Horoskopi për ditën e sotme, e premte 28 gusht 2026

Dashi

Edhe pse situata në jetën tuaj në çift do përmirësohet sot, sërish nuk do jeni plotësisht të qetë pranë atij që dashuroni. Përjetimet negative të së shkuarës do ju lënë hije dyshimi. Beqarët duhet të reflektojnë më shumë kujdes para se të hedhin çdo lloj hapi në mënyrë që nesër të mos vuajnë. Situata financiare do jetë tejet e ndërlikuar. Kujdes me çdo hap.

Demi

Dielli do e ndriçojë sot jetën tuaj sentimentale dhe do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme në çift. Në çdo moment do përjetoni emocione të njëpasnjëshme. Beqarët do ndihen të përhumbur dhe nuk do mundin dot ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Financat do jenë të favorizuara gjatë gjithë kohës. Do arrini t’i kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme.

Binjakët

Ditë mjaft elektrizuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit menduar dhe debatet do vazhdojnë deri në mbrëmje. Beqarët do realizojnë takime me shumicë dhe do e gjejnë personin më të përshtatshëm. Financat do jenë të mbrojtura, kështu që nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Mund të shlyeni edhe disa nga borxhet e hershme.

Gaforrja

Mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël gjatë kësaj dite vetëm për ta ndryshuar rutinën e jetën suaj në çift. Partnerin do e keni gjatë gjithë kohës pranë dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Beqarët nuk duhet të humbin kohën kot, por duhet t’ia shprehin sa më parë ndjenjat dikujt që pëlqejnë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do ndiheni të qetë.

Luani

Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Në krahët e partnerit tuaj do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme. Beqarët do thurin veçse ëndrra të cilat sot nuk do mund t’iu realizohen dot. Duhet të presin edhe pak kohë për ndryshime. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm. Do i merrni të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që gjendja të përmirësohet.

Virgjëresha

Mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri juaj sot sepse në një moment apo në një tjetër situata do ju dalë tërësisht jashtë kontrollit. Problemet mund të jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit. Beqarët do kalojnë një ditë të mbushur me emocione të mëdha. Do ndiheni mirë. Në planin financiar asgjë nuk do ecë si duhet. Shpesh do gjendeni përpara udhëkryqeve.

Peshorja

Do kaloni momente fantastike gjatë kësaj dite pranë personit që dashuroni dhe do doni që dita të mos ketë fund. Shpesh do ndiheni si në ëndërr. Beqarët do ëndërrojnë më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket paksa i hidhur. Gjendja e financave do jetë më e mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të kryeni shpenzime të pamenduara të cilat mund t’ua tronditin situatën.

Akrepi

Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Herë pas here do përjetoni kënaqësi aq të mëdha saqë edhe emocione do jenë të fuqishme. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat që do takojnë dhe do vazhdojnë të qëndrojnë me të njëjtin status. Në planin financiar çdo gjë do ecë më së miri. As vetë nuk e kishit menduar se buxheti mund të përmirësohej kaq shumë.

Shigjetari

Do kaloni momente të vështira sot ju të dashuruarit dhe asgjë nuk ka për të ecur si e kishit ëndërruar. Më mirë qëndroni pak larg njëri-tjetrit. Beqaret nuk duhet të hidhen menjëherë në krahët e dikujt që i josh sepse mund të lëndohen dhe mund të zhgënjehen tej mase. Në planin financiar tregohuni sa më të arsyeshëm nëse nuk doni të keni probleme e vështirësi.

Bricjapi

Marrëdhënia në çift do jetë përgjithësisht e mirë gjatë kësaj dite. Do ndiheni të qetë në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Beqarët do fillojnë të njihen me një person i cili do ketë vlera pa fund. Shumë gjëra kenë për të ndryshuar shumë shpejt për ta. Në planin financiar do keni sukses me shumicë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Ujori

Ditë mjaft pasionante kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni mirë në krahët e partnerit dhe gati për të marrë edhe disa vendime. Beqarët duhet të bëjnë kujdes me mënyrën sesi do i joshin të tjerët sepse mund t’i ulin pikë vetes. Financat nuk do jenë aq të mira sa ju do kishit dëshiruar. Kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni.

