E rëndë/ Shkoi për të ρeshkuar me vëllain dhe një person të tretë, tërhiqet nga rrγma e detit 40-υjeçari, nisin kërkimet nga polumbarët e RENEA-s

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Durrës ku një 40-vjeçar ka rënë në det. Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 17:15 në Porto Romano. 40-vjeçari së bashku me vëllain e tij dhe një person te tretë kishin shkuar për të peshkuar në det. Sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e 40-vjeçarit. Policia gjithashtu ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

“Po ρërdor Βardhecin e shkretë”, Stresi sqaron dekΙaratën për Sarën: E kam ρasur …

Reperi Stresi ishte i ftuar në “Fun Club” ku u pyet lidhur me një status të bërë nga ana e tij për Sara Gjordenin.

Në një nga fjalitë e statusit të tij Stresi shkruan: “Ps megjithëse forca e zakonit”.

I pyetur se çfarë ka nënkuptuar me fjalë e përdorur Stresi i bën bisht pyetjes duke treguar se Sarën e njeh nga jashtë dikur kanë qenë në një lagje dhe për të ajo ka qenë gjithmonë stratege.

Sipas Stresit nga të gjithë banorët, Sara është e vetmja lojtare që ka hyrë në shtëpi me strategji dhe ide të qarta për lojën.

Intervista:

Moderatorja: Ke përmendur një fjalë në deklaratën tënde, forcë zakoni ke thënë mund ta shpjegosh

Stresi: Po, forcë zakoni thash duke e njohur pak Sarën nga jashtë se kemi qenë në një lagje dikur dhe duke e parë se si është rritur ajo ka qenë gjithmonë ashtu edhe jashtë.

Moderatorja: Si ka qenë lojtare, stratege?

Stresi: Po shumë stratege shumë fare. Nuk do e kisha sugjeruar lojën që po bën dhe kur hyri në fillim thash nuk po bën mirë që po përdorë atë historinë jashtë, po përdor edhe Bardhecin se atë të shkretin e mbyti .Boksieri është super djalë

Deklarata e Plotë e Stresit:

“Le nje super djale jashte qe e priste dhe me besim e lejoi te futej ne BB dhe pastaj flet ne oborr me Erjolen qe i mban kryqin qe i ka dhuru dhe shpreson qe ai te fitoi sot “ne boks”.. puthet dhe i kerkon llogari bardhecit thu se ka 3 vite me te, cdo gje vetem e vetem per fame dhe per te vazhdu trrij ne BB. Te humbesh udhen dhe te tejkalosh limitet e tua personale per fame kjo eshte per te ardh keq! Ps megjithse forca e zakonit”, shkruan reperi.

‘Nuk bëhet ajo punë, υαjza ka nisur studimet’, flet υαjza që do bënte shkesën: Ai e kishte dritë e syve Hygertën

Disa detaje të reja kanë dakë nga dosja e vrasjes së Durrësit. Është hedhur poshtë nga familja që Pëllumbi do bënte krushqi se ai ka dashur ta fejojë vajzën.

Exheni e cila donte ta realizonte shkesën është shprehur se Pëllumbi ishte njeri i dashur dhe nuk donte ta fejonte vajzën pasi ajo kishte nisur studimet.

“Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja. Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali. Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë. Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, shprehet Enxheni, sipas dosjes së zbardhur nga Top Channel.

Tek “Ρiranjat” e denoncoi si mαshtrim, si BBV “detγroi” Ledjonën të rekΙamojë komρaninë “Ritello”

Ju kujtohet “Ritello”? Kompania gjermane trokiste në dyert e qytetarëve me agjentë për të shitur filtrin e ajrit dhe fshesën me korent, derisa u zbulua se ishte një mashtrim.

Mirëpo, televizioni “Top Channel” e ka rikthyer në vëmendje gjatë spektaklit të “Big Brother Vip” e madje ka përzgjedhur Ledionën të reklamojë të njëjtin produkt që pak kohë më parë emisioni investigativ “Piranjat” demaskoi mashtrimin e bërë ndaj qytetarëve.

