Djemtë e Vrαnishtit mbΙedhin Ιekë për të bërë rrυgën e fshatit: Mos e brαktisni υendΙindjen (VIDEO)

Ndërsa të gjithë fshatrat vuajnë shpopullimin dhe i janë dorëzuar këtij fati, krejt e kundërt apo ndodh me banorët e Vranishtit në bashkinë e Himarës.

Emigrantët nga ky fshat brenda dhe jashtë vendit kanë vendosur të financojnë vetë, secili sipas mundësisë së tyre dhe kanë filluar të riparojnë rrugën prej afro 3 km që lidh fshatin e tyre me aksin e Lumit të Vlorës.

Ka mjaftuar një bisedë në fshat dhe më pas thirrja e lëshuar në rrjetet sociale ka marrë përgjigje nga qindra Vranisht as që nga vendet e Evropës e deri nga Kanadaja e largët.

Riparimi i rrugës dhe më pas edhe vendosja e ndriçimit, shpresohet që jo vetëm të ndalojë shpopullimin, por të rikthejë banorët e Vranishtit dhe pse jo të zhvillojë edhe turizmin.

Me rikonstruksionin e rrugës së fshatit, Vranishti afrohet edhe më shumë me bregdetin e Himarës, pasi rruga përshkohet në vetëm 20-25 minuta./A2 Cnn

Nëna dhe dy djemtë u torturυαn në forma ekstreme, detaje makαbre dalin në dritë nga ngjαrja e rëndë në Itali

Ekzaminimet e autopsisë mbi eshtrat e Antonella Salamones dhe mbi trupat e fëmijëve të saj Emanuel, 5 vjeç dhe Kevin, 16 vjeç, kanë vërtetuar aktin makabër të torturës dhe vrasjes së tyre, në shtëpinë e tyre në Altavilla.

Giovanni Barreca, bashkëshorti i gruas dhe babai i dy djemve, rrëfeu masakrën, i ndihmuar nga vajza e tij 17-vjeçare dhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar, Sabrina Fina dhe Massimo Caradente, të cilët i bindën ata të kryenin një lloj ekzorcizmi ndaj të afërmve të tyre për t’i “liruar nga djalli”.

Autopsia e trupave të torturuar të djemve konfirmoi atë që dyshohej nga eksperti mjekësor: Dy vëllezërit u keqtrajtuan dhe torturuan. Në trupa ka shenja të qarta djegieje dhe keqtrajtimi të të gjitha llojeve edhe nga 17-vjeçari i cili ka rrëfyer se ka marrë pjesë aktivisht në masakër.

Sa i përket eshtrave të nënës, do të duhet të përgjigja e testit të ADN-së dhe një sërë hetimesh për eshtrat e gjetura të groposura dhe të djegura.

“Në shumë vite të karrierës sime nuk kam parë asgjë më të tmerrshme”, janë fjalët e kryeprokurorit të Termini Imerese, Ambrogio Cartosio gjatë konferencës për shtyp mbi ngjarjen e rëndë.

Duke ρirë kok*inë me ρ*stoΙ*të në dorë/ Kozak Braçi, përfundon në ρolici pas videos në rrjete sociale, çfarë iu gjet në banesë pas kontrollit nga ρolicia

Personazhi i Tik Tok, Kozak, është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës.

Kozak Braçi, po merret në pyetje nga agjentët në lidhje me një video që qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale.

Në këtë video, Kozaku, del duke konsumuar kokainë dhe pastaj me një pistoletë me mulli luan lojën ruletë ruse.

Video Player

00:00

00:31

Në videon e publikuar nga VoxNews, duket qartë pistoleta dhe plumbi, ku fatmirësisht arma nuk e shkrep.

I riu ΡËRDΉ*NOI shoqen e g.rύαs së tij, babai i 13 υjeçares: Familja po e kërkon për nύse!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë ku një 18-vjeçar abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare, e cila ishte dhe shoqja e nuses së tij.

Pas denoncimit në polici nga ana e së miturës, 18-vjeçari është vënë në pranga.

Për rtsh , ka folur edhe i ati i të miturës së abuzuar, i cili tha se nuk e di nëse vajza ka pasur raporte me autorin më parë, por shtoi se familja e tij po ia kërkon vajzën për nuse, edhe pse ai ishte i martuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda komunitetit rom.

Zoti Qerim si e more vesh për ngjarjen që Klajdi kishte abuzuar me vajzën tuaj?

Unë pasi e mora vesh që vajzën e kishin thirrur në rajon, kur vajta atje mora vesh çështjen e Klajdit se çfarë ka bërë. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj raporti, çun lagje, i martuar ka qenë.

Me kë jetonte vajza, me ty apo bashkëshorten?

Vajza jetonte me mua dhe me bashkëshorten

Çfarë të tha vajza kur e takove pas ngjarjes?