Peshqit

Çdo gjë do ecë mirë sot në jetën tuaj në çift. Në krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi dhe emocione të paimagjinueshme. Beqarët do pranojnë çdo lloj ftese që do ju bëhet vetëm për të njohur sa më shumë persona. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe situata do përmirësohet tej mase. Do kryeni të gjitha shpenzimet e ëndërruara dhe do ndiheni më mirë.

Përplasje në ditën e 89-të të protestës/ Babai i Stresit debat të ashpër me Dritan Goxhajn

Në ditën e 89-të të protestës në Tiranë, ka ndodhur një përplasje e ashpër mes të pranishmëve, ku protagonist ka qenë edhe ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duken momentet e përplasjes, të cilat kanë shkaktuar tension mes të pranishmëve në tubim.Mësohet se përplasja ka nisur pasi Sali Lushaj dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto në protestë me 2 gishtat lartë.Por kjo gjë tërhoqi vëmendjen e protestuesve të tjerë, të cilët kanë tentuar t’i përzënë Sali Lushaj në dhe eksponentët e tjerë të PD-së nga protesta. Kjo ka shkaktuar edhe përplasjet mes tyre.

Ky nuk është episodi i parë i përplasjeve gjatë protestave që po zhvillohen në Tiranë, pasi më herët ka pasur edhe konflikte të tjera mes të pranishmëve. Pak javë më parë, 2 grupe të organizatorëve të protestës u përplasën fizikisht para gjithë të pranishmëve.

Telefona, ora rreth 300 mijë euroshe dhe 4 mijë euro cash në makinë ju sekuestruan koordìnatorit, Ergys Agasi

Disa aparate telefonike “Iphone 17”, një sasi prej 4 mijë euro janë sekuestruar në automjetin tip “Audi”, ku u kap Ergys Agasi dhe ish-drejtori i policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku.

Në sekuestro ka përfunduar dhe makina tip “Audi” dhe një orë ngjyrë e bardhë, e markës “Richard Mille” që besohet se kushton 300 mijë euro.

Agasi në momentin e ndalimit nuk ka bërë asnjë rezistencë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme ndaj Ergys Agasit rëndojnë 7 akuza: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./ Syri

Biznesmeni spanjoll bie nga anija dhe zhdùket në detin Jon, gruaja e tij mbetet vetëm në jaht për 3 ditë

Shërbimet e shpëtimit po kërkojnë biznesmenin 66-vjeçar Juan Jose Mutilbo Obregon nga Spanja, i cili u zhduk të martën e kaluar pasi ra në det nga jahti i tij gjatë një udhëtimi midis Siçilisë dhe Greqisë.

Gruaja e tij Carmen, 67 vjeçe, e cila ishte me të në anije, kaloi tre ditët pasuese vetëm në det, pa sinjal telefoni ose pa mundësinë për të thirrur ndihmë. Vetëm të premten ajo arriti të vendoste kontakt me tokën dhe të njoftonte shërbimet përkatëse.

“Aktualisht jemi në marinë në Pylos, por dimë shumë pak. Na thonë se kërkimi është ende aktiv, por nuk kemi më shumë informacion”, tha për El Mundo Sergio Mutilba, djali i burrit të zhdukur, i cili udhëtoi për në Pylos për të qenë me nënën e tij dhe për të ndjekur kërkimin për të atin.

Bie në det, ndërsa pastronte ton

Juan Jose kishte marrë më parë pension të parakohshëm dhe në muajt e fundit ka kaluar pjesën më të madhe të kohës duke lundruar në Mesdhe me gruan e tij.

Sipas rindërtimit të familjes, çifti u nis nga Sirakuza, Siçili, të hënën për në Pylos në bregdetin grek. Udhëtimi fillimisht shkoi pa probleme.

Të nesërmen në mëngjes, Juan Jose kapi një ton dhe filloi ta pastronte. Në një moment, sipas supozimeve të familjes, ai rrëshqiti, ndoshta për shkak të gjakut të peshkut, dhe ra mbi kangjellat e anijes.

I biri thotë se nëna e tij e dëgjoi të shoqin e saj duke i bërtitur: “Menchu, Menchu, fike motorin”, por në një moment paniku ajo nuk mundi të reagonte.

