U godit për υdekje me thikë pas sherrit me adoΙeshentin në Fier, mesazhi ρrekës nga shokët e shkollës së 19-vjeçarit: Dhimbja dhe Ιotët janë të ραshtershëm për ty

Shokët e klasës së 19-vjeçarit Grei Bihuci, që humbi jetën sot pas një sherri në Fier, kanë shkruar një mesazh prekës.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona”, shkruajnë nxënësit e shkollës profesionale “Petro Sota”.

Grei u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Policia ka arritur të ndalojë autorin 20-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Shoku i viktimës Olti Serjanaj 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

Βabai i tri υαjzave nga Kukësi, që i υrau e ëma: Kush e mendonte se nuk ishin të sigυrta me nënën e tyre?

Dhjetë vjet janë shumë, por për Bashkim Dobrushin, 55 vjeç, koha ndaloi në atë ditë të tmerrshme kur ish-bashkëshortja e tij Edlira vrau tre vajzat e tij, Simonën, 13 vjeçe; Keisin, 10 vjeçe dhe Sidny, vetëm 3 vjeçe, në atë që është përcaktuar si masakra e Chiuso, një plagë ende e hapur në komunitetin Lecco.

Një masakër e tmerrshme – e cila ndodhi natën mes 8 dhe 9 marsit 2014 në një ndërtesë në Bergamo – ngjarje që tronditi jo vetëm komunitetin e vogël të Chiuso, ku familja dhe tre vajzat njiheshin mirë, por edhe qytetin dhe gjithë vendin.

Bashkimi, i cili tani është rimartuar dhe është baba i një djali 6 vjeçar, u largua të shtunën e kaluar nga Italia në orën 17:00 për në Kukës, qytetin e tij të origjinës, për përvjetorin. Atje ai do të falet te varri i vajzave të tij me rreth gjashtëdhjetë të afërm dhe miq. 55-vjeçari i varrosi vajzat pranë njëra-tjetrës dhe më pas ndërtoi një lapidar ku ato shfaqen së bashku.

“Nëse ish-gruaja ime donte të më lëndonte, mund të më vriste mua – thotë Bashkimi me lot në sy në një rrëfim për Il Giornale – mund ta kishte bërë ndërsa unë isha duke fjetur; disa vite më parë në Shqipëri ka ndodhur që një grua të vrasë burrin e saj në gjumë. Por vajzat e mia jo. Nuk ka falje për këtë”.

“Ne kishim një muaj të ndarë, kisha shkuar të jetoja me vëllain tim. Ishte ajo që e mori këtë vendim.

Nuk u morëm vesh më. I thashë që e rëndësishme është që vajzat të mos vuajnë. Unë shkova tek ata për t’u përshëndetur më 7 mars, të nesërmen u nisa për në Shqipëri ku duhej të ndaloja për një javë.

Ata nuk mund të vinin me mua, sepse kishin shkollë. Nuk do ta kisha menduar kurrë se kjo ishte hera e fundit që do t’i shihja. Kurrë! Jetojmë në një botë të vështirë, por kush do të mendonte se fëmijët nuk janë të sigurt me nënën e tyre?

Një grua që i mbajti në bark për nëntë muaj, që kujdesej për ta… Mendoni vetëm për këtë: cilat janë kafshët më të rrezikshme në natyrë? Janë ato mbrojnë këlyshët e tyre. Nuk ishte kështu për vajzat e mia”.

Kur e mësuat se çfarë kishte ndodhur?

“U nisa më 8 mars, një udhëtim me makinë për në Bari dhe më pas mora tragetin prej andej. Dhjetë orë në total. Sapo mbërrita, u prita nga vëllezërit e mi. Askush nuk më tha asgjë. Kur hyra në shtëpi doja të ndizja televizorin, por më thanë se ishte i prishur, sepse lajmet italiane dhe shqiptare flisnin prej orësh për atë që kishte ndodhur. Vëllai më lejoi të bëja dush, pastaj më tha: “Bashkim, duhet të kthehemi në Itali, gruaja jote tentoi të helmonte vajzat, tani janë në spital”.

