Kërcënimet në rrjetet sociaΙe, BaΙΙa takon drejtorin e TikTok: Urgjente kontroΙΙet ndαj ρostimeve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot në një takim Drejtorin e TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek. Gjatë takimit ministri Balla i shprehu z. Olek shqetësimet mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Gjithashtu gjatë takimit Balla ka kërkuar edhe informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve.

Drejtuesi i TikTok, i cili bashkë me ekipin e tij gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera, më informoi mbi masat që është duke ndërmarrë për të rritur nivelin e moderimit të postimeve në gjuhën shqipe dhe mbi mundësitë që ofron aplikacioni për denoncimin e rasteve dhe kontrollin prindëror mbi postimet e fëmijëve.

“I kërkova kompanisë TikTok vendosjen e pikave të përhershme të kontaktit me Policinë e Shtetit dhe përgjigje sa më të shpejtë mbi rastet e denoncuara prej tyre. Është urgjente një vëmendje të shtuar sa i përket kontrollit të postimeve në gjuhën shqipe, pamundësimit të përdorimit të këtij rrjeti për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme, domosdoshmëria e verifikimit të moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmjët dhe adoleshentët, si dhe nevoja e ngritur edhe nga Parlamenti Europian për monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në procesin zgjedhor.

Ministria e Brendshme po studion me vëmendje përmirësimet ligjore të ndërmarra edhe nga Bashkimi Europian, siç janë Akti i Shërbimeve Digjitale, Akti i Tregjeve Digjitale etj., me qëllim krijimin e një hapësire digjitale në Shqipëri ku të drejtat dhe detyrimet themelore të përdoruesve janë të mbrojtura dhe të përcaktuara qartë”, tha ministri Balla.

Ήαkerat i bëjnë “gjëmën” ONE-it, i ρυblikojnë informαcione “sekrete”

Më 25 dhjetor kompania “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik, duke cënuar të dhënat e 1.2 milionë abonentëve të saj.

Sulmi kibernetik u mor përsipër nga grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice”, teksa gjeti të pambrojtur kompaninë celulare dhe futi në kolaps të gjitha sistemet e saj.

Por edhe pse shërbimet nuk funksiononin dhe sistemet ranë, kompania “One Albania” vazhdoi propagandën duke u mundur të përgënjeshtrojë sulmin dhe mosfunksionimin e sistemit duke thënë se nuk janë ndikuar nga ky incident.

Por, ditën e sotme grupi “Homeland Justice” ka publikuar në profilin e tyre në Telegram, dy dokumente të brendshme të “One Albania”, duke dëshmuar edhe një herë se janë cënuar të dhënat e shqiptarëve në këtë kompani telefonike.

“Ata që ju mbrojnë, duhet të mbrohen!

Kjo është ajo që ndodh kur në vend që të shpenzoni taksat e njerëzve për “ekonominë dhe sigurinë e njerëzve”, ju zgjidhni t’u jepni ushqim, tokë dhe banesa FALAS terroristëve të huaj!

[Njerëzit nuk paguajnë taksa mbrapsht me qëllimin për të mbështetur terroristët e NCRI]” – është mesazhi që përcjellin hakerat përmes këtij postimi.

Vlen të theksohet fakti se kompania “One Albania” ka një shërbim skandaloz ndaj klientëve të saj, ku pothuajse çdo ditë ka denoncime për zhvatje “padrejtësisht” të qytetarëve.

Jo vetëm kaq, por në 24 Gusht të vitit të kaluar, abonentët e kompanisë së telefonisë celulare, “One”, u gjendën pa pritur dhe pa asnjë paralajmërim në mungesë totale të shërbimit.

Klientët nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje serioze nga kompania “One” për këtë ndërprerje të plota të sinjalit.

Në 24 Tetor 2023, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vendosi të gjobisë shoqërinë ‘One” shpk me 10 milionë lekë të reja, për shkelje të disa detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për komunikimet elektronike dhe postare”.