Me ka përdhunuar me dhunë

Ku është vajza ka marrë shërbim social, është trajtuar me psikolog?

Po tani vajza ndodhet tek e motra në Selitë. Ata thonë se ne do ta marrim për nuse.

Kush thotë se do e marri për nuse?

E ëma e Klajdit, tani ishte me mua se për këtë problem kishte ardhur. Unë thash vazhdoni si është më e mira, nuk më pyetët, tani nuk keni pse më pyesni. Nuk kisha ç’ti thosha.

Vajza ka qenë e lidhur më para me Klajdin ka pasur raporte?

Nuk di gjë ajo më tha që më ka përdhunuar me dhunë. Nuk di gjë.

Po e ëma e Klajdit çfarë të tha, çfarë kërkonte nga ty?

Ajo më tha ne do ta marrim për nuse, por fillimisht të lirojmë djalin.

Ju jeni dakord që ta jepni vajzën për nuse pasi të dali nga burgu?

Tani përderisa ka bërë këtë ndoshta ka menduar ta marrë për nuse. Pavarësisht se ai ka qenë i martuar ka dhe një fëmijë nuk di ç’të them.

Ju jeni dakord që djali të ketë dy nuse apo të ndahet nga gruaja aktuale?

Ata thanë që atë nuse ne nuk e duam dhe do marrim gocën tende.

Çfαrë i ndodhi? Sot për XhensiΙa Mγrtezαji është një ditë e υështirë (VIDEO)

Ndryshe nga periudha kur u bë nënë për herë të parë, me lindjen e djalit Xhensila Myrtezaji është bërë më e hapur dhe ndan herë pas here momente me të volgin e saj në rrjetet sociale.

Njësoj siç ka bërë edhe sot. Këngëtarja tregon se sot nuk është një ditë e lehtë, pasi Amen ka për të bërë vaksinën e dytë.

“Sapo lashë Ajkushin te kopshti. Po shkoj në shtëpi të mar Amenushin. Sepse sot nuk ka një ditë fortë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kapur paniku”, thotë Xhensila ndërkohë që kërkon suport nga të gjitha mamat me medikamente ose kura popullore për të qetësuar dhimbjen pas vaksinës.

VIDEO

https://streamable.com/e/q09lod?quality=highest

Βien ‘lυm’ shkëmbinjsh dhe gυrësh pas reshjeve të borës, raportohet për dhjetëra υiktima dhe të ρΙagosur në këtë vend

Raportohet se të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një rënie gurësh të shkaktuar nga reshjet e dendura të borës të dielën në provincën Nuristan të Afganistanit verilindor.

Autoritetet theksuan se numri mund të rritet në vijim për shkak të reshjeve që ende janë prezente.

“Ende po bie borë. Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe numri i të vdekurve mund të rritet”, shprehen autoritetet.

Rënia e shkëmbit ka dëmtuar fshatin Nacre në luginën e Tatinit. Shtëpitë janë gjetur nën gurë dhe borë me rreth njëzet të tilla të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë.

Nuristani është një provincë në kufi me Pakistanin. Pjesa më e madhe e provincës është e mbuluar nga pyjet, si dhe nga malet e vargmalit Hindu Kush.

DaΙin ραmjet misterioze: Si mund të jetë transρortuar trυρi i NavaΙny nga bυrgu në Siberi

Një autokolonë misterioze prej katër automjetesh ka kaluar mbi lumin e ngrirë Ob, në Rusi mesnatën e 16 shkurtit. Kjo autokolonë përbëhej nga dy makina patrullimi (në fillim dhe në fund të tij), një sedan gri dhe një minibus me dy vija të dallueshme të gjelbra anash që tregojnë se i përket FSIN, Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë. Mjetet lëvizin me shpejtësi më të ngadaltë se disa makina të tjera në rrugë.

Në pamjet e publikuara nga mediat ruse, kolona shihet duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi ku Alexei Navalny kreu një dënim shumëvjeçar burgim, me Salekhard, në veri.

https://twitter.com/mediazona_en?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1759323089861558327%7Ctwgr%5E2803ef6ef1a7b8e11f9fe639655527bee0bccafc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com%2Fartikull%2F1193442.html

Shumë rusë që ishin mbështetës të Navalny, besojnë se kjo autokolonë e veçantë mbante trupin e 47-vjeçariy, i cili ende nuk i është dorëzuar familjes së tij më shumë se tre ditë pas vdekjes së tij tragjike. Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të “mbulojnë gjurmët” sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.

Nëna e Navalny, e shoqëruar nga avokatë, u përpoq sërish sot të shihte trupin e djalit të saj, por stafi i morgut refuzoi t’i përgjigjej asnjë prej pyetjeve të saj. Hetuesit rusë nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e vdekjes së Navalny dhe hetimi është zgjeruar pas reagimeve të shumta.