Anija vazhdoi të lundronte pa të

Carmen kishte kaluar më parë testin e lundrimit rekreativ, por u gjend në një situatë për të cilën nuk ishte e përgatitur.

Ajo mbeti e bllokuar, ndërsa anija vazhdoi të lundronte dhe u largua gjithnjë e më shumë nga burri i saj, i cili mbeti në det.

Situata u ndërlikua më tej nga fakti se Carmen nuk kishte sinjal telefoni. Sipas familjes, ajo ishte rreth 150 milje detare nga bregu.

Ajo kaloi tre ditë në anije, në të cilën kishte ushqim, duke u përpjekur herë pas here të kontrollonte nëse shfaqej ndonjë sinjal në mënyrë që të mund të thërriste për ndihmë.

Miku e kuptoi se diçka nuk shkonte

Ndërkohë, një mik i burrit të zhdukur, me përvojë në lundrim dhe i njohur me rrugët e tij të zakonshme, vuri re se anija po largohej nga kursi i saj i planifikuar.

Ai u përpoq të lidhej me Juan Josen, por mesazhet nuk kaluan për shkak të mungesës së lidhjes.

Vetëm të premten, tre ditë pasi ra në det, Carmen arriti të merrte një sinjal dhe të kontaktonte mikun e tij. Pastaj u thirr ndihma.

Shërbimi detar spanjoll ia përcolli informacionin shërbimeve përkatëse në Itali dhe Greqi. Disa anije u dërguan në vendndodhjen e anijes. Shpëtuesit përfundimisht morën kontrollin e anijes dhe e tërhoqën atë në Pylos.

Familja kërkon që kërkimi të mos pezullohet

Qëllimi kryesor tani është të gjendet Juan José. Kërkimi po përfshin shërbime shpëtimi nga Spanja, Italia dhe Greqia, dhe familja thotë se operacioni është ende në vazhdim.

Djali i tij Sergio po bën thirrje që kërkimi të vazhdojë dhe që burime shtesë të përfshihen në operacion, nëse është e mundur.

“Ne vetëm po kërkojmë që ata të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë kërkimin,” tha Sergio.

Familja beson se autoritetet spanjolle duhet të përfshihen gjithashtu në kërkim dhe se duhet të merret në konsideratë mundësia e vendosjes së burimeve shtesë.

Juan Jose Mutilba është shkencëtar kompjuterash me profesion. Për vite me radhë ai drejtoi kompaninë D’ors Informática.

Pas daljes në pension të parakohshëm, lundrimi me vela u bë një nga aktivitetet e tij kryesore. Ai dhe gruaja e tij udhëtonin shpesh në Mesdhe, duke vizituar Italinë, Francën dhe Greqinë.

Ndërsa Carmen tani është e sigurt në Pylos, familja është ende duke pritur lajme për fatin e spanjollit 66-vjeçar.

SHBA “fal” snajperistin shqiptar, që udhëhoqi grụpin xhihadist të shqiptarëve në Siri

Ebu Katede Albani ose Abdul Jashari, pjesëtar i grupit të snajperistëve shqiptarë në Siri “Xhemati Alban”, nuk është më nën sanksionet amerikane.

Një masë e tillë vjen pasi Departamenti i Shtetit hoqi Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin në një hap që ishte paralajmëruar fillimisht në fillim të këtij viti, në pritje të një shqyrtimi nga Kongresi.

Klasifikimi si shtet që mbështet terrorizmin sjell me vete kufizime për ndihmën e jashtme amerikane, eksportet e pajisjeve të mbrojtjes dhe transaksione të caktuara financiare.

Gjatë dekadës së fundit, Abu Qatada Albani, me origjinë nga Shkupi, ka udhëhequr grupin xhihadist “Xhemati Alban”, i përbërë kryesisht nga shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

E PAZAKONTË! Grabiti të moshuarit dhe u arratis, vdes pas disa minutash nga një infarkt hajdụti në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Venecia, ku një hajdut xhepash ka humbur jetën nga një atak kardiak vetëm pak minuta pasi dyshohet se kishte grabitur një çift të moshuarish.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 të së mërkurës, në zonën e Campo dei Frari. Sipas mediave italiane, burri ishte pjesë e një grupi personash që i vodhën një portofol çiftit të moshuar nga çanta e shpinës.