Kështu që ne nxituam në agjenci për të marrë një biletë avioni. Më pas fluturimi, në udhëtim jetoja me shpresën për t’i gjetur të gjallë, me mendimin që Zoti t’i mbronte. Por ata nuk ishin më aty. Nën shtëpinë e vëllait tim, në Chiuso, pashë një turmë të madhe; pastaj në atë moment më thanë: “Bashkim kanë vdekur, duhet të marrësh guxim, ajo i ka goditur me thikë gjatë natës”.
Dhe bota ime u shpërbë”.

Pastaj varrimi. Pse vendosët t’i varrosni në Shqipëri?

“Kryetari i bashkisë, Virginio Brivio, më pyeti nëse doja t’i varrosja në Lecco, por unë zgjodha t’i çoja në varrezat e Kukësit, ku janë prindërit, vëllai dhe disa nipër. Kështu që ata nuk do të jenë vetëm. At Angelo Cupini erdhi për t’u lutur në varrin e tyre dy herë; ne jemi muslimanë, por kjo nuk ka pasur kurrë pengesa për ne”.

Ju jetoni prej 24 vitesh në Itali, planifikoni të qëndroni në Lecco apo do të ktheheni në Shqipëri?

“Kam marrë nënshtetësinë italiane më 3 prill 2018 (ditëlindja e Simonës) dhe dy ditë më vonë lindi fëmija im. Vitin e kaluar e mori edhe gruaja ime. Blemë edhe një shtëpi në Maggianico, do të vazhdojmë të jetojmë në Itali ku kam shumë miq. Falë dashurisë së të afërmve të mi dhe të gjithë qytetit i mbijetova masakrës, edhe pse dhimbja më shoqëron çdo ditë të jetës sime”.

Baskimi na tregon celularin, ka shumë foto të djalit të tij, por edhe të Simonës, Keisy-t dhe Sidny-t, shumë momente familjare, ku vajzat buzëqeshin dhe përqafojnë babanë e tyre.

“Thonë se femrat janë më afër baballarëve, meshkujt me nënave të tyre, mendoj se kjo është e vërtetë. Simona ishte si nënë me motrat e saj; një grua e vogël, edhe mësuesit e saj më thanë kështu. Ajo do të duhej të vendoste se cilën shkollë do të ndiqte, nuk e dinte ende, i pëlqente volejbolli. Po të ishte këtu sot do të ishte 23 vjeçe. Kush e di, ndoshta do të kisha qenë gjysh. Keisy ndoqi një shkollë kërcimi, ishte në shkollën fillore. Ajo gjithashtu doli mirë në shkollë, ishte më e egër. Dhe pastaj Sidny, e vogla, kur mbërrita nga puna ajo vrapoi drejt meje dhe më përqafoi.”

Pas asaj që ndodhi, e keni takuar ndonjëherë ish-bashkëshorten tuaj?

“Asnjëherë. Mësova nga ju në Il Giornale se pas pesë vjetësh i ishte besuar një komuniteti. Nuk më intereson nëse është në ferr apo në parajsë, sepse dhimbja ime nuk do të ndryshojë kurrë.”

Pas masakrës në Chiuso, ju rindërtuat jetën tuaj. Jeni i lumtur sot?

“Është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur. Djali im dhe gruaja ime janë gëzimi im dhe meritojnë dashurinë, vëmendjen dhe konsideratën time. Sigurisht, në zemër ka gjithmonë atë ankth të tmerrshëm që nuk largohet. Ka ditë kur ndihem i brishtë. Dhjetë vjet janë një kohë e gjatë dhe megjithatë ata janë gjithmonë pranë meje. Ndonjëherë unë shikoj lart dhe më djket sikur ata janë aty… pranë meje./ Liberale

E rëndë në Greqi/ 13-υjeçarja mbetet sh* αtzënë nga υëllai i saj

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Rethymno, Greqi, ku një e mitur ka mbetur shtatzënë nga vëllai i saj, sërish i mitur.

Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 13-vjeçare nga Bullgaria, e cila ka mbetur shtatzënë nga vëllai i saj 15-vjeçar.

Madje, dy fëmijët kanë deklaruar në polici se çdo gjë është bërë me pëlqimin e të dyve dhe kanë shtuar se janë të dashuruar.Por, sipas ligjit, në këtë rast kemi të bëjmë me incest, dhe tashmë do të jenë autoritetet që do të veprojnë.