Kompania arriti t’i shiste një cifti të moshuarish fshesën e korentit me çmimin e kripur 2400 euro duke i joshur fillimisht me një filtër ajri dhuratë.

Ndonëse ishte mes gazetarëve që e raportuan këtë mashtrim, Ledjona nuk hezitoi të pranonte kërkesën e “Vëllait të Madh” për t’i reklamuar publikut shqiptar, produktin i cili mesa duket vazhdon të jetë në treg.

Ledioni: Kompania Ritello ka menduar t’iu lehtësojë më shumë pastrimin e shtëpisë, sespe siç edhe pjesa tjetër e jona ka vënë re, që ajo tjetra nuk as atë pjesën që fshin, por ka vetëm një tub. Unë nuk e di si fshin me atë.

Lediona: Njëri e mban, dhe tjetri e heq për ta pastruar më mirë.

Ledioni: Pastaj e keni parë që Arta përton që të ulet, prandaj merr një lecë dhe e vë te këmba, edhe fshin

Fationi: Shpëtuam Ledion më në fund.

Lediona: O sa mirë!

Ledioni: Lexoni zarfin që keni aty.

Fationi: Ritello, e njoh si firmë

Ledioni: Ja shpëtuat edhe nga alergjitë.

Fationi: Ka lezet pra, Ritello

Lediona: O zott! Banorë, kompania gjermane Ritello ka menduar tiu lehtesojë me pjesën më të madhe të punëve, duke iu dhuruar një aparaturë profesionale pastrimi, e cila gjithashtu është kundër alergjive. Aman se na vdiqën nga alergjia me atë pluhurin që e mbledhin. Ritello ju ndihmon jo vetëm me pastimin e ambientit, por edhe me aromatizimin e ajërit./Iconstyle.

“E çoi djalin në Angli, u kthye për të υrarë babën”, bashkëfshatari i PëΙΙumbit: Po të dhυnonte grύαn nuk do e Ιinte të fuste njeri në shtëpi

Motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, nuk është zbardhur ende, ndërsa bashkëshortja e tij në hetim dhe 3 fëmijët e arrestuar, i qëndrojnë motivit të dhunës në familje dhe vendimit për të fejuar pa dëshirë vajzën 19-vjeçare.

Po vendimi për ta fejuar pa dëshirë është hedhur poshtë nga familja që kishte shfaqur interes për këtë krushqi. Madje dhe Blerina, nëna e vajzës, ashtu si babai i vrarë, kanë pasur të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë mundësi fejese.

Në Shënavlash Blerinën, gruan e viktimës e njohin si grua me shkollë, që deri vonë ka bërë në shtëpi kurse të gjuhës së huaj, anglisht, për fëmijët.

“Nëse do të ishte grua e dhunuar, siç thotë, zor se do e linte burri të fuste njeri në shtëpi. Nuk di ç’mund të ketë ndodhur, por e rëndë shumë është. E sa për t’i bërtit fëmijëve e bëjmë të gjithë. Këta krutanët ndoshta pak më shumë se janë fanatikë dhe autoritarë, por jo të vrasësh babën. Ai për ata thoshte se jetonte e punonte. Biles më dukej liberal me djemtë. Të voglin e kishte punëtor, ndërsa të madhin e çoi njëherë me lekë në Angli. Shpenzoi për të, por nuk i eci dhe u kthye. Pastaj shkoi në Itali dhe tani u kthye për të vrarë babën. S’di ç’të them”, thotë një bashkëfshatar i viktimës.

Hija e rëndë e krimit rëndon mbi Shënavlash, fshatin që konsiderohet pjesë e qytetit të Durrësit për shkak të afërsisë me të. Njerëzit hezitojnë të flasin publikisht. I druhen mikrofonit dhe ndjejnë një lloj pasigurie që s’dinë ta shpjegojnë, ndonëse krimi ndodhi brenda familjes./Top Channel

Shkoi për të takυar miqtë, 43-vjeçari bie nga skela! Detaje të reja nga υdekja e shqiρtarit në Itali

Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Bashkim Bytyçi, i cili ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Sardenjë, në zonën e Gallurës.