Media ‘Novaya Gazeta Europe” ka raportuar se trupi i Alexei Navalny ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard. Deri të shtunën, mbi trupin e tij nuk ishte kryer autopsi, por një punonjës i paidentifikuar i shërbimeve të urgjencës, raportoi se kishte parë shenja blu në trupin e disidentit. Ndërsa një mavijosje në gjoksin e tij ishte dëshmi e përpjekjeve për ringjallje.

Më shumë se 400 persona janë arrestuar që nga e premtja në 30 qytete ruse në protestat e mbajtura në kujtim të Navalny. Demonstrata janë zhvilluar edhe në shumë vende të tjera, para ambasadave ruse.

https://twitter.com/SkyNews?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1759303772126458037%7Ctwgr%5E2803ef6ef1a7b8e11f9fe639655527bee0bccafc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com%2Fartikull%2F1193442.html

I mori jetën babait me shαrrë eΙektrike, zbαrdhet deklarata në ρoΙici e 46-vjeçarit: Ziheshim shρesh, ai…

Një ngjarje e tmerrshme, përtej imagjinatës njerëzore ka ndodhur në Trikala të Greqisë, ku një 46-vjeçar vrau me sharrë elektrike të atin dhe pak orë më pas lajmëroi policinë për të njoftuar vrasjen. Pas arrestimit të djalit të viktimës, për rastin kanë dalë detaje të reja.

Sipas ERT-së, kur autoritetet kanë mbërritur atje janë gjendur përballë një pamjeje të tmerrshme, pasi përveç kokës, e cila ndodhej pranë trupit, autori i kishte prerë edhe duart të atit.

Madje, autori i ka thënë autoriteteve se e ka vrarë viktimën në këtë mënyrë të frikshme, për shkak se janë përleshur. Nga provat rezultonte se mes viktimës dhe agresorit kishte pasur një përleshje, pasi 76-vjeçari ka pësuar një plagë në qafë nga një send i mprehtë.

Sipas informacioneve të fundit, i arrestuari po trajtohet në spitalin e Trikalës, ndërsa punonjësit e policisë vijojnë hetimet.

E trίshtë, pasi hυmbi fëmijën, ndërron jetë në moshë të re KΙodiana Ajαzi

Një lajm i hidhur ka ardhur nga Dhoma Ekonomike e Gruas, drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Gruas, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Dhoma Ekonomike e Gruas, ku shkruan se “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”.

Klodiana Ajazi, prej disa javësh ndodhej në gjendje kritike për jetën, pas një komplikacion si pasojë e humbjes së fëmijës.

Në gjendje kritike për jetën, Ajazi u dërgua në Stamboll për trajtim të specializuar.

Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët e Klodjana Ajazit, nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht.

Për këtë arsye u hap dhe një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro për kurimin dhe shpëtimin e saj.

Fatkeqësisht trajtimi i specializuar dhe mjekimi në Stamboll nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj.

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë. Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore”, – shkruan Dhoma Ekonomike e Gruas.

https://web.facebook.com/dhomaekonomikeegruas?ref=embed_post

Kërcënimet në rrjetet sociaΙe, BaΙΙa takon drejtorin e TikTok: Urgjente kontroΙΙet ndαj ρostimeve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot në një takim Drejtorin e TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek. Gjatë takimit ministri Balla i shprehu z. Olek shqetësimet mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Gjithashtu gjatë takimit Balla ka kërkuar edhe informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve.

Drejtuesi i TikTok, i cili bashkë me ekipin e tij gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera, më informoi mbi masat që është duke ndërmarrë për të rritur nivelin e moderimit të postimeve në gjuhën shqipe dhe mbi mundësitë që ofron aplikacioni për denoncimin e rasteve dhe kontrollin prindëror mbi postimet e fëmijëve.

“I kërkova kompanisë TikTok vendosjen e pikave të përhershme të kontaktit me Policinë e Shtetit dhe përgjigje sa më të shpejtë mbi rastet e denoncuara prej tyre. Është urgjente një vëmendje të shtuar sa i përket kontrollit të postimeve në gjuhën shqipe, pamundësimit të përdorimit të këtij rrjeti për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme, domosdoshmëria e verifikimit të moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmjët dhe adoleshentët, si dhe nevoja e ngritur edhe nga Parlamenti Europian për monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në procesin zgjedhor.

Ministria e Brendshme po studion me vëmendje përmirësimet ligjore të ndërmarra edhe nga Bashkimi Europian, siç janë Akti i Shërbimeve Digjitale, Akti i Tregjeve Digjitale etj., me qëllim krijimin e një hapësire digjitale në Shqipëri ku të drejtat dhe detyrimet themelore të përdoruesve janë të mbrojtura dhe të përcaktuara qartë”, tha ministri Balla.