Erdhi dita! Rama gati për ndryshimin e madh në Shqipëri, ja cfare i pret te gjithe shqiptaret

Kryeministri Edi Rama ka garantuar se të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga zjarret e fundit do të dëmshpërblehen pIotësisht. Në një prononcim të fundit, ai u shpreh se qeveria do të kompensojë “qindarkë për qindarkë” të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerët e bagëtive si pasojë e flakëve.

Sigurimi i pronave, detyrim ligjor
Për të adresuar sfidat e fatkeqësive natyrore si zjarret dhe përmbytjet, kryeministri njoftoi se qeveria po përgatit një kuadër të ri ligjor. Sipas tij, sigurimi i banesave dhe bizneseve kundër fatkeqësive natyrore do të sanksionohet me ligj, duke e kthyer atë në një detyrim për qytetarët.

“Të gjithë duhet të mendojnë dhe të marrin masa për përfshirje në skemën e sigurimit të shtëpive për fatkeqësitë natyrore,” tha Rama. Ai shtoi se po ashtu do të ketë një shtrëngim të ri ligjor për zjarrvënësit, për të penalizuar sa më rëndë rastet e zjarrvënies së qëllimshme.

Rritje page për zjarrfikësit
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë falënderoi zjarrfikësit për punën e tyre të palodhur dhe premtoi se do të ketë një rritje page për ta. “Jemi në borxh me ta për punën që kanë bërë,” theksoi ai. Kjo masë synon të njohë sakrificën e tyre dhe të forcojë kapacitetet e shërbimit zjarrfikës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për operacionin e prishjeve që ka rinisur sërish në fshatin turistik të Thethit. Rruspat e IKMT-së, të mbështetura nga Policia e Shkodrës, mbërritën në zonën e veriut në orët e vona të mbrëmjes dhe sot në mëngjes rinisën prishjet.

“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ndan pamjet e mëposhtme.

VIDEO

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT ka njoftuar dhe vet mëngjesin e kësaj të shtune, datë 4 Tetor, se ka rinisur prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit.

“Janë evidentuar 13 objekte me konstruksione betonarme dhe dru. Pavarësisht aksionit të fundit në këtë zonë pak muaj më parë, konstatojmë se ka akoma individë që refuzojnë të pranojnë se lufta ndaj ndërtimeve të paligjshme është pa kthim”, thotë njoftimi.

VIDEO

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bën thirrje subjekteve dhe qytetarëve, se zbatimi i ligjshmërisë, mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit duhet të jetë detyrim për të gjithë.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë, 3 qershor 2026

DASHI

Mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Këto nuk janë domosdoshmërisht revolucione të mëdha, por rregullime të vogla që ju lejojnë të jetoni ditët tuaja më mirë. Në punë, keni një aftësi të mirë për të reaguar ndaj ngjarjeve të papritura dhe për të gjetur zgjidhje të shpejta. Megjithatë, në dashuri do të ishte e dobishme të ngadalësoni pak dhe të dëgjoni më me vëmendje nevojat e atyre që ju rrethojnë. Ndonjëherë një fjalë e thënë me qetësi vlen më shumë se një mijë veprime impulsive.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 3 qershor 2026), qielli ju ftojnë të dilni nga zona juaj e rehatisë. Kohët e fundit, keni kërkuar siguri, por sot mendoni se ka ardhur koha të kënaqeni me disa gjëra të reja. Në punë mund të shfaqen ide interesante që do të dëshironi t’i zhvilloni në të ardhmen e afërt. Në dashuri, duhet të ndiheni të vlerësuar dhe të kuptuar, por edhe ju duhet të bëni një përpjekje për të shprehur ndjenjat tuaja pa pritur që të tjerët ta hamendësojnë.

BINJAKËT

Është një ditë e gjallë dhe stimuluese. Kurioziteti juaj është veçanërisht aktiv, duke ju shtyrë të vëzhgoni njerëzit dhe situatat me sy të freskët. Në punë, mund të keni një pasqyrë shumë të dobishme ose të merrni informacione që do t’ju ndihmojnë të merrni një vendim të rëndësishëm. Në dashuri, jeni duke kërkuar për qetësi, por qielli sugjeron që të mos i shmangeni bisedave serioze kur është e nevojshme.

