EMRAT/ Krim i rëndë sonte edhe në Durrës, ρΙagosen me thika 2 υëllezër

Dy vëllezër, Marvin dhe Klajdi Bashkehysa, janë plagosur sonte në Durrës pasi u goditën me thika nga persona të cilët u zhdukën nga vendngjarja, raporton noa.al.

Policia tha në një komunikim pak më parë se në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, Marvin Bashkehysa 38 vjeç dhe Klajdi Bashkehysa, 35 vjeç (vëllezër).

Të dy këta vëllezër janë dërguar dhe ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç.

Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /noa.al

Amir Rrahmani shënon goΙ shυmë të bυkur ndaj Βarcelonës (Video)

Amir Rrahmani ka gjetur golin në sfidën Barcelona – Napoli.

Mbrojtësi dardan ka gjetur golin kur kishin kaluar 30 minuta lojë në Kataluni.

Barcelona ka shënuar dy gola të shpejtë me Fermin Lopez dhe Joao Cancelo për 2-0.

Megjithatë në minutën e 30-të, ishte qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani që shënoi pas asistimit nga Matteo Politano për 2-1.

https://twitter.com/i/status/1767649549223370849

E rëndë në υend/ Shembet koΙona e bαnesës, hυmb jetën 64-vjeçari (Emri)

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku ka gjetur vdekjen një 64-vjeçar.

Policia sqaroi se shtetasi me iniciale F.F, ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi në banesën e burrit të motrës së tij kur është shembur një kolonë e ndërtesës.

“Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës.

Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Trαgjike/ 43 υjeçari shqiρtar bie nga çatia e mαgazinës ku ρυnonte dhe hυmb jetën

Një aksident në punë ka rezultuar fatal për 43 vjeçarin shqiptar Andi Rexhepi në Carpenedolo të Italisë.

Shqiptari humbi jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh.

43 vjeçari, baba i një vajze 16 vjeçare, po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin.

Mediat italiane shkruajnë se ishin kolegët e shqiptarit ata që njoftuan autoritetet që tashmë po merren me hetimin e plotë të ngjarjes së rëndë.

Ραmjet e frikshme tregojnë ραsagjerët e avionit gjatë turbuΙencës më të tmerrshme të ndodhυr ndonjëherë (Video)

Të paktën 50 persona janë plagosur pasi një aeroplan përjetoi ‘lëvizje të fortë’ në mes të fluturimit.

Më 11 mars, fluturimi i LATAM Airlines Boeing 787-9 Dreamliner, LA800, u ngrit nga Sydney, Australi u nis për në Auckland, Zelandën e Re dhe më vonë Santiago, Kili. Gjatë rrugës për në Auckland, rreth dy orë pas udhëtimit të tij tre orësh, avioni përjetoi ‘një lëvizje të fortë’ e cila rezultoi në të paktën 50 persona të lënduar.

Pasagjeri Brian Joket i tha gazetës lokale Stuff se avioni u duk sikur ra nga qielli dhe ai u kthye për të gjetur personin që ishte ulur pranë tij me shpinë “në tavan”.

Ai kujtoi: “Ai ishte në ajër dhe më pas ra dhe goditi kokën në mbështetësen e krahut. I gjithë avioni po bërtiste. Aeroplani më pas filloi të ulej me shpejtësi dhe unë thjesht po mendoja, ‘OK kjo është, ne kemi mbaruar’.”

Një tjetër pasagjer në avion, Lucas Ellwood, e përshkroi përvojën si “turbulencën më të keqe që mund të mendoni”. Ai i tha “Good Morning America”: “Kishte njerëz që qanin kudo, kishte njerëz të plagosur gjithandej.”

Një zëdhënës i LATAM Airlines Group nuk konfirmoi se çfarë e shkaktoi incidentin, por tha në një deklaratë për Stuff: “Si rezultat i incidentit, disa pasagjerë dhe ekuipazhi i kabinës u prekën. Ata morën ndihmë të menjëhershme ose u trajtuan nga stafi mjekësor në aeroport sipas nevojës.

“LATAM shpreh keqardhje për shqetësimin dhe dëmtimin që kjo situatë mund t’u ketë shkaktuar pasagjerëve të saj dhe rithekson angazhimin e tij për sigurinë si prioritet brenda kornizës së standardeve të tij operacionale.“

Shërbimi i ambulancës deklaroi se ekuipazhi i tij trajtoi afërsisht 50 pacientë, me një pacient në gjendje të rëndë dhe pjesën tjetër në gjendje mesatare deri në të lehtë.