E rëndë/ Nëna ndodhej në ραraburgim, gjenden të ρajetë në banesë 3 fëmijët e mitυr

Tre fëmijë të mitur janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në Angli.

The Sun raporton se të miturit, dy djem dhe një vajzë ishin të vetëm në shtëpi, pasi nëna e tyre me origjinë suedeze ndodhej në paraburgim, pasi akuzohet për vrasje.

Babai i tre fëmijëve jeton me familjen e tij, ndaj deri më tani autoritetet nuk kanë arritur të zbulojnë nëse babai ka qenë më parë në dijeni të vdekjes sëq fëmijëve dhe nëse ai ka qenë apo jo në banesë ditën e ngjarjes.

Policia, deri më tani nuk ka bërë të ditur asnjë identitet, ndërsa mendohet se trupat e pajetë u gjetën mesditën e kësaj të diele.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet dhe kur policia ka arritur në vendngjarje, ka konstatuar tre viktimat.

Sipas fqinjëve, fëmija më i madh ishte një djalë 8 vjeç, më pas një vajzë 4 vjeç dhe më i vogli, ishte një djalë 6 muaj.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Dγshimet e aυstriakëve më 1914: Esadi shiti Shkodrën dhe Ismail Qemali, Jαninën

Çfarë shkruante një revistë vjeneze e kohës në prag të mbërritjes së Princ Vidit, për figurat më të lakuara të kohës në trojet shqiptare? – Cili ishte – sipas tyre – Esad Pasha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dervish Hima dhe Prenk Dodbiba? – Cila ishte historia “e errët” që vërtitej rreth familjes së kapidanit të mirditorëve? Cilat ishin dyert më në zë në vend, të cilat mund të kishin qenë në krye të fronit shqiptar, po të mos ishte gjetur zgjidhja nga Fuqitë e Mëdha?

Nga Armand PLAKA

Një artikull i botuar në 1 shkurt 1914, më shumë se një muaj para mbërritjes së Princ Vidit në Durrës, në një atmosferë positive, kur tashmë duket se mosmarrëveshjet, qejfmbetjet dhe ambiciet për pushtet të krerëve shqiptarë në dukje ishin sheshuar, na rrëfen shumë gjëra të ditura e të paditura, rreth një periudhe nga më interesantet në historinë tonë kombëtare.

Ndërsa ishte lënë pas rrethimi i Shkodrës, por ishte dorëzuar “në fatin e vet” Janina, teksa shqiptarët kishin konsumuar tashmë prej më shumë se një viti një akt shumë të rëndësishëm, siç ishte “Shpallja e Pavarësisë”, po vuanin shumë pasojat e Luftës Ballkanike, duke iu frikësuar zhvillimeve të tjera, por njëkohësisht, duke shpresuar edhe për një erë të re ndryshimesh e plotësismi ëndrrash të mëdha.

Roli i ish-Perandorisë dualiste Austro-Hungareze sa vinte e rritej dhe interesi i saj shihej jo vetëm në politikat që ndiqte, por edhe në rritjen e raportimeve dhe interesit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Si pasojë vinte në kohë reale edhe furnizimi i publikut vjenez me informacione rreth krerëve më të rëndësishëm shqiptarë, emrat e të cilëve ai i njihte prej kohësh për “bëmat” e tyre.

Por çfarë shkruante më konkretisht revista vjeneze (shih: “Moderne Illustrierte für Reise und Sport”, Nr. 3, 1914, fq. 9-11.) për figurat më të lakuara të kohës ndër trojet shqiptare? Cili ishte – sipas tyre – Esad Pasha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dervish Hima dhe Prenk Dodbiba? Cila ishte historia “e errët” që vërtitej rreth familjes së kapidanit të mirditorëve? Cilat ishin dyert më në zë në vend, të cilat kishin hequr dorë tashmë nga pretendimet e tyre për të qenë në krye të fronit shqiptar, ndërsa Fuqitë e Mëdha me shumë vështirësi, në unison kishin rënë tashmë dakord për modelin “mbret gjerman për shqiptarët”, sikurse kish ndodhur më parë fundja edhe me Greqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Më poshtë materiali i plotë i përkthyer nga gjermanishtja, shoqëruar me faksimilet e artikullit origjinal:

