qëllimi më të madh. Sot shënon fillimin e një periudhe në të cilën ndihesh sikur po largohesh më shumë nga ai qëllim në vend që të jesh drejt tij. Mos u shqetëso. Informacioni që fiton përmes këtij procesi do të të ndihmojë në planin afatgjatë.

Peshqit
Planet mbi të cilat ke punuar kanë ngecur dhe po mundohesh se si të vazhdosh. Kjo është një nga ato kohë kur duhet të relaksohesh dhe të përballosh energjinë e papritur që të vjen. Përgjigja nuk është ajo që mendon.

I arratisur për herë të katërt nga burgu/ Mediat ndërkombëtare, pubIikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

Policia spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i njohur me nofkën “magjistari i arratisjeve” dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Sipas medias ANSA, arrestimi u krye të dielën, më 23 gusht, por u bë me dije zyrtarisht vetëm sot.

Burime hetimore konfirmojnë se gjatë ndalimit i kërkuari ka bërë rezistencë të fortë ndaj forcave të rendit. Taulant Toma numëron gjithsej katër arratisje nga institucionet penitenciare në Evropë, një shifër që e kalon edhe “rekordin” e kriminelit të njohur italian Felice Maniero.

Arratisja e tij e parë daton në vitin 2009 nga burgu i Ternit në Itali, ku u kap pas disa muajsh në Pavia. Në vitin 2013 ai u iku rojeve nga burgu i sigurisë së lartë në Parma dhe u largua drejt Belgjikës.

Dy vite më vonë, në 2015-ën, u arratis nga një burg në rajonin flamand të Belgjikës përpara se të ekstradohej sërish drejt Italisë.

Arratisja e tij e katërt dhe më e fundit ndodhi më 7 dhjetor 2025 nga burgu i sigurisë së lartë në Opera të Milanos. Toma preu në heshtje shufrat e qelisë në katin e tretë dhe u ul në oborrin e brendshëm me çarçafë të lidhur që i kishte mbledhur gradualisht.

Për të kaluar murin rrethues 6 metra të lartë, ai ndërtoi një shkallë me bishta fshesash e shirit ngjitës dhe përdori një grep hekuri të siguruar brenda burgut.

Për këtë ngjarje, Prokuroria ka vënë nën hetim edhe shokun e tij të qelisë, një 25-vjeçar, i cili dyshohet se e ndihmoi duke mbajtur roje ose duke krijuar një “piramidë njerëzore”. Toma duhet të vuajë edhe 22 vite të tjera burgim dhe dënimi i tij parashikohet të përfundojë në vitin 2048.

Sali Berisha GATI të kaIojë oqeanin, zbuIohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në Qershor 2026 iu hoq sanksioni bllokues për të hyrë në SHBA. Zoti Berisha më pas disa herë e ka pohuar se së shpejti ai do të udhëtojë drejt SHBA.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga burime diplomatike, ka siguruar këtë dokument nga “International Democracy Union” i cili tregon të dhëna për një udhëtim të mundshëm në Dr. Berishës drejt USA këtë fillim shtatori.

Dokumenti ka si titull “konfirmim për pjesëmarrjen tuaj në delegacionin e IDU për Konventën Kombëtare Republikane. Më tej në këtë letër konfirmimi që ka marrë zoti Berisha mësohet se konventa do të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 Shtator nga ku jepen këto detaje.

“IDU është e kënaqur që ju do të na bashkoheni ne dhe ne jemi konfidentë se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike për Partinë Republikane di të jetë me shumë vlerë për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të tjera në lidhje me lëvizjet e delegacionit, akreditimin dhe programit e eventit do t’ju komunikohen nga sekretariati i IDU”.

Ndërkohë një tjetër dokument siguruar nga Top Channel i datës 7 Gusht nga Instituti amerikan i trajnimeve zotit Berisha i konfirmohet regjistrimi si pjesëmarrës në Konventën Kombëtare Republikane. Pas marrjes të këtij konfirmimi në Tiranë kanë nisur përpjekjet nga Gazment Bardhi. Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme treguan se Gazment Bardhi në kapacitetet e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD ka çuar një kërkesë duke kërkuar një notë verbale shtetërore për ti mundësuar zotit Berisha marrjen pjesë në këtë aktivitet të republikanëve amerikan./ Top Channel