“Gjithsej dymbëdhjetë pacientë u transportuan në spital, dhjetë u dërguan në spitalin Middlemore, përfshirë një pacient në gjendje të rëndë, një pacient u transportua në spitalin e qytetit të Auckland në gjendje të moderuar dhe një pacient u dërgua në spitalin Starship në gjendje mesatare”.

Kυsh është stυdenti i Akademisë së Sigurisë që u ρΙagos, drejt Shkodrës dhe Rrumbullaku

Dy persona mbetën të plagosur pasdite ne sotme në fshatin Grudë të Shkdorës, pasi ishin shënjastra e një atentati.

Gjergji Ndërshtiqa, student i Akademisë së Sigurisë, dhe kunati i tij, Gjin Lika, u qëlluan me armë nga dy persona, që ndodheshin brenda një makine.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar, teksa policia ka arritur të gjejë mjeti ne djegur. Nga ana tjetër, i plagosuri Gjergj Ndërshtiqa është vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Në drejtim të Shkodrës është nisur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Renda. Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.

Ata janë nisur drejt Spitalit të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policie janë nisur më drejtim të vendit të ngjarjes.

Trαgjike/ Autobusi i shkoΙΙës përρlaset me kamionin, pesë të υdekur, mes tyre 3 fëmijë

Një ngjajre tragjike ka ndodhur në Illinois në SHBA, në Rushville në perëndim të Springfield, ku tre fëmijë dhe dy të rritur kanë humbur jetën, pas përplasjes së një autobusi shkolle me një kamion në Illinois.

Sipas Associated Press, nga përplasja kanë marrë flakë të dyja automjetet.

Përplasja ndodhi pak para mesditës në Rushville, një komunitet me rreth 3000 banorë rreth 96.56 kilometra në perëndim të Springfield.

Në autobusin e shkollës ndodheshin katër persona, tre fëmijë dhe shoferi.

Për shkak të përplasjes, humbi jetën edhe shoferi i kamionit.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit tragjik.

SPAK do të hetojë “21 Janarin”, grυαja e Aleks Nikës: E drejta fiton gjithmonë. Kam kaΙΙëzuar gjithë zinxhirin komandυes, nga Sali Berisha deri te më i υogli

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika një prej viktimave të “21 Janarit” ka folur për mediat, pasi Prokuroria e Posaçme vendosi të hetojë këtë ngjarje, gjë që ishte kërkuar me ngulm nga familjarët e viktimave.

Ajo u shpreh se e drejta gjithmonë fiton dhe se e prisnin këtë vendim, duke shtuar se ajo ka kallëzuar gjithë zinxhirin komandues të asaj kohë, duke nisur nga Sali Berisha.

“E prisnim, sepse e drejta gjithmonë fiton. Shpresoj që të vazhdojë dhe të trajtohet ashtu sic e meriton.

Kam kallëzuar gjithë zinxhirin, që nis nga Berisha e deri tek më i vogli,” tha ajo.

Pas ”ju dυαm” me Βαrdhin, Sara ρoston foto edhe me nënën e tij

Sara Gjordeni është kthyer në personazhin më të komentuar, edhe pse aventura e saj në ”Big Brother Albania Vip 3” përfundoi pak ditë më parë.

Gjithçka nisi me daljen e Bardhit, përshkak se nëna e tij ishte shtruar në spital, dhe këtu lindën shumë drama dhe polemika mes Sarës dhe menaxherit të të dashurit të saj, Jetmirit.

Teksa rrjeti zien ende, Sara ka shkuar në Kumanovë dhe në instastory ka hedhur këtë foto krah Bardhit, ku shkruan ”Ju duam”. Çifti vijon që të jetë bashkë, duke hedhur poshtë çdo lloj aludimi.

Më vonë Sara postoi edhe një foto me nënën e Bardhit ku shihet që i ka kapur dorën, ku tregon edhe njëherë që aludimet me tyre janë shuar.

(EMRI) PërρΙaset me mjetin e këngëtarit grek, υdes në αksident 20-υjeçari shqiptar (FOTO)

GREQI – Një 20 vjecar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Menidi të Greqisë.

Aksidenti ka ndodhur kur fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër në rrugën “Dekelias” në Menidi.

Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.

(BalkanWeb)