GAFORRJA

Më i fortë nga sa mendon. Disa shqetësime që të kanë munduar ditët e fundit po fillojnë të zbehen ngadalë. Në punë, je në gjendje të ruash qetësinë dhe diplomacinë edhe kur ka trazira përreth teje. Në dashuri, është një ditë e favorshme për të rifituar mirëkuptimin dhe afërsinë emocionale. Ata që janë beqarë mund të ndiejnë dëshirën për t’u hapur më shumë ndaj të tjerëve.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 3 qershor 2026), qielli i sotëm ju ndihmon të përcaktoni përparësitë. Shpesh jeni mësuar të xhongloni me shumë gjëra në të njëjtën kohë, por tani e kuptoni se disa meritojnë më shumë vëmendje sesa të tjerat. Në punë, do të keni një mundësi të mirë për të demonstruar kompetencën dhe besueshmërinë tuaj. Në dashuri, keni nevojë për spontanitet dhe ngrohtësi: lini mënjanë krenarinë tuaj dhe shprehni qartë ndjenjat tuaja.

VIRGJËRESHA

Dita favorizon organizimin dhe konkretësinë. Keni mundësinë të zgjidhni një çështje praktike që ju ka zvarritur për ca kohë. Në punë, jeni veçanërisht efikas dhe në gjendje të shihni detaje që të tjerët i anashkalojnë. Në dashuri, qielli ju ftojnë të jeni më pak të ashpër me veten dhe ata përreth jush. Jo çdo gjë duhet të jetë perfekte që të funksionojë mirë.

PESHORJA

Ndjeni nevojën për të pajtuar dëshirat tuaja me realitetin tuaj. Disa situata kërkojnë një qëndrim më të qartë. Në punë, mund të thirreni për të ndërmjetësuar midis njerëzve me mendime të ndryshme. Në dashuri, është një ditë e dobishme për të sqaruar keqkuptimet dhe për të forcuar besimin e ndërsjellë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 3 qershor 2026), intuita juaj është veçanërisht e mprehtë sot. Jeni në gjendje të dalloni nuancat që të tjerët nuk i vënë re, duke ju lejuar të ecni përpara me shumë besim. Në punë, mund të jeni në gjendje të parashikoni se si do të evoluojë një situatë. Në dashuri, jeni intensivë dhe të thellë, por duhet të shmangni përqendrimin shumë te vetja: ndarja e ndjenjave tuaja do t’ju bëjë mirë.

SHIGJETARI

Dëshira për të parë përtej kufijve tuaj të zakonshëm është shumë e fortë. Sot mund të ndiheni të tërhequr nga ide të reja, projekte të reja ose thjesht perspektiva të ndryshme. Në punë, ekziston një dëshirë për rritje dhe liri më të madhe. Në dashuri, qielli favorizon sinqeritetin dhe marrëdhëniet e bazuara në besim të ndërsjellë. Megjithatë, shmangni premtimet për më shumë sesa mund të përmbushni.

BRICJAPI

Është një ditë pozitive për ata që duan të konsolidojnë diçka të rëndësishme. Në punë, jeni të vendosur dhe të aftë të përballoni edhe detyra komplekse pa humbur fokusin. Mund të merrni një konfirmim të shumëpritur. Në dashuri, qielli ju ftojnë të jeni më pak të rezervuar: ata që ju duan duhet të perceptojnë edhe anën tuaj më të dashur.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 3 qershor 2026), kreativiteti është aleati juaj më i mirë. Idetë dhe njohuritë vijnë në kohët më të papritura dhe mund të jenë shumë të dobishme. Në punë, përpiquni të mos nënvlerësoni një propozim të pazakontë. Në dashuri, ndjeni nevojën për marrëdhënie autentike dhe jokonvencionale, por gjithashtu duhet të angazhoheni për të qenë më të pranishëm emocionalisht.

PESHQIT

Ju ofrohet mundësia për t’i dëgjuar më mirë instinktet tuaja. Emocionet janë intensive, por jo kaotike; përkundrazi, ato ju ndihmojnë të kuptoni më mirë atë që dëshironi. Në punën tuaj, mund të gjeni një zgjidhje elegante për një problem në dukje të ndërlikuar. Në dashuri, ka vend për butësi, mirëkuptim dhe momente të vogla që lënë një përshtypje të qëndrueshme.

“Agjente rusë përpara Kryeministrisë”, Karamuço: Pse axhenturat e huaja po ndërhyjnë për

Eksperti i kriminaIistikës Ervin Karamuço i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat dhe dhunën e regjistruar nga policët privatë në Zvërnec. Ai theksoi se lidhur me këtë çështje duhet të bëhet transparencë për pronësinë, për letrat dhe procedurat.

Ndër të tjera ai shtoi se ka vende që nuk duan që investimi 4 miliardë dollarësh të vijë në Shqipëri. Sipas tij vendeve të tjera të rajonit, nuk u pëlqyen raportimet se familja e presidentit amerikan Donald Trump do të bëjë një investim të madh në Vlorë.