Mediat italiane raportojnë se Bytuçi në momentin që ka rënë nga lartësia prej 10 metrash nuk ka qenë në orar pune, por ndodhej aty për të takuar miqtë e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 43-vjeçari ishte shkëputur prej dy muajsh nga puna për shkak të një dëmtimi.

Pavarësisht se ndihma ju dha menjëherë ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë që policia po heton për të zbuluar se cila ishte arsyeja që 43-vjeçari kishte hipur në skelë në një kohë që thuhet se nuk ka qenë duke punuar.

Dy herë me griρ! Mjekët jaρin ALARMIN e fortë: Kυjdes fëmijët! Virυsi është agresiυ dhe…

Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit po përballen me gripin deri në disa herë brenda një kohë të shkurtër! Mjekët pediatër thonë se kjo vjen si pasojë e agresivitetit të virusit, që kur rikthehet shfaq simptoma më të rënda! Specialistët apelojnë për kujdes të shtuar veçanërisht për të vegjlit

Që nga periudha e janarit qëndrat shëndetësore po përballen me fluks pacientësh.

Situata mbetet e njëjtë edhe këtë fund shkurti pasi mjekët pediatër thonë se tek to paraqiten fëmijë që u është rikthyer gripi sërish në një kohë shumë të shkurtët madje dhe me simptoma më të rënda.

Sonila Brati, mjeke: “Ka qenë një virozë që ka pasur zgjatje në kohë deri në 7 ditë, pra nuk ka qenë si ato të mëpëparshmet që zgjasnin në 3 apo 4 ditë, ndërkohë ne kemi parë raste që pacienti në ditën e gjashtë apo të shtatë të kishte temperatura në 38 apo më lart, njëlloj si në ditën e parë. Këshut që ndaj ka zgjatur dhe ka bërë rikthime si virozë”.

Sonila Brati, mjeke pediatre, në Qendrën Shëndetësore nr. 2, thotë se fëmijët janë më të prekurit

Sonila Brati, mjeke: “Është e gjithë mosha pediatrie, dhe nuk ka më ndarje , ku më përpara kishim fëmijët e kopshteve apo çerdheve që vinin tek, apo edhe më pak të rritur, ndërkohë që tashmë ne shikojmë fëmijë të rritur që vijnë tek ne”.

Simptomat janë që nga temperature , dhimbje koke e deri tek problemet me lëkurën

Sonila Brati, mjeke: “Simptoma e parë është temperatura që është ajo që nis dhe që zgjat me ditë, temperaturë e lartë 39-40, është rrjedhja e hundëve, dhimbja e kokës, skuqja e syve, kanë ankuar shumë për dhimbje këmbësh, kolla është një simptomë që i ka mbajtur gjatë fëmijët, diarreja dhe të vjellat kanë qenë prezent, po ashtu edhe problemet e lëkurës”.

Brati thotë se rikthimi i virozës ka të bëj me agresivitetin e gripit.

Sonila Brati, mjeke: “Duke qenë se kishte një agresivitet në sezon, temperaturë të zgjatur fëmijët shpeshherë nuk arritën dot të shëroheshin plotësisht dhe në një periudhë kohore të shkurtër kur ata shkonin në kopsht, shkollë apo çerdhe, iu rikthehej sërish gjendja gripale”.

Pediatra Brati thotë se situata pritet të vijojë e njëjtë gjatë gjithë muajit shkurt teksa përsërit thirrjen për të shmangur përdorimin e antibiotikëve pa konsultën e mjekut specialist!

‘SkandαΙe dhe sekrete’, ja çfarë fshihet në bordin e αnijes rezidenciale ρrivate më ekskΙυzive në botë

Është një qytet lundrues ekskluzivisht shtëpia e 1%, një shesh lojrash për multimilionerët dhe miliarderët që lundron rreth oqeaneve të botës. Mirë se vini në “The World”, një anije ekskluzive private rezidenciale me 165 apartamente superluksoze. Kjo anije është e mbuluar me fshehtësi dhe blerja e një apartamenti në bord është një situatë vetëm me ftesë, blerësit duhet të rekomandohen vetëm nga banorët.