Çmìmi i naftës në tregun botëror bie ndjeshëm, në Shqipëri ndodh e kundërta

Çmimet e naftës në treg botëror kanë pësuar një rënie të ndjeshme mëngjesin e sotëm, ndërsa tregjet shpresonin për përmirësimin e furnizimeve nga Lindja e Mesme. Në raportimet e bëra nga mediat e huaja bëhet me dije se kjo lëvizje vjen menjëherë pasi Irani dhe Omani arritën një marrëveshje mbi rrugët e transportit detar tregtar përmes Ngushticës … Continue reading “Çmìmi i naftës në tregun botëror bie ndjeshëm, në Shqipëri ndodh e kundërta”

Çmimet e naftës në treg botëror kanë pësuar një rënie të ndjeshme mëngjesin e sotëm, ndërsa tregjet shpresonin për përmirësimin e furnizimeve nga Lindja e Mesme.

Në raportimet e bëra nga mediat e huaja bëhet me dije se kjo lëvizje vjen menjëherë pasi Irani dhe Omani arritën një marrëveshje mbi rrugët e transportit detar tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit, megjithëse Teherani paralajmëroi se një marrëveshje mund të mos përfshijë një rihapje të menjëhershme të kalimit.

Kontratat e ardhshme të naftës Brent ranë me 0.4% në 87.50 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar West Texas Intermediate ranë me 0.4% në 81.89 dollarë për fuçi.

Kontratat e ardhshme të naftave Brent dhe WTI ranë me mbi 6% secila këtë javë, pasi optimizmi mbi një marrëveshje të mundshme të Hormuzit la në hije kryesisht mosmarrëveshjet e vazhdueshme SHBA-Iran.

Nga ana tjetër, ShBA-të bëhet me dije se kanë vendosur sanksione më të rrepta ekonomike ndaj Iranit në fillim të kësaj jave dhe gjithashtu i paralajmëruan vendet kundër kryerjes së tregtisë me Iranin.

Raportet e fundit kanë nxjerrë në pah një përmirësim të mundshëm të marrëdhënieve SHBA-Iran. Mediat shtetërore ruse raportuan se të dy palët kishin arritur një marrëveshje të re armëpushimi që do të shpallej në ditët në vijim.

Sakaq, mësohet se dhe qeveria malazeze ka vendosur të ulë më tej akcizat për benzinën dhe naftën, për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Masat e reja kanë hyrë në fuqi më 25 gusht dhe do të jenë të vlefshme deri më 5 shtator.

Nga 25 gushti, një litër naftë do të tregtohet me 1.87 euro, 1 cent më pak se më parë. Ndërkohë, benzina Eurosuper 98 do të kushtojë 1.79 euro për litër, gjithashtu 1 cent më pak.

Mirëpo, situata paraqitet ndryshe për Shqipërinë, ashtu si prej fillimit të këtij muaj, nafta vijon të tregtohet me më shumë se 215 lekë për litër. Madje në pika të shumta, nafta shitet me 219 lekë për litër.

Tjetër Iëvizje për të ndryshuar fatin e karrierës, Armando Broja i bashkohet Guardiolës

Armando Broja ka ndryshuar kompaninë që e menaxhonte. Nga “Team Raiola” është zyrtarisht pjesë e “SEG – Sports Entertainment Group”

Bie në sy se pronarët e kësaj agjencie të madhe janë holandezë. Jo vetëm lojtarë të njohur janë në menaxhimin e tyre, por edhe trajneri Pep Guardiola.

Kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i merkato. Broja ka pasur mundësinë të luajë titullar në fillimin e këtij sezoni me Bërnlin, por pa lënë gjurmë.

24-vjeçari i Kombëtares shqiptare afrohej te Bërnli në verën e kaluar. Shifra ishte e majme, ndërsa u raportua për rreth 20 milionë paund.

Media belge zbardh përgjìmet: Kush është bosi i Cincos, biznesmeni shqiptar me orë 200 mijë Euro që u kthye në figurë kyçe të trafikut

Qarkulloi miliona euro dhe 225 kilogramë kokainë. Media belge i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar të dënuar me 25 vite burg për trafik droge, Ermir Ndreaj, i cili njihet edhe si ‘Bosi i Cincos’

Nga një biznesmen i njohur në jetën e natës në Shqipëri, te një prej emrave të dosjeve të mëdha të trafikut të kokainës në Belgjikë.Media belge “Het Laatste Nieuws” sjell historinë e Ermir Ndreajt, i njohur si “Cinco”, teksa ka zbuluar mënyrën se si ai dyshohet se operonte në prapaskenat e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa në komunikimet e tij shfaqen miliona euro, laboratorë kokaine, transporte nga Ekuadori dhe një jetë luksoze.