“Kishte shumë kohë që nuk po përtypej dot historia e familjes së presidentit Trump, e cila ishte e fokusuar në interesin e një investimi të madh në zonën e Vlorës nga ana e shteteve të tjera fqinje të rajonit. Ishte halë në sy dhe u gjet ky moment.

U shfrytëzua kjo ngjarje që të krijojë menjëherë në sintoni të plotë me rrjete sociale, me grupe interesi dhe me gjithçka. E kemi parë menjëherë mbi të gjitha shoqatat, të gjitha OJF-të, të gjitha grupet që ishin në qetësi.

Nuk pashë njeri të çohej të shkonte të protestonte në Lezhë a të protestonte në Tiranë. Sapo ndodhi kjo e Vlorës, më ka bërë përshtypje, ka shpërthyer rrjetet sociale, organizimi i menjëhershëm që filloi nga vendet fqinje. Dhe kam dyshime, jo se i organizojnë ata, të lutem duhet ta qartësojmë, po ka një ngjitje të faktorëve të jashtëm për ta sabotuar këtë investim kaq të madh në jug të vendit.

Unë jam për transparencë, unë jam që ai investim duhet të qartësohet dhe interesat kombëtare se ku janë. Por nga ana tjetër, unë nuk jam t’i kthehet kurrizi investimeve të huaja sepse nuk do bëhemi më seriozë kurrë me shtete të tjera dhe me grupe interesi shumë të rëndësishme globale. Dhe do të thonë Shqipëria është një kosh plehrash që duhen çuar vetëm plehra. Jo para! Paratë i çojnë në Mal të Zi dhe në Greqi dhe jo më në Shqipëri”, tha ai.

“Ose reagojmë për të gjithë, ose për askënd” – Luiz Ejlli ndez debat të fortë për protestat në Shqipëri

“Nuk kam asgjë kundër atyre që reagojnë për Zvërnecin. Madje shumë mirë bëjnë. Kam diçka kundër atyre që reagojnë vetëm për Zvërnecin.”

Me këto fjaIë, Luiz Ejlli ka reaguar për situatën në Zvërnec, duke ngritur një pyetje që prej kohësh mbetet pa përgjigje: pse disa kauza marrin vëmendje kombëtare, ndërsa të tjera lihen në harresë?

Ai kujton se banorët e Rrjollit po përballen prej javësh me tensione dhe përplasje të forta, pa marrë të njëjtin reagim publik që po merr sot Zvërneci.

“Ku është ndryshimi mes Rrjollit dhe Zvërnecit? Ose reagojmë për të gjithë, ose po përdorim standarde të dyfishta”, shkruan ai.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi më i madh.

Ne si media kemi bërë vazhdimisht të njëjtën thirrje: protestat në Shqipëri humbasin sepse mbeten vetëm. Nuk bashkohen. Nuk mbështeten nga komunitete të tjera. Nuk kthehen kurrë në një reagim qytetar kombëtar.

Çdo protestë e izoluar është më e lehtë për t’u shtypur. Çdo komunitet i lënë vetëm është më i dobët. Kur zërat bashkohen, mesazhi bëhet më i fortë.

Kujtoni protestat e Fushë Krujës. Banorë që dolën masivisht, familje të tëra, me prova në dorë dhe me zemërim legjitim. Ajo mund të ishte kthyer në një pikë kthese nëse do të kishte pasur mbështetje më të gjerë qytetare dhe politike. Por nuk ndodhi.

Protesta u përball me forca policie, tensione, përplasje dhe shoqërime. U shua. Ashtu edhe Baks-Rrjolli. Siç janë shuar shumë të tjera para saj.

E njëjta gjë po ndodh sot në Zvërnec. Në vend që qytetarët ta shohin si një çështje që i përket të gjithëve, rrezikon të trajtohet si hall i banorëve të zonës. Dhe pikërisht kështu humbasin betejat.

Ne të tjerët vazhdojmë të shohim nga larg. “Nuk është problemi ynë”, themi. “Nuk na prek ne”, mendojmë. Sot është toka e dikujt tjetër. Nesër do të jetë e jona.

Kemi parë çfarë po ndodh me Portin e Durrësit. Kemi parë çfarë po ndodh në Vlorë. Kemi parë Fushë Krujën, Rrjollin dhe Zvërnecin. Në disa raste protestat lokalizohen. Në raste të tjera nuk organizohen fare. Dhe sistemi vazhdon të fitojë pikërisht sepse qytetarët nuk bashkohen.

Çdo protestë e shtypur është humbje për të gjithë. Çdo tokë e humbur sot është precedent për nesër. Çdo herë që heshtim kur të tjerët shtypen, po forcojmë sistemin që nesër do të vijë edhe për ne.

