Ήγgerta Meta rrëfen duke qeshυr: Ja si υrava babanë

Hygerta Meta e arrestuar për bashkëpunim për vrasjen dhe groposjen e të atit Pëllumb Metës, para gjykatës është pyetur sesi i ka lindur mendimi për vrasjen. Shqiptarja.com sjell dëshminë e 19-vjeçares para togave të zeza, e cila ftohtësisht dhe duke qeshur, ka treguar sipas saj se është ajo që qëlloi babanë për vdekje në dhomën e ndenjës.

Gjyqtarja: Na thuaj si të lindi mendimi vrasjen dhe ku e gjete pistoletën?

‘Kur ai me tha do ju vras! Aq më fiksoi truri na e ka thënë edhe herë të tjera! Të enjten më tha do ju vras! Të shtunën e vrava! Më tha se i refuzova fejesën për herë të dyte dhe e disha që kishte armën. S’ishte hera e parë që kishte armë. Dhe e dija kur vinte nga puna dija çdo lëvizje e mendova për pasdite.

Mora armën, ai erdhi nga puna ishte duke pushuar ishte me kurriz i shtrirë. Mora armën në dhomën ngjitur ia tregova e pa armën dhe më tha ‘Ku shkon me atë gjë?’ E bëra t’i flisja përballë! Ai nuk u befasua dhe i thash çohu në këmbë! Ai tha? ‘Ik andej!’. Dhe unë e qëllova, dy metra larg tij. Ishim tek dhoma e ndenjës, isha unë që hyra në dhomën e gjumit dhe arma ishte te dhoma e gjumit të vëllait Hysenit.

Por ai nuk rrinte aty, unë e dija ku ndodhej armën se pastroja shtëpinë. Nuk ishte e fshehur. (Qesh ndërkohë)! Jam penduar tani, por nuk ka kthim pas.’- tha ajo.

Ρolicia tha se ai ishte ekzekυtori! Ndryshon deklaratën Hysen Meta: S’e υrava unë babanë, por motra!

Ndryshon deklaratën Hysen Meta, i cili akuzohet se vrau babain e tij, ndërsa në bashkëpunim me motrën dhe vëllain, e groposën atë në kasollen e banesës së tyre.

Nga salla e gjyqit, në rrëfimin e tij, të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, 25-vjeçari pohon se krimin e kreu motra e tij e vogël, Hygerta.

“Nuk e kam bere une. Te flase ai qe e ka bere. Kam qene prezent dhe kam pare qe motra e vogel ka qelluar babain. Donte ta drejtonte me zor babai. Nuk kam pasur marredhenie te mira. Kam qene i hutuar. Na ka ardhur keq per kete qe i ndodhi babait.”, tha ai para togave të zeza sot në Gjykatën e Durrësit.

Këmbimi υαlutor për ditën e sotme/ “Ngrijnë” monedhat e hυαja, ja me sa këmbehen euro, doΙΙari dhe paundi

Sot, më 26 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.5 lekë dhe shitet 96.4 lekë.

Euro sot blihet me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 104.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 108.1 lekë, në shitje me 109.1 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.5 lekë dhe në shitje me 71.7 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor për të gjitha monedhat e huaja.

Sara ka ραsur ish të dαshυr Capital T dhe Noizγn? Komenti i ish-bαnores së Big Brother VIP ngre dγshime

Ish-banorja e Big Brother VIP, Mikela Pupa ka ngritur dyshime se Sara Gjordeni mund të ketë pasur lidhje me Noizyn dhe Capital T.

Gjatë një loje me foto në rubrikën “Mos i Bjer me Top” në E Diell, ajo vendosi foton e Sarës në të njëjtin vend me atë të dy këngëtarëve të famshëm.

Pjesë nga diskutimi:

Mikela: Nuk kam asnjë lloj mendimi për Sarën

Ronaldo: Po për ishat e Sarës?

Mikela: Po i di Sara punët e saj vetë se çfarë bën, nuk ëhstë se ëmë pëlqen loja e saj në Big, por që…

Ronaldo: Noizy, reperi ynë nga Lushnja

Mikela: Dikur kur kam qenë e vogël e dëgjoja goxha por që, edhe Noizyn e lëmë me Sarën se ku i dihet .

Ronaldo: Kapital T?

Mikela: Kapitalin do ta çoj tek Sara.

Ronaldo: Pse kanë pasur gjë bashkë këta?

Mikela: Jo m…

Vrαυ babanë, ky është dënimi që mund të marrë djaΙi i madh

Mbi 3 anëtarët e familjes pritet të rëndojnë akuza të rënda

3 fëmijët e viktimës Pëllumb Meta pritet të përballem me akuza të rënda në gjykatë. Në dosjen e policisë që iu dërgua prokurorisë, 25-vjeçari Hysen Meta dyshohet për veprën “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu ndaj tij pritet të ngrihen dhe akuzat “Armëmbajtje pa leje dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Sipas policisë ai ka qëlluar babanë e tij me 4 plumba dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në burgim të përjetshëm sipas nenit 79 pika c të Kodit Penal.