Krerët shqiptarë

Personazhe nga Durrësi dhe Vlora

Qeverisja e Princ Vidit u dha fund të gjitha ëndrrave të krerëve shqiptarë. Siç dihet, nuk kishte mungesë të familjeve fisnike që pretenduan ndërkaq fronin shqiptar. Përveç princërve të mirditorëve, Shqipëria ka pesë familje fisnike:­

Toptanët, derë nga e cila rjedh edhe Esad Pasha; në Shkodër Bushatllinjtë, pasardhësi i fundit i të cilëve, Xhelali, u martua me një vajzë të Abdyl Hamidit; në Epir janë Delivinjotët, Libohovitët, të cilët qeverisën Janinën për gati 600 vjet dhe që shef të tyre aktual kanë Myfit beun, janë dhe Vlorajt më i moshuari i të cilëve, është Ismail Qemal beu.

Esad Pasha, i cili është nga familja Toptani, e cila është me origjinë veneciane dhe që u konvertua në islam më 1450, është në të pesëdhjetat e tij; ai u bashkua me ushtrinë turke si një ushtar i thjeshtë pa asnjë shkollim, pastaj shkoi në xhandarmëri, pasi atje vuri re se kishte më shumë për të fituar dhe ishte një mbështetës besnik i Abdyl Hamitit. Në vitin e Revolucionit Xhonturk 1908, ai u përmbajt me kujdes. Kur Shkodra u rrethua nga malazezët në Luftën Ballkanike, Esadi u turr atje me trupat e tij ndihmëse shqiptare. Komandanti turk, Hasan Riza beu, u qëllua me pabesi, pas një darke të organizuar nga Esadi; Esadi thuhet se ka urdhëruar vrasjen për të shtënë në dorën e vet drejtimin e kalasë (qytetit) të rrethuar.

Para dorëzimit të Shkodrës te rrethuesit, Esadi nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me mbretin Nikollë, i cili thuhet se i siguroi atij një bakshish të majmë. Pastaj Esadi u tërhoq me ushtrinë e tij të vogël në Shqipërinë e Mesme, ­u kthye dhe ngriti atje qeverinë e tij; pushteti i tij u rrit dukshëm dhe malësorët u bashkuan gjithashtu me të. Puçi i dështuar i Vlorës, i kryer përveçse nga Ismail Qemali, edhe me ndihmën e dyshuar të Esadit, prishi më pas çdo plan. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit përfundoi një pakt me Esadin, i cili hoqi dorë nga ëndrrat e tij princërore dhe e vendosi veten në krye të delegacionit shqiptar që i ofroi Princ Vidit kurorën e mbretit.

E kështu që Esadi e ka siguruar tashmë të ardhmen e tij.  Ismail Qemal Beu, nga familja Vlora, është e kundërta e Esadit; ai flet dhe shkruan në gjuhë të ndryshme, përfshirë frëngjishten, ndërsa Esadi është analfabet. Esadi është një autodidakt dhe njeri i dhunshëm, Qemali është një diplomat, politikan, orator dhe, në një farë mase, edhe burokrat. Qemali i detyrohet një pjesë të madhe të karrierës së tij ish vezirit të madh, Ferid Pashës, i cili është gjithashtu kushëri i Qemal Bej Vlorës. Ismail Qemali ishte kryetar i grupit parlamentar shqiptar në Parlamentin e Turqisë së re; gjatë kundërrevolucionit më 1909, ai i qëndroi pranë Abdyl Hamidit, dhe si pasojë u dënua me vdekje për këtë vendim. U arratis dhe agjitoi intensivisht në Evropë për një Shqipëri të pavarur.