Një vlerë neto prej 10 milionë dollarësh thuhet se ky rekomandim është i detyrueshëm. Nëse po imagjinoni festa dekadente, të mbushura me intriga dhe shampanjë të lira – në thelb një episod detar i serialit të HBO “The White Lotus” – ndoshta nuk jeni larg, të paktën sipas rrëfimit të një ish-pasagjeri.

“Unë nuk po them se gjithçka që ndodhi në ‘The White Lotus’ ka ndodhur në The World, por mendoj se, në masë të madhe, krahasimi nuk është i pasaktë,” thotë ish-banori Peter Antonucci për CNN. “Ka shumë njerëz të pasur që bëjnë gjëra lozonjare, ndonjëherë gjëra të këqija, ndonjëherë gjëra skandaloze.” Antonucci është një avokat në pension i cili kaloi gjashtë vjet si banor i The World. Në vitin 2019, ai u shit. Arsyetimi i tij? “Sapo të keni bërë disa herë rreth globit, e keni parë atë. Kisha parë atë që doja të shihja, isha gati të bëja diçka të re.”

I kthyer në tokë të thatë, Antonucci filloi të shqyrtonte revistat që kishte mbajtur gjatë viteve të tij në bord dhe vendosi që atmosfera “klubi i vendit takohet me shtëpinë e miqve” ishte frymëzimi i përsosur për trillime. Tre romanet e Antonucci-t që nga koha e shkruar janë vendosur në një anije imagjinare, më e fundit prej të cilave, “Baticat e tradhtisë”, premton “sekrete, mëkate dhe skandale” në det të hapur.

Antonucci dhe gruaja e tij dëgjuan për The World nëpërmjet një artikulli në Wall Street Journal, rreth vitit 2012. Anija me 12 kate u nis në 2002 dhe shtrihet 196 metra. Kur dëgjoi për herë të parë për këtë qytet lundrues, Antonucci ishte 52 vjeç dhe po shijonte përfitimet e daljes në pension të parakohshëm. Ai ishte i intriguar nga koncepti dhe gruaja e tij ishte gjithashtu e emocionuar për të mësuar më shumë.

Të interesuarit janë në gjendje të rezervojnë një udhëtim provë në The World si “banor i mundshëm”. Kështu që shumë shpejt, Antonucci dhe gruaja e tij po hipnin në Belize dhe po lundronin përmes Kanalit të Panamasë në udhëtimin e tyre shijues. Nëse banorët aktualë pëlqejnë një banor të mundshëm, thotë Antonucci, ata mund të jenë propozuesit e tyre.

“Shumë njerëz vijnë në bord duke njohur tashmë njerëz. Por të tjerët morën ‘lundrimin e banorëve të mundshëm’ dhe takuan njerëz atje të cilët përfunduan duke i sponsorizuar ata,” shpjegon ai. Fëmijët e Antonuccit ishin në fillim të të 20-tave gjatë qëndrimit të tij si banor i Botës, por ata vinin dhe vizitonin prindërit e tyre në bord herë pas here.

Çdo apartament në The World është paksa i ndryshëm, “disa do të jenë pak më të mëdhenj se të tjerët, disa mund të jenë pak më të vegjël,” thotë Antonucci. Antonucci nuk mund të kujtojë shifrat e sakta të përfshira, por ai beson se bleu apartamentin e tij të parë në bord për rreth 1.6 milionë dollarë. Ndryshe nga një anije e zakonshme turistike, banorët janë në gjendje të bëjnë rinovime dhe të dekorojnë sipas shijeve personale. Kjo do të thotë se “disa janë të dekoruara me mobilie moderne dhe pajisje vërtet të lezetshme, disa nuk janë prekur për 20 vjet”, sipas Antonucci.