Konsυmuan mish të breshkave të detit, hυmbin jetën tetë fëmijë dhe një grυa

Tetë fëmijë dhe një grua, kanë humbur jetën, pasi konsumuan mish të breshkave të detit në arkipelagun e Zanzibarit.

Sipas Skynews, të dielën se në spital janë shtruar 78 persona pasi u ushqyen me këtë lloj mishi, që në brigjet e Afrikës Lindore thuhet se përgatitet me delikatesë.

Por, ngrënia e breshkave të detit të kontaminuara mund të shkaktojë kelonitoksizëm, një lloj helmimi i rrallë ushqimor që mund të shkaktojë vdekjen.

Haji Bakar, zyrtar i spitalit në Mkoani ka njoftuar se pacientët kishin ngrënë mish të martën.

Autoritetet kanë bërë thirrje të shmanget ky mish.

Zanzibari shtrihet 35 kilometra nga brigjet e Afrikës lindore-qendrore.

Ai është pjesë e Republikës së Bashkuar të Tanzanisë dhe numëron mbi 700 mijë banorë.

Βαbai godet për υdekje me thikë grυαn dhe tre fëmijët, më pas υret υeten

Një tragjedi familjare është regjistruar në Hawaii. Mësohet se një baba goditi me thikë gruan dhe tre fëmijët e tij përpara se të vriste jetën të dielën në mëngjes. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në një shtëpi në zonën Manoa të Honolulus.

Autori i dyshuar është ndër të vdekurit, trupat e të cilëvë u gjetën pajetë brenda shtëpisë.

Po në këtë zonë policia gjeti thikën me të cilën babai vrau fillimisht gruan e më pas tre fëmijët e tyre 17, 12 dhe 10 vjeç. Dëshmitarët kanë rrëfyer se kjo është një nga krimet më vdekjeprurëse në 25 vitet e fundit në Haëaii u parapri nga një përleshje brenda shtëpisë.

Policia u njoftua për përleshjen në orën 8:30 me oficerët që hynë në shtëpi 45 minuta më vonë për të gjetur pesë trupat – të sulmuesit dhe katër viktimave të tij.

https://twitter.com/LynnKawano?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1766936683327750307%7Ctwgr%5E269f4b5ecf4bad885231d68f03c628fc27dff9ba%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fbabai-godet-per-vdekje-me-thike-gruan-dhe-tre-femijet-me-pas-vret-veten-zbardhen-detajet-tronditese%2F

Jonida MaΙiqi flet për raρortin me Romeon dhe akυzat ndaj tij

E ftuar në episodin e dytë të podcastit të ri nga Isli Islami “N’audi”, Jonida Maliqi ka folur për raportin mes saj dhe Romeos dhe për akuzat që janë ngritur ndaj tij në shtëpinë e ‘BBV3’.

Ajo ka thënë që ruan një marrëdhënie shumë të mirë me Romeon dhe akuzat e ngritura ndaj tij ajo i hedh poshtë, pasi sipas saj nuk do të qëndronin dy vite të lidhur vetëm sepse Romeo donte të përfitonte prej saj.

“Sigurisht që m’u bë shumë qejfi(që Romeo tha se më ka dashur). Të dy ruajmë miqësinë, interesohemi për gjërat e njëri-tjetrit, më pyet e pyes si shkojnë gjërat. Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë raporte të mira, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Këtu boll!

Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar për shkak të kam qenë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në çdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh, ndodh edhe në botë. Ah, mund të ketë patur ndonjë ndikim, por jo të bëhesh detyrimisht i famshëm nga ai personi…
Po s’ka qënë ai qëllimi(që të merrte famë prej meje) sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për “qëllimin”…”

“Do të ta shkαtërroj figυrën!”/ PërρΙasje e ashpër pas daljes nga BBV, Sara Gjordeni kërcënon menαxherin e Bαrdhit

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka trazuar rrjetin me një mesazh kërcënues ndaj menaxherit të të dashurit të saj Bardhi, me pretendimet se ai po mundohet t’i ndajë.

Më anë të një postimi në “InstaStory”, Sara ka paralajmëruar Jetmir Agajin se nëse ai e sulmon edhe njëherë, ajo do t’i shkatërroj figurën.

“Edhe një story sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër”, shkuan Sara.

Ndër të tjera ish-banorja i drejtohet duke i thënë “nuk arrite të na ndash, boll kërkove vëmendje me zor”.