Sikurse Esadi për dorëzimin e Shkodrës, Qemal Beu dhe trupat shqiptare iu drejtuan Janinës në Luftën Ballkanike; por në vend që të hidhen përkrah garnizonit të rraskapitur turk,­ u tërhoq mënjanë, duke pritur; gjuhët e liga pretendojnë se ­ai pati marrë rryshfet në monedha ari nga grekët dhe sot e kësaj dite faji për atë që Janina sot është e Greqisë, i vishet atij. Sidoqoftë, ndikimi i Qemal Beut në jug të vendit ishte aq i madh saqë ai ishte në gjendje të krijonte një “qeveri të përkohshme” për të gjithë Shqipërinë në Vlorë; Esadi, si ministër i Brendshëm, gjithashtu ishte pjesë e kësaj qeverie për disa kohë. Por ngaqë të dy nuk i hapnin rrugë njëri-tjetrit, Esadi sërish u largua dhe që nga ajo ditë të dy janë tashmë kundërshtarë të hapur.

Qemal beu gjithmonë kishte një kokë të vetën e, megjithatë, nuk posedonte autoritet të mjaftueshëm për t’i bërë gjërat që donte.­ Kur Qemal beu e gjeti veten gjithnjë e më të vetmuar, ai bëri gabimin të merrej me politikë, duke marrë me vete gjithë rrezikun; ai negocioi me Turqinë në lidhje me mbështetjen e Shqipërisë, kështu ai u përfshi në çështjen “Beqir Grebeneja” dhe u detyrua të jepte dorëheqjen. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, s’kishte ndër mend të bënte shaka. Në Durrës, në hotel “Adriatik”, shpesh mund të rastisësh të takohesh me një njeri gjigant nga shtati, që mban ca kaçurrela të zeza në kokën mbi qafën e një “demi”, e i cili është kërcënuar njëzet e gjashtë herë me “litarin e mëndafshtë”: Dervish Hima beu. Si redaktor i gazetës “Skipetari”, Hima beu e sfidoi shpesh regjimin xhonturk, pa iu dridhur qerpiku; guximi i tij i madh në këtë luftë gazetareske, e cila i vuri dhe jetën në rrezik të vazhdueshëm, i siguroi atij një pozitë të shkëlqyer në vendin e tij të ri.

Prenk Bibdoda, kreu i mirditorëve, është krejtësisht ndryshe nga tipat e përshkruar më parë; ai ka shtëpinë e tij mikpritëse në Shkodër, pasi u kthye në atdheun e tij nga shumë vite “burg i artë” pas rënies së Abdyl Hamitit nga Stambolli e tani është mbi gjashtëdhjetë vjeç. Si kryetar i fisit të mirditorëve, luftoi kundër malazezëve në rininë e tij të hershme; arsimimi i tij vlerësohet si i gjerë; një bibliotekë e pasur, veçanërisht në italishte, zbukuron studion e tij; ai u përpoq t’i kultivonte mirditorët, të njohur si cuba; Donte të pajtonte 250 familje që ishin në gjakmarrje,­ por plani dështoi e, madje, vetë Prenka u kërcënua me vdekje.

Një histori e errët ka qarkulluar ndërkaq në gjirin e familjes së tij: martesa e parë e Prenkës ishte pa fëmijë; e ngaqë e ëma e tij nuk po e duronte dot më turpin (pasi në Shqipëri është turp për një grua të mos ketë fëmijë) dhe ngaqë martesa nuk mund të përfundonte dot në divorc (mirditorët janë katolikë), mbrojtësja e nderit të familjes, atëherë rrëmbeu pushkën dhe qëlloi mbi nusen e saj. Vetëm kohët e fundit Prenk Bibdoda u martua për herë të dytë, me një grua bjonde e të bukur, e cila ndiqet në çdo hap nga një truprojë. Një luftëtar i vjetër endet çdo ditë në rrugët e Vlorës; trupi i tij është i përkulur përpara, kostumi kombëtar zbulon patriotin e vërtetë dhe gjithçka që ai ndesh i përkulet, duke e përshëndetur me frikë (respekt): Isa Boletini. Në rini ai shkëlqeu në qitje dhe u mbiquajt “qitësi i zogjve” pasi mund të shtinte i sigurt mbi një zog edhe gjatë fluturimit.