Në një prej bisedave të zbuluara në dosje, Ndreaj flet edhe për investime prej miliona eurosh dhe, madje përfshin në llogaritë e tij edhe kryeministrin shqiptar. “Edhe kryeministri i Shqipërisë merr pjesë”, shkruante ai. Artikulli i Het Laatste Nieuws: “Për një periudhë, ai jetoi në Britsenlei me partneren e tij Elira, me të cilën kishte edhe sallonin e bukurisë Clinique Cinq. Në Shqipëri kishte një klub nate. Ermir Ndreaj 44 vjeç dukej në çdo aspekt si një biznesmen i suksesshëm, madje kishte edhe një orë me vlerë 200 mijë euro.

Por “Cinco” ishte gjithashtu personi që telefonohej sa herë që një transport, një magazinë apo një ngarkesë droge rrezikonte të dështonte.“Kemi 30 milionë euro mall në duar, duhet ta largojmë sa më shpejt të jetë e mundur.”Si funksiononte biznesmeni në botën e krimit dhe pse do të pendohet që humbi orën e tij?Ishte e martë, 15 shtator 2020. Koha ishte e kufizuar. Çdo vonesë kushtonte para dhe çdo gabim mund të ekspozonte ngarkesën.

Mesazhi vinte nga Ermir Ndreaj, i njohur me pseudonimin “Cinco”.Me disa udhëzime të shkurtra, ai organizonte gjithçka që nevojitej: një faturë që transportit t’i jepej një pamje ligjore, një shofer që nuk dinte asgjë dhe dikush “nga tanët” që do të shoqëronte ngarkesën për t’u siguruar se ajo do të përfundonte në vendin e duhur.

Ngarkesa ishte ajo që më vonë u quajt “kokaina e tonit”. Mijëra kanaçe me ton ishin transportuar nga Ekuadori përmes Antwerp-it drejt një kompanie ushqimore holandeze. Tani, qindra kuti duhej të dërgoheshin në një magazinë në Heirbaan, në Beveren-Melsele.Në dokumente bëhej fjalë për një ngarkesë të zakonshme ushqimore. Ndreaj njoftoi se në magazinë u shkarkuan 796 kuti me kokainë.”

Dita e parë e shkollës, nxënësịt do njihen me rregullat e reja, ja çfarë ndaIohet

Viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator me disa ndryshime. Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzuesin, ku i jepet një fokus i veçantë ditës së parë në institucionet arsimore, jo për mësim, por do të shërbejë për orientimin e nxënësve me rregulloren dhe normat e sjelljes.

Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me rregullat e sigurisë, kodin e veshjes në shkollë, ndalimin e përdorimit të telefonit celular, moslejimin e ushqimeve të pashëndetshme, respektimin e njëri-tjetrit dhe bashkëjetesës në komunitetin shkollor.

“Informimi dhe orientimi i nxënësve realizohet nga të gjithë anëtarët e stafit të institucionit arsimor, përfshirë mësuesit e të gjitha lëndëve, mësuesit kujdestarë, shërbimin psiko-social, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e tjerë të institucionit. Çdo anëtar i stafit kontribuon në përforcimin e njohjes, kuptimit dhe zbatimit të rregullave nga nxënësit”, thuhet në udhëzues.

Në udhëzim është shtuar edhe një nen i ri për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut në shkolla. Zyrat vendore arsimore kanë për detyrë të caktojnë koordinatorët e riskut dhe të hartojnë regjistrat e riskut, ku do të klasifikohen shkollat sipas shkallëve të rrezikut.

Vlerësimi do të bëhet përmes dëshmive, anketave, si dhe vëzhgimeve fizikisht për çdo institucion. Më tej, drejtuesit e shkollave duhet të marrin masa për reduktimin dhe eliminimin e risqeve dhe të koordinohen me bashkinë, policinë dhe shërbimet shëndetësore për risqet jashtë kompetencës së shkollave.

Me prioritet edhe këtë vit, në udhëzim vlerësohet parandalimi i dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ku theksohet si element i ri i shkruar vendosja e një bashkëpunimi të ngushtë mes stafit, komunitetit dhe prindërve./Top Channel