Dhe për Hygerta Metën, studenten 19-vjeçare, janë ngritur dy akuza: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”. Duke qenë se Kodi Penal nuk parashikon burgim të përjetshëm për gratë, Hygerta rrezikon dënimin nga 20 deri në 35 vite burg.

Për vëllanë e vogël, 21-vjeçarin Amarildo Meta dyshohet se ka kryer veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomes”. Ai rrezikon dënim nga gjobë deri në 5 vite burg nëse shpallet fajtor.

Për bashkëshorten e viktimës hetimet vazhdojnë në gjendje të lirë. Policia thotë se ajo dyshohet se ka kryer veprën “Veprime qe pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në Kodin Penal kjo vepër parashikon gjobë deri në 3 vite burg.

Të tre fëmijët e Pëllumb Metës pritet të dalin të hënën në gjykatë ku do të caktohet masa e sigurimit. Prokuroria pritet të kërkojë për ta masën e “arrestit në burg”.

Klan News

Ρrej dy vitesh Ιυfton për jetën në Francë, mësυesja shqiρtare kërkon ndihmë të kthehet në atdhe

Mësuesja Ina Kasimati ndidhet prej dy vitesh në Francë dhe prej kohësh është duke u mbajtur në jetë me aparatura dhe sondë.

Së fundmi së bashku me familjen e saj ajo ka bërë për të gjithë ata që munden të ndihmojnë, për të siguruar 17 mijë euro që ajo të kthehet në atdhe.

Si pasojë, transporti i saj nuk mund të bëhet përveçse me charter mjekësor. Për të gjithë ata që dëshirojnë dhe mund të kontribuojnë në këto momente shumë të vështira dhe delikate për të dhe familjen e saj, mund të kontribuojnë në këtë link. (Kliko KËTU)

Advertisements

Mesazhi i familjes në GoFoundMe:

Unë jam Ina Kasimati, shumë më njohin si zysha, disa të tjerë si aktiviste, shumë të tjerë, si njeriun që po lufton fort për jetën. Prej dy javësh jam e shtruar në spitalin onkologjik të Strasburgut, Francë, ku po mbahem me tuba e sondë dhe kthimi në Shqipëri nuk mund të bëhet me avion, por vetëm me çarter mjeksor, pasi nuk mund të shkëputem nga aparaturat.

Ky çarter ka një kosto prej 17.000 euorsh (shtatëmbëdhjetë mijë euro).

Tash pas 2 vitesh kam nevojën tuaj, miqtë e mikeshat e mia, të njohur e të panjohur. Sëmundja e përbindshme në mua ka përparuar, aq sa metastazat kanë bërë dëmtimet e tyre. Besimi im më i fortë gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë tek Zoti, dhe tek ju miqtë e mi, të njohur e të panjohur, të cilët para dy vitesh më dhatë mundësinë të kisha shpresë e të luftoja më shumë.

Kërkoj të kthehem në Atdhe, në Vlorën time, dhe kjo dëshirë e imja, u përkrah edhe nga mjeket, të cilët më deklaruan se ilaçi më i mirë për mua është familja ime. Mendja , shpirti im janë optimistë , sepse unë dua të jetoj , unë e dua jetën!

Unë kam besim tek fuqia e solidaritetit tuaj ,që së bashku me birin tim, Amantin, i cili ka qënë forca ime më e madhe e çdo dite, të vijmë në Shqipëri të sigurt. Dhe ky kthim duhet të bëhet brënda 10 ditëve. Prandaj ju kërkoj me përulje , mirënjohje edhe njëherë të më ndihmoni të vij në Shqipërinë time.

Zoti ju bekoftë!

VIDEO/ Mυçi e bën “sefte” në Tυrqi, gol mahnitës me Βesiktas

Vetëm disa ndeshje i kanë mjaftuar Ernest Muçit për të realizuar golin e parë me Besiktas. Në transfertën e Istanbulspor, lojtari shqiptar ka “tundur rrjetën” në pjesën e dytë.

Pas një aksioni të rrjedhshëm, e djathta tokazi e Muçit përfundoi pas shpinës së portierit. Trajneri i Besiktas, Fernando Santos ka mjaft besim te djaloshi kuqezi , teksa ka preferuar ta aktivizojë titullarë që në sfidat e para.