Aventurieri u bë tmerri i qarkut të Mitrovicës, deri sa Abdyl Hamiti e thirri atë më pas në Stamboll. Ai i refuzoi titujt dhe ofiqet që iu ofruan, por mori një pension përkundër premtimit për t’i qëndruar besnik sulltanit; por ai e theu premtimin e tij­ kur Shefqet Turgut dhe Mahmud Shefqet Pasha kryen ekspeditat e tyre mizore kundër Shqipërisë, e u bë kësisoj kreu i lëvizjes revolucionare. Pas shtypjes së kryengritjes shqiptare, ai iku në Mal të Zi dhe prej andej organizoi një kryengritje të re, e cila zgjati deri në shpërthimin e Luftës Ballkanike.  Isa Boletini është një kalorës shqiptar i prerjes së vjetër, një karakter i tillë i ashpër fshatar, një gjigant i qeshur.

Kujt mund t’i shkojë ndër mend se ai është ekzekutuesi i 150 vetëve? Sot ky lis është pa rrënjë; kalaja shkëmbore e Boletinëve afër Mitrovicës është shkatërruar dhe pronat e Isës janë konfiskuar nga serbët. Hasan bej Prishtina është parlamentar, sikurse Ismail Qemali, por më diplomatik dhe më i zhdërvjellët se ai; ai aktualisht është në Durrës dhe është tip modern shqiptar; flet frëngjisht, mban çizme lëkure të lustruara dhe është kujdesur mirë për duart. Ashtu si Esadi, megjithatë, ai ende mban feste dhe përçmon kostumin tradicional vendas. Fillimisht kundërshtar i autonomisë së Shqipërisë, ai u bashkua në radhët e autonomistëve pas shpërthimit të Luftës Ballkanike.

Elena Kocaqi ‘shtangυ’ të gjithë në studio: “Të gjejë dikυsh ndonjë grek mes heronjυe të RevoΙucionit të 1821” (VIDEO)

Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë ende në Greqi. Valët e tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë që ka pasur në shekullin IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse shpërngulje e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq.

Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha europiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme.

https://m.facebook.com/UsaAlbanianSocietyNY/videos/1394813094437345/?ref=embed_video

TË GJITHË ΉERONJTË E REVULOCIONIT 1821 KU U KRIJUA PERHERË TË ΡARË IDENTITETI MODERN GREK , MBANIN ΡLIS DHE FISNIN GJUΉËN SHQIPE

Fotografia e parë

Në të djathtë një shqiptar verior nga Dukagjini. Në të majtë shohim Theodor Kolokotroni heroin më të rëndësishëm të revolucionit grek të vitit 1821, ky portret është realizuar nga koloneli francez Voutier dhe konsiderohet si më i besueshmi se si dukej Kolokotroni.

Kolokotronis më parë quhej Bitheguras, që është përkthimi i mbiemrit të tij në shqip.

Bithe = Kolos / Guras = Kotrona.

Ai është paraqitur i veshur me Plis dhe me flokët e rruar anash, si çdo shqiptar tjetër i kohës së tij. Plosives është një element kulturor që gjurmon origjinën e tij që në kohën homerike dhe Greqinë e lashtë..

Heronjtë që krijuan Greqinë moderne në 1821 mbanin Plis dhe flisnin shqip. Grekët modernë nuk veshin Plis dhe nuk flasin gjuhën Shqipe të heronjve të tyre kombëtarë..

Lind pyetja: A janë grekët modernë të tjetërsuar nga kultura e vërtet e tyre..?

Burimi LINKU:

  • KESSINGER’S LEGACY REPRINTS-
  • Memoires Du Colonel Voutier Sur La Guerre
  • Actuelle Des Grecs
  • (1823)
  • Louis Voutier

Për ata që kan deshir të blejn librin:

Memoires Du Colonel Voutier Sur La Guerre Actuelle Des Grecs (1823)

https://amzn.eu/d/0olrnuE
https://www.eefshp.org/…/olivier-voutier-french…/

Qyteti ilir i Bylisit, ραsuria e paçmuar arkeologjike që kërkon υëmendje

Parku arkeologjik Bylis është një ndër sitet unike në Shqipëri ku dallohet veçanërisht për densitetin e lartë të monumenteve me mozaik gjatë qytetërimit ilir në këtë zonë.