Prandaj e përsërisim thirrjen tonë:

Shqipëria është e të gjithëve. Jo vetëm e banorëve të një zone.

Duhet të dalim edhe kur halli nuk është te dera jonë. Duhet të ngrihemi edhe kur toka që rrezikon të merret nuk është e jona. Duhet të reagojmë edhe kur protesta zhvillohet qindra kilometra larg nesh.

Sepse nëse nuk ngrihemi për njëri tjetrin, nuk do të ketë më nevojë që askush të na ndajë apo të na mposhtë.

Ne do ta kemi bërë vetë.

E paprecedentë: Shtypi grek ngrihet i gjithi në këmbë për Zvërnecin – ‘Po na marrìn tokën tonë’

Ngjarja e fundit në Zvërnec duket se ka shkaktuar reagime të forta në Greqi, ku një pjesë e madhe e mediave greke i kanë kushtuar hapësirë zhvillimeve, duke ngritur pretendime dhe shqetësime për atë që e cilësojnë si cenim të pronave dhe të drejtave të minoritetit grek në zonë.

Në artikujt dhe komentet e publikuara në mediat greke, nuk kanë munguar tone alarmiste, ndërsa disa prej tyre shkojnë deri aty sa të pretendojnë se “po na marrin tokën tonë”, duke e trajtuar çështjen si një problem me ndikim kombëtar.

Reagimet vijnë pas debatit të krijuar për situatën në Zvërnec, ndërsa më herët pati edhe një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, e cila foli për mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të minoritetit grek në zonë.

Sot edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të qeverisë greke.

Ai shtoi se ngritja e çështjes mbi baza etnike nuk i shërben marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat sipas tij janë në një nivel të mirë, dhe theksoi se pretendimet mbi pronësinë janë çështje që duhet trajtuar në rrugë ligjore.

Burri vret gruan 39 vjeçare në sy të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në KaIamata të Greqisë, ku një 41-vjeçar ka vrarë partneren njëherazi mamanë e fëmijëve të tij në sy të këtyre të fundit.

Ngjarja e rëndë është mësuar nga raportimet e mediave greke të cilat shkruajnë se rreth orës 2 të mëngjesit policia mori një denoncim nga qytetarët të cilët bënë me dije se zëra femrash po dëgjoheshin në pallat teksa kërkonin ndihmë.

Për rrjedhojë, efektivët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku në prag të derës së shtëpisë, nga ku dëgjoheshin zhurma, gjetën fqinjët që përpiqeshin të dëgjonin me kujdes për të kuptuar situatën, raporton Protothema.gr


Me të mbërritur Policia në vendngjarje, nga banesa që prej orësh buçiste nga zëra femrash, në atë moment nuk dëgjohej asgjë, çka nxiti më tej dyshimet se diçka nuk po shkonte mirë. Fillimisht, trokitjeve në derë nuk po u përgjigjej askush.

Pak minuta më vonë, i zoti i shtëpisë, një 41-vjeçar zgjodhi t’u hapte derën oficerëve të cilët bastisën menjëherë në banesën e familjes, ku u përballën me një skenë të tmerrshme. Dysheme dhe rroba të zhytura në gjak gjendeshin ngado nëpër shtëpi. Ndërsa në hyrje të dhomës së gjumit dergjej në tokë trupi i viktimës 39-vjeçare e cila kishte marrë plagë të shumta në trup, dyshohet nga goditjet me thikë që e reja mori nga partneri i saj.


Për rrjedhojë të ngjarjes së rëndë, që thuhet se ka ndodhur në prani të fëmijëve të çiftit, të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë në dhomën ngjitur me atë ku ndodhi krimi makabër, blutë vunë në pranga autorin e dyshuar 41-vjeçar. Burri mësohet të ketë rrëfyer versionin e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.

“U grindëm, unë kapa thikën dhe e vrava”, raportohet të ketë thënë 41-vjeçari që e goditi për vdekje gruan e tij në Kalamata.

Fëmijët e çiftit të cilët thuhet se janë të moshës 10 dhe 6 vjeç, janë transferuar për në Klinikën Pediatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Kalamatës, ku do t’u ofrohet kujdesi dhe mbështetja e nevojshme psikologjike.

Lexo gjithashtu: Rama ka marre nje vendim te fundit qe prek te gjithe shqiptaret
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka dëshmuar dhe një banore e zonës e cila shprehet se e njihte familjen pasi motra e saj shoqërohej shpesh me viktimën.

“Ajo ka shumë vite që shoqërohet me motrën time. E njohim prej shumë vitesh. Nuk e di nëse kanë pasur ndonjë problem. I kam parë bashkë. Fëmijët janë në spital, motra ime më kërkoi t’u çoja rroba” thotë banorja.