Sulmuesi u transferua në merkaton e dimrit nga ekipi i Legias së Varshavë. Ky operacion i kushtoi arkave të klubit turk 10 milionë euro, sakaq 1 milion euro fitoi edhe klubi i Tiranës, për shkak të zotërimit të 10% të kartonit të Muçit.

https://twitter.com/Besiktas_Neferi?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1761801882467475610%7Ctwgr%5E7104a2946688d25fff80bd0f09b9fa5e353bd6e8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-muci-e-ben-sefte-ne-turqi-gol-mahnites-me-besiktas%2F

(J.S/BalkanWeb)

Emri/ Άksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 26-υjeçari shqiptar, po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së fυtbollit 

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Seksklou – Volos në Greqi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Motoçikleta me të cilën po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Ήënë 26 Shkυrt 2024


Dashi

Perspektivat ne jetën tuaj ne çift janë shume te mire gjate kësaj dite. Do i besoni me tepër njeri-tjetrit dhe do e forconi komunikimin se bashku. Edhe për beqaret do jete një dite premtuese dhe e mbushur me risi. Shfrytëzojeni sa te mundni! Ne planin financiar do jete dite ideale për te riorganizuar situatën. Do jeni me te qete ne këtë sektor dhe do shpenzoni pak me tepër.

Demi

Edhe pse situata ne çift do përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite, nuk është koha e duhur për t’u marre vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beni edhe pak durim. Nëse jeni beqare dhe dëshironi me patjetër te krijoni një lidhje, përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar do jene te favorizuara transaksionet dhe investimet.
Binjaket

Ka disa kohe qe nuk ndjeni te njëjtat emocione si ne fillim ne lidhjen tuaj? Partneri nuk iu mbështet me për asgjë dhe here pas here ju neglizhon? Ka ardhur koha te vendosni pikat mbi “i” njëherë e përgjithmonë. Beqaret, fale ndikimin te Venusit dhe Marsit do e gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te shpenzoni.
Gaforrja

Jupiteri do e influencoje pozitivisht jetën tuaj ne çift dhe do iu beje te ndiheni me se miri ne krahët e partnerit. bashkëpunimi me te do vazhdoje te përmirësohet. Beqaret do e duan shume lirinë qe kane dhe fillimi i një lidhjeje do i “frikësojë”. Financat nuk do jene ne gjendje shume te keqe, por maturia dhe kujdesi do e mbanin situatën te stabilizuar.
Luani

Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate kësaj dite. Ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe do dëshironi qe momentet te ishin te tilla deri ne pafundësi. Beqaret nga ana tjetër do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete ai qe ata kane ëndërruar. Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv për financat. Kryeni ndonjë investim te nevojshëm.
Virgjeresha

Mundohuni ta largoni sa me pare rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Asnjërit prej jush nuk do i pëlqejnë te jetoje ne një mjedis tërësisht te qete dhe pa emocione. Beqaret ka mundësi te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Shfrytëzojeni ditën! Financat do kërkojnë me shume kujdes. Ju mund t’iu gjeni zgjidhje edhe problemeve.
Peshorja

Dite shume e qete dhe pa as me te voglin problem kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ruani një komunikim te mire me partnerin tuaj dhe do kaloni momente te ngrohta se bashku. Për beqaret nuk do ketë dashuri pasionante, por njohjet e reja nuk do mungojnë. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu nëse nuk doni te keni tronditje te buxhetit.
Akrepi

Jeta juaj ne çift do ketë gjate gjithë kohës mbështetjen e yjeve gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin, përkundrazi do kuptoheni edhe vetëm me një shikim. Beqaret duhet ta hapin zemrën nëse duan te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shume te mëdha sepse keni për te humbur shumta te mëdha parash.
Shigjetari

Dielli do favorizoje mirëqenien dhe ngrohtësinë ne jetën tuaj ne çift. Nga ana tjetër do jeni edhe me te kthjellet pe rate qe duhet te bëni ne lidhjen e krijuar. Beqaret do kenë disa takime, por ende nuk do përballen me princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar ka ardhur koha te merrni masa strikte qe buxheti te mos ketë probleme. Do jete e vështirë, por ju mund t’ia dilni.
Bricjapi

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft negativ sot për jetën tuaj ne çift. Do keni here pas here debate me partnerin tuaj dhe kjo do iu beje te ndiheni keq. Beqaret do jene me te vendosur për te bere për vete personin qe do pëlqejnë. Me pak durim do ia arrini qëllimit. Ne planin financiar duhet te mendoni edhe për te ardhmen , jo t’i shpenzoni te gjitha paratë ne një moment.
Ujori

Dite e bukur kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Debatet dhe mosmarrëveshje do marrin fund menjëherë dhe te dy me partnerin do filloni te thurni plane për te ardhmen. Beqaret do dëshpërohen edhe me tepër kur te marrin vesh se personi qe pëlqejnë ka krijuar tashme një lidhje. Ne planin financiar duhet ulur shpenzimet sa me shume.
Peshqit

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete shume monotone gjate kësaj dite dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Mos e lëshoni veten, por bëni gjithçka mundeni për ta ndryshuar situatën. Beqaret do jene shume kërkues dhe te pavendosur, prandaj dhe sot do mbeten vetëm. fati nuk do jete me ju ne planin financiar kështu qe do bënit mire te tregoheshit sa me vigjilente.