Mes sendeve të marra ndodheshin edhe ilaçe të rëndësishme për një prej të moshuarve.

Pas grabitjes, grupi u largua me shpejtësi nga zona. Por rreth orës 13:00, disa kalimtarë vunë re një prej grabitësve teksa u rrëzua papritur në tokë pranë Palazzo Cosulich.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat tentuan ta reanimonin përmes defibrilatorit. Pavarësisht përpjekjeve, burri nuk arriti të mbijetonte dhe u shpall i vdekur në vend.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti është raportuar gjerësisht nga mediat italiane për shkak të kronologjisë së pazakontë të ngjarjeve.

“Richard Mille” në dorën e Ergys Agasit, gjatë arrestimit, ora që kushton sa një shtëpi

Në momentin e arrestìmit, Ergys Agasi shfaqet me një orë “Richard Mille” në dorë, një prej markave më ekskluzive dhe më të shtrenjta të orëve luksoze në botë.

Çmimi i një “Richard Mille”, në varësi të modelit, nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa shumë modele të rralla dhe të kërkuara arrijnë në 300-400 mijë euro.

Për modelet më ekskluzive, çmimi mund të shkojë deri në 2-3 milionë euro.

Një orë që kushton sa një shtëpi luksoze, në dorën e një personi në momentin e arrestimit.

Një detaj që, më shumë se çdo fjalë, të bën të mendosh për përmasat e pasurisë dhe luksit të tij.

Festa që u kthγe në trag jedi për familjen shqiptare në Greqi/ Babai i ek zekυtοi të ëmën, djali mbajti trυρin e gjα kοsυr të nënës deri në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën Rodhopi në Greqi, ku 44-vjeçarja shqiptare Esma Meço u vra me thikë nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar, Bujar Meço mesditën e sotme

Sipas mediave greke, gruaja kishte kohë që ishte larguar nga shtëpia dhe punonte sezonalisht në ishullin Thasos, ndërsa ishte kthyer në fshatin Dialambi për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj 16-vjeçare.

Festimi familjar përfundoi në tragjedi. 53-vjeçari dyshohet se e sulmoi gruan dhe e goditi me thikë në qafë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Pas ngjarjes, djali 19-vjeçar i çiftit e mori nënën e tij të gjakosur në krahë dhe e çoi në spital, me shpresën se mund të shpëtonte. Megjithatë, mjekët e njoftuan të riun se nëna e tij kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, vajza 16-vjeçare, e cila ndodhej në një dhomë tjetër të banesës, dyshohet se ka telefonuar autoritetet për të njoftuar për sulmin. Të dy fëmijët ndodhen në gjendje shoku.

Pas sulmit, 53-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur dhe ka konsumuar naftë, në tentativë për t’i dhënë fund jetës. Ai u transportua në spital, ku po trajtohet nën kujdesin e policisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar dy thika nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit. Për 53-vjeçarin është ngritur një çështje penale për vrasje me dashje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për armët.

Sipas autoriteteve greke, autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Komotini.

Një detaj i rëndësishëm i bërë publik nga autoritetet është se në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, 53-vjeçari ishte arrestuar për kërcënime në familje ndaj së njëjtës grua.

Policia vijon hetimet, ndërsa deklarimet e dy fëmijëve pritet të merren në ditët në vijim për të hedhur më shumë dritë mbi momentet para dhe gjatë krimit./Top Channel

Tragjedi në SHBA, 3 fëmijë hυmbin jetën nga zjarri në banesë/ Familja është shqiptare, 4 persona të tjerë në gjendje kritike

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dy-katëshe mëngjesin e së mërkurës, 26 gusht.

Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital, bëri të ditur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden. Bilanci është konfirmuar edhe nga mediat lokale amerikane, citon noa.al.

Alarmi për zjarrin në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit. Kur ekipet e emergjencës mbërritën, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym.

Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga ndërtesa. Gjatë kontrollit të banesës, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete.

Një fqinj i tha News4JAX se njerëz të pranishëm në vendngjarje ndihmuan në shpëtimin e një foshnjeje dhe një të rrituri, të cilët dolën nga një dritare e katit të dytë.