Por duket se ish-banorja është penduar për reagimin e saj, pasi disa minuta pasi e kishte postuar mesazhin e saj, zgjodhi ta fshinte nga profili i saj.

Postimi i plotë:

Po duroj dhe po hesht vetëm per hater te Bardhit. Nuk te kam asnje borxh! Po mbaj ne kurriz ofendime nga publiku pa te drejte prej heshtjes po dije qe prap per hater te Bardhit!!

Edhe nje story sulm ndaj meje e do te ta shkaterroj figuren dhe planet e tua me vetem 1 postim, e do kesh gjithe shqiptarine kunder! Give up bro nuk arrite te na ndash, its stronger than you. Boll kerkove vemendje me zor. Me dashuri: Sara Nikol Idrizi

Ky reagim i Sarës erdhi pas një postimi që kishte bërë më herët Jetmiri, i cili teksa kishte ndarë pamje të Bardhit nga spitali me nënën e tij, e cila ishte edhe arsyeja pse ai ndërpreu garën e BBV për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, ku shkruante: “Famën ky e ka marr me punë me kungë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famen po për tkeq”.

Kujtojmë se pasi Bardhi la shtëpinë e BBV, Sara Gjordeni ka hedhur dyshime se motivi për daljen e tij nga BBV, mund të mos ketë lidhje me gjendjen shëndetësore të nënës së tij, por të jetë përdorur si justifikim nga menaxherët e këngëtarit, me të cilët mesa duket nuk ka një marrëdhënie të mirë.

Lidhur me këto dyshime, Sara është shprehur se njerëzit mendojnë se ajo është nxituar dhe ka folur para kohe, ndërsa shton se ajo ishte në dijeni se këngëtari do të linte shtëpinë.

Ish-banorja theksoi se kjo situatë sipas saj, mund të ishte menaxhuar më mirë nga stafi i Bardhit.

“Nëna e Bardhit është shumë mirë. Shumë njerëz thonë që unë u nxitova, fola para kohe, ndoshta unë u shpreha në mënyrën e gabuar dhe njerëzit kuptojnë që të që duan të kuptojnë. Unë isha në dijeni paraprakisht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim pak më të mirë të situatës. Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon asnjë palë e tretë.

Unë me Jetmirin (menaxheri i Bardhit), kam një marrëdhënie shumë neutrale, kemi folur që kur kam dalë për punë. Unë kam dashur që çdo deklaratë e mia të ketë qenë e rezervuar dhe ai ka qenë një nderë njerëzit e parë që kam kontaktuar kur kam dal, që të konsultohesha për lëvizjen e mia që të mos bëja asgjëje që mund të ishte në dëm të Bardhit”, tha Sara në “BBV Fun Club”.

Makina lυksoze, udhëtime dhe ραsion për detin! Mediat italiane zbυΙojnë detaje nga jeta e shqiptarit që u υra nga bαshkëkombësi i tij

Mediat italiane kanë shkruar në lidhje me jetën e 27-vjeçarit shqiptar që u vra mbrëmjen e të shtunës në Frosinone nga një shqiptar tjetër.

Kasem Kasmi kishte pasion jetën e shtrenjtë dhe makinat luksoze.

Ashtu siç edhe disa miq tregojnë pasionet e tij ishin udhëtimet.

Në profilin e tij në Facebook disa foto tregojnë momente të jetës së 27-vjeçarit: si një udhëtim i fundit në Pizë, apo një ditë me jaht në një det të pastër blu, pak metra larg bregut. Por edhe një nga pasionet e tij të mëdha, shtojnë ata që e njohën: atë të makinave dhe motorëve.

Ai vdiq të shtunën rreth orës 19:30 para një restoranti në rrugën “Aldo Moro”.

Gαzetari ngre shqetësimin, fαrmacitë po υjedhin qγtetarët

Bisolvon është një ilaç i thjeshtë për kollën. Këto dy kuti kanë të dyja nga 20 tableta, të dyja nga 8 mg. Të dyja i njëjti prodhim, nga e njëjta kompani, prodhuar në të njëjtën ditë, i njëjti lot.

Në dy farmaci ngjitur me njëra-tjetrën ka këtë diferencë në çmim.

Cila nga dy farmacitë mashtron pacientët dhe shtetin duke falsifikuar pullën?

Ministria e Shëndetësisë