Autoritetet vendase po vijojnë punën e tyre me zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Ja hetimet e SPAK për Belinda Ballukun, Klodiana Lala nxjerr detajet, nga dyshimet për viIën në jug në emër të Igli Tares

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet që Prokuroria e Posaçme (SPAK) po zhvillon ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas saj, hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë verifikime të shumta mbi pasurinë, transaksionet financiare dhe personat që dyshohet se lidhen me këtë dosje. Lala tha se prokurorët kanë marrë në pyetje shumë persona, mes tyre edhe përfaqësues të biznesit. Ndërkohë janë kryer kontrolle dhe po shqyrtohen të gjitha pajisjet e sekuestruara, përfshirë kompjuterë, laptopë dhe celularë. Ajo u shpreh në një intervistë në NTV se fokusi kryesor i SPAK aktualisht është pasuria e Ballukut dhe e personave të lidhur me të. Po verifikohet nëse ka pasuri të padeklaruara, ndërsa po hetohen edhe transaksione jashtë Shqipërisë, veçanërisht shpenzime që lidhen me shkollimin e fëmijëve. Këto verifikime janë shtrirë edhe në vende të Bashkimit Europian përmes letërporosive. Një nga pikat që po tërheq më shumë vëmendje në hetim lidhet me dyshimet për një vilë në bregdetin e jugut, për të cilën flitet se është në emër të ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare. Sipas Lalës, prokurorët po verifikojnë marrëdhëniet financiare që mund të ekzistojnë mes palëve. Sipas gazetares, rezultatet më të plota të këtij hetimi pritet të dalin në muajin korrik, kur mbyllet afati i shtyrjes së hetimeve. Deri tani janë sekuestruar mijëra faqe dokumente, kontrata dhe pajisje elektronike, ndërsa dosja vijon të ndiqet me interes të lartë edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Klodiana Lala zbulon detajet nga hetimet e SPAK:

“Çështjet janë dinamike. Janë pyetur shumë personazhe, përfshirë njerëz të biznesit. Janë bërë kontrolle dhe po kqyren të gjitha pajisjet e sekuestruara: kompjuterë, laptopë dhe celularë. Prokurorët aktualisht janë ndalur kryesisht te pasuria e zonjës Balluku dhe personave të bashkëlidhur. Po hetohet nëse ka pasuri të fshehura dhe po verifikohen transaksionet jashtë vendit përmes letërporosive, veçanërisht shpenzimet për shkollimin e fëmijëve. Hetimi është shtrirë në vende të Bashkimit Europian. Një provë kryesore për prokurorët pritet të jetë dëshmia e një ish-futbollisti të kombëtares, në emrin e të cilit flitet për një vilë në bregdetin e jugut; po shihen marrëdhëniet financiare mes tyre. Janë hapur edhe tendera të tjerë dhe po hetohen disa kompani kryesore.

Ndaj zonjës Balluku mbeten në fuqi dy masa: ndalim i daljes jashtë shtetit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve. Për ndalimin e daljes jashtë, ajo do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Gjykata e Lartë nuk ia pranoi rekursin. Mendimi im është se zonja Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen që kur u ngritën akuzat për Tunelin e Llogarasë, për t’u përballur me drejtësinë pa “mburojën” e Partisë Socialiste. Prokuroria kërkoi leje për arrestim, por mazhoranca e rrëzoi, duke dëmtuar alibinë e zotit Rama për mbështetjen e drejtësisë së re. Ka pasur diskutime nëse SPAK gaboi me strategjinë e pezullimit në vend të një akuze më të rëndë që në fillim.

Balluku ishte gruaja më e pushtetshme në PS, me portofolin më të madh të parave publike, ndaj goditja e saj ishte shumë e ndjeshme. Rezultatet e hetimit pritet t’i kemi më të plota në muajin korrik, kur përfundon afati i shtyrjes. Janë sekuestruar mijëra faqe dokumente, kontrata dhe celularë. Ne nuk dimë ende nëse ka një bashkëpunëtor të drejtësisë edhe në këtë dosje, por flitet për një ish-bashkëpunëtor që ka pranuar të rrëfehet për kërcënime të mundshme. Kjo dosje po ndiqet me interes edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe mazhoranca ka marrë kritika të forta në rrugën drejt BE-së.”.