Të afërmit që mbërritën në vendngjarje thanë për mediat amerikane se familja është me origjinë nga Shqipëria dhe se fëmijët janë djem.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë edhe gjyshërit e fëmijëve, Alia dhe Artan Sulollari, të dërrmuar nga tragjedia pranë banesës në 4431 Windergate Drive. Fotografitë e shpërndara nga USA Today Network dokumentojnë momentet dramatike pas zjarrit dhe konfirmojnë se banesa ku ndodhi tragjedia ishte shtëpia e nipërve të tyre.

Flakët u vunë nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa pësoi dëme të rënda, ndërsa u prekën edhe dy njësi ngjitur. Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar personat e mbetur pa strehë.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit dhe hetimet vijojnë.

“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe solidaritet me të plagosurit dhe personat e zhvendosur.

Çfarë raportuan sot mediat amerikane

Tragjedi për familjen shqiptare në SHBA/ Tre fëmijë humbin jetën në zjarr, gjyshërit shpërthejnë në lot para shtëpisë së shkrumbuar

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën dhe katër persona të tjerë mbetën në gjendje kritike pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht.

Bilanci i konfirmuar nga autoritetet është tre fëmijë të vdekur, ndërsa dy fëmijë të tjerë dhe dy të rritur janë dërguar në spital në gjendje kritike. Zjarri shpërtheu në një banesë dykatëshe në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road.

Mediat amerikane kanë publikuar tashmë një seri pamjesh nga vendi i tragjedisë, ku shfaqen edhe familjarët shqiptarë të fëmijëve.

Në fotografitë e realizuara nga Doug Engle për “Florida Times-Union”, Alia Sulollari shihet duke qarë e dërrmuar pasi mbërrin pranë shtëpisë së nipërve të saj. Në krah të saj ndodhen bashkëshorti Artan Sulollari, një e afërme e identifikuar si Kesi dhe kolegia Erina Troci, të cilët përpiqen ta ngushëllojnë dhe ta ndihmojnë të largohet drejt automjetit.

Në një tjetër moment, Artan dhe Alia Sulollari shihen duke kërkuar informacion për atë që kishte ndodhur me familjen e tyre, ndërsa zona vazhdonte të ishte e rrethuar nga ekipet e emergjencës.

Pamjet nga jashtë banesës e bëjnë edhe më të rëndë skenën: pranë ndërtesës së dëmtuar nga flakët shihen një kosh basketbolli dhe lodra fëmijësh të mbetura në oborr.

Sipas shefit të Jacksonville Fire and Rescue Department, Percy Golden, alarmi për zjarrin u dha rreth orës 05:15. Kur zjarrfikësit mbërritën, u përballën me flakë të fuqishme në katin e parë dhe tym të dendur në të dytin. Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin, ndërsa gjatë kërkimeve brenda ndërtesës ekipet gjetën tre fëmijët e tjerë të pajetë.

Të afërmit që mbërritën në vendngjarje u thanë mediave lokale se familja është nga Shqipëria dhe se fëmijët janë djem.

Një fqinj ka treguar gjithashtu se banorët e zonës u përfshinë në përpjekjet dramatike të shpëtimit, duke ndihmuar një foshnjë dhe një të rritur që dolën nga një dritare e katit të dytë.

Zjarri u vu nën kontroll pak para orës 05:40, por banesa u dëmtua rëndë dhe flakët prekën edhe njësitë fqinje. Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar personat e zhvendosur nga banesat. Autoritetet po hetojnë ende për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Departamenti i Zjarrfikësve të Jacksonville e ka përshkruar ngjarjen si një tragjedi të jashtëzakonshme, duke shprehur ngushëllime për familjen që humbi tre fëmijët dhe mbështetje për të plagosurit.

Foto Reuters: Alia Sulollari, në qendër, qan me dënesë pasi mbërriti në shtëpinë e nipërve dhe mbesave të saj në adresën 4431 Windergate Drive në Jacksonville, Florida, të mërkurën, më 26 gusht 2026. Ajo ngushëllohet nga kushërira e saj, Kesi, majtas, dhe një kolege, Erina Troci, djathtas. Tre fëmijë kanë vdekur, dy të tjerë në gjendje kritike dhe dy të rritur po ashtu në gjendje kritike pas një zjarri dykatësh në një shtëpi në Windergate Drive pranë Rrugës Old St. Augustine, sipas Shefit Percy Golden të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 27 gusht 2026

DASHI
Një çështje e lënë pezull prej ditësh mund të rikthehet në vëmendjen tuaj. Këtë herë keni më shumë qartësi dhe vendosmëri për të marrë një vendim. Në punë mund t’ju ofrohet një bashkëpunim interesant. Në dashuri, shmangni debatet e panevojshme dhe tregohuni më fleksibël.