Si një ndër gurët e çmuar të arkeologjisë shqiptare ky park, tërheq interesin e shumë turistëve vendas e të huaj, por gjendja në të cilin është lënë dhe infrastruktura rrugore që të çon në atë vend lë shumë për të dëshiruar duke krijuar kontraste negative për syrin e turistëve veçanërisht të huaj.

Edhe vizitorët shqiptarë që kthehen pas shumë vitesh emigrim, nuk e shohin vëmendjen e institucioneve ndaj pasurive të tilla arkeologjike, që kudo në botë kanë një rëndësi dhe kujdes të veçantë.

Ndërhyrjet që kanë nisur në rrugën që lidhin aksin Levan-Tepelenë me parkun e Bylisit, shpresohet te jetë hapi i parë për vëmendjen që duhet të ketë kjo pasuri arkeologjike.

FΙet Edona, stυdentja që kërkoi futjen e gjuhës shqiρe në Universitetin e Harυardit: Dua që fëmijët e mi të flasin shqip

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Burim Goxhuli, ishte në qytetin Cambridge, në Massachusetts, ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe solli më shumë hollësi mbi këtë programi. Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Departamentin e gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së afërt, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, pavarësisht nga njohuritë e studentëve. Ligjeruesi, Faton Limani, thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

“Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjërues, përveç atyre gjërave bazike që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezantim ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të hjuhës dhqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, – u shpreh ai.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Cosovic, ajo, që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha dhqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”,-rrëfeu ajo./Burimi “VOA”

Rrëfehet gr.υαja që u m. artua për lekë! ‘Gjykata nuk më ndan, kërkon fotot nga sht.rati’!

Mjaft shqiptarë përdorin martesa fallco për të rihyrë në vendet e BE pas espulsit që kanë marrë.

Kjo martesë josh shpesh gra shqiptare, që janë të gatshme të bëjnë martesën në këmbim të parave, për t’ju dhënë këtyre personave mbiemrat e tyre.

Emisioni Breaking, ka intervistuar një zonjë nga Kavaja e cila tregon pse zgjodhi të bëjë këtë martesë.

Zonja 50 vjeçare, tregon se ajo kërkon të divorcohet, por e ka të pamundur nga gjykatat. Gjykata kërkon fakte dhe një pej këtyre fakteve është foto nga shtrati. ‘E kam njohur para 3 vitesh. Ishte dhëndri im që ma ofroi. Ai kërkonte mbiemrin tim. Në këmbim ai më dha 1 milion lekë.

Unë e bëra për arsye ekonomike. Personi është dakort që të ndahemi. Kam bërë 10 seanca gjyqësore. Më kërkojmë unazat shtëpinë, shtratin ku ke fjetur. Burri më ka vdekur ka 10 vjet. Kam fëmijët. Unë dua nga gjykata vetëm shkurorëzim. E bëra gabimin tani dua zgjidhje’ tregon gruaja.

Telefonata e υajzës së re HABlTl Bashkim Hoxhën që në pikë të mëngjesit

Bashkim Hoxha nis emisionin e tij duke lexuar gazetat dhe duke pritur telefonatat nga njerez te ndryshe dhe ate e marrin ne telefon njerez te ndryshem ne to ka h istori te ndryshme nga me te c uditshmet.

Shqetesuese ishte nje telefonat e nje vazje te re pasi bente thirrje qe te rinjte te largohen nga shqiperia.

Ajo u shpreh ndër të tjera:
“Kështu siç janë bërë l igjet këtu, askush nuk ka të drejta.

Të rinjtë nuk mund të diplomohen, të dalin nga bankat e shkollës dhe të mos paguhen, të shfr ytëzohen dhe të punojnë pa të drejtë rroge.

Kjo është shumë d emoralizuese për të gjithë rininë.