ZbuIon të fshehtat e Zvërnecit! Ja çfarë po ndodh me Kushnerin, SPAK ka nisur të

Media amerikane “Politico” u ka kushtuar vëmendje zhvillimeve rreth projektit për Zvërnecin. “Politico” raporton se SPAK ka nisur hetime për ndryshimet në statusin e zonave të mbrojtura dhe pronësinë e tokës në Sazan dhe Vjosë-Nartë. Artikulli thekson gjithashtu protestat në rritje të qytetarëve dhe organizatave mjedisore kundër projektit, ndërsa vëren se Jared Kushner dhe kompania e tij nuk kanë komentuar mbi hetimin…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton një projekt turistik luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa protestat e qytetarëve dhe organizatave mjedisore kundër zhvillimit të tij vazhdojnë.

Projekti përfshin ishullin e pabanuar të Sazanit në Adriatik dhe disa qindra hektarë të peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë, një zonë e ndjeshme ligatinore bregdetare ku jetojnë flamingo, foka dhe breshka detare që përdorin zonën për folezim.

SPAK konfirmoi të hënën se ka hapur një hetim lidhur me ndryshimet e kryera gjatë vitit 2024 në statusin e mbrojtjes së zonës dhe në pronësinë e tokës, vendime që krijuan mundësinë për zhvillimin e investimeve turistike. Prokuroria nuk dha komente të mëtejshme deri në publikimin e lajmit.

Kushner drejton kompaninë e investimeve private Affinity Partners, e cila zotëron një portofol pasurish të paluajtshme me vlerë miliarda dollarë. Ai shërben gjithashtu si i dërguar special i Trumpit për paqen dhe është i përfshirë në negociata diplomatike që lidhen me Gazën, Iranin dhe luftën në Ukrainë. Kritikët kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për ndërthurjen e interesave të tij biznesore me rolet politike.

Në gusht 2024, Kushner prezantoi planet e Affinity Partners për ta shndërruar zonën në një resort luksoz, ndërsa në fillim të vitit 2026 ai vizitoi vendndodhjen së bashku me bashkëshorten e tij, Ivanka Trump.

Në një intervistë të fundit për POLITICO, kryeministri Edi Rama konfirmoi se bisedimet mes qeverisë shqiptare dhe Kushnerit vazhdojnë. Projekti parashikon ndërtimin e rreth 10 mijë dhomave hoteliere.

Kushner dhe Affinity Partners nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment lidhur me hetimin.

Duke folur para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të hënën, Rama mohoi se projekti prek një rezervat të mbrojtur natyror dhe deklaroi se propozimi përfundimtar ende nuk është dorëzuar, ndërsa studimi i ndikimit në mjedis nuk ka përfunduar.

SPAK u krijua në vitin 2019 me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara si pjesë e reformës në drejtësi. Institucioni vepron në mënyrë të pavarur nga sistemi gjyqësor dhe ka hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar një numër zyrtarësh të lartë nga të gjitha krahët politikë. Sipas disa sondazheve të pavarura, ai konsiderohet institucioni më i besuar në vend.

Protestat e organizuara nga qytetarët dhe organizatat mjedisore nisën në fund të muajit maj, pasi zhvilluesit e projektit vendosën gardhe të larta me tela me gjemba në zonën e Zvernecit, në jug të Shqipërisë, duke penguar hyrjen e banorëve dhe turistëve në plazh.

Të dielën në mbrëmje, protestues, qytetarë dhe përfaqësues të organizatave mjedisore u mblodhën para institucioneve qeveritare dhe kërkuan ndalimin e projektit, mbrojtjen e zonës nga ndërtimet dhe madje dorëheqjen e kryeministrit.

Një protestë tjetër është paralajmëruar në Tiranë, ndërsa më 6 qershor pritet të mbahet një tubim edhe pranë zonës së projektit afër Vlorës, teksa shtohen thirrjet për reagim nga shoqëria civile.

Pas protestave të së shtunës u publikuan pamje ku roje të sigurisë private shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi dhe duke e tërhequr atë pranë një shkëmbi, ndërsa kërcënonin persona të tjerë që përpiqeshin të hiqnin gardhet dhe të ndalonin punimet.

Pas incidentit, autoritetet shqiptare revokuan licencat e dy kompanive private të sigurisë. Një roje u arrestua dhe u la në paraburgim. Ndërkohë, rreth 15 protestues janë proceduar penalisht, ndërsa drejtuesi i policisë lokale është shkarkuar nga detyra.

“Dua ta bëj Shqipërinë një vend që të jetë një destinacion i admiruar në rajon dhe ky projekt është pjesë e kësaj përpjekjeje”, deklaroi Rama të hënën.

Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 dhe tashmë ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Të premten, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Mal të Zi me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Ramën, për të diskutuar zgjerimin e bllokut.