DEMI
Një problem praktik mund të gjejë zgjidhje falë një detaji që më parë nuk e kishit vënë re. Në punë, mos pranoni me nxitim kushte që nuk ju përshtaten. Në dashuri rikthehet dëshira për stabilitet dhe mund të nisni të diskutoni seriozisht një projekt të përbashkët.

BINJAKËT
Një bisedë e zakonshme mund t’ju sjellë një ide të vlefshme ose një njohje interesante. Në punë, kujdes të mos shpërndani energjinë në shumë drejtime. Në dashuri kërkoni diçka të re dhe një ftesë e papritur mund t’ju ndryshojë ditën.

GAFORRJA
Keni nevojë për pak më shumë hapësirë personale dhe nuk duhet të ndiheni në faj nëse vendosni veten në plan të parë për disa orë. Në punë, një situatë e ndërlikuar mund të zgjidhet me qetësi. Në dashuri, dikush i afërt mund të kërkojë më shumë vëmendjen tuaj.

LUANI
Mund të merrni një konfirmim të rëndësishëm ose një detyrë që tregon besimin që të tjerët kanë te ju. Megjithatë, mos u përpiqni të kontrolloni çdo detaj. Në dashuri jeni veçanërisht tërheqës dhe një takim ose surprizë mund të rikthejë një pasion të zbehur.

VIRGJËRESHA
Po kuptoni se jo gjithçka mund të planifikohet dhe kjo mund t’ju ndihmojë. Në punë kërkohet saktësi, por pa e kthyer çdo detaj në shqetësim. Në dashuri, dikush mund t’ju tregojë një anë më spontane. Lëreni marrëdhënien të zhvillohet pa u përpjekur ta analizoni menjëherë.

PESHORJA
Një vendim i shtyrë prej kohësh mund të përballet më në fund me qetësi. Mos kërkoni një zgjidhje që kënaq të gjithë, por mendoni edhe për atë që është e drejtë për ju. Në punë, një diskutim mund të hapë një mundësi të papritur. Në dashuri rikthehet dëshira për të ndarë kohë dhe plane me një person të rëndësishëm.

AKREPI
Intuita do të jetë një nga pikat tuaja më të forta. Mund të kuptoni më shpejt se të tjerët se ku po shkon një situatë në punë dhe të veproni në kohë. Në dashuri, një person mund t’ju befasojë me një gjest ose fjalë më të drejtpërdrejtë nga sa prisnit.

SHIGJETARI
Keni nevojë për diçka që t’ju rikthejë entuziazmin. Një projekt personal, një udhëtim apo një aktivitet i ri mund t’ju japë energji. Në punë, mos kini frikë të propozoni ndryshime. Në dashuri, takimet spontane janë të favorizuara.

BRICJAPI
Një rezultat konkret ju jep më shumë siguri pas një periudhe të gjatë durimi. Në punë mund të merrni përgjegjësi të reja dhe vlerësimin që keni pritur. Në dashuri jeni gati të flisni më hapur për dëshirat tuaja dhe një bisedë për të ardhmen mund ta forcojë marrëdhënien.

UJORI
Një ndryshim këndvështrimi mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem që dukej më i vështirë. Në punë, një ide e re mund të tërheqë vëmendjen, por duhet ta ktheni në diçka konkrete. Në dashuri, mund të kuptoni se liria dhe afërsia mund të bashkëjetojnë.

PESHQIT
Do ta keni më të qartë çfarë dëshironi dhe çfarë presin të tjerët prej jush. Në punë, një bashkëpunim mund t’ju lehtësojë një angazhim të rëndësishëm. Në dashuri kërkoni sinqeritet dhe ndjeshmëri, ndërsa një rrëfim i bërë në momentin e duhur mund të afrojë dy persona.