Rinovimi i një apartamenti në bordin e një anijeje nuk është shumë i thjeshtë. “Gjithçka duhet të inventarizohet dhe të dërgohet muaj e muaj përpara në arka – të gjitha duhet të miratohen”, thotë Antonucci. Në përgjithësi, Antonucci zotëronte katër apartamente të veçanta gjatë pesë viteve të tij në bordin e The World. “Jo të gjitha menjëherë,” shpjegon ai. “Kam pasur dy njëherësh. Dhe më pas i kisha dy të tjerat veçmas.” Antonucci përmirësohej çdo herë në diçka pak më të bukur – ai thotë se apartamentet e mëvonshme që bleu ishin rreth 4 milionë dollarë.

Ρublikonte video e foto lNTlME të vajzave, ρranga 22-vjeçarit: Kërkonte deri në 1 mijë euro për t’i fshirë!

Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se merrte fotografi dhe video të qytetarëve të ndryshëm të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese, dhe për fshirjen e tyre kërkonte para.

Krimi Kibernerik i Policisë së Tiranës ka zbuluar se 22-vjeçari, Endri Xhaferri, në këmbim të fshirjes së profileve në rrjetet sociale që përmbanin foto dhe video të cilat u përkisnin personave të ndryshëm, kërkonte shuma parash, që shkonin deri në 1000 €.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R-13”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese.

Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash, që shkonin deri në 1000 €”,njofton policia.

Momenti i arrestimit, video e publikuar nga emisioni “piranjat”:

Video Player

00:00

00:29

Blutë njoftojnë se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu, është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, me të dëmtuar që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

XhensiΙa dhe Besi po ndahen për shkak të hetimit ραsuror? Manjani: Pini more iΙaçet, lëreni kamomilin!

Ndarja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, ka qenë “kryelajmi” i televizioneve dhe mediave online në lajmet rozë në SHqipëri dhe Kosovë.

Avokati i njohur, Ylli Manjani, me anë të një postimi në “facebook” shkruan se lajmet për punët familjare Bes Kallaku, nga divorci i tij e neverin.

Manjani pohon se në RTSH po i bëhej gjyq publik, aq sa arrinin të thonin se çifti po ndahet për shkak të hetimit pasuror, të cilin avokati e quan çmenduri.

Reagimi i avokatit, Ylli Manjani:

Nuk e di si i ka punët familjare Bes Kallaku, po turravrapi i përditshëm me lajme nga divorci i Tij më neverit.

Njëkohësisht me rrjeshton automatikisht të jem në anën e çiftit, qoftë dhe në divorc.

Po, jam i gjithi me ta!

Po çfarë ka interesante kaq shumë që edhe media kombëtare merren me një familje?!

Po pse ore kur martohen e ndahen dynjaja duhet të jetë patjetër e raportuar në media?!

Mbi të gjitha, cili është interesi publik në këto lajme apo edhe sajesa të raportuara në marrëdhënien familjare të Bes Kallakut?!

Le pastaj teoria krejt idiote, por idiote fare që divorci na qenka i sajuar se po i bëhet hetim pasuror!!! Në RTSH madje kishte dalë të fliste me kompetencë edhe një avokate për këtë gjë!!!

O zot, a je kund?!

Po si ka mundësi që një helm dashakeqës i psikopatisë port’halore bëhet çështje kaq e debatueshme në media kombëtare madje?!

Po ç’hetim pasuror mo?!

Jeni apo bëni vetë?!

Pini more ilaçet, lëreni kamomilin!

Po pse mo hetimi pasuror ka dalë në pazar dhe bëhet me çmim shumice?! Ç’detyrë publike mban Bes Kallaku?! Meqë flisni me siguri, në kuadër të cilit procedim bëhet hetimi?!

Ja ta zëmë se i qenka hapur hetim pasuror, për qejf të helmit mediatik, si e shpëton divorci pasurinë?!

Ua ua ua ua çfarë helmi!?

Çfarë llogjike?!

Biles edhe me shërbim avokatie, media është gati për gjyq popullor!

Ptu!