Affinity Partners hoqi dorë në vitin 2025 nga një projekt i madh zhvillimi në Serbi, pas polemikave dhe hetimeve të nisura nga autoritetet vendase kundër korrupsionit. /Përshtatur nga “Politico

Brukseli paraIajmëron Shqipërinë: Ndërhyrjet në zonat e mbrojtura pengesë për integrimin

Komisioni Europian ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për zhvillimet dhe projektet intensive në Peizazhin e Mbrojtur natyror Pishë Poro – Nartë (Zvërnec).

Përmes një deklarate zyrtare, Brukseli e ka bërë të qartë se menaxhimi i kësaj zone ekologjike konsiderohet tashmë si një “test i aftësisë” së vendit për të administruar zonat e mbrojtura dhe se çdo hap që cenon këtë ekosistem rrezikon të bllokojë drejtpërdrejt avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në qëndrimin e tij dhënë për “shteg.org”, Komisioni Europian thekson se po ndjek nga afër situatën dhe kujton se që në Raportin Vjetor të vitit 2025, zgjatja e përsëritur e ligjit për investimet strategjike ka ngritur shqetësime serioze për ndikimet mjedisore në zonat e mbrojtura.

“Komisioni Europian po ndjek nga afër zhvillimet në peizazhin e mbrojtur të Pishë Poros – Nartës. Siç është theksuar në raportin tonë vjetor për vitin 2025, zgjatja e përsëritur e ligjit për investimet strategjike vazhdon të ngrejë shqetësime lidhur me ndikimet e mundshme mjedisore, veçanërisht në zonat e mbrojtura. Respektimi i të drejtave dhe vlerave themelore, përfshirë lirinë e tubimit paqësor, lirinë e medias dhe lirinë akademike, përbën element kyç të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian” – thuhet në përgjigjen zyrtare të zyrës së shtypit.

Ndër kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është detyrimi për të harmonizuar plotësisht legjislacionin e saj me direktivat europiane për habitatet dhe shpendët, të kryejë vlerësime të plota të ndikimit në mjedis dhe të demonstrojë aftësinë për të menaxhuar zonat e ardhshme të rrjetit Natura 2000. Komisioni thekson se standardet europiane duhet të merren plotësisht në konsideratë në projektin e planifikuar në Zvërnec.

“Në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, konkretisht të kritereve përmbyllëse për negociimin e Kapitullit 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria pritet të përafrojë plotësisht legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Europian në këtë fushë. Për rrjedhojë, standardet e BE-së duhet të merren plotësisht në konsideratë në këtë projekt.”

Brukseli i ka kujtuar Tiranës zyrtare se rruga e integrimit kalon detyrimisht nga respektimi i vlerave themelore, përfshirë lirinë e tubimit paqësor, lirinë e medias dhe atë akademike, por mbi të gjitha nga plotësimi i kritereve të rrepta të Kapitullit 27 (“Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”).

Si pjesë e kritereve përmbyllëse për negociimin për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria pritet të përafrojë plotësisht legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Europian në këtë fushë, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, si dhe të shfuqizojë dispozitat e papajtueshme të miratuara përmes ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, si dhe të përfundojë zbatimin e legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike.

Gjithashtu, për mbylljen e Kapitullit 27, Shqipëria duhet të dëshmojë kapacitetin e saj për të menaxhuar zonat e ardhshme të rrjetit Natura 2000, përfshirë zbatimin e masave të ruajtjes që parandalojnë degradimin e habitateve dhe specieve.

Vlerësime të plota të Ndikimit në Mjedis, pa i ndarë projektet në segmente të veçanta, duhet të garantojë përputhshmërinë me acquis-in mjedisor të Bashkimit Europian.

Shqipëria e ka propozuar zonën e Pishë Poros – Nartës për statusin Emerald, me synimin që ajo të bëhet pjesë e rrjetit Natura 2000 pas anëtarësimit në Bashkimin Europian. Menaxhimi i kësaj zone konsiderohet një test i aftësisë së vendit për të ruajtur dhe administruar zona të tilla të mbrojtura.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur dhjetëra banorë vendas dhe aktivistë kundërshtojnë zhvillimin e projektit në plazhin e Pishë Poros, pjesë e peizazhit të mbrojtur natyror Vjosë-Nartë.

Protestuesit mbanin pankarta në mbrojtje të natyrës dhe kundër asaj që ata e quajnë kapje të territorit nga interesa ekonomike dhe politike. “Vlora e Shqipërisë! Jo e mafies, jo e oligarkisë”, shkruhej në një nga parullat e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Pishë Poro është “Peizazh i Mbrojtur”, por me një status që lejon zhvillimin ekonomik dhe turistik. Sipas tij projekti po zhvillohet në pronë private, por dokumentet tregojnë se konflikti mbi tokën në zonën e Vjosë-Nartës ka më shumë se një dekadë që zhvillohet në dyert e gjykatave.

Banorët pretendojnë trashëgimi të pronës dhe njohje ligjore përmes ligjit 7501, ndërsa palë të tjera kanë siguruar vendime dhe dokumente që i njohin si pronarë të sipërfaqeve të konsiderueshme në zonë.

Në këtë terren të paqartë juridik është zhvilluar edhe projekti aktual turistik, i lidhur me kompaninë “Zvërnec South Adriatic Development”, e regjistruar përmes një strukture komplekse offshore me bazë në Holandë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), projekti parashikon ndërtime të mëdha në zonë, ndërsa kontratat e sipërmarrjes përfshijnë individë dhe kompani që pretendojnë pronësi mbi sipërfaqe të ndryshme toke në Pishë Poros dhe Nartë.

Hetimet ngrenë pikëpyetje mbi zinxhirin e pronësisë dhe lidhjet mes subjekteve të ndryshme të përfshira në projekt.

Qeveria ka deklaruar se institucionet nuk mund të ndërhyjnë në konflikte pronësie që janë objekt gjykimi.

“Fakti që ka apo nuk ka pretendues dhe procese lidhur me një pronë apo një tjetër nuk ka asnjë lidhje me procesin ligjor të shqyrtimit të lejeve të ndërtimit,” është shprehur Kryeministri.

Dokumentet zyrtare tregojnë se lejet e ndërtimit janë dhënë mbi parcela që lidhen me emra kontraversë, si biznesmeni Artur Shehu, i lakuar në mediat për lidhje të vjetra me mafian e Sacra Corona Unita dhe ish-avokati i tij Pëllumb Petritaj, i arrestuar për falsifikim masiv të dokumenteve të pronësisë në bregdet.

Ndonëse publikisht projekti masiv turistik, që parashikon rreth 10 mijë njësi akomoduese, është shitur si një investim madhor i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, dhe miliarderëve të Katarit, strukturat korporative tregojnë një realitet tjetër. Kompania zhvilluese, “Zvërnec South Adriatic Development”, kontrollohet nga një zinxhir opak shoqërish guaskë në Holandë që të çojnë te një kapital hibrid ruso-bullgar. /Shteg.org

Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknoIogji dhe inovacion në sektorin bujqësor

Shqipëria do të marrë eksperiencën Izraelit për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë.

Ky është dhe qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit i firmosur nga pala shqiptare dhe ajo izrealite. Sipas ambasadores së Izraelit, Galit Peleg, vendi ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar pasi ka produkte organike me cilësie të lartë dhe fuqi punëtore të përkushtuar, por që ky sektor të zhvillohet më tej ka nevojë për parneritete tregtare që sjellin rritje ekonomike dhe qëndrueshmëri të sektorit.

“Bujqësia është shumë më tepër sesa një sektor ekonomik. Në një kohë kur bota po përballet me sfida të paprecedenta – nga ndryshimet klimatike dhe pasiguria gjeopolitike deri te ndërprerjet në zinxhirët globalë të furnizimit – bujqësia bëhet edhe më e rëndësishme”, tha ambasadorja izraelite.

Për zv.ministrin e bujqësisë Fatmir Guri, fermeri ynë ka nevojë të marrë dije se si të prodhojë me kushtet që kërkon BE.

“Izraeli është një nga shembujt më të qartë në botë se si bujqësia moderne nuk ndërtohet me bollëkun e burimeve por me mençurinë e përdorimit të tyre. Nuk është vetëm pyetja sa prodhojmë, por sa të sigurt dhe standardizues jemi Kjo është e rëndësishme për Shqipërinë sidomos në rrugën tonë drejt BE”, tha zv.ministri i Bujqësisë, Fatmir Guri.

Do të jetë teknologjia ajo që do të ti bëjë balle ndryshimeve klimaterike në mbarë botën.

“Ky memorandum bashkëpunimi do tillë sjellë vendet tona edhe më afër. Dhe ashtu siç e di në 2050 bota do të ushqejë 9 miliard njerëz dhe pyetja është si do ta bëjë këtë gjë?! Fermerët e së ardhmes dhe së nesërmes nuk janë vetëm fermerët e tokës , ata do të përdorin Inteligjencën Artificiale. Teknologjia dhe kërkimi janë premtimi më i madh i Izraelit dhe bota ka nevojë për to tani”, tha Oren Lavi, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë së Izraelit.

Në këtë konferencë morën pjesë 12 kompani izraelite të specializuara në teknologji bujqësore dhe siguri ushqimore të cilat do të shkëmbejnë përvojën e tyre me kompanitë shqiptare./Top Channel